{"id":56539,"date":"2024-04-15T18:28:41","date_gmt":"2024-04-15T18:28:41","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=56539"},"modified":"2024-04-15T18:28:41","modified_gmt":"2024-04-15T18:28:41","slug":"ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/","title":{"rendered":"Ambiciet e Kosov\u00ebs p\u00ebr K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 drejt finishit a bllokimit?"},"content":{"rendered":"<h3>Kosova mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb pran\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs m\u00eb 16 prill, kur Asambleja e tij Parlamentare ta shqyrtoj\u00eb nj\u00eb raport q\u00eb rekomandon an\u00ebtar\u00ebsimin e saj.<\/h3>\n<p>N\u00eb Strasburg do t\u00eb mbahet votimi dhe n\u00ebse dy t\u00eb tretat e parlamentar\u00ebve komb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb 46 shtetet an\u00ebtare t\u00eb organizat\u00ebs, japin drit\u00ebn e gjelb\u00ebr, \u00e7\u00ebshtja do t\u00eb kaloj\u00eb para ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, sakt\u00ebsisht nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, dhe ata do ta marrin vendimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs \u2013 nj\u00eb synim i Kosov\u00ebs q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb nga Serbia n\u00eb vitin 2008 \u2013 do t\u00eb n\u00ebnkuptonte, mes tjerash, p\u00ebrfaq\u00ebsimin e parlamentar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb organizat\u00ebs. Kosovar\u00ebt, po ashtu, do t\u00eb mund t\u2019i paraqisnin rastet e tyre n\u00eb Gjykat\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. Vendi do t\u2019i bashkohej edhe Unionit t\u00eb Transmetuesve Evropian\u00eb, duke i hapur rrug\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb tij n\u00eb gar\u00ebn vjetore t\u00eb k\u00ebng\u00ebs, Eurovizion.<\/p>\n<p>Gjasat jan\u00eb q\u00eb dy t\u00eb tretat e votave t\u00eb arrihen. Nj\u00eb raport p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje u miratua m\u00eb 27 mars nga Komiteti p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Politike dhe Demokraci i Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, i cili deklaroi se \u201caspiratat e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs duhet t\u00eb marrin p\u00ebrgjigje pozitive\u201d.<\/p>\n<p>Tani, 12 nga 46 shtetet an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs nuk e konsiderojn\u00eb Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur \u2013 m\u00eb pak se pakica bllokuese.<\/p>\n<p>Ato p\u00ebrfshijn\u00eb Serbin\u00eb dhe Bosnje e Hercegovin\u00ebn, pes\u00eb vendet e BE-s\u00eb: Qipron, Greqin\u00eb, Rumanin\u00eb, Sllovakin\u00eb dhe Spanj\u00ebn, si dhe Armenin\u00eb, Azerbajxhanin, Gjeorgjin\u00eb, Moldavin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Ato nuk kan\u00eb ndonj\u00eb arsye t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, por shumica e k\u00ebtyre vendeve jan\u00eb kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ose p\u00ebr shkak t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb tyre t\u00eb brendshme territoriale, ose p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tyre me pakicat, q\u00eb potencialisht mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pavar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, jo t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebtyre vendeve mund t\u00eb votojn\u00eb sipas pik\u00ebpamjeve politike, t\u00eb shprehura nga kryeqytetet e tyre p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit ukrainas, p\u00ebr shembull, do t\u00eb ken\u00eb \u201cnj\u00eb vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u201d dhe mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb vendet e tjera ta ndjekin shembullin.<\/p>\n<p>Ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb ket\u00eb mjaft p\u00ebrfaq\u00ebsues q\u00eb do t\u00eb zgjedhin t\u00eb abstenojn\u00eb \u2013 gj\u00eb q\u00eb do t\u2019i hapte rrug\u00eb nj\u00eb drite jeshile p\u00ebr Prishtin\u00ebn. \u00cbsht\u00eb gjithashtu dometh\u00ebn\u00ebse q\u00eb autorja e raportit, Dora Bakoyannis, \u00ebsht\u00eb ish-ministre e Jashtme e Greqis\u00eb dhe motra e kryeministrit aktual grek, Kyriakos Mitsotakis.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb delegacioni grek \u2013 pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimit formal t\u00eb mosnjohjes s\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 ta mb\u00ebshtes\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb loj\u00eb numrash n\u00eb Strasburg.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb pushtet t\u00eb Hungaris\u00eb, Fidesz, ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb votojn\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsisht njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga Hungaria. Kjo reflekton lidhjet gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ngushta t\u00eb Budapestit me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes mund t\u00eb ndihmoj\u00eb edhe grupi i atyre q\u00eb K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs i quan \u201cjurist\u00eb t\u00eb shquar\u201d, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb studiuar \u00e7\u00ebshtjen e an\u00ebtar\u00ebsimit eventual t\u00eb Kosov\u00ebs nga pik\u00ebpamja ligjore.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb pohuar se vler\u00ebsimi p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim politik, dhe kan\u00eb theksuar se prania e Kosov\u00ebs n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk sjell ndonj\u00eb kompetenc\u00eb ekzekutive, se autoritetet e Kosov\u00ebs ushtrojn\u00eb juridiksion mbi territorin dhe popullsin\u00eb e Kosov\u00ebs, se Kosova ka marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe se Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb ka konstatuar se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk ka qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pra, baz\u00eb ligjore p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim ka, shkruan Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Por, pse po ndodh kjo tani?<\/p>\n<p>Ka disa arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Fillimisht, Rusia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs menj\u00ebher\u00eb pas pushtimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022. Me Mosk\u00ebn jasht\u00eb organizat\u00ebs, Serbia ka humbur nj\u00eb nga aleat\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Pastaj \u00ebsht\u00eb edhe fakti se Kosova, tashm\u00eb, u \u00ebsht\u00eb bashkuar disa organeve t\u00eb lidhura me K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, si Komisioni i Venecias dhe Banka p\u00ebr Zhvillim e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>I lidhur me k\u00ebt\u00eb zhvillim \u00ebsht\u00eb edhe dialogu p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, i nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja, i cili vazhdon n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme diplomatike q\u00eb nga viti 2011.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb thuhet se ky dialog gjendet tani n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ndonj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb numri incidentesh q\u00eb kan\u00eb ndodhur vitin e kaluar, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu vendimin e Prishtin\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrdorimin e targave t\u00eb Kosov\u00ebs, dor\u00ebheqjen masive t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga policia dhe zyra t\u00eb tjera publike, zgjedhjet lokale pa pjes\u00ebmarrjen e serb\u00ebve dhe sulmin \u2013 e lidhur me Beogradin \u2013 n\u00eb Manastirin e Banjsk\u00ebs, i cili ka rezultuar me vrasjen e nj\u00eb zyrtari t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, para k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb dukur se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim i madh me Marr\u00ebveshjen e Ohrit, t\u00eb cil\u00ebn Kosova dhe Serbia e kan\u00eb arritur verbalisht n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga pikat e saj thuhet se \u201cSerbia nuk do ta kund\u00ebrshtoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb asnj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d. Dy dispozita t\u00eb tjera jan\u00eb, gjithashtu, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst: se Kosova \u201cdo t\u00eb angazhohet t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb duhur t\u00eb vet\u00ebmenaxhimit p\u00ebr komunitetin etnik serb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe \u201cdo t\u00eb garantoj\u00eb sigurin\u00eb e pronave t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe brenda kufijve t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje jan\u00eb edhe dy gj\u00ebra q\u00eb duhet t\u00eb dihen. S\u00eb pari, ajo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga asnj\u00ebra pal\u00eb, edhe pse kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka shprehur s\u00eb paku gatishm\u00ebri p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Pra, ligjshm\u00ebria e marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb e diskutueshme. S\u00eb dyti dhe m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, nuk ka ndonj\u00eb pajtim se \u00e7far\u00eb duhet zbatuar s\u00eb pari.<\/p>\n<p>Kosova, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb kuptimi, ka l\u00ebvizur e para. Kjo ka ndodhur kur Qeveria e saj ka vendosur n\u00eb muajin mars q\u00eb t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e 24 hektar\u00ebve tok\u00eb Manastirit t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb De\u00e7an, n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs ka vendosur n\u00eb favor t\u00eb manastirit qysh n\u00eb vitin 2016, por qeverit\u00eb e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb refuzuar ta zbatojn\u00eb at\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kjo kthes\u00eb e ka shtyr\u00eb Bakoyannisin q\u00eb t\u00eb rekomandoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, Kosova i ka edhe dy detyra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u2019i kryer: themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe dhe trajtimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shpron\u00ebsimit t\u00eb pronave n\u00eb ato komuna. Sipas raportit t\u00eb Bakoyannisit, t\u00eb dyja k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb \u201cangazhim pas an\u00ebtar\u00ebsimit\u201d i Prishtin\u00ebs. Dhe, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse bashk\u00ebsia e gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare pajtohet me k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00e7\u00ebshtja kalon n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, politik\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, pastaj, do t\u00eb b\u00ebhet rreth vendimit t\u00eb Komitetit t\u00eb Ministrave, muajin e ardhsh\u00ebm. Ashtu sikurse n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare, vendimi mund t\u00eb merret me nj\u00eb shumic\u00eb prej dy t\u00eb tretash, por do t\u00eb ishte i paprecedent\u00eb \u2013 ministrat, deri m\u00eb tani, kan\u00eb arritur gjithmon\u00eb konsensus p\u00ebr pranimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Serbia tashm\u00eb ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb mundur p\u00ebr ta parandaluar an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs dhe ajo mund t\u00eb ket\u00eb sukses.<\/p>\n<p>Nj\u00eb skenar mund t\u00eb jet\u00eb q\u00eb n\u00eb maj t\u00eb mos merret fare vendimi p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>I ashtuquajturi QUINT, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Franca, Gjermania, Italia, Mbret\u00ebria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, do q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb nj\u00eb projektligj t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, t\u00eb paraqitur nga Kosova, p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe, para se t\u00eb bjer\u00eb dakord q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb dal\u00eb n\u00eb rend dite n\u00eb takimin ministror.<\/p>\n<p>Ata e shohin k\u00ebt\u00eb si shansin e fundit p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion Kurtit q\u00eb ta pajtohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pasi an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb karota e fundit per\u00ebndimore q\u00eb i ofrohet atij. An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr.<\/p>\n<p>P\u00ebr themelimin e k\u00ebtij asociacioni, Kosova dhe Serbia jan\u00eb pajtuar n\u00eb vitin 2013, por Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje ligjshm\u00ebrin\u00eb e marr\u00ebveshjes, si p\u00ebr kompetencat ekzekutive q\u00eb do t\u2019i g\u00ebzonte Asociacioni, ashtu edhe p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e tij etnike, pasi duket se nuk mund t\u00eb ket\u00eb joserb\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar atje \u2013 gj\u00eb q\u00eb, si\u00e7 argumentohet, do t\u00eb ishte antikushtetuese.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pra, Kosov\u00ebs mund t\u2019i jepet nj\u00eb shtys\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb gjat\u00eb votimit n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, por vendimi p\u00ebrfundimtar i 46 ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm mund t\u00eb shtyhet p\u00ebr s\u00eb paku nj\u00eb vit, n\u00ebse nuk arrihet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vazhdim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb pran\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs m\u00eb 16 prill, kur Asambleja e tij Parlamentare ta shqyrtoj\u00eb nj\u00eb raport q\u00eb rekomandon an\u00ebtar\u00ebsimin e saj. N\u00eb Strasburg do t\u00eb mbahet votimi dhe n\u00ebse dy t\u00eb tretat e parlamentar\u00ebve komb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb 46 shtetet an\u00ebtare t\u00eb organizat\u00ebs, japin drit\u00ebn e gjelb\u00ebr, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":56540,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[1146],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ambiciet e Kosov\u00ebs p\u00ebr K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 drejt finishit a bllokimit?<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ambiciet e Kosov\u00ebs p\u00ebr K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 drejt finishit a bllokimit?\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kosova mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb pran\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs m\u00eb 16 prill, kur Asambleja e tij Parlamentare ta shqyrtoj\u00eb nj\u00eb raport q\u00eb rekomandon an\u00ebtar\u00ebsimin e saj. N\u00eb Strasburg do t\u00eb mbahet votimi dhe n\u00ebse dy t\u00eb tretat e parlamentar\u00ebve komb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb 46 shtetet an\u00ebtare t\u00eb organizat\u00ebs, japin drit\u00ebn e gjelb\u00ebr, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-04-15T18:28:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/kurti1-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1066\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"M M\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"M M\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/\"},\"author\":{\"name\":\"M M\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\"},\"headline\":\"Ambiciet e Kosov\u00ebs p\u00ebr K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 drejt finishit a bllokimit?\",\"datePublished\":\"2024-04-15T18:28:41+00:00\",\"dateModified\":\"2024-04-15T18:28:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/\"},\"wordCount\":1661,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Kryesoret\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/\",\"name\":\"Ambiciet e Kosov\u00ebs p\u00ebr K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 drejt finishit a bllokimit?\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-04-15T18:28:41+00:00\",\"dateModified\":\"2024-04-15T18:28:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ambiciet e Kosov\u00ebs p\u00ebr K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 drejt finishit a bllokimit?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\",\"name\":\"M M\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"M M\"},\"sameAs\":[\"http:\/\/MM\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ambiciet e Kosov\u00ebs p\u00ebr K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 drejt finishit a bllokimit?","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ambiciet e Kosov\u00ebs p\u00ebr K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 drejt finishit a bllokimit?","og_description":"Kosova mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb pran\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs m\u00eb 16 prill, kur Asambleja e tij Parlamentare ta shqyrtoj\u00eb nj\u00eb raport q\u00eb rekomandon an\u00ebtar\u00ebsimin e saj. N\u00eb Strasburg do t\u00eb mbahet votimi dhe n\u00ebse dy t\u00eb tretat e parlamentar\u00ebve komb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb 46 shtetet an\u00ebtare t\u00eb organizat\u00ebs, japin drit\u00ebn e gjelb\u00ebr, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_published_time":"2024-04-15T18:28:41+00:00","og_image":[{"width":1600,"height":1066,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/kurti1-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"M M","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"M M","Est. reading time":"8 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/"},"author":{"name":"M M","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3"},"headline":"Ambiciet e Kosov\u00ebs p\u00ebr K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 drejt finishit a bllokimit?","datePublished":"2024-04-15T18:28:41+00:00","dateModified":"2024-04-15T18:28:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/"},"wordCount":1661,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"articleSection":["Kryesoret"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/","name":"Ambiciet e Kosov\u00ebs p\u00ebr K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 drejt finishit a bllokimit?","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2024-04-15T18:28:41+00:00","dateModified":"2024-04-15T18:28:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ambiciet-e-kosoves-per-keshill-te-evropes-drejt-finishit-a-bllokimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ambiciet e Kosov\u00ebs p\u00ebr K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 drejt finishit a bllokimit?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3","name":"M M","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","caption":"M M"},"sameAs":["http:\/\/MM"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56539"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56539"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56539\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":56541,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56539\/revisions\/56541"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56540"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56539"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56539"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56539"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}