{"id":52290,"date":"2024-03-13T18:22:07","date_gmt":"2024-03-13T18:22:07","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=52290"},"modified":"2024-03-13T18:28:48","modified_gmt":"2024-03-13T18:28:48","slug":"apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/","title":{"rendered":"Apeli ia v\u00ebrteton d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e 15-vje\u00e7arit dhe babait t\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<h3>Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb te\u0308 marre\u0308 me\u0308 9 tetor 2023, me t\u00eb cilin Xhafer Bardhi e\u0308shte\u0308 de\u0308nuar me burgim te\u0308 pe\u0308rjetshe\u0308m p\u00ebr akuz\u00ebn se si rezultat i nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje pron\u00ebsore ka privuar nga jeta 15-vje\u00e7arin A.M., dhe prindin e tij B.M. Kurse, djali i tij Amir Bardhi, e\u0308shte\u0308 liruar nga akuza.<\/h3>\n<p>Ndaj aktgjykimit te\u0308 Themelores, ankese\u0308 kishte ushtruar Prokuroria Themelore ne\u0308 Prishtine\u0308 p\u00ebrkitazi me pjes\u00ebn liruese, p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, v\u00ebrtetimit t\u00eb gabuar ose jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike dhe shkeljes s\u00eb Ligjit Penal.<\/p>\n<p>Prokuroria ka propozuar q\u00eb aktgjykimi i ankimuar p\u00ebrkitazi me t\u00eb akuzuarin Amir Bardhi t\u00eb anulohet dhe \u00e7\u00ebshtja t\u00eb kthehet n\u00eb rivendosje, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>Kurse, mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Xhafer Bardhi, avokati Haxhi Millaku, ka ushtruar ankes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, v\u00ebrtetimit t\u00eb gabuar ose jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike, shkeljes s\u00eb Ligjit Penal dhe vendimit p\u00ebr d\u00ebnim.<\/p>\n<p>Millaku kishte propozuar q\u00eb aktgjykimi i ankimuar t\u00eb anulohet dhe \u00e7\u00ebshtja t\u00eb kthehet n\u00eb rivendosje, apo t\u00eb ndryshohet dhe i akuzuari t\u00eb shpallet fajtor sipas propozimit n\u00eb ankes\u00eb dhe t\u2019i shqiptohet d\u00ebnim m\u00eb i but\u00eb me burgim.<\/p>\n<p>Po ashtu, p\u00ebrgjigje n\u00eb ankes\u00ebn e Prokuroris\u00eb, ka paraqitur mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Amir Bardhi, avokati Agron Hoti, me propozim q\u00eb t\u00eb refuzohet si e pabazuar, nd\u00ebrsa aktgjykimi i ankimuar p\u00ebr pjes\u00ebn liruese t\u00eb v\u00ebrtetohet.<\/p>\n<p>Andaj, Gjykata e Apelit me\u0308 1 mars 2024, ka marre\u0308 vendim me te\u0308 cilin ka refuzuar si t\u00eb pabazuara: ankes\u00ebn e Prokuroris\u00eb dhe avokatit Millaku, nd\u00ebrsa ka v\u00ebrtetuar aktgjykimin e Themelores. Kurse, ankesa e t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs S.M., p\u00ebrkitazi me pjes\u00ebn liruese, \u00ebsht\u00eb hudhur si e palejuar.<\/p>\n<p>Apeli vler\u00ebson se nuk ka shkelje t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, t\u00eb cilat do ta kusht\u00ebzonin anulimin e aktgjykimit t\u00eb ankimuar dhe at\u00eb si p\u00ebr pjes\u00ebn d\u00ebnuese ashtu, edhe p\u00ebr pjes\u00ebn liruese.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb arsye t\u00eb mjaftueshme e t\u00eb argumentuara si p\u00ebr pjes\u00ebn d\u00ebnuese dhe p\u00ebr pjes\u00ebn liruese t\u00eb aktgjykimit t\u00eb ankimuar.<\/p>\n<p>Shkalla e dyt\u00eb vler\u00ebson se kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr pjes\u00ebn d\u00ebnuese p\u00ebr t\u00eb akuzuarin Xhafer Bardhi, dispozitivi i aktgjykimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, i kuptuesh\u00ebm dhe konkret, dhe se \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me arsyetimin.<\/p>\n<p>Po ashtu, edhe p\u00ebr pjes\u00ebn liruese p\u00ebr t\u00eb akuzuarin Amir Bardhi, Apeli vler\u00ebson se Themelorja ka p\u00ebrfshir\u00eb provat, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe deklaratat e t\u00eb d\u00ebmtuarve- d\u00ebshmitar\u00ebve okular\u00eb, ku nuk v\u00ebrtetohet se i akuzuari Amir ka nd\u00ebrmarr\u00eb \u00e7far\u00ebdo veprimi konkret inkriminues, q\u00eb do t\u00eb ndikonte thelb\u00ebsisht n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, sikur q\u00eb pretendon Prokuroria n\u00eb ankes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr pjes\u00ebn d\u00ebnuese, n\u00eb dispozitivin e aktgjykimit t\u00eb ankimuar, p\u00ebrve\u00e7, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrshkruar t\u00eb gjitha veprimet inkriminuese t\u00eb akuzuarit, p\u00ebrkitazi me m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb kryer vepra penale n\u00eb fjal\u00eb, po ashtu, jan\u00eb p\u00ebrshkruar edhe veprimet inkriminuese q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb form\u00ebn cil\u00ebsuese t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb vrasjes, pra, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb kryer ndaj nj\u00eb t\u00eb mituri, se me k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrve\u00e7, q\u00eb jan\u00eb privuar nga jeta dy persona, po ashtu, \u00ebsht\u00eb rrezikuar edhe jeta e personave t\u00eb tjer\u00eb-pra, t\u00eb d\u00ebmtuarve V. M, D. M. dhe V. M\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykimin e Apelit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, thuhet se jan\u00eb p\u00ebrshkruar edhe veprimet inkriminuese t\u00eb t\u00eb akuzuarit t\u00eb nd\u00ebrmarra n\u00eb momentin kritik t\u00eb kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale, por edhe veprimet tjera p\u00ebrkitazi me motivin e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale dhe faktet dhe rrethanat q\u00eb edhe i kan\u00eb paraprir\u00eb kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Aty thuhet se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se deri tek ngjarja kritike ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve rreth pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb malit, ku i akuzuari ka pretenduar se tani t\u00eb ndjer\u00ebt A. M. dhe B. M., por, edhe t\u00eb d\u00ebmtuarit po merrnin drunj n\u00eb malin e t\u00eb akuzuarit, kurse t\u00eb d\u00ebmtuarit s\u00eb bashku me tani t\u00eb ndjer\u00ebt kan\u00eb konsideruar se jan\u00eb duke prer\u00eb dhe marr\u00eb drunj n\u00eb malin e shtetit.<\/p>\n<p>Apeli thekson se vrasja \u00ebsht\u00eb kryer me dashje direkte, e jo sikur q\u00eb pretendon mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vrasje t\u00eb kryer n\u00eb gjendje t\u00eb afektit mendor apo edhe nga pakujdesia.<\/p>\n<p>\u201c\u2026gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, ka dh\u00ebn\u00eb arsye t\u00eb mjaftueshme se p\u00ebrse, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vrasje t\u00eb kryer n\u00ebn ndikimin e tronditjes s\u00eb fort\u00eb mendore, kur, i akuzuari nuk ka qen\u00eb i kanosur, por, as i sulmuar nga t\u00eb d\u00ebmtuarit, por, as nga tani t\u00eb ndjer\u00ebt B. M. dhe A. M, por, pa m\u00ebdyshje \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se dit\u00ebn kritike i akuzuari Xh. B., ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime konkrete inkriminuese n\u00eb drejtim t\u00eb kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor si n\u00eb dispozitiv t\u00eb aktgjykimit t\u00eb ankimuar\u201d, thuhet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas Apelit, n\u00eb vendimin e Themelores \u00ebsht\u00eb arsyetuar se me asnj\u00eb prov\u00eb n\u00eb shkresat e l\u00ebnd\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se i akuzuari Amir Bardhi t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb veprim inkriminues n\u00eb bashk\u00ebkryerje me baban\u00eb e tij.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb v\u00ebrtetohet se i akuzuari A. B., n\u00eb \u00e7far\u00ebdo, m\u00ebnyre ka kontribuar n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale nga i akuzuari Xh. B., ngase, kur, \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr dritat, q\u00eb pretendohet se t\u00eb d\u00ebmtuarit kan\u00eb v\u00ebrejtur dy drita, asnj\u00ebri e as tjetri nuk v\u00ebrtetojn\u00eb se \u00e7ka, konkretisht nd\u00ebrmori i akuzuari A. B., q\u00eb t\u00eb konsiderohet si kontribut thelb\u00ebsor n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale me t\u00eb akuzuarin Xh. B., ngase, drita n\u00eb kok\u00eb kishte edhe vet\u00eb i akuzuari Xh. B., prandaj, edhe nuk ka pasur nevoj\u00eb p\u00ebr drit\u00ebn e t\u00eb akuzuarit A. B., i cili po ashtu, supozohet ta ket\u00eb pasur drit\u00ebn n\u00eb kok\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, sipas Apelit, asnj\u00eb fakt nuk ka ngelur i dyshimt\u00eb apo i pav\u00ebrtetuar nga shkalla e par\u00eb, pasi vler\u00ebson se ka dh\u00ebn\u00eb arsye t\u00eb qarta p\u00ebr vendin, koh\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale dhe po ashtu edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ka ardhur deri te kryerja e vepr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, nuk q\u00ebndrojn\u00eb as pretendimet ankimore p\u00ebrkitazi me v\u00ebrtetimin e gabuar dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike dhe shkelje t\u00eb Ligjit Penal.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebrkitazi me pretendimin p\u00ebr vendimin p\u00ebr d\u00ebnimin, Gjykata e Apelit, gjen se pretendimet ankimore t\u00eb mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb akuzuarit Xhafer Bardhi, nuk jan\u00eb t\u00eb bazuara, nd\u00ebrsa p\u00ebrmenden shkalla e lart\u00eb e rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vepr\u00ebs penale, shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb dashjes, mosha e t\u00eb miturit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026kjo gjykat\u00eb, duke marr\u00eb parasysh rrethanat r\u00ebnduese t\u00eb cekura si m\u00eb lart\u00eb, konsideron se d\u00ebnimi t\u00eb cilin i ka shqiptuar gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, t\u00eb akuzuarit \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe i ligjsh\u00ebm, dhe se, i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me intensitetin e rrezikshm\u00ebris\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb vepr\u00ebs t\u00eb kryer penale dhe shkall\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb akuzuarit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb preventiv\u00ebs gjenerale dhe individuale dhe se me k\u00ebto d\u00ebnime do t\u00eb arrihet q\u00ebllimi i nd\u00ebshkimit i parapar\u00eb me dispozit\u00ebn e nenit 38 t\u00eb KPRK-s\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, thuhet se ankesa e pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar S.M., p\u00ebrkitazi me lirimin e t\u00eb akuzuarit Amir, \u00ebsht\u00eb hudhur si e palejuar ngase me dispozitat n\u00eb fjal\u00eb parashihet se i d\u00ebmtuari mund t\u00eb paraqes\u00eb ankes\u00eb ndaj aktgjykimit dhe at\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr vendimin e gjykat\u00ebs, lidhur me sanksionet penale dhe at\u00eb p\u00ebr veprat penale q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb kapitujt kund\u00ebr jet\u00ebs dhe trupit, kund\u00ebr integritetit seksual dhe kund\u00ebr siguris\u00eb s\u00eb trafikut publik si dhe tek vendimet mbi shpenzimet e procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Pra, nuk lejohet ankesa e till\u00eb edhe p\u00ebr bazat tjera ankimore apo edhe p\u00ebr rastet kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me aktgjykim lirues, prandaj Gjykata e Apelit, e hudhi ankes\u00ebn si t\u00eb palejuar.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 9 tetor 2023 e ka d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Xhafer Bardhin kurse djalin e tij, Amir Bardhin e ka liruar nga akuza. Aty ishte konstatuar se pa m\u00ebdyshje \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se pas mosmarr\u00ebveshjes pron\u00ebsore lidhur me prerjen e malit i akuzuari Xhafer Bardhi e ka privuar nga jeta A.M dhe pas plag\u00ebve kishte vdekur edhe B.M n\u00eb QKUK.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrpiluar m\u00eb 28 shkurt 2022, nga Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb pandehurit Xhafer Bardhi dhe Amir Bardhi, ngarkoheshin se m\u00eb 5 prill 2021 n\u00eb vendin e quajtur \u201cZabel\u201d n\u00eb pyllin e fshatit Gradic\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje pron\u00ebsore rreth s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb malit, me dashje t\u00eb pandehurit Bardhi n\u00eb bashk\u00ebkryerje kan\u00eb privuar nga jeta t\u00eb miturin- tani t\u00eb ndjerin A.M 15-vje\u00e7ar dhe prindin e tij B.M.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se t\u00eb nj\u00ebjtit kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik dhe jet\u00ebn e personave tjer\u00eb, t\u00eb d\u00ebmtuarave Valdrin, Valmir dhe Driton Muja, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb derisa i pandehuri Amir Bardhi ka qen\u00eb duke ecur rrug\u00ebs s\u00eb malit bashk\u00eb me djalin e axh\u00ebs s\u00eb tij, d\u00ebshmitarin Fisnik Bardhi, aty takohen me t\u00eb d\u00ebmtuarin Valdrin Muja, i cili ka shkuar nga mali, vendi ku ka qen\u00eb duke prer\u00eb drunj, p\u00ebr ta marr\u00eb traktorin dhe p\u00ebr t\u00eb ngarkuar drunjt\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb duke i prer\u00eb n\u00eb mal.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, aktakuza thot\u00eb se Amiri e ka pyetur Valdrinin se \u201c\u00e7ka jeni duke b\u00ebr\u00eb\u201d dhe se i nj\u00ebjti i tregon se jan\u00eb duke prer\u00eb drunj n\u00eb mal dhe m\u00eb pas i d\u00ebmtuari Valdrin vazhdon rrug\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb vendit ku kan\u00eb qen\u00eb duke prer\u00eb drunjt\u00eb, nd\u00ebrsa Amiri dhe Fisniku po ashtu ndahen.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se i pandehuri Amir n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit e njofton t\u00eb pandehurin Xhafer se t\u00eb d\u00ebmtuarit jan\u00eb duke prer\u00eb drunj n\u00eb mal t\u00eb cil\u00ebt bisedojn\u00eb p\u00ebr 62 sekonda.<\/p>\n<p>I pandehuri Xhafer i cili ka qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, thuhet se i merr dy drita p\u00ebr ndri\u00e7im t\u00eb cilat vendosen n\u00eb kok\u00eb, merr arm\u00ebn-pushk\u00ebn e gjuetis\u00eb dhe niset m\u00eb vetur\u00ebn e tipit \u201cGolf 2\u201d e rrug\u00ebs b\u00ebhen bashk\u00eb t\u00eb dy t\u00eb pandehurit dhe vazhdojn\u00eb n\u00eb drejtimi t\u00eb vendit ku t\u00eb d\u00ebmtuarit kan\u00eb qen\u00eb duke prer\u00eb drunj.<\/p>\n<p>Aty, i pandehuri Amir thuhet se ka kontribuar n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale, duke ndri\u00e7uar me nj\u00ebr\u00ebn drit\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr gjuajte t\u00eb pandehurit Xhafer, e po ashtu edhe i pandehuri Xhafer ka ndri\u00e7uar me nj\u00ebr\u00ebn drit\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb ky i fundit ka sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit tani t\u00eb ndjerit A.M i cili n\u00eb at\u00eb moment b\u00ebrtet \u201cbab\u00eb m\u00eb rroki\u201d.<\/p>\n<p>Pastaj, kur i ndjeri B.M dhe i d\u00ebmtuari Valdrin shkojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb A.M p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00eb, at\u00ebher\u00eb thuhet se i pandehuri Xhafer prap\u00eb shkrep dhe e q\u00ebllon tani t\u00eb ndjerin B.M n\u00eb kok\u00eb, ku m\u00eb pas i thot\u00eb t\u00eb pandehurit Amir \u201cikim bir se u bo m**\u201d.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se n\u00eb vendin e ngjarjes jan\u00eb gjetur 16 g\u00ebzhoja t\u00eb vogla me t\u00eb cilat i kan\u00eb rrezikuar edhe t\u00eb d\u00ebmtuarit Valdrin, Valmir dhe Driton Muja, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb prezent duke prer\u00eb dhe bartur drunj, ku k\u00ebta dy t\u00eb fundit jan\u00eb alivanosur pas dy t\u00eb sht\u00ebnave.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ndjerin A.M n\u00eb Qendr\u00ebn e Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare n\u00eb Drenas konstatohet vdekja e tij, ku vdekja e tij \u00ebsht\u00eb e dhunshme dhe ka ardhur si rrjedhoj\u00eb e gjakderdhjes masive t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme si pasoj\u00eb e veprimit dinamik t\u00eb predhave t\u00eb hedhura nga arma e gjuetis\u00eb. Nd\u00ebrsa, tani i ndjeri B.M p\u00ebson l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda trupore, ku m\u00eb 15 prill 2021 nd\u00ebrron jet\u00eb n\u00eb QKUK edhe ai si pasoj\u00eb e plag\u00ebve vdekjeprur\u00ebse.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, t\u00eb pandehurit Bardhi akuzoheshin se n\u00eb bashk\u00ebkryerje kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cVrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.1, 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 31 t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kurse, sipas dispozitivit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj akuze, i pandehuri Xhafer n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e zbatuesh\u00ebm lidhur me arm\u00eb t\u00eb tilla ka pasur n\u00eb posedim arm\u00ebn-pushk\u00ebn e gjuetis\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka punuar vet\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb, i pandehuri Xhafer Bardhi akuzohej edhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMbajtja n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve\u201d nga neni 366, paragrafi 1 t\u00eb KPRKs\u00eb.\/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb te\u0308 marre\u0308 me\u0308 9 tetor 2023, me t\u00eb cilin Xhafer Bardhi e\u0308shte\u0308 de\u0308nuar me burgim te\u0308 pe\u0308rjetshe\u0308m p\u00ebr akuz\u00ebn se si rezultat i nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje pron\u00ebsore ka privuar nga jeta 15-vje\u00e7arin A.M., dhe prindin e tij B.M. Kurse, djali i tij Amir Bardhi, e\u0308shte\u0308 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":52291,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[1146],"tags":[1986],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Apeli ia v\u00ebrteton d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e 15-vje\u00e7arit dhe babait t\u00eb tij<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Apeli ia v\u00ebrteton d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e 15-vje\u00e7arit dhe babait t\u00eb tij\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb te\u0308 marre\u0308 me\u0308 9 tetor 2023, me t\u00eb cilin Xhafer Bardhi e\u0308shte\u0308 de\u0308nuar me burgim te\u0308 pe\u0308rjetshe\u0308m p\u00ebr akuz\u00ebn se si rezultat i nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje pron\u00ebsore ka privuar nga jeta 15-vje\u00e7arin A.M., dhe prindin e tij B.M. Kurse, djali i tij Amir Bardhi, e\u0308shte\u0308 [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-03-13T18:22:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-03-13T18:28:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Gjykata-e-Apelit_Atdhe_Mulla.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"919\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"M M\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"M M\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/\"},\"author\":{\"name\":\"M M\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\"},\"headline\":\"Apeli ia v\u00ebrteton d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e 15-vje\u00e7arit dhe babait t\u00eb tij\",\"datePublished\":\"2024-03-13T18:22:07+00:00\",\"dateModified\":\"2024-03-13T18:28:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/\"},\"wordCount\":2276,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Gjykata e Apelit\"],\"articleSection\":[\"Kryesoret\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/\",\"name\":\"Apeli ia v\u00ebrteton d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e 15-vje\u00e7arit dhe babait t\u00eb tij\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-03-13T18:22:07+00:00\",\"dateModified\":\"2024-03-13T18:28:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Apeli ia v\u00ebrteton d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e 15-vje\u00e7arit dhe babait t\u00eb tij\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\",\"name\":\"M M\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"M M\"},\"sameAs\":[\"http:\/\/MM\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Apeli ia v\u00ebrteton d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e 15-vje\u00e7arit dhe babait t\u00eb tij","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Apeli ia v\u00ebrteton d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e 15-vje\u00e7arit dhe babait t\u00eb tij","og_description":"Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb te\u0308 marre\u0308 me\u0308 9 tetor 2023, me t\u00eb cilin Xhafer Bardhi e\u0308shte\u0308 de\u0308nuar me burgim te\u0308 pe\u0308rjetshe\u0308m p\u00ebr akuz\u00ebn se si rezultat i nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje pron\u00ebsore ka privuar nga jeta 15-vje\u00e7arin A.M., dhe prindin e tij B.M. Kurse, djali i tij Amir Bardhi, e\u0308shte\u0308 [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_published_time":"2024-03-13T18:22:07+00:00","article_modified_time":"2024-03-13T18:28:48+00:00","og_image":[{"width":1600,"height":919,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/Gjykata-e-Apelit_Atdhe_Mulla.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"M M","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"M M","Est. reading time":"11 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/"},"author":{"name":"M M","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3"},"headline":"Apeli ia v\u00ebrteton d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e 15-vje\u00e7arit dhe babait t\u00eb tij","datePublished":"2024-03-13T18:22:07+00:00","dateModified":"2024-03-13T18:28:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/"},"wordCount":2276,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Gjykata e Apelit"],"articleSection":["Kryesoret"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/","name":"Apeli ia v\u00ebrteton d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e 15-vje\u00e7arit dhe babait t\u00eb tij","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2024-03-13T18:22:07+00:00","dateModified":"2024-03-13T18:28:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/apeli-ia-verteton-denimin-me-burgim-te-perjetshem-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-15-vjecarit-dhe-babait-te-tij\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Apeli ia v\u00ebrteton d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e 15-vje\u00e7arit dhe babait t\u00eb tij"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3","name":"M M","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","caption":"M M"},"sameAs":["http:\/\/MM"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52290"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52290"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52290\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":52292,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52290\/revisions\/52292"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52291"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}