{"id":72097,"date":"2025-07-09T13:07:45","date_gmt":"2025-07-09T13:07:45","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=72097"},"modified":"2025-07-09T13:07:45","modified_gmt":"2025-07-09T13:07:45","slug":"koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/","title":{"rendered":"Koncerti me gjysm\u00eb-milioni njer\u00ebz i Thompson, BE: D\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Tri dit\u00eb pasi rreth gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb koncertin e k\u00ebng\u00ebtarit Marko Perkoviq Thompson n\u00eb Zagreb \u2013 qytet kroat me rreth 770.000 banor\u00eb \u2013 ku u d\u00ebgjuan thirrje fashiste dhe p\u00ebrsh\u00ebndetje ustashe, erdhi reagimi i Bashkimit Evropian (BE).<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cD\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit q\u00eb na kujton periudhat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb historis\u00eb evropiane\u201d<\/em>, tha nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Evropian (KE) n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/p>\n<p>Ai shtoi se BE-ja ka nj\u00eb vendim korniz\u00eb p\u00ebr luftimin e racizmit dhe ksenofobis\u00eb, q\u00eb obligon vendet an\u00ebtare t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb penalisht gjuh\u00ebn e urrejtjes. Kjo p\u00ebrfshin nxitjen publike t\u00eb dhun\u00ebs ose urrejtjes ndaj individ\u00ebve apo grupeve p\u00ebr shkak t\u00eb rac\u00ebs, ngjyr\u00ebs, fes\u00eb, origjin\u00ebs apo p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare ose etnike.<\/p>\n<p>Sipas BE-s\u00eb, shtetet an\u00ebtare jan\u00eb gjithashtu t\u00eb detyruara t\u00eb kriminalizojn\u00eb publikisht aprovimin ose relativizimin e krimeve si gjenocidi, krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krimet e luft\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cAutoritetet komb\u00ebtare jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe trajtuar \u00e7do rast t\u00eb pretenduar t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes apo krimeve t\u00eb urrejtjes, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet komb\u00ebtare q\u00eb zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim korniz\u00eb\u201d<\/em>, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i KE-s\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebtari kroat, Marko Perkoviq Thompson, \u00ebsht\u00eb kritikuar prej dekadash p\u00ebr p\u00ebrdorimin publik t\u00eb simboleve fashiste t\u00eb Shtetit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kroacis\u00eb (Nezavisna Drzava Hrvatska \u2013 NDH), nj\u00eb krijes\u00eb kukull e Italis\u00eb dhe Gjermanis\u00eb naziste gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr vrasje masive, kampe p\u00ebrqendrimi dhe persekutime ndaj serb\u00ebve, hebrenjve, rom\u00ebve dhe antifashist\u00ebve kroat\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-72099 size-full\" src=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/ccc.png\" alt=\"\" width=\"641\" height=\"367\" srcset=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/ccc.png 641w, https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/ccc-300x172.png 300w, https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/ccc-18x10.png 18w\" sizes=\"(max-width: 641px) 100vw, 641px\" \/><\/p>\n<p>Pak dit\u00eb para koncertit, agjencia franceze e lajmeve AFP paralajm\u00ebroi se do t\u00eb mbahej koncerti i nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtari i njohur p\u00ebr simpatit\u00eb e tij naziste, t\u00eb cilit m\u00eb her\u00ebt i ishin anuluar koncertet n\u00eb Berlin (2014), e pastaj edhe ne Zvic\u00ebr, Holand\u00eb, Austri e Slloveni.<\/p>\n<p>Pas koncertit, ku u k\u00ebndua me thirrjen \u201cZa dom spremni\u201d (Gati p\u00ebr atdheun), v\u00ebrshuan kritikat, por kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, tha se \u201cnuk ka arsye p\u00ebr t\u2019u habitur\u201d.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebnime dhe reagime t\u00eb ashpra<\/strong><\/p>\n<p>Koncerti u d\u00ebnua edhe nga Kongresi Evropian i Hebrenjve, i cili, n\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb platform\u00ebn X, tha se ishte i tronditur nga \u201cp\u00ebrsh\u00ebndetjet naziste dhe sloganet fashiste\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cT\u00eb tilla veprime madh\u00ebshtojn\u00eb kapitujt m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb dhe nxisin antisemitiz\u00ebm dhe urrejtje\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e Kongresit.<\/p>\n<p>Ish-komisionarja p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, Dunja Mijatoviq, e cil\u00ebsoi ngjarjen si nj\u00eb \u201cringjallje t\u00eb turpshme t\u00eb simbolik\u00ebs fashiste\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cNj\u00eb jehon\u00eb e frikshme dhe nj\u00eb kujtes\u00eb e ashp\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e err\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebn Evropa \u00ebsht\u00eb zotuar t\u00eb mos e p\u00ebrs\u00ebris\u00eb kurr\u00eb m\u00eb\u201d<\/em>, shkroi ajo n\u00eb X.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-72100 size-full\" src=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/e.png\" alt=\"\" width=\"590\" height=\"391\" srcset=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/e.png 590w, https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/e-300x199.png 300w, https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/e-18x12.png 18w, https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/e-360x240.png 360w\" sizes=\"(max-width: 590px) 100vw, 590px\" \/><\/p>\n<p>Organizata joqeveritare \u201cSht\u00ebpia e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut\u201d n\u00eb Kroaci kujtoi se edhe Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut ka konstatuar n\u00eb vendimet e saj se p\u00ebrdorimi i p\u00ebrsh\u00ebndetjeve dhe simboleve nazi-fashiste nuk mbrohet nga liria e shprehjes.<\/p>\n<p>\u201c\u2018Za dom spremni\u2019 \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me vlerat themelore t\u00eb qytet\u00ebrimit\u201d, deklaroi Ivan Novosel nga kjo organizat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Iniciativa e t\u00eb Rinjve p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut e quajti koncertin \u201csulmin m\u00eb masiv ndaj vlerave kushtetuese t\u00eb Kroacis\u00eb q\u00eb nga fundi i viteve \u201990, si dhe sulm t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj parimeve themelore t\u00eb Bashkimit Evropian\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Avokatja e Popullit n\u00eb Kroaci, Tena Shimonoviq Einwalter, e konsideroi shqet\u00ebsuese pranin\u00eb e simboleve q\u00eb kujtojn\u00eb regjimin e NDH-s\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Zagrebit, nj\u00eb dit\u00eb para koncertit.<\/p>\n<p>\u201cAi regjim nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb tashmes apo s\u00eb ardhmes son\u00eb, sepse ishte nd\u00ebrtuar mbi urrejtjen, vrasjet masive dhe diskriminimin ndaj njer\u00ebzve t\u00eb komb\u00ebsive, feve dhe bindjeve politike t\u00eb ndryshme, t\u00eb cil\u00ebt trajtoheshin si qenie me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, tha ajo.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Pllenkoviq me Thompsonin<\/strong><\/h2>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb para koncertit, kryeministri kroat, nj\u00ebher\u00ebsh udh\u00ebheq\u00ebs i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), Pllenkoviq, vizitoi hipodromin e Zagrebit, ku u mbajt spektakli i k\u00ebng\u00ebtarit Marko Perkoviq Thompson. Ai ishte i shoq\u00ebruar edhe nga f\u00ebmij\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>HDZ \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e aleanc\u00ebs s\u00eb Partive Popullore Evropiane dhe e af\u00ebrt me Unionin Kristian-Demokrat t\u00eb Gjermanis\u00eb (CDU). Pllenkoviq nuk i d\u00ebnoi mesazhet e kontestuara t\u00eb koncertit, p\u00ebrfshir\u00eb thirrjet e Thompsonit q\u00eb Evropa \u2013 nj\u00eb kontinent i karakterizuar nga multietniciteti \u2013 t\u00eb rikthehet te \u201cvlerat e krishtera\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri kroat nuk shprehu as habi p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e koncertit, duke th\u00ebn\u00eb se \u201ckoncertet e Thompsonit jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta tash e 35 vjet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket rasteve t\u00eb ve\u00e7anta, ku ka simbole t\u00eb ndaluara apo k\u00ebng\u00eb problematike, policia do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa\u201d, tha Pllenkoviq n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media n\u00eb Zagreb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme i Kroacis\u00eb, Davor Bozhinoviq, theksoi se nuk duhet etiketuar qindra mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb koncert, dhe se policia po vepron n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb komunikuar qart\u00eb m\u00ebnyrat se si policia do t\u00eb veproj\u00eb, ashtu si\u00e7 vepron edhe n\u00eb tubime t\u00eb tjera publike, p\u00ebrfshir\u00eb ndeshjet e futbollit\u201d, tha Bozhinoviq.<\/p>\n<p>Kryeministri Pllenkoviq shtoi, gjithashtu, se n\u00eb lidhje me nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebt, \u201cgjykatat kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendimin e tyre\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht, e dija q\u00eb gjith\u00e7ka do t\u00eb reduktohej n\u00eb tri fjal\u00ebt e para t\u00eb k\u00ebng\u00ebs \u2018\u00c7avoglave\u2019, e cila ekziston tash e 34 vjet dhe, me shum\u00eb gjas\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb edhe p\u00ebr 100 t\u00eb tjera\u201d, tha Pllenkoviq, duke shtuar se \u201ck\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb nuk do ta censuroj\u00eb askush\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb repertorin e Thompsonit, k\u00ebnga m\u00eb e kontestuar \u00ebsht\u00eb \u201cBojna \u00c7avoglave\u201d, e krijuar n\u00eb vitin 1991, gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kroaci, ku vet\u00eb k\u00ebng\u00ebtari mori pjes\u00eb si vullnetar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb, ai p\u00ebrshkruan mbrojtjen e fshatit t\u00eb tij t\u00eb lindjes, \u00c7avoglave, nga forcat serbe. K\u00ebnga fillon me p\u00ebrsh\u00ebndetjen fam\u00ebkeqe \u201cZa dom spremni\u201d, nd\u00ebrsa nd\u00ebr vargjet e saj d\u00ebgjohet edhe thirrja: \u201cD\u00ebgjoni, vullnetar\u00eb serb\u00eb, band\u00eb \u00e7etnike \u2013 do t\u2019ju arrij\u00eb dora jon\u00eb edhe n\u00eb Serbi.\u201d<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb ligji, Kushtetuta dhe gjykatat?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Kroaci, ligji ndalon interpretimin e k\u00ebng\u00ebve apo shfaqjen e simboleve q\u00eb prishin rendin dhe qet\u00ebsin\u00eb publike. D\u00ebnimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb variojn\u00eb nga 700 deri n\u00eb 4.000 euro, ose me burgim deri n\u00eb 30 dit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetja \u201cZa dom spremni\u201d \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn kroate, e cila ndalon \u00e7do nxitje t\u00eb urrejtjes komb\u00ebtare, racore apo fetare, shpjegojn\u00eb nga organizata \u201cSht\u00ebpia e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, trajtimi i k\u00ebsaj p\u00ebrsh\u00ebndetjeje ustashe n\u00eb Kroacin\u00eb e sotme \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrlikuar dhe i paqart\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, n\u00eb vitin 2019, nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar n\u00eb Makarska u nd\u00ebshkua me gjob\u00eb p\u00ebr thirrjen \u201cZa dom spremni\u201d gjat\u00eb interpretimit t\u00eb nj\u00eb k\u00ebnge t\u00eb Thompsonit. Por, n\u00eb qershorin e 2020-t\u00ebs, Gjykata e Lart\u00eb p\u00ebr Kund\u00ebrvajtje n\u00eb Kroaci vendosi q\u00eb, n\u00ebse Thompson fillon k\u00ebng\u00ebn e tij \u201c\u00c7avoglave\u201d me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje, kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb rendit publik.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb kjo thirrje \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb k\u00ebnge autoriale nuk ndryshon realitetin se \u2018Za dom spremni\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje ustashe, q\u00eb simbolizon nj\u00eb ideologji kriminale nazi-fashiste\u201d, deklaroi Ivan Novosel nga \u201cSht\u00ebpia e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb komision i p\u00ebrzier shkenc\u00ebtar\u00ebsh, i themeluar nga qeveria kroate n\u00eb vitin 2018, rekomandoi q\u00eb kjo p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb mos nd\u00ebshkohet vet\u00ebm n\u00eb rastet kur p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar luft\u00ebtar\u00ebt e r\u00ebn\u00eb t\u00eb milicis\u00eb partiake t\u00eb Forcave Mbrojt\u00ebse Kroate (HOS) gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1991\u20131992.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb koncertit n\u00eb hipodromin e Zagrebit, Thompson, para se t\u00eb thoshte \u201cZa dom\u201d, i pasuar nga masa q\u00eb iu p\u00ebrgjigj me \u201cspremni\u201d, tha se i referohej luft\u00ebs q\u00eb filloi n\u00eb vitin 1991.<\/p>\n<p><em>\u201cImagjinoni gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz t\u00eb mbledhur n\u00eb Berlin n\u00eb nj\u00eb koncert t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, duke b\u00ebrtitur n\u00eb kor \u2018Sieg Heil\u2019. E paimagjinueshme n\u00eb Gjermani\u201d<\/em>, shkroi gazeta gjermane Berliner Zeitung, n\u00eb nj\u00eb koment p\u00ebr koncertin e mbajtur m\u00eb 5 korrik n\u00eb Zagreb.<\/p>\n<p><em>\u201cNd\u00ebrsa n\u00eb Kroaci, p\u00ebrsh\u00ebndetja fashiste \u2018Za dom spremni\u2019 k\u00ebndohet me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga turma\u201d<\/em>, raportoi gazeta.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-72101 size-full\" src=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/eeee.png\" alt=\"\" width=\"644\" height=\"362\" srcset=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/eeee.png 644w, https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/eeee-300x169.png 300w, https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/eeee-18x10.png 18w\" sizes=\"(max-width: 644px) 100vw, 644px\" \/><\/p>\n<p><strong>Mesazhi p\u00ebr Evrop\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb koncertit n\u00eb hipodromin e Zagrebit, ku, sipas vet\u00eb Thompsonit, mor\u00ebn pjes\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kultivojn\u00eb \u201cdashurin\u00eb p\u00ebr Zotin, familjen dhe atdheun\u201d, k\u00ebng\u00ebtari d\u00ebrgoi nj\u00eb mesazh p\u00ebr Evrop\u00ebn: \u201cT\u00eb kthehet te rr\u00ebnj\u00ebt dhe tradita.\u201d<\/p>\n<p><em>\u201cT\u00eb rikthehet te rr\u00ebnj\u00ebt e saj t\u00eb krishtera, sepse vet\u00ebm ashtu mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrs\u00ebri e fuqishme\u201d<\/em>, tha ai nga skena.<\/p>\n<p>Publicisti kroat, Luka Matiq, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, tha se, sipas tij, nuk ka shum\u00eb kontradikt\u00eb midis koncertit t\u00eb Thompsonit dhe vlerave t\u00eb sotme evropiane, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim drejtimin e BE-s\u00eb p\u00ebrball\u00eb, si\u00e7 e quajti ai, hipokrizis\u00eb ndaj krimeve n\u00eb Gaza apo shfryt\u00ebzimit t\u00eb resurseve natyrore n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p><em>\u201cNj\u00eb spektak\u00ebl si ky, ku mblidhen gjysm\u00eb milioni vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar ato vlera, nuk m\u00eb habit aspak\u201d<\/em>, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, jan\u00eb shitur mbi 450 mij\u00eb bileta, nd\u00ebrsa organizator\u00ebt pretendojn\u00eb se n\u00eb koncert mor\u00ebn pjes\u00eb 504 mij\u00eb persona. Megjith\u00ebse Thompson \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i popullarizuar n\u00eb Kroaci dhe m\u00eb gjer\u00eb, koncertet e tij jan\u00eb anuluar n\u00eb disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb mesazheve t\u00eb tij problematike.<\/p>\n<p>Thompson, gjithsesi, nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi artist q\u00eb ka p\u00ebrjetuar anulime t\u00eb koncerteve p\u00ebr shkak t\u00eb simbolik\u00ebs fashiste apo deklaratave t\u00eb m\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull \u00ebsht\u00eb festivali gjerman Rock im Park, q\u00eb vitin e kaluar anuloi performanc\u00ebn e grupit amerikan t\u00eb muzik\u00ebs metal, Pantera, pasi n\u00eb nj\u00eb video t\u00eb vitit 2016, k\u00ebng\u00ebtari Phil Anselmo shihej duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje naziste dhe duke thirrur \u201cfuqi e bardh\u00eb\u201d. T\u00eb nj\u00ebjtat performanca u anuluan at\u00eb vit edhe n\u00eb Austri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tri dit\u00eb pasi rreth gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb koncertin e k\u00ebng\u00ebtarit Marko Perkoviq Thompson n\u00eb Zagreb \u2013 qytet kroat me rreth 770.000 banor\u00eb \u2013 ku u d\u00ebgjuan thirrje fashiste dhe p\u00ebrsh\u00ebndetje ustashe, erdhi reagimi i Bashkimit Evropian (BE). \u201cD\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit q\u00eb na kujton periudhat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb historis\u00eb evropiane\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":72098,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[3324],"tags":[487],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Koncerti me gjysm\u00eb-milioni njer\u00ebz i Thompson, BE: D\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Koncerti me gjysm\u00eb-milioni njer\u00ebz i Thompson, BE: D\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Tri dit\u00eb pasi rreth gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb koncertin e k\u00ebng\u00ebtarit Marko Perkoviq Thompson n\u00eb Zagreb \u2013 qytet kroat me rreth 770.000 banor\u00eb \u2013 ku u d\u00ebgjuan thirrje fashiste dhe p\u00ebrsh\u00ebndetje ustashe, erdhi reagimi i Bashkimit Evropian (BE). \u201cD\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit q\u00eb na kujton periudhat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb historis\u00eb evropiane\u201d, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-07-09T13:07:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Marko-Perkoviq-Thompsonit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1023\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"575\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Koncerti me gjysm\u00eb-milioni njer\u00ebz i Thompson, BE: D\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit\",\"datePublished\":\"2025-07-09T13:07:45+00:00\",\"dateModified\":\"2025-07-09T13:07:45+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/\"},\"wordCount\":1739,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"BE\"],\"articleSection\":[\"Dyt\u00ebsore\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/\",\"name\":\"Koncerti me gjysm\u00eb-milioni njer\u00ebz i Thompson, BE: D\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2025-07-09T13:07:45+00:00\",\"dateModified\":\"2025-07-09T13:07:45+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Koncerti me gjysm\u00eb-milioni njer\u00ebz i Thompson, BE: D\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Koncerti me gjysm\u00eb-milioni njer\u00ebz i Thompson, BE: D\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Koncerti me gjysm\u00eb-milioni njer\u00ebz i Thompson, BE: D\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit","og_description":"Tri dit\u00eb pasi rreth gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb koncertin e k\u00ebng\u00ebtarit Marko Perkoviq Thompson n\u00eb Zagreb \u2013 qytet kroat me rreth 770.000 banor\u00eb \u2013 ku u d\u00ebgjuan thirrje fashiste dhe p\u00ebrsh\u00ebndetje ustashe, erdhi reagimi i Bashkimit Evropian (BE). \u201cD\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit q\u00eb na kujton periudhat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb historis\u00eb evropiane\u201d, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2025-07-09T13:07:45+00:00","og_image":[{"width":1023,"height":575,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Marko-Perkoviq-Thompsonit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"9 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Koncerti me gjysm\u00eb-milioni njer\u00ebz i Thompson, BE: D\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit","datePublished":"2025-07-09T13:07:45+00:00","dateModified":"2025-07-09T13:07:45+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/"},"wordCount":1739,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["BE"],"articleSection":["Dyt\u00ebsore"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/","name":"Koncerti me gjysm\u00eb-milioni njer\u00ebz i Thompson, BE: D\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2025-07-09T13:07:45+00:00","dateModified":"2025-07-09T13:07:45+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/koncerti-me-gjysme-milioni-njerez-i-thompson-be-denojme-cdo-shprehje-te-fashizmit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Koncerti me gjysm\u00eb-milioni njer\u00ebz i Thompson, BE: D\u00ebnojm\u00eb \u00e7do shprehje t\u00eb fashizmit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72097"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72097"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72097\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72102,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72097\/revisions\/72102"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72098"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72097"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72097"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72097"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}