{"id":48258,"date":"2024-02-14T22:47:10","date_gmt":"2024-02-14T22:47:10","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=48258"},"modified":"2024-02-14T22:47:10","modified_gmt":"2024-02-14T22:47:10","slug":"joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/","title":{"rendered":"Joseph p\u00ebr Banjsk\u00ebn: Kurti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte gol n\u00eb port\u00ebn boshe kund\u00ebrshtare, b\u00ebri autogol"},"content":{"rendered":"<h3>Kryeministri Albin Kurti kishte gjith\u00eb shanset q\u00eb ta shfryt\u00ebzonte momentin ku e hodhi vet\u00eb Serbia me sulmet n\u00eb Banjsk\u00eb dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte \u201cgol me port\u00ebn bosh\u201d, ai b\u00ebn \u201cautogol n\u00eb port\u00ebn e vet\u201d.<\/h3>\n<p>Profesori i Universitetit, Johns Hopkins n\u00eb Amerik\u00eb, Edward P. Joseph, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr A2Cnn, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb momentit ku ndodhet rajoni dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e Kosov\u00ebs me aleat\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjithashtu, profesori i njohur e ka lidhur vizit\u00ebn e Blinkenit n\u00eb Tiran\u00eb me nj\u00eb rr\u00ebshqitje t\u00eb pushtetit n\u00eb autokraci n\u00eb disa vende t\u00eb Ballkanit pik\u00ebrisht tani q\u00eb bota ka nevoj\u00eb p\u00ebr demokraci.<\/p>\n<p>A2 CNN: Cili \u00ebsht\u00eb opinioni juaj p\u00ebr zhvillimet e fundit n\u00eb dialogun Prishtin\u00eb-Beograd? A mendoni se ky proces ka ngecur dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit e Bashkimit Evropian nuk po e b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn si\u00e7 duhet, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe kritikat e vazhdueshme t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj Zotit Borrel dhe Laj\u00e7ak?<\/p>\n<p>Joseph: Mendoj se \u00e7do pal\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj k\u00ebtu, p\u00ebrfshir\u00eb Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Un\u00eb mendoj se Shtetet e Bashkuara kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe k\u00ebtu. Dhe gabimi kryesor, ka shum\u00eb, ka shum\u00eb gabime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb cilat dua t\u00eb flas. S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb gabimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Alleksandar Vu\u00e7iq dhe refuzimi i SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb presidentin Vu\u00e7iq p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autokrat q\u00eb po e \u00e7on Serbin\u00eb prapa, po e merr Serbin\u00eb nga BE-ja dhe po e shtyn m\u00eb af\u00ebr Rusis\u00eb, po destabilizon rajonin.<\/p>\n<p>Pra, ky \u00ebsht\u00eb gabimi i par\u00eb. Pika ime e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr gabimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili i ka dh\u00ebn\u00eb Presidentit Vu\u00e7iq dhurat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga ushtrimi i presionit q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet ndaj Beogradit, p\u00ebr organizimin e sulmit t\u00eb shtatorit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr deformimin e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs me nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb madhe votash n\u00eb Parlamentin Evropian p\u00ebr mashtrime zgjedhore n\u00eb Serbi. Dhe n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, kryeministri Kurti po i jep Presidentit Vu\u00e7iq nj\u00eb dhurat\u00eb duke larguar t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebmendjen nga Beogradi, aty ku duhet t\u00eb jet\u00eb, dhe n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj e ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen te Prishtina p\u00ebr qasjet e gabuara ndaj politik\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>A2 CNN: Koh\u00ebt e fundit ju keni deklaruar se n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb kombeve t\u00eb Bashkuara, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, sh\u00ebnoi n\u00eb port\u00ebn e vet lidhur me seanc\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Dinarit serb. Por vendimi nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb fakt nga qeveria Kurti, por nga Banka Qendrore e Kosov\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i pavarur nga qeveria. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, kryeministri dhe Banka Qendrore u kan\u00eb premtuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb tranzicioni dhe q\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb nd\u00ebshkohen. Pse u shnd\u00ebrrua kjo n\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p>Joseph: Para s\u00eb gjithash, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e Bank\u00eb Qendrore, at\u00ebher\u00eb pse kryeministri Kurti flet vazhdimisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? S\u00eb pari kjo dhe pastaj s\u00eb dyti, p\u00ebrse po b\u00ebn komente politikash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb ai thjesht mund t\u00eb thot\u00eb: \u2018Epo, m\u00eb falni, ju duhet t\u2019i \u00e7oni t\u00eb gjitha pyetjet tuaja n\u00eb Bank\u00ebn Qendrore sepse kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e politik\u00ebs s\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje se si Kosova i trajton t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e saj dhe se si Kosova merr vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe komplekse t\u00eb politikave. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ndonj\u00eb rregullore p\u00ebr p\u00ebrdorimin e euros, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime shum\u00eb t\u00eb mira dhe absolutisht q\u00eb ne dhe miqt\u00eb e tjer\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs e njohim. Ai p\u00ebrfshin gjithashtu \u00e7\u00ebshtje t\u00eb taksimit, t\u00eb transfertave tatimore. K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe komplekse. Dhe kryeministri Kurti s\u00ebrish ka marr\u00eb nj\u00eb vendim krejt\u00ebsisht t\u00eb pakoordinuar, pa asnj\u00eb njoftim. Banka Qendrore mund ta kishte diskutuar leht\u00ebsisht vet\u00eb k\u00ebt\u00eb me Bashkimin Evropian, me Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj ai vazhdon me veprime t\u00eb pakoordinuara q\u00eb po d\u00ebmtojn\u00eb interesin komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po e p\u00ebrs\u00ebris k\u00ebtu, kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. K\u00ebto lloj hapash t\u00eb pakoordinuar d\u00ebmtojn\u00eb interesin komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs. Ata para publikut kosovar paraqiten si nj\u00eb pohim i fuqish\u00ebm i sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe madje mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Por pa mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, k\u00ebto jan\u00eb gabime q\u00eb forcojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb duart e presidentit Vu\u00e7iq. Dhe un\u00eb theksoj k\u00ebtu se seanca e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb q\u00eb u mbajt jav\u00ebn e kaluar ishte krejt\u00ebsisht e panevojshme. Nuk pati nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb till\u00eb. Dhe kjo erdhi vet\u00ebm si nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr presidentin Vu\u00e7iq, i cili mund t\u00eb luaj\u00eb mbrojt\u00ebsin e madh t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe dhurat\u00eb edhe p\u00ebr Rusin\u00eb e Kin\u00ebn, vende t\u00eb cilat po minojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke u dh\u00ebn\u00eb atyre nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur se sa e keqe \u00ebsht\u00eb Kosova. Pra ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb i kryeministrit Kurti. Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb. Dhe ai ka nevoj\u00eb, dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb se nuk mund t\u00eb luajn\u00eb m\u00eb k\u00ebshtu me interesat komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>A2 CNN: Duke par\u00eb zhvillimet e fundit dhe kritikat e forta t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb drejtim t\u00eb qeveris\u00eb Kurti, n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb nisur dyshime lidhur me sjelljen e Amerik\u00ebs, pasi t\u00eb l\u00eb p\u00ebrshtypjen se mund t\u00eb t\u00eb ktheje shpin\u00ebn shum\u00eb shpejt. Pse po ndodh kjo?<\/p>\n<p>Joseph: Epo, shikoni, sa i p\u00ebrket q\u00ebndrimit t\u00eb SHBA-s\u00eb, ju b\u00ebj thirrje shikuesve tuaj q\u00eb t\u00eb shohin seanc\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar dhe t\u00eb shohin se si Rusia dhe Kina pat\u00ebn k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb kritikuar Kosov\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb folur se sa e keqe \u00ebsht\u00eb Kosova dhe m\u00eb pas d\u00ebgjoni se \u00e7far\u00eb than\u00eb Shtetet e Bashkuara, q\u00eb mbrojtjen Kosov\u00ebn. Shikuesit tuaj mund t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb vet\u00eb dhe t\u00eb vendosin vet\u00eb n\u00ebse jan\u00eb Shtetet e Bashkuara q\u00eb gjithmon\u00eb e respektojn\u00eb dhe dalin n\u00eb pah si mbrojt\u00ebsit m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. SHBA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mik i fort\u00eb, miku m\u00eb i mir\u00eb i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por kryeministri Kurti duhet q\u00eb edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn, ai t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lider q\u00eb do t\u00eb veproj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe do t\u00eb punoj\u00eb me miqt\u00eb e Kosov\u00ebs. Nuk jan\u00eb vet\u00ebm Shtetet e Bashkuara. Edhe Gjermania ka kritikuar at\u00eb q\u00eb po b\u00ebn Kosova. Ambasadori ka th\u00ebn\u00eb se ky vendim p\u00ebr dinarin tani duhet t\u00eb b\u00ebhet me faza. Kryeministri Kurti tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbrojtje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe duhet t\u00eb jap\u00eb shpjegime. Dhe presidenti Vu\u00e7iq e merr k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb. Ai tani duket sikur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbrojt\u00ebs i madh i serb\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs. Pra k\u00ebto jan\u00eb gabime shum\u00eb t\u00eb qarta p\u00ebr Kosov\u00ebn. K\u00ebto po d\u00ebmtojn\u00eb interesin komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur fokusi duhet t\u00eb jet\u00eb tek presidenti Vu\u00e7iq si nj\u00eb aleat pro-rus n\u00eb Ballkan, i cili po destabilizon Kosov\u00ebn, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovin\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>A2 CNN: Duke ju rikthyer K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit n\u00eb Kombet e Bashkuara, sa shqet\u00ebsuese ishin deklaratat e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, q\u00eb k\u00ebrkoi kthimin e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Tashm\u00eb jan\u00eb shfaqur dhe grafite n\u00eb mure n\u00eb veri ku shkruhet: kur ushtria serbe t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto lloj mesazhesh u shfaq\u00ebn edhe para sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb, por a rrezikon Kosova?<\/p>\n<p>Joseph: Kjo p\u00ebrmbush plot\u00ebsisht at\u00eb q\u00eb un\u00eb po them. Pse duhet t\u2019ia jepni presidentit Vu\u00e7iq k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi? Pse duhej ta b\u00ebnit k\u00ebt\u00eb kur gj\u00ebrat po l\u00ebviznin n\u00eb drejtimin e duhur? Pse duhej t\u00eb ndodhte kjo kur serb\u00ebt po marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje p\u00ebr komunat n\u00eb veri dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ka presion t\u00eb madh p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Serbi nga Parlamenti Evropian. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kritika, Vu\u00e7iq sjell n\u00eb v\u00ebmendje \u00e7\u00ebshtjen e siguris\u00eb, duke l\u00ebshuar kritika ndaj Kosov\u00ebs dhe pretenduar dhe vepruar sikur presidenti Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebsi m\u00eb i madh i serb\u00ebve \u201ct\u00eb gjor\u00eb\u201d t\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk mund ta them me fjal\u00eb se sa gabim i r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb ky. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb autogol n\u00eb port\u00ebn e Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb t\u00eb sh\u00ebnosh nj\u00eb autogol n\u00eb port\u00ebn t\u00ebnde kur ke mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb sh\u00ebnosh\u201d.<\/p>\n<p>A2 CNN: A mendoni se ka p\u00ebrfshirje t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb rritjen e tensioneve mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, dhe sa real \u00ebsht\u00eb rreziku q\u00eb Putin t\u00eb shtrij\u00eb duart dhe n\u00eb Ballkan p\u00ebr t\u00eb nxitur nj\u00eb luft\u00eb, shqet\u00ebsim i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur shpesh edhe nga NATO?<\/p>\n<p>Joseph: Sfida kryesore e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb njihet plot\u00ebsisht, t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb NATO, t\u2019i bashkohet organizatave si Interpoli. Kina dhe Rusia jan\u00eb bashkuar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Serbin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr ta mbajtur Kosov\u00ebn t\u00eb izoluar. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb Rusia dhe Kina. Pra, ajo q\u00eb b\u00ebri kryeministri ishte nj\u00eb vendim i pakoordinuar p\u00ebr Evrop\u00ebn, krejt\u00ebsisht i pakoordinuar. I surprizoi t\u00eb gjith\u00eb, befasoi dhe Gjermanin\u00eb. Ai u dha mund\u00ebsin\u00eb Serbis\u00eb, Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb shfaqje t\u00eb madhe. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht gj\u00ebja e fundit q\u00eb duhej t\u00eb ndodhte.<\/p>\n<p>Prandaj them q\u00eb kryeministri Kurti, ai dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb af\u00ebrt duhet t\u00eb reflektojn\u00eb, duhet t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb interesit komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, jo n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb populiste, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb marrin disa pik\u00eb politike brenda me votuesit n\u00eb Kosov\u00eb dhe kund\u00ebr Vu\u00e7iq: \u2018Shikoni sa t\u00eb ashp\u00ebr jemi\u2019. Ka pasur gabime majin e kaluar q\u00eb kryeministri Kurti i b\u00ebri s\u00ebrish n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakoordinuar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull tjet\u00ebr q\u00eb kryeministri Kurti duhet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb. Shtetet e Bashkuara, BE, Gjermania, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Italia, k\u00ebta jan\u00eb miq t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Punoni me miqt\u00eb tuaj. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e komplikuar. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb dilem\u00eb. Punoni me miqt\u00eb tuaj. Po. Vendimi p\u00ebr Euron duhet t\u00eb zbatohet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Parandalimi i pastrimit t\u00eb parave, parandalimi i krimit t\u00eb organizuar, po duhet t\u00eb ndodh\u00eb. Punoni me Shtetet e Bashkuara me Bashkimin Evropian. Mos b\u00ebni hapa t\u00eb pakoordinuar, provokues q\u00eb befasojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe krijojn\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr Aleksander Vu\u00e7iq, p\u00ebr Vladimir Putin dhe p\u00ebr Xi Jinping, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb dhe armiq t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>A2 CNN: N\u00eb fund p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po vjen n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb p\u00ebrkon me p\u00ebrvjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. \u00c7far\u00eb mesazhi pritet q\u00eb t\u00eb jap\u00eb ai nga Tirana, p\u00ebr raportet Kosov\u00eb-Serbi, por edhe sigurin\u00eb n\u00eb Ballkan?<\/p>\n<p>Joseph: Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb soll\u00ebt n\u00eb v\u00ebmendje vizit\u00ebn e Sekretarit t\u00eb Shtetit Blinken. Fakti q\u00eb ai shkon n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Dhe m\u00eb lejoni t\u00eb kujtoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ne shohim ndryshimin n\u00eb Evrop\u00eb midis m\u00ebnyr\u00ebs se si sillen demokracit\u00eb dhe se si sillen autokracit\u00eb. Ne shohim agresionin e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Ne shohim Serbin\u00eb duke promovuar narrativa pro ruse p\u00ebr luft\u00ebn. Shqip\u00ebria dhe kryeministri Edi Rama kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara demokracin\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri demokraci do t\u00eb thot\u00eb pjes\u00ebmarrje aktive e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk ka demokraci pa opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb, pa konkurrenc\u00eb reale politike n\u00eb zgjedhje, edhe n\u00eb koh\u00ebn kur nuk ka zgjedhje. Duhet t\u00eb ket\u00eb media t\u00eb lira dhe kritika t\u00eb hapura ndaj qeveris\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kur gabon. Qeveria duhet t\u00eb flas\u00eb me popullin. Besoj se sekretari Blinken do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb mesazh se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb Ballkani t\u00eb jet\u00eb i fort\u00eb dhe i orientuar drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Dhe besoj se Sekretari Blinken do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb apel p\u00ebr demokracin\u00eb dhe se si duhet t\u00eb zhvillojm\u00eb dhe mbajm\u00eb demokraci t\u00eb forta n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti kishte gjith\u00eb shanset q\u00eb ta shfryt\u00ebzonte momentin ku e hodhi vet\u00eb Serbia me sulmet n\u00eb Banjsk\u00eb dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte \u201cgol me port\u00ebn bosh\u201d, ai b\u00ebn \u201cautogol n\u00eb port\u00ebn e vet\u201d. Profesori i Universitetit, Johns Hopkins n\u00eb Amerik\u00eb, Edward P. Joseph, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr A2Cnn, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":48259,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[2645],"tags":[2309],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Joseph p\u00ebr Banjsk\u00ebn: Kurti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte gol n\u00eb port\u00ebn boshe kund\u00ebrshtare, b\u00ebri autogol<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Joseph p\u00ebr Banjsk\u00ebn: Kurti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte gol n\u00eb port\u00ebn boshe kund\u00ebrshtare, b\u00ebri autogol\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kryeministri Albin Kurti kishte gjith\u00eb shanset q\u00eb ta shfryt\u00ebzonte momentin ku e hodhi vet\u00eb Serbia me sulmet n\u00eb Banjsk\u00eb dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte \u201cgol me port\u00ebn bosh\u201d, ai b\u00ebn \u201cautogol n\u00eb port\u00ebn e vet\u201d. Profesori i Universitetit, Johns Hopkins n\u00eb Amerik\u00eb, Edward P. Joseph, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr A2Cnn, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-02-14T22:47:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/edward-joseph.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1597\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"898\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"M M\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"M M\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/\"},\"author\":{\"name\":\"M M\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\"},\"headline\":\"Joseph p\u00ebr Banjsk\u00ebn: Kurti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte gol n\u00eb port\u00ebn boshe kund\u00ebrshtare, b\u00ebri autogol\",\"datePublished\":\"2024-02-14T22:47:10+00:00\",\"dateModified\":\"2024-02-14T22:47:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/\"},\"wordCount\":2290,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Edward Joseph\"],\"articleSection\":[\"T\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/\",\"name\":\"Joseph p\u00ebr Banjsk\u00ebn: Kurti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte gol n\u00eb port\u00ebn boshe kund\u00ebrshtare, b\u00ebri autogol\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-02-14T22:47:10+00:00\",\"dateModified\":\"2024-02-14T22:47:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Joseph p\u00ebr Banjsk\u00ebn: Kurti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte gol n\u00eb port\u00ebn boshe kund\u00ebrshtare, b\u00ebri autogol\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\",\"name\":\"M M\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"M M\"},\"sameAs\":[\"http:\/\/MM\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Joseph p\u00ebr Banjsk\u00ebn: Kurti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte gol n\u00eb port\u00ebn boshe kund\u00ebrshtare, b\u00ebri autogol","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Joseph p\u00ebr Banjsk\u00ebn: Kurti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte gol n\u00eb port\u00ebn boshe kund\u00ebrshtare, b\u00ebri autogol","og_description":"Kryeministri Albin Kurti kishte gjith\u00eb shanset q\u00eb ta shfryt\u00ebzonte momentin ku e hodhi vet\u00eb Serbia me sulmet n\u00eb Banjsk\u00eb dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte \u201cgol me port\u00ebn bosh\u201d, ai b\u00ebn \u201cautogol n\u00eb port\u00ebn e vet\u201d. Profesori i Universitetit, Johns Hopkins n\u00eb Amerik\u00eb, Edward P. Joseph, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr A2Cnn, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_published_time":"2024-02-14T22:47:10+00:00","og_image":[{"width":1597,"height":898,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/edward-joseph.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"M M","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"M M","Est. reading time":"11 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/"},"author":{"name":"M M","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3"},"headline":"Joseph p\u00ebr Banjsk\u00ebn: Kurti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte gol n\u00eb port\u00ebn boshe kund\u00ebrshtare, b\u00ebri autogol","datePublished":"2024-02-14T22:47:10+00:00","dateModified":"2024-02-14T22:47:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/"},"wordCount":2290,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Edward Joseph"],"articleSection":["T\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/","name":"Joseph p\u00ebr Banjsk\u00ebn: Kurti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte gol n\u00eb port\u00ebn boshe kund\u00ebrshtare, b\u00ebri autogol","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2024-02-14T22:47:10+00:00","dateModified":"2024-02-14T22:47:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/joseph-per-banjsken-kurti-ne-vend-qe-te-bente-gol-ne-porten-boshe-kundershtare-beri-autogol\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Joseph p\u00ebr Banjsk\u00ebn: Kurti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte gol n\u00eb port\u00ebn boshe kund\u00ebrshtare, b\u00ebri autogol"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3","name":"M M","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","caption":"M M"},"sameAs":["http:\/\/MM"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48258"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48258"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48258\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":48260,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48258\/revisions\/48260"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48259"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}