{"id":67776,"date":"2024-07-30T21:14:30","date_gmt":"2024-07-30T21:14:30","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=67776"},"modified":"2024-07-30T21:14:30","modified_gmt":"2024-07-30T21:14:30","slug":"droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/","title":{"rendered":"Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM)"},"content":{"rendered":"<p>Teksti q\u00eb po lexoni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cpolemik\u00eb\u201d e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar<\/p>\n<p>Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM)<\/p>\n<p><strong>Shkruan: Durim Jasharaj<\/strong><\/p>\n<p>Bash kur kisha vendos t\u00eb largohesha p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb nga rrjetet sociale, nj\u00eb shkrim i postuar n\u00eb FB, nj\u00eb projektil i mbushur me g\u00ebnjeshtra, shpifje e ofendime, qe sikur shenj\u00eb prej Zoti se kisha marr\u00eb vendimin e duhur. Natyrisht, largimi nga rrjetet sociale nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi nacionale \u2013 \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput personal si vendim dhe si r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb debati n\u00eb emisionin Pressing \u2013 T7, kur po diskutonim p\u00ebr zhvillimet e fundit n\u00eb RTK, kisha provuar t\u00eb them, nd\u00ebr tjera, se raporti i pushtetit aktual karshi medieve duhet t\u00eb lexohet si nj\u00eb zhvendosje strategjike. N\u00ebse pushtetet e kaluara p\u00ebrpiqeshin t\u2019i kontrollonin mediet p\u00ebrmes paras\u00eb, pushtetit aktual me sa duket po i konvenon tensioni dhe ballafaqimi. Pra, n\u00eb vend t\u00eb blerjes: konfrontimi. Q\u00ebllimi ka ngelur po i nj\u00ebjti, fatkeq\u00ebsisht, vet\u00ebm metoda ka ndryshuar.<\/p>\n<p>Pushteti i tanish\u00ebm e ka kuptuar se ballafaqimi me personazhe t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb mediave dhe jo vet\u00ebm, t\u00eb cilat asociojn\u00eb pashk\u00ebputsh\u00ebm me pushtetin e s\u00eb djeshmes, jan\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb efikase e mbajtjes dhe konsolidimit t\u00eb pushtetit. Por, kjo zhvendosje strategjike nuk \u00ebsht\u00eb thjesht e drejtuar kundrejt medieve. Ndoshta m\u00eb s\u00eb paku ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me to. Ky ndryshim duhet t\u00eb lexohet si betej\u00eb politike kundrejt partive opozitare, me \u00e7\u2019rast, medie dhe personazhe te caktuara, shihen si shtojc\u00eb, aktualisht si krahu m\u00eb \u201cradikal\u201d i tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb betej\u00eb do ta fitoj\u00eb pushteti aktual pik\u00ebrisht sepse kjo betej\u00eb nuk po zhvillohet kundrejt medieve; ose, m\u00eb sakt\u00eb, nuk po p\u00ebrjetohet si nj\u00eb betej\u00eb nd\u00ebrmjet nj\u00eb qeverie me pushtetin e kat\u00ebrt. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do ta d\u00ebshmojn\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb thuhet dhe t\u00eb n\u00ebnvizohet me patjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb mungesa e komunikimit t\u00eb qeveris\u00eb me publikun p\u00ebrmes medieve. Kjo duhet lexuar si nj\u00eb nga d\u00ebshtimet e m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, bashk\u00eb me ligjin e ri p\u00ebr KPM-n\u00eb. K\u00ebso mungese transparence nuk di t\u00eb ket\u00eb patur ndonj\u00ebher\u00eb. Un\u00eb besoj se n\u00eb Kosov\u00eb ka medie te pavarura. Ka gazetar\u00eb t\u00eb pavarur ndaj t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs. Qeveria m\u00eb s\u00eb shumti. Ndaj tyre dhe ndaj nesh ajo ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi maksimale. Ajo mund ta ket\u00eb fituar luft\u00ebn ndaj opozit\u00ebs q\u00eb vjen me petkun e medias, por e ka humbur nj\u00eb betej\u00eb tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb llogaridh\u00ebnies ndaj publikut. Ajo zgjedhjet ndaj tyre ka p\u00ebr t\u2019i fituar, por ka humbur mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb ndryshe nga t\u00eb djeshmit. Ajo ka fituar kundrejt kund\u00ebrshtar\u00ebve partiakomediatik\u00eb, por e ka humbur k\u00ebt\u00eb betej\u00eb ndaj kujtdo q\u00eb beson n\u00eb llogaridh\u00ebnie dhe mir\u00ebqeverisje pa \u00ebnd\u00ebrruar veten n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Kur pata filluar t\u00eb dal\u00eb n\u00eb debate televizive, e kisha m\u00eb se t\u00eb qart\u00eb se mbajtja e nj\u00eb pozicioni t\u00eb tret\u00eb, \u00ebsht\u00eb fort i zorsh\u00ebm. Forca gravitacionale e k\u00ebtyre dy poleve \u00ebsht\u00eb kaq e madhe sa gati e pamund\u00ebson jet\u00ebn e nj\u00eb pale t\u00eb tret\u00eb. Pun\u00eb e madhe! E kisha krejt t\u00eb qart\u00eb se edhe arkitektura e emisionit, aty n\u00eb studio ku t\u00eb ulnin, krijonte edhe pavet\u00ebdijsh\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrceptim te publiku se ky p\u00ebrkiste me filan polin. Pun\u00eb e madhe! E dija me sakt\u00ebsi se karrigia n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ulesha nuk do ta kishte k\u00ebt\u00eb fuqi hipnotike ndaj meje. Pun\u00eb e madhe se do t\u00eb m\u00eb shanin e ofendonin her\u00eb nj\u00ebra pal\u00eb her\u00eb pala tjet\u00ebr. Fantastike! Kjo ve\u00e7 p\u00ebrb\u00ebnte nisjen e nj\u00eb rruge t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar prej kthetrave t\u00eb t\u00eb dyjave poleve. Pun\u00eb e madhe edhe sikur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb mos ta kem arritur. Dikush tjet\u00ebr, sigurisht q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb. M\u00eb mjaftonte besimi se po b\u00ebja gj\u00ebn\u00eb e duhur. Dyshim kisha edhe at\u00ebher\u00eb si\u00e7 kam edhe sot se kjo gj\u00eb mund t\u00eb arrihet p\u00ebrmes debatit n\u00ebp\u00ebr studio. Sidoqoft\u00eb, ja vlente p\u00ebrpjekja. N\u00eb t\u00eb tilla sip\u00ebrmarrje duhet t\u00eb guxosh gabimin, duke mos e aspiruar kurr\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb flet\u00ebrrufe t\u00eb botuar n\u00eb dy pjes\u00eb (dhe nj\u00eb Zot e di sa faqe t\u00eb tjera presin drit\u00ebn e botimit) mbushur deri n\u00eb gryk\u00eb me urrejtje, shpifje e ofendime, q\u00eb droni kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM), e kishte lansuar drejt meje, larg n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Savoj\u00ebs, n\u00eb qytetin e Ni\u00e7es e t\u00eb Gramshit, nj\u00eb tekst q\u00eb edhe lumi \u201cPo\u201d po i kishte zili p\u00ebr ndotjen dhe er\u00ebn q\u00eb barte. E para gj\u00eb q\u00eb m\u00eb erdhi n\u00eb mendje, ishte ajo th\u00ebnja e Ni\u00e7es, \u201cKush lufton me p\u00ebrbind\u00ebsha duhet t\u00eb ket\u00eb kujdes t\u00eb mos b\u00ebhet vet\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh; n\u00ebse shikon gjat\u00eb brenda humner\u00ebs edhe humnera do t\u00eb shikoj\u00eb brenda teje\u201d\u2026 Vall\u00eb, e kisha marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb kur ve\u00e7 kisha vendosur t\u00eb polemizoja?<\/p>\n<p>Le t\u2019i kthehemi pak dhe shum\u00eb shkurt flet\u00ebrrufes\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb. Fillimisht m\u00eb lejoni q\u00eb m\u00eb par\u00eb t\u00eb ndaj me ju nj\u00eb histori.<\/p>\n<p>Moti koh\u00eb, nj\u00eb njeri nga an\u00ebt tona vuante nga nj\u00eb var\u00ebsi fort e \u00e7uditshme. Gjith\u00e7ka thon\u00eb se nisi kur kishte ndar\u00eb mendjen t\u00eb b\u00ebhej njeriu m\u00eb i informuar i trevave t\u00eb tij. Sa m\u00eb shum\u00eb kishte informacione, aq m\u00eb pak dinte. E edhe m\u00eb pak po arrinte t\u00eb formulonte ndonj\u00eb fjali q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb kishte s\u00eb paku kuptim. Dikur ai edhe kishte lexuar, e kishte shkruar di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. Por, q\u00eb prej se kjo mani pas informacionit e kishte marrosur, ai as nuk lexonte e as nuk po shkruante. Meq\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nuk mund t\u00eb lexonin, at\u00ebher\u00eb po shkruanin p\u00ebr t\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, i lig\u00ebshtuar keq nga r\u00ebnia e lavdis\u00eb s\u00eb tij, i syrgjynosur larg informacionit dhe larg atdheut, takon nj\u00eb si veten por n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ri. Me nj\u00eb z\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrlotur, i k\u00ebrkoi t\u2019ia nxinte jet\u00ebn atij q\u00eb ia kishte marr\u00eb pusin me ujin e kulluar t\u00eb informacionit. Dhe i tha: \u201csa para do ti q\u00eb t\u2019ia nxish jet\u00ebn, dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb, atij q\u00eb m\u00eb ka nxir\u00eb jet\u00ebn mua?\u201d. Nuk dihet sa e si, por zellriu e kishte marr\u00eb fort seriozisht detyr\u00ebn e re q\u00eb at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb tregimit besoj ju e dini. Zoti B, nuk kishte pasur edhe aq suksese n\u00eb rekrutimet e m\u00ebhershme si k\u00ebt\u00eb her\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00eb oborrin e tij kishte pun\u00eb edhe p\u00ebr ata, q\u00eb u gjet\u00ebn p\u00ebr mrekulli edhe p\u00ebr nga detyra edhe p\u00ebr nga em\u00ebrtimi. Ata u quajt\u00ebn tastierist\u00eb. Ata do t\u00eb ndihmonin me fjal\u00ebn e shkruar.<\/p>\n<p>Dhe krejt n\u00eb fund dy fjal\u00eb p\u00ebr projektilin e st\u00ebrmbushun me urrejtje, shpifje, sharje e ofendime.<\/p>\n<p>Nga viti 2008 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014, sakt\u00ebsisht, 15 dhjetor 2014, isha pjes\u00eb e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje. Kurr\u00eb m\u00eb q\u00eb nga ajo nat\u00eb dhjetori, nj\u00eb dit\u00eb para dit\u00eblindjes sime, nuk jam kthyer aty. U largova se nuk m\u00eb dukej as demokratike e as e majt\u00eb. N\u00eb takimin e fundit m\u00eb kujtohet ng\u00ebrmimi i ish-sekretarit D.M.. M\u00eb pati than\u00eb tekstualisht, \u201cMos gabo m\u2019i taku aktivist\u00ebt e mi\u201d. Pak koh\u00eb m\u00eb pas, paradoksalisht, sekretari do largohej pothuajse p\u00ebr arsye t\u00eb nj\u00ebjta nga Vet\u00ebvendosja. T\u00eb pakt\u00ebn formalisht. Kjo bot\u00eb \u00ebsht\u00eb fort e \u00e7uditshme, t\u00eb kujton at\u00eb shprehjen e Gramshit, se kjo jet\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, dhe na duhet pak ironi q\u00eb ta p\u00ebrballojm\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga dalja e deri sot jam p\u00ebrpjekur shum\u00eb q\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb b\u00ebj t\u00eb jet\u00eb e zbrazur nga inati. Nuk e di a ja kam arritur. Jam munduar shum\u00eb. M\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur se ky \u00ebsht\u00eb kushti fundamental p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb merrem me at\u00eb q\u00eb r\u00ebndom e quajm\u00eb politik\u00eb. M\u00eb duket se nuk kam shum\u00eb inat.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb kan\u00eb dalur nga VV, kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb polit. Disa prej tyre u \u00ebsht\u00eb dukur Vet\u00ebvendosja sikurse mua, jo shum\u00eb demokratike dhe jo shum\u00eb e majt\u00eb. Demokracin\u00eb dhe t\u00eb majt\u00ebn e kan\u00eb gjetur te partit\u00eb tjera ose kan\u00eb krijuar nj\u00eb t\u00eb till\u00eb vet\u00eb. Un\u00eb nuk isha edhe aq me fat. N\u00eb agoni edhe sot k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb lind\u00eb nj\u00eb e majt\u00eb demokratike, mund\u00ebsisht pa inat. Jo p\u00ebr inatin e kurrkujt n\u00eb bot\u00eb por sepse i duhet Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Tashti, mu m\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb kem inat. Ja q\u00eb nuk e kam. S\u00eb paku jo t\u00eb asaj far feje q\u00eb e keni ju. M\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb shpif, t\u00eb shaj e ofendoj, por ja q\u00eb nuk mundem kurr\u00eb ta b\u00ebj. Provoj mos ta b\u00ebj. Ju m\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb jem si ju, por ja q\u00eb nuk arrij ta b\u00ebj. P\u00ebrpiqem t\u00eb mos b\u00ebhem si ju.<\/p>\n<p>Droni kamikaz, modeli (LM), thot\u00eb se jam mbrojt\u00ebs i ri i pushtetit. Edhe po t\u00eb ishte k\u00ebshtu, un\u00eb ve\u00e7 i ri nuk jam. Sapo u thash\u00eb q\u00eb kam qen\u00eb aktivist q\u00eb nga viti 2008. N\u00ebse jam mbrojt\u00ebs, at\u00ebher\u00eb jam fort i vjet\u00ebr. Nj\u00eb tjet\u00ebr shpifje brenda vet\u00eb shpifjes.<\/p>\n<p>M\u00eb thot\u00eb se jam i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb shkruan dy statuse p\u00ebr mua, si\u00e7 thot\u00eb populli \u201cpik\u00eb n\u00eb t\u00eb terun\u201d. N\u00ebse jam i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pse shkruan p\u00ebr mua? A nuk t\u00eb b\u00ebn\u00eb kjo ty njeri q\u00eb merret me gj\u00ebra t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, njeri q\u00eb merret me pun\u00eb t\u00eb kota. Kotagji. Por \u00e7far\u00eb sakt\u00ebsisht n\u00ebnkupton droni kamikaz (LM) me nocionin \u2018t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u2019? Qartazi nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mua por me m\u00ebnyr\u00ebn se si e p\u00ebrjeton veten ai vet\u00eb. Njer\u00ebzia i paska th\u00ebn\u00eb pse merresh me k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Vazhdimi i k\u00ebsaj fjalie do t\u00eb ishte pak a shum\u00eb k\u00ebshtu: kur ti je kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. E dukshme q\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb droni kamikaz e kalkulon me klikime. Pra, un\u00eb super i klikueshmi q\u00eb merret me nj\u00eb fare pak t\u00eb klikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por, kur shp\u00ebrtheu sakt\u00ebsisht si llav\u00eb vullkani droni kamikaz (LM)? Kjo pyetje nuk shtrohet p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar heshtjen n\u00eb t\u00eb tashmen, por p\u00ebr t\u2019i analizuar sh\u00ebrthimin plot vner\u00eb tani. 20 vite qet\u00ebsi shpirt\u00ebrore, t\u00eb kalkulohen s\u00eb paku ato vite kur ky ishte 18 vje\u00e7, hajde t\u00eb themi q\u00eb nga viti 2010. A mos vall\u00eb shpirti i tij i strukur i ka duruar aq shum\u00eb pushtetet e kaluara sa pezmi i tij nuk lidhet ve\u00e7 me qeverin\u00eb aktuale. Por si\u00e7 thon\u00eb, kur dikush duron e duron, kur shp\u00ebrthen pastaj humbet toruan. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb kuptimi ky gjithmon\u00eb ka qen\u00eb me opozit\u00ebn, me k\u00ebt\u00eb opozit\u00eb q\u00eb dikur ishte pozit\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u2019i them edhe nj\u00ebher\u00eb, kujtdo q\u00eb merr mundin t\u00eb lexoj k\u00ebt\u00eb tekst, njeriu nuk duhet t\u00eb ofendohet jo vet\u00ebm nga njer\u00ebzit si droni kamikaz (LM) por as nga askush dhe asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksti q\u00eb po lexoni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cpolemik\u00eb\u201d e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM) Shkruan: Durim Jasharaj Bash kur kisha vendos t\u00eb largohesha p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb nga rrjetet sociale, nj\u00eb shkrim i postuar n\u00eb FB, nj\u00eb projektil i mbushur me g\u00ebnjeshtra, shpifje e ofendime, qe sikur shenj\u00eb prej Zoti se kisha marr\u00eb vendimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":67777,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[3330],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM)<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM)\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Teksti q\u00eb po lexoni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cpolemik\u00eb\u201d e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM) Shkruan: Durim Jasharaj Bash kur kisha vendos t\u00eb largohesha p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb nga rrjetet sociale, nj\u00eb shkrim i postuar n\u00eb FB, nj\u00eb projektil i mbushur me g\u00ebnjeshtra, shpifje e ofendime, qe sikur shenj\u00eb prej Zoti se kisha marr\u00eb vendimin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-07-30T21:14:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/durim-jasharaj-600x360-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM)\",\"datePublished\":\"2024-07-30T21:14:30+00:00\",\"dateModified\":\"2024-07-30T21:14:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/\"},\"wordCount\":1921,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Durim Jasharaj\"],\"articleSection\":[\"Opinione\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/\",\"name\":\"Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM)\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-07-30T21:14:30+00:00\",\"dateModified\":\"2024-07-30T21:14:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM)","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM)","og_description":"Teksti q\u00eb po lexoni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cpolemik\u00eb\u201d e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM) Shkruan: Durim Jasharaj Bash kur kisha vendos t\u00eb largohesha p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb nga rrjetet sociale, nj\u00eb shkrim i postuar n\u00eb FB, nj\u00eb projektil i mbushur me g\u00ebnjeshtra, shpifje e ofendime, qe sikur shenj\u00eb prej Zoti se kisha marr\u00eb vendimin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2024-07-30T21:14:30+00:00","og_image":[{"width":600,"height":360,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/durim-jasharaj-600x360-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM)","datePublished":"2024-07-30T21:14:30+00:00","dateModified":"2024-07-30T21:14:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/"},"wordCount":1921,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Durim Jasharaj"],"articleSection":["Opinione"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/","name":"Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM)","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2024-07-30T21:14:30+00:00","dateModified":"2024-07-30T21:14:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/droni-kamikaz-i-baton-haxhiut-modeli-lm\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Droni Kamikaz i Baton Haxhiut, modeli (LM)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67776"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67776"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67776\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67778,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67776\/revisions\/67778"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67777"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}