{"id":59335,"date":"2024-04-29T17:44:22","date_gmt":"2024-04-29T17:44:22","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=59335"},"modified":"2024-04-29T17:44:22","modified_gmt":"2024-04-29T17:44:22","slug":"prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/","title":{"rendered":"Prokuroria k\u00ebrkon d\u00ebnimin e Enver Sekiraq\u00ebs: \u2018Triumf Riza m\u00eb shp\u00ebtoi nga plumbat\u2019"},"content":{"rendered":"<h3>N\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, me dh\u00ebnien e fjal\u00ebve p\u00ebrfundimtare ka p\u00ebrfunduar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn gjykimi ndaj Enver Sekiraq\u00ebs, n\u00eb rastin ku ai po akuzohet p\u00ebr nxitje n\u00eb vrasjen e Triumf Riz\u00ebs.<\/h3>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb, i akuzuari deklaroi se nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb her\u00ebt probleme me tani t\u00eb ndjerin, kurse prokurori special Burim \u00c7erkini tha se Sekiraqa ishte udh\u00ebheq\u00ebs i grupit q\u00eb urdh\u00ebroi vrasjen, andaj \u00ebsht\u00eb penalisht p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt p\u00ebrfundimtare i dor\u00ebzuan me shkrim prokurori special Burim \u00c7erkini, i d\u00ebmtuari Shefqet Riza dhe mbrojt\u00ebsja e t\u00eb akuzuarit Sekiraqa, avokatja Kosovare Kelmendi.<\/p>\n<p>Prokurori \u00c7erkini, gjat\u00eb elaborimit t\u00eb fjal\u00ebs p\u00ebrfundimtare tha se gjat\u00eb administrimit t\u00eb provave \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se Sekiraqa ka kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet, duke shtuar nd\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb i akuzuari ishte udh\u00ebheq\u00ebs i grupit q\u00eb urdh\u00ebroi vrasjen e Riz\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cEnver Sekirqa ishte udh\u00ebheq\u00ebs i grupit q\u00eb kishte urdh\u00ebruar vrasjen e t\u00eb ndjerit Triumf Riza\u201d, tha prokurori \u00c7erkini.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, prokurori \u00c7erkini deklaroi se gjykata duhet t\u2019ua fal\u00eb besimin provave t\u00eb prezantuara, duke shtuar se nuk ekziston asnj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb p\u00ebrjashton p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb t\u00eb akuzuarit Sekiraqa dhe se ai \u00ebsht\u00eb penalisht p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori i propozoi trupit gjykues q\u00eb t\u00eb akuzuarin Sekiraqa ta shpall fajtor dhe se me rastin e matjes s\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb marr\u00eb parasysh si rrethan\u00eb r\u00ebnduese t\u00eb kaluar\u00ebn kriminale t\u00eb t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, i d\u00ebmtuari Riza nuk ishte n\u00eb gjendje q\u00eb ta elaboronte fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare, p\u00ebr shkak se sipas tij kishte ngarkes\u00eb.<\/p>\n<p>I d\u00ebmtuari shtoi se q\u00ebndron prapa \u00e7far\u00ebdo t\u00eb drejte q\u00eb i takon me ligj dhe se pajtohet me fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prokurori \u00c7erkini.<\/p>\n<p>Kurse, avokatja Kelmendi gjat\u00eb elaborimit t\u00eb fjal\u00ebs p\u00ebrfundimtare k\u00ebrkoi drejt\u00ebsi nga trupi gjykues, duke k\u00ebrkuar aktgjykim lirues n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe refuzim t\u00eb aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Kelmendit, nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb i akuzuari Sekiraqa ka nxitur vrasjen e tani t\u00eb ndjerit Riza.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vetme q\u00eb Enver Sekiraqa ka nxitur vrasjen e t\u00eb ndjerit Triumf Riza\u201d, tha avokatja Kelmendi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, avokatja tha se i d\u00ebnuari p\u00ebr vrasjen e Triumf Riz\u00ebs, Arben Berisha nuk ishte pjes\u00eb e grupit t\u00eb t\u00eb mbrojturit t\u00eb saj dhe se ai kishte deklaruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje se Sekiraqa nuk e kishte nxitur at\u00eb q\u00eb ta kryente vrasjen.<\/p>\n<p>Avokatja Kelmendi po ashtu shtoi se provat e administruara v\u00ebrtetuan se nuk ka ekzistuar motivi i t\u00eb akuzuarit Sekiraqa p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb tani t\u00eb ndjerin dhe se veprimet inkriminuese t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb aktakuz\u00eb nuk form\u00ebsojn\u00eb vepr\u00ebn penale.<\/p>\n<p>Paraprakisht, i akuzuari Sekiraqa deklaroi se q\u00ebndron pran\u00eb deklarimeve t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb her\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb shqyrtim gjyq\u00ebsor e m\u00eb specifikisht n\u00eb deklarimet q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2015, para trupit gjykues s\u00eb EULEX-it.<\/p>\n<p>Sekiraqa tha se ishte i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb pyetjet e prokurori dhe trupit gjykues n\u00ebse kan\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>Por, prokurori \u00c7erkini tha se nuk ka pyetje p\u00ebr t\u00eb akuzuarin Sekiraqa, nd\u00ebrsa n\u00eb pyetjet e trupit gjykues, i akuzuari tha se nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb probleme m\u00eb her\u00ebt me Riz\u00ebn para rastit \u201cSwiss Casinos\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Sekiraqa deklaroi se nuk mund ta mohonte se tani i ndjeri Riza e kishte shp\u00ebtuar nga plumbat n\u00eb rastin e \u201cSwiss Casinos\u201d, duke shtuar se Arben Selmanaj i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb kok\u00eb me revole.<\/p>\n<p>\u201cArben Selmanaj m\u2019ka ra mu me revole n\u00eb kok\u00eb\u2026 k\u00ebtu mrapa, mandej un\u00eb jam kan\u00eb pa vet\u00ebdije edhe \u00e7ka u bo aty nuk e di s\u2019muj me fol tash ve\u00e7 kur e kam pa veten n\u00eb spital, prej plumave kam than\u00eb ma ka pshtu Triumfi jet\u00ebn, m\u2019ka ngreh mrapa shankit\u201d, tha Sekiraqa.<\/p>\n<p>Sekiraqa deklaroi se nuk i kishte th\u00ebn\u00eb d\u00ebshmitarit Gjon Kqira q\u00eb e kishte rrahur tani i ndjeri Triumf Riza kur ai kishte shkuar q\u00eb ta vizitonte.<\/p>\n<p>Sipas tij, d\u00ebshmitarin Kqira e kishte d\u00ebrguar Arben Selmanaj tek ai p\u00ebr t\u2019u pajtuar, duke shtuar se ai i kishte th\u00ebn\u00eb se nuk kishte pun\u00eb me ta dhe se ia linte drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam mshel at\u00eb rast n\u00eb at\u00eb moment q\u00eb kam than\u00eb ia la drejt\u00ebsis\u00eb, .. s\u2019ka pas pun\u00eb Enveri me ta\u201d, tha Sekiraqa.<\/p>\n<p>Po ashtu, i akuzuari tha se n\u00eb momentin se nuk ke pun\u00eb me dik\u00eb, i bie q\u00eb ia ke fal\u00eb dhe q\u00eb ishe mbyllur ajo \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, thekson se do kishte th\u00ebn\u00eb se do ia kthente dhe nuk do kishte bes\u00eb, e q\u00eb k\u00ebto Sekiraqa thot\u00eb se nuk i ka th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, fillim t\u00eb seanc\u00ebs prokurori \u00c7erkini tha se q\u00ebndron prapa propozimit t\u00eb 29 shtatorit 2023 p\u00ebr administrim t\u00eb provave materiale, kurse avokatja Kelmendi tha se mbetet pran\u00eb kund\u00ebrshtimeve t\u00eb b\u00ebra lidhur me k\u00ebto prova materiale.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, kjo \u00e7\u00ebshtje penale u shpall e p\u00ebrfunduar dhe n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs pritet t\u00eb shpallet aktgjykimi.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraq\u00ebn p\u00ebr nxitje n\u00eb vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar d\u00ebnim n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 30 vitesh.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, Gjykata e Apelit m\u00eb 6 mars 2020, kishte vendosur t\u00eb aprovoj\u00eb ankes\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb Sekiraq\u00ebs duke e kthyer rastin p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb n\u00eb rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ishte marr\u00eb me shkelje t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Sekiraqa p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin rast ishte d\u00ebnuar edhe m\u00eb 17 maj 2016, p\u00ebr dy vepra penale p\u00ebr \u201cnxitje n\u00eb kryerje t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d dhe p\u00ebr vepr\u00ebn \u201cdetyrimi\u201d me d\u00ebnim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cdhunimi\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit, m\u00eb 24 tetor 2017, kishte mbajtur nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore lidhur me caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj Enver Sekiraq\u00ebs, pasi e nj\u00ebjta gjykat\u00eb m\u00eb 19 tetor, n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes, e kishte liruar nga paraburgimi at\u00eb dhe ndaj tij kishte shqiptuar mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>P\u00ebr ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj tij, kishin votuar tri gjykat\u00ebset e Apelit, dy nga radh\u00ebt e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykat\u00ebsja vendore Mejreme Memaj.<\/p>\n<p>Por, kjo gjykat\u00eb, pas vet\u00ebm dy dit\u00ebsh, kishte vendosur q\u00eb s\u00ebrish ta rikthej\u00eb n\u00eb paraburgim Enver Sekiraq\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shkak ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fotografi e publikuar n\u00eb rrjetin social, nga miqt\u00eb q\u00eb e kishin vizituar at\u00eb pas lirimit nga paraburgimi.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, kishte vler\u00ebsuar se Enver Sekiraqa ka shkelur mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak, q\u00eb i ishte caktuar.<\/p>\n<p>Ndryshe, n\u00eb seanc\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, e cila ishte mbajtur m\u00eb 6 shtator 2017, ku ishin shqyrtuar pretendimet ankimore t\u00eb pal\u00ebve, Enver Sekiraqa, kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb lirohet nga paraburgimi dhe t\u00eb mbrohet n\u00eb liri.<\/p>\n<p>E si garancion p\u00ebr lirimin e tij, Sekiraqa kishte ofruar pasurin\u00eb e tij, p\u00ebrfshir\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, lokalin dhe nj\u00eb shum\u00eb parash, t\u00eb cilat kishte th\u00ebn\u00eb se do t\u2019i mblidhte me ndihm\u00ebn e familjes.<\/p>\n<p>Prokurorja nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, Anca Stan, n\u00eb seanc\u00ebn e 6 shtatorit t\u00eb kolegjit t\u00eb Apelit, kishte deklaruar se p\u00ebrve\u00e7 pretendimeve n\u00eb ankes\u00eb nuk kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb shtonte tjet\u00ebr, por e nj\u00ebjta kishte th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrkesa e pal\u00ebs mbrojt\u00ebse q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohen disa nga provat kruciale jan\u00eb t\u00eb gabuara.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs kishte ngritur aktakuz\u00eb ndaj Enver Sekiraq\u00ebs p\u00ebr tri vepra penale, p\u00ebr nxitje n\u00eb vrasjen e Triumf Riz\u00ebs, \u201cdetyrim\u201d dhe \u201cdhunim\u201d, ku p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb e kishte shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur n\u00eb \u201cSwiss Casino\u201d n\u00eb mes t\u00eb Sekiraq\u00ebs dhe Riz\u00ebs ishte nj\u00ebri nga motivet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb vrasjen e Triumf Riz\u00ebs.<\/p>\n<p>Incidenti n\u00eb \u201cSwiss Casino\u201d, kishte ndodhur n\u00eb dhjetorin e vitit 2006, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Enver Sekiraqa dhe disa shoq\u00ebrues t\u00eb tij n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb incident i plagosur r\u00ebnd\u00eb kishte mbetur Arben Selmani.<\/p>\n<p>Triumf Riza u vra m\u00eb 30 gusht t\u00eb vitit 2007, vrasje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Arben Berisha \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 35 vjet burg, nd\u00ebrsa Enver Sekiraqa ishte d\u00ebnuar me 37 vjet burgim, raporton betimiperdrejtesi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, me dh\u00ebnien e fjal\u00ebve p\u00ebrfundimtare ka p\u00ebrfunduar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn gjykimi ndaj Enver Sekiraq\u00ebs, n\u00eb rastin ku ai po akuzohet p\u00ebr nxitje n\u00eb vrasjen e Triumf Riz\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb, i akuzuari deklaroi se nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb her\u00ebt probleme me tani t\u00eb ndjerin, kurse prokurori special Burim \u00c7erkini tha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":59336,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[544],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Prokuroria k\u00ebrkon d\u00ebnimin e Enver Sekiraq\u00ebs: \u2018Triumf Riza m\u00eb shp\u00ebtoi nga plumbat\u2019<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Prokuroria k\u00ebrkon d\u00ebnimin e Enver Sekiraq\u00ebs: \u2018Triumf Riza m\u00eb shp\u00ebtoi nga plumbat\u2019\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, me dh\u00ebnien e fjal\u00ebve p\u00ebrfundimtare ka p\u00ebrfunduar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn gjykimi ndaj Enver Sekiraq\u00ebs, n\u00eb rastin ku ai po akuzohet p\u00ebr nxitje n\u00eb vrasjen e Triumf Riz\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb, i akuzuari deklaroi se nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb her\u00ebt probleme me tani t\u00eb ndjerin, kurse prokurori special Burim \u00c7erkini tha [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-04-29T17:44:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/prokuroriaaaaa.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"439\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"M M\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"M M\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/\"},\"author\":{\"name\":\"M M\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\"},\"headline\":\"Prokuroria k\u00ebrkon d\u00ebnimin e Enver Sekiraq\u00ebs: \u2018Triumf Riza m\u00eb shp\u00ebtoi nga plumbat\u2019\",\"datePublished\":\"2024-04-29T17:44:22+00:00\",\"dateModified\":\"2024-04-29T17:44:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/\"},\"wordCount\":1515,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Prokuroria\"],\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/\",\"name\":\"Prokuroria k\u00ebrkon d\u00ebnimin e Enver Sekiraq\u00ebs: \u2018Triumf Riza m\u00eb shp\u00ebtoi nga plumbat\u2019\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-04-29T17:44:22+00:00\",\"dateModified\":\"2024-04-29T17:44:22+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Prokuroria k\u00ebrkon d\u00ebnimin e Enver Sekiraq\u00ebs: \u2018Triumf Riza m\u00eb shp\u00ebtoi nga plumbat\u2019\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\",\"name\":\"M M\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"M M\"},\"sameAs\":[\"http:\/\/MM\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Prokuroria k\u00ebrkon d\u00ebnimin e Enver Sekiraq\u00ebs: \u2018Triumf Riza m\u00eb shp\u00ebtoi nga plumbat\u2019","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Prokuroria k\u00ebrkon d\u00ebnimin e Enver Sekiraq\u00ebs: \u2018Triumf Riza m\u00eb shp\u00ebtoi nga plumbat\u2019","og_description":"N\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, me dh\u00ebnien e fjal\u00ebve p\u00ebrfundimtare ka p\u00ebrfunduar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn gjykimi ndaj Enver Sekiraq\u00ebs, n\u00eb rastin ku ai po akuzohet p\u00ebr nxitje n\u00eb vrasjen e Triumf Riz\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb, i akuzuari deklaroi se nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb her\u00ebt probleme me tani t\u00eb ndjerin, kurse prokurori special Burim \u00c7erkini tha [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_published_time":"2024-04-29T17:44:22+00:00","og_image":[{"width":780,"height":439,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/prokuroriaaaaa.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"M M","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"M M","Est. reading time":"8 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/"},"author":{"name":"M M","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3"},"headline":"Prokuroria k\u00ebrkon d\u00ebnimin e Enver Sekiraq\u00ebs: \u2018Triumf Riza m\u00eb shp\u00ebtoi nga plumbat\u2019","datePublished":"2024-04-29T17:44:22+00:00","dateModified":"2024-04-29T17:44:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/"},"wordCount":1515,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Prokuroria"],"articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/","name":"Prokuroria k\u00ebrkon d\u00ebnimin e Enver Sekiraq\u00ebs: \u2018Triumf Riza m\u00eb shp\u00ebtoi nga plumbat\u2019","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2024-04-29T17:44:22+00:00","dateModified":"2024-04-29T17:44:22+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/prokuroria-kerkon-denimin-e-enver-sekiraqes-triumf-riza-me-shpetoi-nga-plumbat\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Prokuroria k\u00ebrkon d\u00ebnimin e Enver Sekiraq\u00ebs: \u2018Triumf Riza m\u00eb shp\u00ebtoi nga plumbat\u2019"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3","name":"M M","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","caption":"M M"},"sameAs":["http:\/\/MM"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59335"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59335"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59335\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59337,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59335\/revisions\/59337"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59336"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}