{"id":71188,"date":"2025-03-06T11:25:27","date_gmt":"2025-03-06T11:25:27","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=71188"},"modified":"2025-03-06T11:25:27","modified_gmt":"2025-03-06T11:25:27","slug":"departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/","title":{"rendered":"Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: S&#8217;kemi plan p\u00ebr t&#8217;i t\u00ebrhequr trupat tan\u00eb nga Kosova"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 25 vjet, misioni i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR, ofron siguri. Por, n\u00eb koh\u00ebn kur zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb sinjalizojn\u00eb zvog\u00eblimin e mundsh\u00ebm t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb tyre ushtarake n\u00eb Evrop\u00eb, lindin edhe pyetjet: a do t\u00eb mbeteshin ushtar\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb KFOR, apo do t\u00eb k\u00ebrkonte administrata Trump favore n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes thon\u00eb p\u00ebr\u00a0<strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/shba-trupat-amerikane-kfor-kosova\/33337053.html\">Radion Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/strong>\u00a0se, tash p\u00ebr tash, nuk ka ndonj\u00eb ndryshim sa i p\u00ebrket pozicionimit t\u00eb forcave t\u00eb tyre. Por, me tensionet e vazhdueshme n\u00eb Ballkan dhe me ndryshimin e prioriteteve globale, Kosova duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr \u00e7do skenar, thon\u00eb ish-zyrtar\u00eb t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>\u201cSecili ushtar i KFOR-it e kupton plot\u00ebsisht dhe qart\u00eb detyr\u00ebn e tij p\u00ebr t\u2019i mbrojtur t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs\u201d, deklaroi m\u00eb 25 qershor t\u00eb 1999-\u00ebs komandanti i at\u00ebhersh\u00ebm i misionit paqeruajt\u00ebs t\u00eb NATO-s, Mike Jackson.<\/p>\n<p>Kjo forc\u00eb nisi t\u00eb dislokohej n\u00eb Kosov\u00eb at\u00eb muaj, menj\u00ebher\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kumanov\u00ebs, e cila detyroi t\u00ebrheqjen e plot\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb dhe policis\u00eb serbe nga Kosova.<\/p>\n<p>Fillimisht p\u00ebrb\u00ebhej nga rreth 50.000 trupa, p\u00ebr t\u00eb arritur me kalimin e viteve n\u00eb rreth 4.600.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 25 vjet m\u00eb von\u00eb, misioni i saj mbetet i nj\u00ebjt\u00eb: \u201cruajtja e nj\u00eb mjedisi t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, por e ardhmja e forc\u00ebs disi e diskutueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes konfirmon p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se, \u201ctash p\u00ebr tash, nuk ka asnj\u00eb ndryshim n\u00eb pozicionimin e forcave p\u00ebr t\u00eb njoftuar\u201d.<\/p>\n<p>Por, ish-zyrtari i lart\u00eb i NATO-s, Jamie Shea, thot\u00eb se presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, \u201c\u00ebsht\u00eb transaksional\u201d dhe se mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Kosova favore n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mbajtjes s\u00eb trupave.<\/p>\n<p>\u201cNdaj, jini t\u00eb p\u00ebrgatitur\u201d, thot\u00eb Shea p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-komandanti i Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Kastrati, vler\u00ebson se vendi, aktualisht, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vet\u00ebmbrohet.<\/p>\n<p id=\"h-si-linden-pikepyetjet-per-trupat-amerikane-ne-evrope\" class=\"wp-block-heading\"><strong>Si lind\u00ebn pik\u00ebpyetjet p\u00ebr trupat amerikane n\u00eb Evrop\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ishte fillimisht sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili porositi Evrop\u00ebn se duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb rishikim dhe reduktim eventual t\u00eb pranis\u00eb ushtarake amerikane.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Varshav\u00eb, muajin e kaluar, Hegseth tha se e ardhmja e saj do t\u00eb varet nga k\u00ebrc\u00ebnimet globale dhe prioritetet strategjike amerikane.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse mesazhi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq i ashp\u00ebr p\u00ebr aleat\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb investuar, sepse nuk mund t\u00eb supozoni se prania e Amerik\u00ebs do t\u00eb zgjas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb\u201d, tha ai m\u00eb 14 shkurt.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb dokumenti q\u00eb siguroi gazeta amerikane\u00a0<strong><a href=\"https:\/\/www.washingtonpost.com\/national-security\/2025\/02\/19\/trump-pentagon-budget-cuts\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">The Washington Post<\/a><\/strong>, Hegseth urdh\u00ebroi, gjithashtu, udh\u00ebheq\u00ebsit e Pentagonit dhe t\u00eb ushtris\u00eb amerikane q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb plane p\u00ebr shkurtimin e buxhetit t\u00eb mbrojtjes p\u00ebr 8 p\u00ebr qind, n\u00eb secilin prej pes\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebtij debati, nj\u00eb element tjet\u00ebr ia shtoi edhe z\u00ebvend\u00ebspresidenti amerikan, JD Vance.<\/p>\n<p>Ai i kritikoi udh\u00ebheq\u00ebsit evropian\u00eb p\u00ebr refuzimin e s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhmen e trupave amerikane n\u00eb Evrop\u00eb e lidhi me politik\u00ebb\u00ebrjen n\u00eb kontinent.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb Konferenc\u00ebn e Veprimit Politik Konservator m\u00eb 20 shkurt, Vance tha se amerikan\u00ebt nuk do t\u00eb mb\u00ebshtesin mbajtjen e trupave n\u00eb Gjermani, n\u00ebse njer\u00ebzit atje mund t\u00eb burgosen p\u00ebr postime fyese n\u00eb mediat sociale.<\/p>\n<p>\u201cE gjith\u00eb mbrojtja e Gjermanis\u00eb subvencionohet nga taksapaguesit amerikan\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Situata shkaktoi jo pak ankth n\u00eb mesin e aleat\u00ebve k\u00ebndej Atlantikut.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb pritet t\u00eb b\u00ebhet kancelar i Gjermanis\u00eb, Friedrich Merz, tha se synim i tij do t\u00eb jet\u00eb arritja e pavar\u00ebsis\u00eb nga SHBA-ja n\u00eb aspektin e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua, prioritet absolut do t\u00eb jet\u00eb forcimi i Evrop\u00ebs sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Trump, edhe gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb si president, u ka k\u00ebrkuar vazhdimisht aleat\u00ebve evropian\u00eb q\u00eb t\u2019i rrisin ndjesh\u00ebm kontributet e tyre financiare n\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>I pyetur gjat\u00eb nj\u00eb\u00a0<strong><a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=LsknETdEBFg\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">konference me gazetar\u00eb<\/a><\/strong>, m\u00eb 18 shkurt, se a do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb konsideronte t\u00ebrheqjen e t\u00eb gjitha trupave amerikane nga Evropa, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me presidentin rus, Vladimir Putin, p\u00ebr paqe n\u00eb Ukrain\u00eb, Trump tha:<\/p>\n<p>\u201cAskush nuk m\u00eb ka k\u00ebrkuar ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb. Nuk mendoj se duhet ta b\u00ebjm\u00eb. Nuk do t\u00eb doja ta b\u00ebja\u201d.<\/p>\n<p class=\"wp-block-heading\"><strong>Prania e trupave amerikane n\u00eb Evrop\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb disa baza operative dhe ushtarake n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Numri m\u00eb i madh i ushtar\u00ebve amerikan\u00eb \u2013 mbi 35.000 \u2013 \u00ebsht\u00eb i dislokuar n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Ky vend, nj\u00ebher\u00ebsh, ka edhe baz\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ajrore amerikane \u2013 Ramstein \u2013 ku jan\u00eb t\u00eb vendosur mbi 16.000 ushtarak\u00eb, civil\u00eb e kontraktor\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrforcimit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, prania ushtarake amerikane n\u00eb Evrop\u00eb ka shkuar duke u zvog\u00ebluar q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komand\u00ebs Evropiane t\u00eb SHBA-s\u00eb, numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i forcave amerikane n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb luhatur mes 75.000 dhe 105.000 q\u00eb nga viti 2022.<\/p>\n<p>Prej tyre, aktualisht, rreth 63.000 forca jan\u00eb t\u00eb dislokuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat jan\u00eb me rotacion.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb rreth 600 ushtar\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb misionit KFOR, n\u00eb krahasim me mbi 5.000 sa kishin n\u00eb \u201999-t\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga ai vit kan\u00eb edhe kampin Bondsteel, i cili gjendet pran\u00eb Ferizajt, n\u00eb juglindje t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe sh\u00ebrben si baza m\u00eb e madhe ushtarake e SHBA-s\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p class=\"wp-block-heading\"><strong>\u00c7ka thot\u00eb NATO-ja?<\/strong><\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti NATO-n se a ka ndonj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb prania e KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb mbetet e pandryshuar, n\u00eb vazhd\u00ebn e reduktimit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb trupave amerikane n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb mori, mes tjerash, thuhet se \u201czyrtar\u00ebt amerikan\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb angazhimin e tyre ndaj Aleanc\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb pranin\u00eb e SHBA-s\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Aty, po ashtu, thuhet se SHBA-ja i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta pritjet e saj q\u00eb aleat\u00ebt e NATO-s t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb investojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb prodhojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, \u201cn\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb siguris\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNATO-ja vazhdimisht i p\u00ebrshtatet mjedisit q\u00eb ndryshon\u2026 KFOR-i vazhdon t\u00eb zbatoj\u00eb mandatin e tij \u2013 bazuar n\u00eb Rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb t\u00eb vitit 1999 \u2013 p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit dhe komunitetet q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, tha nj\u00eb zyrtar i NATO-s dhe shtoi se \u201cSHBA-ja vazhdon t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol themelor\u201d brenda misionit KFOR.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, tha n\u00eb nj\u00eb takim me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, m\u00eb 4 mars, se Evropa po p\u00ebrballet me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar gjeopolitike dhe se \u201cangazhimi i p\u00ebrbashk\u00ebt me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelb\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p class=\"wp-block-heading\"><strong>\u201cJini t\u00eb p\u00ebrgatitur\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Shea, i cili ka sh\u00ebrbyer n\u00eb role t\u00eb ndryshme n\u00eb NATO deri n\u00eb t\u00ebrheqjen e tij n\u00eb vitin 2018, nuk pret ndryshime t\u00eb menj\u00ebhershme n\u00eb pranin\u00eb e trupave amerikane n\u00eb Evrop\u00eb, e rrjedhimisht as n\u00eb Kosov\u00eb, por thot\u00eb se situata mbetet e pasigurt dhe duhet v\u00ebzhguar me kujdes.<\/p>\n<p>Sipas tij, kontingjenti amerikan n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl dhe \u201cnuk \u00ebsht\u00eb barr\u00eb e madhe financiare p\u00ebr SHBA-n\u00eb, n\u00eb krahasim me forcat amerikane n\u00eb Gjermani apo Poloni\u201d.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu kujton se Trump, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, \u201c\u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta luaj\u00eb paqeb\u00ebr\u00ebsin mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs\u201d dhe thot\u00eb se trupat amerikane n\u00eb Kosov\u00eb \u201ci japin SHBA-s\u00eb nj\u00eb lev\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rol\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPor, Trump \u00ebsht\u00eb transaksional dhe ai mund ta pyes\u00eb Kosov\u00ebn se \u00e7far\u00eb favoresh mund t\u2019i ofroj\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbajtur trupat [amerikane] n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 sidomos n\u00eb form\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve biznesore dhe mund\u00ebsive p\u00ebr investime. Ndaj, jini t\u00eb p\u00ebrgatitur\u201d, thot\u00eb Shea.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shton ai, zvog\u00eblimi i buxhetit t\u00eb Pentagonit do ta detyroj\u00eb me doemos ushtrin\u00eb amerikane t\u00eb b\u00ebj\u00eb kursime dhe t\u2019i rishp\u00ebrndaj\u00eb burimet e saj.<\/p>\n<p class=\"wp-block-heading\"><strong>Pse \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme prania e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Gati 26 vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs dhe 17 vjet pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, Kosova nuk njihet nga Serbia dhe marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve mbeten t\u00eb tensionuara.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse jan\u00eb n\u00eb negociata p\u00ebr normalizimin e tyre qysh n\u00eb vitin 2011, shteti fqinj vazhdon ta konsideroj\u00eb Kosov\u00ebn si pjes\u00eb t\u00eb veten.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb sulmi t\u00eb armatosur n\u00eb veri t\u00eb vendit, m\u00eb 2023, autoritetet kosovare e akuzuan at\u00eb p\u00ebr tentim aneksimi t\u00eb k\u00ebsaj zone t\u00eb banuar me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Serbia mohoi se kishte gisht n\u00eb at\u00eb sulm, por grumbulloi p\u00ebr disa dit\u00eb trupa ushtarake n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>orca e Siguris\u00eb e Kosov\u00ebs nuk jep informacione p\u00ebr kapacitetet e saj mbrojt\u00ebse, duke i konsideruar si t\u00eb ndjeshme, por ish-komandanti i saj, Kadri Kastrati, vler\u00ebson se vendi, aktualisht, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vet\u00ebmbrohet.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, jemi shum\u00eb larg, sepse nuk \u00ebsht\u00eb investuar\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJemi shum\u00eb larg edhe kapaciteteve njer\u00ebzore, edhe atyre infrastrukture, pajisjeve dhe armatimit\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>FSK-ja \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb shnd\u00ebrrimit n\u00eb ushtri t\u00eb rregullt dhe pritet t\u2019i ket\u00eb mbi 7.500 pjes\u00ebtar\u00eb aktiv\u00eb dhe rezervist\u00eb, nga rreth 2.500 sa ka aktualisht.<\/p>\n<p>Ministri i Mbrojtjes i Kosov\u00ebs, Ejup Maqedonci, i ka th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar se Kosova, n\u00eb kat\u00ebr vjet, ka shpenzuar mbi 269 milion\u00eb euro p\u00ebr blerje t\u00eb armatimit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se vendi ka siguruar arm\u00eb edhe nga dy fuqi t\u00eb NATO-s: SHBA-ja dhe Turqia, dhe se synon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb edhe fabrik\u00ebn e tij p\u00ebr prodhimin e municioneve.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, ish-ministri i Mbrojtjes, Agim \u00c7eku, thot\u00eb se situata e siguris\u00eb n\u00eb vend nuk ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb nga nd\u00ebrhyrja e aleanc\u00ebs ushtarake n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>\u201cNATO-ja ka ardhur n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb qasjes agresive t\u00eb Serbis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve. Fatkeq\u00ebsisht, kjo qasje nuk ka ndryshuar ende. Serbia vazhdon ta trajtoj\u00eb Kosov\u00ebn si pjes\u00eb t\u00eb saj dhe vazhdon t\u00eb ushqej\u00eb \u00ebndrra p\u00ebr kthimin e saj n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, thot\u00eb \u00c7eku p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Derisa t\u00eb mos ket\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr njohje reciproke mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb, ai thot\u00eb se misioni i NATO-s, KFOR, do t\u00eb mbetet faktor ky\u00e7 p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cAi \u00ebsht\u00eb garanci edhe p\u00ebr stabilitetin e gjith\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, thot\u00eb \u00c7eku.<\/p>\n<p>N\u00eb frym\u00eb t\u00eb ngjashme me \u00c7ekun shprehet edhe ish-ministri i Mbrojtjes i Shqip\u00ebris\u00eb, Fatmir Mediu.<\/p>\n<p>\u201cBallkani ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe strategjike p\u00ebr NATO-n, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb daljes n\u00eb Mesdhe dhe Adriatik. Por, p\u00ebr Kosov\u00ebn, prania e NATO-s \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 p\u00ebr t\u00eb garantuar stabilitetin e saj dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar destabilizimin e situat\u00ebs nga aktor\u00eb t\u00eb till\u00eb si Serbia, Rusia e Kina\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-heading\"><strong>A do t\u00eb mund t\u00eb mbijetonte KFOR-i pa ushtar\u00eb amerikan\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ish-zyrtari i NATO-s, Shea, thot\u00eb \u201cpo\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKFOR-i ka qen\u00eb n\u00ebn komand\u00ebn italiane dhe turke dhe pjesa m\u00eb e madhe e trupave jan\u00eb evropiane\u201d, thot\u00eb ai dhe shton se \u201cevropian\u00ebt menaxhojn\u00eb vet\u00eb me Bosnje e Hercegovin\u00ebn q\u00eb nga viti 2004\u201d.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, Shea argumenton se mbajtja e trupave amerikane n\u00eb Kosov\u00eb sa m\u00eb gjat\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, \u00ebsht\u00eb e dobishme, sepse, si\u00e7 thot\u00eb, siguron v\u00ebmendjen e vazhdueshme t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7izmet e SHBA-s\u00eb n\u00eb terren e mbajn\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb ekranin e radarit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb dhe n\u00eb Departamentin e Shtetit, si dhe ndihmojn\u00eb q\u00eb SHBA-ja t\u00eb mbetet e angazhuar n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi\u201d, thot\u00eb Shea.<\/p>\n<p>Me rritjen e pasiguris\u00eb n\u00eb rajon \u2013 p\u00ebr shkak t\u00eb gjykimit t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska,\u00a0<strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/gjykata-e-bosnjes-shpall-sot-vendimin-per-dodikun\/33328643.html\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Millorad Dodik<\/a><\/strong>, dhe\u00a0<strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/si-e-lidh-serbia-kosoven-me-trazirat-e-saj-te-brendshme-\/33330480.html\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">protestave t\u00eb vazhdueshme n\u00eb Serbi<\/a><\/strong>\u00a0\u2013 forcat amerikane sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb faktor stabilizues, sipas tij.<\/p>\n<p class=\"wp-block-heading\"><strong>Si mund t\u00eb p\u00ebrgatitet Kosova p\u00ebr secilin skenar?<\/strong><\/p>\n<p>Mediu thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb Kosova t\u00eb rreshtohet sa m\u00eb pran\u00eb NATO-s dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, \u201ce jo t\u00eb ndjek\u00eb politika t\u00eb brendshme q\u00eb sjellin p\u00ebr\u00e7arje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVendi duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qasje proaktive p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO dhe t\u2019i thelloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet strategjike me SHBA-n\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Aktualisht deputet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, Mediu sugjeron edhe krijimin e nj\u00eb force t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ushtarake me vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u2013 Shqip\u00ebrin\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Malin e Zi \u2013 p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar, si\u00e7 thot\u00eb, nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb fuqish\u00ebm mbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cStabiliteti i Kosov\u00ebs dhe i gjith\u00eb rajonit nuk mund t\u00eb lihet n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e fatit\u201d, thot\u00eb Mediu.<\/p>\n<p>Shea thekson gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e angazhimit t\u00eb Kosov\u00ebs me administrat\u00ebn e Trumpit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, \u201cp\u00ebr t\u00eb siguruar se interesat e saj komunikohen drejt dhe befasit\u00eb shmangen\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTrump \u00ebsht\u00eb i paparashikuesh\u00ebm, k\u00ebshtu q\u00eb, m\u00eb s\u00eb miri, p\u00ebrgatituni p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb skenar\u00ebt\u201d, thot\u00eb Shea.<\/p>\n<p>Marr\u00eb parasysh stilin transaksional t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb presidentit amerikan, Shea shton se Kosova duhet t\u2019i identifikoj\u00eb edhe fushat p\u00ebr negociata t\u00eb mundshme me t\u00eb.<\/p>\n<p>Interesat biznesore jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb larta, thot\u00eb ai, duke marr\u00eb si shembull edhe marr\u00ebveshjen e p\u00ebrfolur mes SHBA-s\u00eb dhe Ukrain\u00ebs p\u00ebr mineralet.<\/p>\n<p>Nevoja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb balanc\u00eb delikate, q\u00eb p\u00ebrcakton sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs, ishte evidente qysh n\u00eb vitin 1999, kur gjenerali Jackson \u2013 tashm\u00eb i ndjer\u00eb \u2013 refuzoi urdhrin e komandantit t\u00eb tij amerikan p\u00ebr t\u00eb bllokuar forcat ruse kur hyn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, pa marr\u00ebveshje me NATO-n.<\/p>\n<p>\u201cNuk do ta filloj Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr ju\u201d, u raportua t\u2019i ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Jackson gjeneralit Wesley Clark n\u00eb qershor t\u00eb \u201999-\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse Jackon e parandaloi at\u00eb mbi \u00e7erek shekulli m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrse siguria sot do t\u2019i lihej rast\u00ebsis\u00eb?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 25 vjet, misioni i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR, ofron siguri. Por, n\u00eb koh\u00ebn kur zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb sinjalizojn\u00eb zvog\u00eblimin e mundsh\u00ebm t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb tyre ushtarake n\u00eb Evrop\u00eb, lindin edhe pyetjet: a do t\u00eb mbeteshin ushtar\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb KFOR, apo do t\u00eb k\u00ebrkonte administrata Trump favore n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb tyre? Nga Departamenti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":71189,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[3325],"tags":[153],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: S&#039;kemi plan p\u00ebr t&#039;i t\u00ebrhequr trupat tan\u00eb nga Kosova<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: S&#039;kemi plan p\u00ebr t&#039;i t\u00ebrhequr trupat tan\u00eb nga Kosova\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 25 vjet, misioni i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR, ofron siguri. Por, n\u00eb koh\u00ebn kur zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb sinjalizojn\u00eb zvog\u00eblimin e mundsh\u00ebm t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb tyre ushtarake n\u00eb Evrop\u00eb, lindin edhe pyetjet: a do t\u00eb mbeteshin ushtar\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb KFOR, apo do t\u00eb k\u00ebrkonte administrata Trump favore n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb tyre? Nga Departamenti [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-03-06T11:25:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Capture-39-600x360-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: S&#8217;kemi plan p\u00ebr t&#8217;i t\u00ebrhequr trupat tan\u00eb nga Kosova\",\"datePublished\":\"2025-03-06T11:25:27+00:00\",\"dateModified\":\"2025-03-06T11:25:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/\"},\"wordCount\":2425,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"ShBA\"],\"articleSection\":[\"Kryesore\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/\",\"name\":\"Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: S'kemi plan p\u00ebr t'i t\u00ebrhequr trupat tan\u00eb nga Kosova\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2025-03-06T11:25:27+00:00\",\"dateModified\":\"2025-03-06T11:25:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: S&#8217;kemi plan p\u00ebr t&#8217;i t\u00ebrhequr trupat tan\u00eb nga Kosova\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: S'kemi plan p\u00ebr t'i t\u00ebrhequr trupat tan\u00eb nga Kosova","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: S'kemi plan p\u00ebr t'i t\u00ebrhequr trupat tan\u00eb nga Kosova","og_description":"P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 25 vjet, misioni i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR, ofron siguri. Por, n\u00eb koh\u00ebn kur zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb sinjalizojn\u00eb zvog\u00eblimin e mundsh\u00ebm t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb tyre ushtarake n\u00eb Evrop\u00eb, lindin edhe pyetjet: a do t\u00eb mbeteshin ushtar\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb KFOR, apo do t\u00eb k\u00ebrkonte administrata Trump favore n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb tyre? Nga Departamenti [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2025-03-06T11:25:27+00:00","og_image":[{"width":600,"height":360,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Capture-39-600x360-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"12 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: S&#8217;kemi plan p\u00ebr t&#8217;i t\u00ebrhequr trupat tan\u00eb nga Kosova","datePublished":"2025-03-06T11:25:27+00:00","dateModified":"2025-03-06T11:25:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/"},"wordCount":2425,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["ShBA"],"articleSection":["Kryesore"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/","name":"Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: S'kemi plan p\u00ebr t'i t\u00ebrhequr trupat tan\u00eb nga Kosova","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2025-03-06T11:25:27+00:00","dateModified":"2025-03-06T11:25:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-skemi-plan-per-ti-terhequr-trupat-tane-nga-kosova\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: S&#8217;kemi plan p\u00ebr t&#8217;i t\u00ebrhequr trupat tan\u00eb nga Kosova"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71188"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71188"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71188\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71190,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71188\/revisions\/71190"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}