{"id":69913,"date":"2024-10-14T17:34:26","date_gmt":"2024-10-14T17:34:26","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=69913"},"modified":"2024-10-14T17:34:26","modified_gmt":"2024-10-14T17:34:26","slug":"steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/","title":{"rendered":"Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosov\u00ebs bie ndesh me Kushtetut\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Grupi p\u00ebr Politikat dhe t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Publike n\u00eb Uashington publikoi k\u00ebto dit\u00eb nj\u00eb raport n\u00eb t\u00eb cilin thot\u00eb se k\u00ebrkesat ndaj autoriteteve shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb themeluar Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe bie ndesh me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe se do t\u00eb shkeleshin kompetencat q\u00eb kjo kushtetut\u00eb ua jep autoriteteve komunale. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, nj\u00ebri prej autor\u00ebve t\u00eb raportit, Jason Steinbaum, i cili n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ishte k\u00ebshilltar i kryetarit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb t\u00eb Dhom\u00ebs Eliot Engel, i tha koleges Garentina Kraja se procesi i Asociacionit, i cili \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja kryesore q\u00eb ka shkaktuar p\u00ebrplasjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrmjet Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb politizuar dhe se rruga kushtetuese, p\u00ebrmes t\u00eb cilit komunat mund ta krijojn\u00eb vet\u00eb asociacionin, \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebdalje nga ng\u00ebr\u00e7i.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zoti Steinbaum, n\u00eb raportin tuaj t\u00eb ri t\u00eb hartuar s\u00eb bashku me profesorin Paul Williams, dol\u00ebt n\u00eb p\u00ebrfundimin se k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb krijuar Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtetut\u00ebn dhe se ajo duhet t\u00eb mos b\u00ebhet. Megjithat\u00eb krijimi i Asociacionit \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje qendrore n\u00eb p\u00ebrpjekjet e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb normalizuar marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb? P\u00ebrse mendoni se e kan\u00eb gabim?<\/p>\n<p><strong>Jason Steinbaum:<\/strong>\u00a0Raporti yn\u00eb p\u00ebrshkruan procesin t\u00eb cilin e parashtron Kushtetuta e Kosov\u00ebs dhe Kushtetuta e Kosov\u00ebs paraqet nj\u00eb proces n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit vet\u00ebm komunat kan\u00eb autoritetin p\u00ebr t\u00eb krijuar asociacione. Pra, n\u00ebse ato e duan nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, sipas analiz\u00ebs q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb le ta krijojn\u00eb. Ato mund ta krijojn\u00eb asociacionin n\u00eb \u00e7do moment q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb, pavar\u00ebsisht asaj q\u00eb thot\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, autoritetet shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs apo qeveria e Serbis\u00eb, apo pavar\u00ebsisht dialogut. E kan\u00eb autoritetin ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb tani, sipas kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<div id=\"adxp_first_article\"><\/div>\n<p>Nj\u00eb pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e raportit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb komunat kan\u00eb kompetencat p\u00ebr krijimin e asociacionit. Por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb komunat ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim, duhet t\u00eb ken\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb zgjedhur dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb komuniteti serb vendas duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb me kandidat\u00eb n\u00eb zgjedhje. Ata kan\u00eb bojkotuar zgjedhjet, kryesisht t\u00eb nxitur nga Beogradi gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. Por shpresoj se n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb vendosin t\u00eb kandidojn\u00eb n\u00eb zgjedhje p\u00ebr k\u00ebto poste t\u00eb qeverisjes vendore. Dhe n\u00ebse duan ta themelojn\u00eb asociacionin at\u00ebher\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre t\u00eb zgjedhurve nga zgjedhjet demokratike, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ken\u00eb kompetencat dhe zyrtar\u00ebt p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Do t\u00eb ishte nj\u00eb fitore e dyfisht\u00eb p\u00ebr komunitetin, Kosov\u00ebn, p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sepse ata do ta fitonin asociacionin e tyre, por edhe zyrtar\u00ebt e tyre t\u00eb zgjedhur, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb t\u2019i shohim t\u00eb kandidojn\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe t\u00eb marrin detyr\u00ebn n\u00eb postet e tyre.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb ju i referoheni si \u201crruga kushtetuese\u201d \u00ebsht\u00eb anashkaluar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. P\u00ebrse mendoni se ndodhi kjo?<\/p>\n<p><strong>Jason Steinbaum:<\/strong>\u00a0Mendoj se jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebz t\u00eb vullnetit t\u00eb mir\u00eb. Mendoj se duan q\u00eb ta ndihmojn\u00eb nj\u00eb komunitet t\u00eb themeloj\u00eb nj\u00eb asociacion, t\u00eb cilin ata than\u00eb se e duan dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e keqe. K\u00ebta njer\u00ebz ia duan t\u00eb mir\u00eb Kosov\u00ebs dhe njer\u00ebzve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto qytete n\u00eb pjes\u00ebn veriore. Por mendoj se \u00ebsht\u00eb mbase m\u00eb me vend p\u00ebr Shtetet e Bashkuara q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbahen sundimit t\u00eb ligjit, t\u00eb ndjekin Kushtetut\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb, ndihmuan q\u00eb t\u00eb hartohet. Ne mor\u00ebm pjes\u00eb n\u00eb hartimin e asaj kushtetute. Pra, mbase ka ardhur koha t\u2019i rikthehemi dhe ta rishikojm\u00eb dhe t\u00eb pyesim veten se, \u2018\u00e7far\u00eb ka ecur mbar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, \u00e7far\u00eb nuk ka shkuar si duhet dhe si mund ta ndihmojm\u00eb k\u00ebt\u00eb komunitet q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje si\u00e7 e p\u00ebrcakton Kushtetuta?\u2019.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Ju vler\u00ebsoni se ndoshta procesi \u00ebsht\u00eb politizuar?<\/p>\n<p><strong>Jason Steinbaum:<\/strong>\u00a0Kushtetuta parasheh nj\u00eb proces n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit komunat marrin vendimin p\u00ebr t\u00eb themeluar asociacione, apo p\u00ebr t\u2019iu bashkuar atyre, si\u00e7 edhe ka ndodhur tashm\u00eb me krijimin e asociacionit t\u00eb rregullt t\u00eb komunave, t\u00eb cilin e kan\u00eb themeluar vet\u00eb komunat. Por, duke i b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesa autoriteteve shtet\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb kjo e b\u00ebn at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb procesit politik. N\u00eb fakt, kan\u00eb kaluar mbi dhjet\u00eb vite dhe qeverit\u00eb e Kosov\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebhequra nga kat\u00ebr parti politike, nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Th\u00ebn\u00eb sinqerisht, ndoshta \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb hap prapa dhe t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb thot\u00eb ligji dhe ndoshta ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar duke hequr trysnin\u00eb, duke e de-politizuar dhe duke e zbutur theksin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Disa qeveri n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb qeverin\u00eb aktuale, jan\u00eb pajtuar p\u00ebr krijimin e asociacionit. A faj\u00ebsoni qeverin\u00eb se po t\u00ebrhiqet nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb pajtuar paraprakisht?<\/p>\n<p><strong>Jason Steinbaum:<\/strong>\u00a0Nuk \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e tyre n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, bazuar n\u00eb Kushtetut\u00eb. Kosova e konfirmoi se do t\u00eb b\u00ebhej me marr\u00ebveshjen e vitit 2013. N\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje, q\u00eb u ratifikua nga kuvendi, qeveria tha se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb asociacion t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe. Ata nuk e themeluan. (Po ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb) do t\u00eb shkelnin Kushtetut\u00ebn, por ata po shprehnin d\u00ebshir\u00ebn dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull. Ajo marr\u00ebveshje gjithashtu tha se do t\u00eb themelohej dhe se statuti i saj do t\u00eb shkruhej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si asociacioni i zakonsh\u00ebm i komunave, q\u00eb e krijojn\u00eb vet\u00eb komunat. Nuk mendoj se qeveria n\u00eb fakt ka kompetenca ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. E kuptoj argumentin dhe kritikat, por mendoj se ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, q\u00eb t\u2019i kthehemi dhe t\u00eb shohim Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Megjithat\u00eb, kjo \u00e7\u00ebshtja e asociacionit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebra prej mosmarr\u00ebveshjeve kryesore nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, ndon\u00ebse jo e vetmja. Kjo marr\u00ebdh\u00ebnie, sipas shum\u00eb v\u00ebzhguesve, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. A e ndani k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim? Cila \u00ebsht\u00eb pik\u00ebpamja juaj?<\/p>\n<p><strong>Jason Steinbaum:<\/strong>\u00a0Mendoj se interesat e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs p\u00ebrputhen n\u00eb periudh\u00ebn afatgjat\u00eb. Popujt tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe vlerat e dy shteteve tona jan\u00eb pothuajse t\u00eb nj\u00ebjta. Ka mosmarr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet qeverive dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb e trajtojm\u00eb n\u00eb raportin ton\u00eb. E di q\u00eb ka disa mosmarr\u00ebveshje, t\u00eb cilat jan\u00eb ashp\u00ebrsuar, por nuk jan\u00eb tem\u00eb e raportit ton\u00eb. Ne shohim nj\u00eb dalje, nj\u00eb rrug\u00eb, nj\u00eb proces kushtetues p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00ebr\u00ebn prej \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pal\u00ebt kan\u00eb mospajtime.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Dhe cila mendoni ju se \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebdalja, jo vet\u00ebm sa i p\u00ebrket Asociacionit, por edhe procesit t\u00eb dialogut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Cila \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilla juaj p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsit e angazhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces? Qeveria amerikane sapo ka em\u00ebruar nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs t\u00eb ri. Ju keni qen\u00eb t\u00eb angazhuar me rajonin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>Jason Steinbaum:<\/strong>\u00a0Mendoj se aktualisht jemi n\u00eb nj\u00eb moment kur bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mund t\u00eb presin pak. Jan\u00eb zgjedhjet n\u00eb Shtetet e Bashkuara, do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje n\u00eb Kosov\u00eb. Po b\u00ebhet z\u00ebvend\u00ebsimi i disa zyrtar\u00ebve ky\u00e7\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarin ton\u00eb, si dhe ambasadorin e BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, dhe m\u00eb duket edhe vet\u00eb zotin Laj\u00e7ak. Do t\u00eb ket\u00eb ndryshime t\u00eb individ\u00ebve. Nganj\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit e rinj mund t\u00eb sjellin ide dhe qasje t\u00eb reja dhe mbase kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pauz\u00eb. Dhe pastaj me ardhjen e qeverive t\u00eb reja dhe njer\u00ebzve t\u00eb rinj, mund ta shohim nga perspektiva e re k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe t\u00eb p\u00ebrpiqemi ta shikojm\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh nga aspekti kushtetues.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Prej mbi nj\u00eb dekade \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb proces i vazhduesh\u00ebm dialogu p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb lloj marr\u00ebveshjeje t\u00eb negociuar nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. A mendoni se ekziston me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb negociuar?<\/p>\n<p><strong>Jason Steinbaum:<\/strong>\u00a0Nuk jam shum\u00eb i sigurt. Mendoj se t\u00eb dyja pal\u00ebt jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 mjaft t\u00eb madh. Nuk shoh interesin e qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, nuk jam i sigurt se e shohin si n\u00eb interesin e tyre arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje. Ata thon\u00eb se kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb sovrane dhe arritja e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje nuk duket se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e tyre. Nga pik\u00ebpamja e Kosov\u00ebs, ata d\u00ebshirojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje tani dhe njohjen dhe kjo nuk m\u00eb duket q\u00eb ka gjasa t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt. Dialogu \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. T\u2019u gjesh zgjidhje problemeve funksionale mes vendeve \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb, prandaj shpresoj q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb. Shpresoj q\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrqendrohet shum\u00eb n\u00eb fushat q\u00eb jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht brenda territorit sovran t\u00eb Kosov\u00ebs dhe q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e autoritetit t\u00eb saj sovran t\u00eb vendim-marrjes.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Sa realiste \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb pritet pjes\u00ebmarrja e serb\u00ebve n\u00eb zgjedhje duke patur parasysh gjendjen e tanishme, qoft\u00eb tensionet aktuale, apo incidentet e vitit t\u00eb kaluar, p\u00ebrfshir\u00eb sulmin e armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb? Q\u00eb Beogradi t\u2019i nxis\u00eb ata t\u00eb marrin pjes\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Jason Steinbaum:\u00a0<\/strong>Nuk e di p\u00ebrgjigjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje. Mendoj se mund t\u00eb ndodh\u00eb me nj\u00eb nxitje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebse thon\u00eb q\u00eb e ardhmja juaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart tuaja n\u00eb vend q\u00eb ta vendosin at\u00eb n\u00eb duart e dialogut, apo n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Beograd, sepse ata nuk qeverisin atje, apo t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i Ahtisaarit parashikoi nj\u00eb kontroll lokal dhe kompetenca p\u00ebr komunat dhe mendoj se ashtu si\u00e7 u zhvillua ky proces dhe se si u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb qasje kushtetuese, ndoshta gjejm\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb re p\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb, apo t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb shteg t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara q\u00eb do t\u00eb zbus\u00eb theksin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb (Asociacionit), ta depolitizojm\u00eb at\u00eb dhe t\u00eb heqim tensionet q\u00eb e rrethojn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi p\u00ebr Politikat dhe t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Publike n\u00eb Uashington publikoi k\u00ebto dit\u00eb nj\u00eb raport n\u00eb t\u00eb cilin thot\u00eb se k\u00ebrkesat ndaj autoriteteve shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb themeluar Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe bie ndesh me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe se do t\u00eb shkeleshin kompetencat q\u00eb kjo kushtetut\u00eb ua jep autoriteteve komunale. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69914,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[3325],"tags":[697],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosov\u00ebs bie ndesh me Kushtetut\u00ebn<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosov\u00ebs bie ndesh me Kushtetut\u00ebn\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Grupi p\u00ebr Politikat dhe t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Publike n\u00eb Uashington publikoi k\u00ebto dit\u00eb nj\u00eb raport n\u00eb t\u00eb cilin thot\u00eb se k\u00ebrkesat ndaj autoriteteve shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb themeluar Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe bie ndesh me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe se do t\u00eb shkeleshin kompetencat q\u00eb kjo kushtetut\u00eb ua jep autoriteteve komunale. N\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-10-14T17:34:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Capture-40-600x360-1.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosov\u00ebs bie ndesh me Kushtetut\u00ebn\",\"datePublished\":\"2024-10-14T17:34:26+00:00\",\"dateModified\":\"2024-10-14T17:34:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/\"},\"wordCount\":1886,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Asociacioni\"],\"articleSection\":[\"Kryesore\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/\",\"name\":\"Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosov\u00ebs bie ndesh me Kushtetut\u00ebn\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-10-14T17:34:26+00:00\",\"dateModified\":\"2024-10-14T17:34:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosov\u00ebs bie ndesh me Kushtetut\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosov\u00ebs bie ndesh me Kushtetut\u00ebn","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosov\u00ebs bie ndesh me Kushtetut\u00ebn","og_description":"Grupi p\u00ebr Politikat dhe t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Publike n\u00eb Uashington publikoi k\u00ebto dit\u00eb nj\u00eb raport n\u00eb t\u00eb cilin thot\u00eb se k\u00ebrkesat ndaj autoriteteve shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb themeluar Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe bie ndesh me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe se do t\u00eb shkeleshin kompetencat q\u00eb kjo kushtetut\u00eb ua jep autoriteteve komunale. N\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2024-10-14T17:34:26+00:00","og_image":[{"width":600,"height":360,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Capture-40-600x360-1.png","type":"image\/png"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"9 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosov\u00ebs bie ndesh me Kushtetut\u00ebn","datePublished":"2024-10-14T17:34:26+00:00","dateModified":"2024-10-14T17:34:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/"},"wordCount":1886,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Asociacioni"],"articleSection":["Kryesore"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/","name":"Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosov\u00ebs bie ndesh me Kushtetut\u00ebn","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2024-10-14T17:34:26+00:00","dateModified":"2024-10-14T17:34:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/steinbaum-krijimi-i-asociacionit-nga-qeveria-e-kosoves-bie-ndesh-me-kushtetuten\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosov\u00ebs bie ndesh me Kushtetut\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69913"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69913"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69913\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69915,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69913\/revisions\/69915"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69914"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69913"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69913"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69913"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}