{"id":67722,"date":"2024-07-26T19:41:06","date_gmt":"2024-07-26T19:41:06","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=67722"},"modified":"2024-07-26T19:41:06","modified_gmt":"2024-07-26T19:41:06","slug":"nje-ure-per-te-ardhmen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/nje-ure-per-te-ardhmen\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Ditmir Bushati<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Jav\u00ebs q\u00eb shkoi Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shfuqizimin e ligjit t\u00eb luft\u00ebs nga ana e Greqis\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Deklarata e propozuar nga grupi parlamentar \u201cDemokraci dhe Integrim\u201d dhe e miratuar me konsensus nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb i b\u00ebn thirrje parlamentit grek t\u00eb nxis\u00eb shfuqizimin e ligjit t\u00eb luft\u00ebs. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, i k\u00ebrkon qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb vijoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar shfuqizimin e ligjit dhe pasojave q\u00eb burojn\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>Shfuqizimi i ligjit absurd t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb Greqia mban ende n\u00eb fuqi ndaj Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb lexohej edhe si nj\u00eb p\u00ebrkujdesje ndaj pakic\u00ebs komb\u00ebtare greke, p\u00ebrsa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi akti ligjor, q\u00eb mban n\u00ebn sekuestro, pronat e shtetit shqiptar, shtetasve shqiptar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato me komb\u00ebsi greke.<\/p>\n<p>Deklaratat apo rezolutat e Kuvendit kan\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sepse mish\u00ebrojn\u00eb vullnetin politik t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb sovranit. Zakonisht, ato b\u00ebhen p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ku nevojitet sensibilizimi ose shkundja e qeveris\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti apo shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. K\u00ebto dokumente shoq\u00ebrohen me detyra konkrete dhe me nj\u00eb mekaniz\u00ebm raportimi e kontrolli para Kuvendit.<\/p>\n<p>N\u00eb ushtrimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme koha dhe konteksti n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrmerren veprime t\u00eb caktuara jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. P\u00ebr shembull, n\u00eb vitin 2013, nisur nga luhatjet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme shqiptare, Kuvendi miratoi nj\u00eb rezolut\u00eb ku qeveris\u00eb i k\u00ebrkohej q\u00eb \u201c\u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame\u201d ta b\u00ebnte pjes\u00eb t\u00eb dosjes diplomatike me Greqin\u00eb dhe t\u00eb raportonte n\u00eb Kuvend p\u00ebr ecurin\u00eb e saj. Disa muaj m\u00eb von\u00eb, kjo \u00e7\u00ebshtje u p\u00ebrfshi p\u00ebr t\u2019u trajtuar n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut, n\u00eb programin politik t\u00eb vot\u00ebbesuar n\u00eb Kuvend, m\u00eb 15 shtator t\u00eb vitit 2013.<\/p>\n<p>11 vite m\u00eb von\u00eb, Kuvendi miratoi nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, q\u00eb nga dita e vendosjes s\u00eb gjendjes s\u00eb luft\u00ebs e deri tani, asnj\u00eb qeveri, pavar\u00ebsisht form\u00ebs s\u00eb regjimit, nuk ka pasur asnj\u00eb dilem\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Shqip\u00ebria k\u00ebrkoi heqjen e ligjit t\u00eb luft\u00ebs nga ana e Greqis\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes t\u00eb Parisit n\u00eb vitin 1947. Po k\u00ebshtu, n\u00eb planin dypal\u00ebsh, rivendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Greqin\u00eb n\u00eb vitin 1971, u shoq\u00ebrua m\u00eb k\u00ebrkesat e vazhdueshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr shfuqizimin e k\u00ebtij regjimi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb rasti t\u00eb theksohet se gama e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pazgjidhura me Greqin\u00eb, pavar\u00ebsisht specifik\u00ebs s\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb sesa ligji i luft\u00ebs. Marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-greke jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie tipike ballkanike. Nj\u00eb dashuri e ashp\u00ebr ku nuk mungojn\u00eb episode q\u00eb dominohen nga mungesa e racionalitetit apo shkrirja e kufijve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme me at\u00eb t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pazgjidhura dhe hapjen e nj\u00eb kapitulli t\u00eb ri n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2013 u mendua q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb parashtrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike. M\u00eb pas, k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje u p\u00ebrfshin n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si \u201cpaketa e \u00e7\u00ebshtjeve dypal\u00ebshe\u201d. \u00c7\u00ebshtje, q\u00eb rrokin nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kohore nga vendosja e ligjit t\u00eb luft\u00ebs nga ana e Greqis\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, e deri tek ato t\u00eb aktualitetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dinamik dypal\u00ebsh, u mbajt\u00ebn t\u00eb informuar n\u00eb lidhje me ecurin\u00eb e bisedimeve, krahas institucioneve kushtetuese p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb vendit, institucionet e r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku Shqip\u00ebria b\u00ebn pjes\u00eb. N\u00eb media jan\u00eb raportuar edhe q\u00ebndrime t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konkrete.<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb harrohet se p\u00ebrmes k\u00ebtij procesi u p\u00ebrmbyll\u00ebn disa prej \u00e7\u00ebshtjeve me ndikim p\u00ebr qytetar\u00ebt. Adresimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb toponimeve n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat e praktikat e OKB-s\u00eb eliminoi pengesat n\u00eb l\u00ebvizjet nd\u00ebrkufitare t\u00eb shtetasve tan\u00eb. Greqia hoqi rezerv\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrdorimin e vul\u00ebs apostile, duke i kursyer xhepave t\u00eb shtetasve tan\u00eb rreth 5 milion euro n\u00eb vit p\u00ebr dokumente t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Rreth 150 mij\u00eb shtetas shqiptar p\u00ebrfituan nga zgjidhja e problematik\u00ebs s\u00eb regjistrimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb lindur n\u00eb Greqi nga nj\u00eb ose t\u00eb dy prind\u00ebrit q\u00eb nuk kan\u00eb leje q\u00ebndrimi n\u00eb Greqi. U njoh\u00ebn lejet e drejtimit t\u00eb automjeteve. Rreth 800 euro u kushtonte shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi procedura e njohjes s\u00eb patent\u00ebs. Rinisi puna p\u00ebr rishikimin e teksteve shkollore, bazuar mbi marr\u00ebveshjen e vitit 1998, duke shk\u00ebmbyer raporte mbi gjetjet n\u00eb tekstet respektive p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr secil\u00ebn pal\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr zbatimin n\u00eb terren t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2009 mbi k\u00ebrkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe rivarrimin e ushtar\u00ebve grek\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, gjat\u00eb luft\u00ebs italo-greke t\u00eb vitit 1940-1941 dhe nd\u00ebrtimin e vendprehjes p\u00ebr ta n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u miratuan disa protokolle teknike me q\u00ebllim: (i) sakt\u00ebsimin e numrit t\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve grek; (ii) sakt\u00ebsimin e zonave ku duhet t\u00eb kryhen g\u00ebrmimet; (iii) m\u00ebnyr\u00ebn e identifikimit t\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve; (iv) sigurimin e prezenc\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse gjat\u00eb procesit t\u00eb zhvarrimit dhe e dokumentacionit shoq\u00ebrues t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>P\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pazgjidhura t\u00eb paket\u00ebs u sh\u00ebnua progres i dokumentuar n\u00eb rrug\u00eb shtet\u00ebrore, ndon\u00ebse jo zgjidhje p\u00ebrfundimtare. Ndryshimet politike n\u00eb Greqi n\u00eb mesin e vitit 2019 risoll\u00ebn n\u00eb qeverisje partin\u00eb \u201cDemokracia e re\u201d, e cila ishte n\u00eb qeverisje gjat\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr delimitimin e hap\u00ebsirave detare me Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb vitin 2009. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb parti, kjo marr\u00ebveshje konsiderohej si arritja m\u00eb e madhe strategjike e Greqis\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e jashtme.<\/p>\n<p>Ndryshimi politik n\u00eb Greqi u shoq\u00ebrua me nj\u00eb qasje t\u00eb ndryshme mbi paket\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pazgjidhura mes dy shteteve tona, lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn sesi u ve\u00e7ua nga paketa dhe sesi do t\u00eb adresohet \u00e7\u00ebshtja e delimitimit t\u00eb hap\u00ebsirave detare. P\u00ebr shembull, paketa p\u00ebrmbante edhe trajtimin e marr\u00ebveshjeve p\u00ebr administrimin e piramidave dhe shenjave kufitare si dhe at\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkufitar. Ndon\u00ebse jo t\u00eb lidhura n\u00eb kuptimin ligjor fjal\u00ebs, p\u00ebrfundimi i k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve, paralelisht me at\u00eb t\u00eb delimitimit t\u00eb hap\u00ebsirave detare, mbyll p\u00ebrfundimisht \u00e7\u00ebshtjet kufitare mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht varros \u00e7do pretendim territorial t\u00eb qarqeve ekstremiste.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve disavje\u00e7are q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e delimitimit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs detare t\u00eb mbetej n\u00eb nivel dypal\u00ebsh, m\u00ebnyra e zgjidhjes s\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje dypal\u00ebshe u b\u00eb pjes\u00eb e dokumentit t\u00eb Kuadrit Negociues q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebheq procesin e bisedimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Megjith\u00ebse BE-ja ka n\u00eb gjirin e saj shtete an\u00ebtare, t\u00eb cilat ende nuk kan\u00eb gjetur rrug\u00ebn e zgjidhjes me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e delimitimit t\u00eb hap\u00ebsirave detare, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb standardi europian, insistimi i Greqis\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dypal\u00ebshe, q\u00eb zgjidhet p\u00ebrmes t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pjes\u00eb t\u00eb agjend\u00ebs europiane, shton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb presionin ndaj Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Negociimi i \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb paket\u00eb ndihmoi edhe n\u00eb reduktimin e paragjykimeve. T\u00eb dh\u00ebnat e vrojtimit t\u00eb qershorit t\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb Fondacionit grek p\u00ebr Politik\u00eb Europiane dhe t\u00eb Jashtme, mbi marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-greke, tregojn\u00eb informimin dhe reduktimin progresiv t\u00eb paragjykimeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb greke p\u00ebr disa prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pazgjidhura dypal\u00ebshe, p\u00ebrfshir\u00eb \u201c\u00e7\u00ebshtjen \u00e7ame\u201d. Natyrisht, kjo nuk eklipson faktin q\u00eb segmente t\u00eb caktuara t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet \u201cDemokracia e Re\u201d, mbajn\u00eb ndezur flak\u00ebn e nacionalizmit t\u00eb dikursh\u00ebm duke nxitur zbatimin e nj\u00eb politik\u00eb arrogante ndaj Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, e dh\u00ebna m\u00eb inkurajuese e vrojtimit t\u00eb opinionit publik grek, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pranimin gjer\u00ebsisht t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb Greqi, si forc\u00eb p\u00ebrparimtare, \u00e7ka imponon nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb re n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-greke. Asgj\u00eb s\u2019ka t\u00eb panjohur n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-greke. Konstatimet e kritikat rreth problematikave t\u00eb ndryshme nuk duhet t\u00eb ngat\u00ebrrohen me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhjet e duhura p\u00ebr to. Fillimisht nevojitet koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebruar nga \u201cplag\u00ebt\u201d e marra sidomos gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga gjendja midis konfliktit dhe sikletit. M\u00eb pas, aktet deklarative duhet t\u2019ia l\u00ebn\u00eb vendin disiplin\u00ebs strategjike n\u00eb trajtimin dhe mbylljen e t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjeve me fqinj\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjeografia dhe historia jan\u00eb komponent\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebr-shtet\u00ebrore. Askush nuk i zgjedh fqinj\u00ebt, sikund\u00ebr dit\u00ebt e lumtura dhe t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebrballohen me to. Nd\u00ebrkoh\u00eb, historia na mund\u00ebson nxjerrjen e m\u00ebsimeve p\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtruar nga e ardhmja me optimiz\u00ebm. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pamundshme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien shqiptaro-greke, p\u00ebr sa koh\u00eb ekziston vullneti i dyansh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt europiane.\u00a0 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkohet heqje dor\u00eb nga mend\u00ebsit\u00eb e s\u00eb shkuar\u00ebs dhe pranimi i faktit se jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb trazuar, nga pik\u00ebpamja e siguris\u00eb, ku trajtimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pazgjidhura me fqinj\u00ebt p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrpar\u00ebsi. Mbi t\u00eb gjitha, marr\u00ebdh\u00ebnia shqiptaro-greke k\u00ebrkon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb ure solide p\u00ebr t\u00eb ardhmen, duke mos mbetur peng e s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ditmir Bushati Jav\u00ebs q\u00eb shkoi Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shfuqizimin e ligjit t\u00eb luft\u00ebs nga ana e Greqis\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Deklarata e propozuar nga grupi parlamentar \u201cDemokraci dhe Integrim\u201d dhe e miratuar me konsensus nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb i b\u00ebn thirrje parlamentit grek t\u00eb nxis\u00eb shfuqizimin e ligjit t\u00eb luft\u00ebs. N\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":67723,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[2873],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/nje-ure-per-te-ardhmen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ditmir Bushati Jav\u00ebs q\u00eb shkoi Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shfuqizimin e ligjit t\u00eb luft\u00ebs nga ana e Greqis\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Deklarata e propozuar nga grupi parlamentar \u201cDemokraci dhe Integrim\u201d dhe e miratuar me konsensus nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb i b\u00ebn thirrje parlamentit grek t\u00eb nxis\u00eb shfuqizimin e ligjit t\u00eb luft\u00ebs. N\u00eb t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/nje-ure-per-te-ardhmen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-07-26T19:41:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/ditmir-bushati-600x360-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen\",\"datePublished\":\"2024-07-26T19:41:06+00:00\",\"dateModified\":\"2024-07-26T19:41:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/\"},\"wordCount\":1676,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Ditmir Bushati\"],\"articleSection\":[\"Opinione\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/\",\"name\":\"Nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-07-26T19:41:06+00:00\",\"dateModified\":\"2024-07-26T19:41:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/nje-ure-per-te-ardhmen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen","og_description":"Ditmir Bushati Jav\u00ebs q\u00eb shkoi Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shfuqizimin e ligjit t\u00eb luft\u00ebs nga ana e Greqis\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Deklarata e propozuar nga grupi parlamentar \u201cDemokraci dhe Integrim\u201d dhe e miratuar me konsensus nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb i b\u00ebn thirrje parlamentit grek t\u00eb nxis\u00eb shfuqizimin e ligjit t\u00eb luft\u00ebs. N\u00eb t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/nje-ure-per-te-ardhmen\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2024-07-26T19:41:06+00:00","og_image":[{"width":600,"height":360,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/ditmir-bushati-600x360-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"8 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen","datePublished":"2024-07-26T19:41:06+00:00","dateModified":"2024-07-26T19:41:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/"},"wordCount":1676,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Ditmir Bushati"],"articleSection":["Opinione"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/","name":"Nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2024-07-26T19:41:06+00:00","dateModified":"2024-07-26T19:41:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/nje-ure-per-te-ardhmen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67722"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67722"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67722\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67724,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67722\/revisions\/67724"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67723"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67722"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67722"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67722"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}