{"id":47970,"date":"2024-02-13T22:29:10","date_gmt":"2024-02-13T22:29:10","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=47970"},"modified":"2024-02-13T22:29:10","modified_gmt":"2024-02-13T22:29:10","slug":"brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/","title":{"rendered":"Brush: Kurti do t\u00eb shkoj shpejt\u00eb n\u00eb zgjedhje"},"content":{"rendered":"<h3>Ish-diplomatja amerikane, Jennifer Brush, e cila m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer si z\u00ebvend\u00ebsshefe e Misionit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb, UNMIK, nuk \u00ebsht\u00eb optimiste se udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb duan zgjidhje n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/h3>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, ajo thot\u00eb se, derisa presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, \u201ce sheh veten si president t\u00eb \u2018bot\u00ebs serbe\u2019, ai nuk mund t\u00eb jet\u00eb negociator i ndersh\u00ebm n\u00eb asnj\u00eb tryez\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket [kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin] Kurti, ai nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb; ai \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ai ka obligime ndaj elektoratit t\u00eb tij dhe do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb rund t\u00eb ri zgjedhjesh s\u00eb shpejti\u201d, thot\u00eb Brush.<\/p>\n<p>Brush, e cila ka sh\u00ebrbyer edhe si z\u00ebvend\u00ebsshefe e misionit n\u00eb Ambasad\u00ebn e SHBA-s\u00eb n\u00eb Beograd, thot\u00eb se Per\u00ebndimi duhet ta rris\u00eb m\u00eb tep\u00ebr presionin mbi Serbin\u00eb, sepse, sipas saj, \u00ebsht\u00eb Serbia ajo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb destabilizuar rajonin dhe jo Kosova.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Ju ishit me mision n\u00eb Kosov\u00eb rreth nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, Kosova sh\u00ebnon 16 vjet nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb. Si ju duket Kosova sot? A ka ndryshuar nga koha kur ju keni qen\u00eb atje?<\/p>\n<p><strong>Jeniffer Brush:<\/strong>\u00a0Kam qen\u00eb n\u00eb Beograd kur Kosova e ka shpallur pavar\u00ebsin\u00eb. Turmat i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn ambasad\u00ebs son\u00eb dhe nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb. Marinsat tan\u00eb jan\u00eb mobilizuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ambasad\u00ebn, popullin ton\u00eb. Pushtimi i ambasad\u00ebs s\u00eb dikujt tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb incident shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb diplomatik.<\/p>\n<p>Dhe, natyrisht, personat q\u00eb ia kan\u00eb v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn, nuk jan\u00eb kapur ende, edhe pse un\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb kabllogramet e mia t\u00eb raportimit nga Beogradi dhe n\u00eb intervistat m\u00eb pas, se ne e dim\u00eb se kush e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb. Pra, kjo ka qen\u00eb p\u00ebrvoja ime e par\u00eb me pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ajo koh\u00eb kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb gj\u00ebra, shoq\u00ebria e Kosov\u00ebs ka ndryshuar, roli i grave ka ndryshuar, dy gra jan\u00eb b\u00ebr\u00eb presidente, shum\u00eb gra kan\u00eb marr\u00eb pozita udh\u00ebheq\u00ebse. Keni zgjedhje demokratike, parlament funksional, gjykat\u00eb t\u00eb lart\u00eb funksionale. Do t\u00eb mund t\u00eb ishte edhe m\u00eb mir\u00eb. Ka ende korrupsion \u2013 k\u00ebt\u00eb e dim\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpiqemi ta luftojm\u00eb. Por, q\u00eb nga bombardimet e NATO-s [q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs m\u00eb 1999], Kosova \u00ebsht\u00eb rritur si demokraci dhe kjo duhet t\u00eb na impresionoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>N\u00eb vitet e fundit kemi par\u00eb q\u00eb Qeveria e tanishme ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, t\u00eb banuar me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>A mendoni se kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb tani m\u00eb shum\u00eb n\u00ebn kontroll t\u00eb autoritetevkosovare<\/p>\n<p><strong>Jennifer Brush:\u00a0<\/strong>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur. Do t\u00eb doja t\u00eb ishte, sepse ashtu t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb ishin n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Do t\u00eb doja q\u00eb Kosova t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb kontroll.<\/p>\n<p>Por, a ka Serbia kontroll mbi veriun? E, kush e kontrollon Serbin\u00eb? A \u00ebsht\u00eb interes i Rusis\u00eb p\u00ebr ta mbajtur situat\u00ebn t\u00eb paq\u00ebndrueshme? Un\u00eb do t\u00eb thosha: po. Pse? P\u00ebr t\u00eb na destabilizuar neve, Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Dialogu mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb ka nisur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Disa marr\u00ebveshje jan\u00eb arritur, por duket se dy vendet nuk jan\u00eb ende n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vij\u00eb. Sa mund t\u00eb zgjas\u00eb kjo sjellje e tyre?<\/p>\n<p><strong>Jennifer Brush:<\/strong>\u00a0P\u00ebr mua nuk \u00ebsht\u00eb aspak e qart\u00eb n\u00ebse pal\u00ebt jan\u00eb t\u00eb interesuara p\u00ebr zgjidhje. T\u00eb mos harrojm\u00eb se [presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar] Vu\u00e7iq ka qen\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Millosheviqit. Ai do q\u00eb ta mbaj\u00eb Kosov\u00ebn k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb. N\u00ebse e p\u00ebrcillni shtypin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u2018bot\u00ebs serbe\u2019[v.j. \u2018bota serbe\u2019 e ka burimin tek ideologjia nacionaliste serbe, e cila synon krijimin e nj\u00eb shteti serb me p\u00ebrfshirje t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Ballkan].<\/p>\n<p>Derisa Vu\u00e7iq mendon se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm president i Serbis\u00eb, por i k\u00ebsaj \u2018bote serbe\u2019, un\u00eb nuk e shoh at\u00eb si negociator t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb asnj\u00eb tryez\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb e di se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian besojn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb marr\u00ebveshje, sepse e ka mb\u00ebshtetjen e popullit dhe kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt se ai, nuk do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje ta vuloste marr\u00ebveshjen. Por, un\u00eb nuk pajtohem. Ashtu, edhe shumica e v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb besojn\u00eb se zgjedhjet parlamentare n\u00eb Serbi nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq mendon se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Tito i ri, me iden\u00eb e t\u00eb ulurit n\u00eb tri karrige \u2013 edhe neutral, edhe n\u00eb rrug\u00eb drejt BE-s\u00eb, edhe me marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta me Rusin\u00eb. Kjo mund t\u00eb ket\u00eb funksionuar n\u00eb vitet \u201940 apo \u201950, por nuk mendoj se n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb aktuale funksionon si politik\u00eb e q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket [kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin] Kurti, ai nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb; ai \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ai ka obligime ndaj elektoratit t\u00eb tij dhe do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb rund t\u00eb ri zgjedhjesh s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb thoshte krijimi i Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe. E di se i jan\u00eb prezantuar modele t\u00eb ndryshme. Por, kjo situat\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: \u201ccila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr \u2013 pula apo veza\u201d, pra ta formoj\u00eb nj\u00ebher\u00eb Asociacionin dhe pastaj t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb njohje nga Serbia, apo ta siguroj\u00eb njohjen dhe pastaj ta themeloj\u00eb Asociacionin. Gj\u00ebegj\u00ebza e pul\u00ebs dhe vez\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur kurr\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, nuk e di se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb presim nga ky dialog me k\u00ebta lojtar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0E p\u00ebrmend\u00ebt Asociacionin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb diskutuara edhe tash, edhe n\u00eb koh\u00ebn kur ju keni qen\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Si e shihni ju funksionimin e k\u00ebtij organi brenda Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Jennifer Brush:\u00a0<\/strong>Mendoj se t\u00eb tjer\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb vizion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Duhet pasur m\u00eb shum\u00eb vullnet se\u00e7 ka tani q\u00eb ai trup t\u00eb funksionoj\u00eb. Por, serb\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e Kosov\u00ebs dhe duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lloj strukture q\u00eb i mbron t\u00eb drejtat e tyre.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Po si e komentoni vendimin e autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb e ndalon dinarin serb n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Jennifer Brush:\u00a0<\/strong>Ka logjik\u00eb prapa tij. Asnj\u00eb vend nuk do q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb p\u00ebrdorin di\u00e7ka tjet\u00ebr, jasht\u00eb valut\u00ebs zyrtare. \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb qen\u00ebt shtet sovran. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb e kuptoj plot\u00ebsisht d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb eliminuar dinarin ose p\u00ebr t\u00eb kontrolluar qarkullimin e tij. Kurti nuk po u k\u00ebrkon serb\u00ebve t\u00eb p\u00ebrdorin nj\u00eb monedh\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb. Ata [Serbia] kan\u00eb euro, ne e shohim sa euro kan\u00eb shpenzuar p\u00ebr arm\u00eb nga Rusia dhe Kina.<\/p>\n<p>Pra, nuk mendoj se euroja \u00ebsht\u00eb problemi. \u00cbsht\u00eb natyra e nj\u00ebanshme e vendimit, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb paralajm\u00ebrim m\u00eb i gjat\u00eb dhe q\u00eb nuk ka pasur diskutime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kosova nuk i ka konsultuar miqt\u00eb e saj. Gj\u00ebja e fundit q\u00eb ata duan, \u00ebsht\u00eb t\u00eb befasohen nga di\u00e7ka kaq dometh\u00ebn\u00ebse. Marrja e vendimit nj\u00ebansh\u00ebm nuk e ndihmon zbatimin e tij, e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk mendoj se ka qen\u00eb ide e keqe, por m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb trajtuar, ka krijuar mosbesim. Ajo q\u00eb tani i duhet Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb besimi i qeverive t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Ambasadori amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier<strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/shba-vendimi-bqk-dinari-\/32796299.html\">,<\/a><\/strong>\u00a0ka th\u00ebn\u00eb se ky vendim mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve me SHBA-n\u00eb. A prisni ndonj\u00eb mas\u00eb nga SHBA-ja, marr\u00eb parasysh se mosbindja e Kurtit n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u00ebsht\u00eb pasuar me masa t\u00eb caktuara\u2026<\/p>\n<p><strong>Jennifer Brush:\u00a0<\/strong>Un\u00eb mendoj se duhet t\u2019i kushtojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje Beogradit dhe Vu\u00e7iqit, sepse Kurti mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb pak brenda kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb destabilizuar rajonin, nd\u00ebrsa Serbia mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb. Dhe, duket se po b\u00ebn, duke e inkurajuar [udh\u00ebheq\u00ebsin e Republik\u00ebs S\u00ebrpska] Milorad Dodik [me ide secesioniste] dhe duke mbajtur miq\u00ebsi me rus\u00ebt.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb isha politik\u00ebb\u00ebr\u00ebse \u2013 gj\u00eb q\u00eb nuk jam m\u00eb \u2013 do t\u00eb shpenzoja shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb duke u fokusuar te Vu\u00e7iqi<strong>,<\/strong>\u00a0Serbia dhe veprimet e tyre.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Marr\u00eb parasysh se n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb vit zgjedhor, si e shihni q\u00ebndrimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb administrat\u00ebs amerikane ndaj Kosov\u00ebs? \u00c7ka mund t\u00eb ndryshoj\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Jennifer Brush:\u00a0<\/strong>Ju kujtohet [ambasadori amerikan, Richard] Grenell, i cili ka krijuar nj\u00eb pist\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb negociatash [mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb]<strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/cingel-serbia-trump-kosova\/32810719.html\">,<\/a><\/strong>\u00a0nga t\u00eb cilat dilnin mesazhe kontradiktore. Ai ka qen\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn e [ish-presidentit amerikan, Donald] Trumpit [i cili garon s\u00ebrish p\u00ebr president]. Qasja e tij ka qen\u00eb e padobishme. Nuk mund t\u00eb keni nj\u00eb mesazh nga Amerika dhe nj\u00eb nga BE-ja.<\/p>\n<p>N\u00ebn presidentin e tanish\u00ebm, Joe Biden [i cili kandidon p\u00ebr rizgjedhje], BE-ja dhe SHBA-ja kan\u00eb punuar shum\u00eb ngusht\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb mesazh. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme si p\u00ebr Kosov\u00ebn, ashtu edhe p\u00ebr Serbin\u00eb q\u00eb ta din\u00eb se SHBA-ja dhe BE-ja jan\u00eb bashk\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse Biden mbetet president, kjo do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu. Por, Trump\u2026 un\u00eb nuk mendoj se do t\u00eb mund ta gjej\u00eb Ballkanin n\u00eb hart\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-diplomatja amerikane, Jennifer Brush, e cila m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer si z\u00ebvend\u00ebsshefe e Misionit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb, UNMIK, nuk \u00ebsht\u00eb optimiste se udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb duan zgjidhje n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, ajo thot\u00eb se, derisa presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":47971,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[2645],"tags":[86],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Brush: Kurti do t\u00eb shkoj shpejt\u00eb n\u00eb zgjedhje<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Brush: Kurti do t\u00eb shkoj shpejt\u00eb n\u00eb zgjedhje\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ish-diplomatja amerikane, Jennifer Brush, e cila m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer si z\u00ebvend\u00ebsshefe e Misionit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb, UNMIK, nuk \u00ebsht\u00eb optimiste se udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb duan zgjidhje n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, ajo thot\u00eb se, derisa presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-02-13T22:29:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/brush.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"M M\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"M M\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/\"},\"author\":{\"name\":\"M M\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\"},\"headline\":\"Brush: Kurti do t\u00eb shkoj shpejt\u00eb n\u00eb zgjedhje\",\"datePublished\":\"2024-02-13T22:29:10+00:00\",\"dateModified\":\"2024-02-13T22:29:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/\"},\"wordCount\":1703,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Albin Kurti\"],\"articleSection\":[\"T\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/\",\"name\":\"Brush: Kurti do t\u00eb shkoj shpejt\u00eb n\u00eb zgjedhje\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-02-13T22:29:10+00:00\",\"dateModified\":\"2024-02-13T22:29:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Brush: Kurti do t\u00eb shkoj shpejt\u00eb n\u00eb zgjedhje\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\",\"name\":\"M M\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"M M\"},\"sameAs\":[\"http:\/\/MM\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Brush: Kurti do t\u00eb shkoj shpejt\u00eb n\u00eb zgjedhje","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Brush: Kurti do t\u00eb shkoj shpejt\u00eb n\u00eb zgjedhje","og_description":"Ish-diplomatja amerikane, Jennifer Brush, e cila m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer si z\u00ebvend\u00ebsshefe e Misionit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb, UNMIK, nuk \u00ebsht\u00eb optimiste se udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb duan zgjidhje n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, ajo thot\u00eb se, derisa presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_published_time":"2024-02-13T22:29:10+00:00","og_image":[{"width":600,"height":400,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/brush.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"M M","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"M M","Est. reading time":"9 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/"},"author":{"name":"M M","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3"},"headline":"Brush: Kurti do t\u00eb shkoj shpejt\u00eb n\u00eb zgjedhje","datePublished":"2024-02-13T22:29:10+00:00","dateModified":"2024-02-13T22:29:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/"},"wordCount":1703,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Albin Kurti"],"articleSection":["T\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/","name":"Brush: Kurti do t\u00eb shkoj shpejt\u00eb n\u00eb zgjedhje","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2024-02-13T22:29:10+00:00","dateModified":"2024-02-13T22:29:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/brush-kurti-do-te-shkoj-shpejte-ne-zgjedhje\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Brush: Kurti do t\u00eb shkoj shpejt\u00eb n\u00eb zgjedhje"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3","name":"M M","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","caption":"M M"},"sameAs":["http:\/\/MM"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47970"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47970"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47970\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":47972,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47970\/revisions\/47972"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47970"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47970"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47970"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}