{"id":41318,"date":"2024-01-03T16:48:44","date_gmt":"2024-01-03T16:48:44","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=41318"},"modified":"2024-01-03T16:48:44","modified_gmt":"2024-01-03T16:48:44","slug":"dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/","title":{"rendered":"Dukagjin Gorani: Kurti e g\u00eblltiti draft-statutin i ekzaltuar nga \u201csukseset n\u00eb terren\u201d, fati i tij i pashk\u00ebputsh\u00ebm nga \u201cZajednica\u201d"},"content":{"rendered":"<h3>Kosova e Serbia kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2023 s\u2019kan\u00eb manifestuar armiq\u00ebsi q\u00eb prej se kan\u00eb mbyllur konfliktin para m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash.<\/h3>\n<div class=\"\">\n<p>Edhe pse Per\u00ebndimi b\u00ebri p\u00ebrpjekje intensive q\u00eb t\u2019i afroj\u00eb pal\u00ebt duke ua hedhur n\u00eb tavolin\u00eb zgjidhjen, gazetari i njohur Dukagjin Gorani, nuk sheh as vendosm\u00ebri as vullnet n\u00eb p\u00ebrpjekjet euroatlantike p\u00ebr t\u00eb mbyllur konfliktin.<\/p>\n<p>\u201cPer\u00ebndimi nuk po ka arsye t\u00eb jet\u00eb i vendosur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pal\u00ebve shum\u00eb von\u00eb i ra nd\u00ebrmend se nuk e duan nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb u pranua dhe u n\u00ebnshkrua s\u00eb paku tri her\u00eb gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve\u201d, vler\u00ebson ai n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Express.<\/p>\n<p>Gorani e sheh si rrug\u00ebdalje rimendimin strukturor t\u00eb krejt procesit edhe pse kjo i duket e v\u00ebshtir\u00eb. Penges\u00eb e sheh Kurtin q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb duke e udh\u00ebhequr vendin.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr udh\u00ebheqjen ton\u00eb, m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb sedra e saj sesa zgjidhja historike. Kam frik\u00eb q\u00eb prej inatit q\u00eb po i shpaloset mosdija, m\u00eb par\u00eb do ta pranoj\u00eb federalizimin me Serbin\u00eb sesa nj\u00eb zgjidhje q\u00eb na afron me Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Por, nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu ajo \u00e7far\u00eb Gorani ka t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr shefin e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAlbin Kurti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kryeminist\u00ebr duke pas\u00eb munges\u00eb kolosale t\u00eb dituris\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet politike e historike mes neve, serb\u00ebve dhe bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>\u201cI armatosur vet\u00ebm me retorik\u00eb adoleshente, Kurti ka qen\u00eb i bindur q\u00eb nj\u00eb l\u00ebmsh i interesave t\u00eb komplikuara strategjike, politike, ekonomike dhe t\u00eb siguris\u00eb \u2013 \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Dialogu \u2013 mund t\u00eb manipulohet vet\u00ebm me formulime gjuh\u00ebsore\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Gorani ka komentuar edhe p\u00ebr Propozimin Evropian p\u00ebr Asociacionin q\u00eb BE po pret t\u00eb nis\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas festave.<\/p>\n<p>\u201cInterpretimin profesional t\u00eb draft-Statutit t\u00eb BE-s\u00eb po ia l\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs. Nuk pretendoj se mund ta dekonstruktoj me sakt\u00ebsi juridike. Por, p\u00ebr aq sa mund t\u00eb kuptohet politikisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krahin\u00eb autonome p\u00ebr serb\u00ebt brenda territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cZajednica, e till\u00eb \u00e7far\u00eb po propozohet, rrezikon t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb ri. Besoj se kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb shtet tep\u00ebr i vog\u00ebl q\u00eb ta absorboj\u00eb nj\u00eb autonomi kaq t\u00eb madhe territoriale dhe politike brenda vetes\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Sipas Goranit, fati i kryeministrit Kurti \u00ebsht\u00eb i lidhur me Asociacion, kreatur\u00ebn q\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare po e k\u00ebrkon me ngulm e q\u00eb Kurti e ka \u201cg\u00eblltitur i ekzaltuar nga \u2018sukseset n\u00eb terren\u2019, e g\u00eblltiti leht\u00ebsisht pak muaj m\u00eb her\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSot, gjykuar nga deklarimet e tij t\u00eb fundit, po shihet se e ka kuptuar loj\u00ebn porse, si zakonisht, me vones\u00eb tragjike \u2013 p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr vendin. Tashm\u00eb, fati dhe karriera e tij politike \u00ebsht\u00eb e pashk\u00ebputshme nga Zajednica. N\u00ebse nuk e zbaton, duhet t\u00eb largohet; n\u00ebse e zbaton, do t\u00eb posht\u00ebrohet \u2013 dhe, s\u00ebrish, t\u00eb largohet. \u2018Little knowledge is dangerous\u2019, thuhet\u2026\u201d<\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb<\/p>\n<p><strong>Gazeta Express: Kosova dhe Serbia po e vazhdojn\u00eb dram\u00ebn e tyre e cila sivjet arriti nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb rrezikshme si\u00e7 ishte rasti i Banjsk\u00ebs. A po shihni vendosm\u00ebri te Per\u00ebndimi dhe vullnet tek pal\u00ebt q\u00eb konflikti t\u00eb mbyllet ndoshta gjat\u00eb vitit 2024?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gorani:<\/strong> Jo, nuk po shoh as vendosm\u00ebri, as vullnet. Per\u00ebndimi nuk po ka arsye t\u00eb jet\u00eb i vendosur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pal\u00ebve shum\u00eb von\u00eb i ra nd\u00ebrmend se nuk e duan nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb u pranua dhe u n\u00ebnshkrua s\u00eb paku tri her\u00eb gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve.<\/p>\n<p>Serbia do veriun e Kosov\u00ebs, e jo Zajednic\u00ebn. Kosova do q\u00eb ta mbaj\u00eb veriun, por jo edhe ta zbatoj\u00eb Zajednic\u00ebn. Formalisht, Per\u00ebndimi mund t\u2019i detyroj\u00eb pal\u00ebt, por ja q\u00eb as ai nuk po do.<\/p>\n<p>Nuk shoh se kjo gjendje absurde ka zgjidhje \u2013 p\u00ebrve\u00e7 rimendimit strukturor t\u00eb mbar\u00eb procesit. N\u00ebse askush nuk e do Zajednic\u00ebn, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb themelohet. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se ka edhe zgjidhje tjet\u00ebr, mir\u00ebpo qeveria e Albin Kurtit tmerrohet nga ajo. Kurti erdhi n\u00eb pushtet duke e p\u00ebr\u00e7muar dhe demonizuar at\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e shoh problem shum\u00eb t\u00eb madh. Rip\u00ebrcaktimi i kufijve shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb mund t\u00eb kthehet s\u00ebrish n\u00eb tavolin\u00eb, mir\u00ebpo nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pamundsh\u00ebm n\u00ebse ka vullnet t\u00eb dyansh\u00ebm. Por, p\u00ebr udh\u00ebheqjen ton\u00eb, m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb sedra e saj se sa zgjidhja historike. Kam frik\u00eb q\u00eb prej inatit q\u00eb po i shpaloset mosdija, m\u00eb par\u00eb do ta pranoj\u00eb federalizimin me Serbin\u00eb se sa nj\u00eb zgjidhje q\u00eb na afron me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gazeta Express: P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb i BE\u2019s\u00eb Josep Borell dhe m\u00eb pas edhe tre lider\u00ebt europian\u00eb than\u00eb se Kurti dhe Vu\u00e7iq n\u00eb tetor jan\u00eb zotuar se do t\u2019i zbatojn\u00eb marr\u00ebveshjet q\u00eb u jan\u00eb propozuar. N\u00ebse n\u00eb formate t\u00eb tilla t\u00eb takimeve \u00e7far\u00eb i kan\u00eb pasur Kryemnistri Kurti dhe Presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq me lider\u00eb evropian\u00eb jepet zotimi, fjala e dh\u00ebn\u00eb duhet t\u00eb mbahet apo jo?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gorani:<\/strong> Mbase, fjala e dh\u00ebn\u00eb mbahet n\u00eb Per\u00ebndim. Tek ne n\u00eb Ballkan, pabesia konsiderohet virtyt kurse mbajtja e fjal\u00ebs \u2013 dob\u00ebsi. Aktualisht, n\u00eb Serbi dhe n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet dy struktura ultra-ballkanike: premtojn\u00eb pa iu trembur syri dhe tradhtojn\u00eb pa fije turpi. Patjet\u00ebr, edhe pushtetet e m\u00ebhershme kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ngjashme, por k\u00ebto aktualet, t\u00eb Vu\u00e7iqit dhe Kurtit, e kan\u00eb ngrit\u00eb pabesin\u00eb dhe pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb n\u00eb nivele po thuaj arg\u00ebtuese. Viteve t\u00eb kaluara, shkelja e marr\u00ebveshjeve ndodhte brenda jav\u00ebve ose muajve: sot, ajo b\u00ebhet brenda nj\u00eb fjalie, brenda nj\u00eb komunikate apo konference p\u00ebr shtyp. Shembull, sot jemi t\u00eb m\u00ebsuar ta konsiderojm\u00eb normale kur kryeministri, presidentja apo kryetari i Kuvendit e fillojn\u00eb fjalimin me refuzim t\u00eb marr\u00ebveshjes dhe e p\u00ebrfundojn\u00eb me pranim t\u00eb saj. Ose, anasjelltas. Nuk m\u00eb ka rastis\u00eb m\u00eb her\u00ebt t\u00eb shoh k\u00ebso mungese elementare t\u00eb skrupullit.<\/p>\n<p><strong>Gazeta Express: N\u00ebse Kurti bindet ta themeloj\u00eb Asociacionin dhe Vu\u00e7iq ta b\u00ebj\u00eb \u2018njohjen de facto\u201d si\u00e7 u k\u00ebrkojn\u00eb lider\u00ebt e Franc\u00ebs, Gjermanis\u00eb dhe Italis\u00eb sikurse edhe SHBA pa nj\u00eb njohje formale, a \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb mund t\u2019i ndal\u00eb armiq\u00ebsit\u00eb e vjetra dhe ta siguroj\u00eb nj\u00ebfar\u00eb normaliteti?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gorani:<\/strong> Zajednica, e till\u00eb \u00e7far\u00eb po propozohet, rrezikon t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb ri. Besoj se kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb shtet tep\u00ebr i vog\u00ebl q\u00eb ta absorboj\u00eb nj\u00eb autonomi kaq t\u00eb madhe territoriale dhe politike brenda vetes. Nj\u00eb \u00e7erek-shekulli ka kaluar nga lufta me Serbin\u00eb dhe dy popujt jan\u00eb alienuar skajshm\u00ebrisht nga nj\u00ebri-tjetri.<\/p>\n<p>Keni parasysh, marr\u00ebdh\u00ebniet mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve nuk mund t\u00eb krahasohen me afinitetin e kroat\u00ebve, boshnjak\u00ebve, malazez\u00ebve apo edhe t\u00eb maqedon\u00ebve \u2013 me serb\u00ebt. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta e flasin dhe e kuptojn\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, jetojn\u00eb brenda nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kulturore e cila ua mir\u00ebmban\u00eb edhe af\u00ebrsin\u00eb politike, ekonomike e shoq\u00ebrore. Sado q\u00eb formalisht refuzojn\u00eb ta pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, megjithat\u00eb kjo mbetet nj\u00eb fakt. Historikisht, ata jan\u00eb popuj t\u00eb af\u00ebrt mes vete. Por, jo edhe ne.<\/p>\n<p>Me shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht shum\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb \u2013 por edhe shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Sot, as nuk e flasim as nuk e kuptojm\u00eb gjuh\u00ebn e nj\u00ebri-tjetrit. Bot\u00ebkuptimet politike, afinitetet kulturore e logjika shoq\u00ebrore jan\u00eb diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta. Ne i kemi syt\u00eb kah Per\u00ebndimi, ata kah Lindja. Sot nuk ekziston as mbamendje minimale mbi jetes\u00ebn e dikurshme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 n\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb ka ekzistuar si e till\u00eb. Personalisht, dhe vet\u00ebm p\u00ebr nga mosha, i takoj nj\u00eb numri shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb ende e flasin serbishten apo serbo-kroatishten, si quhej dikur. Qyftet e sotme ideologjike t\u00eb Beogradit p\u00ebr \u2018Bot\u00ebn Serbe\u2019 mbase mund t\u00eb ken\u00eb kuptim n\u00eb rrethin\u00ebn ballkanike, por jo edhe tek ne. Shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs at\u00eb nuk e kuptojn\u00eb dot as gjuh\u00ebsisht, e l\u00ebre m\u00eb strukturalisht.<\/p>\n<p>Andaj, p\u00ebr \u00e7far\u00eb po flasim? Pas gati 50 viteve t\u00eb largimit t\u00eb q\u00ebllimt\u00eb dhe sistematik mes vete, dy popuj q\u00eb nuk duan t\u00eb jetojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb detyrohen n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb t\u00eb pavullnetshme. Sot, ne as q\u00eb e njohim nj\u00ebri-tjetrin. Si\u00e7 thuhet n\u00eb anglishte, jemi \u2018perfect strangers.\u2019 Si kurdoher\u00eb m\u00eb par\u00eb, jam i bindur se duhet t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje q\u00eb do t\u00eb na mund\u00ebsoj\u00eb t\u00eb kemi fqinj\u00ebsi korrekte, assesi bashk\u00ebjetes\u00eb konfliktoze.<\/p>\n<p><strong>Gazeta Express: Asociacioni mbetet nj\u00eb pik\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ndon\u00ebse thuhet se Kryeministri Kurti e ka pranuar at\u00eb duke i pranuar propozimet e nd\u00ebrmjet\u00ebsve zbatimi nuk \u00ebsht\u00eb i leht\u00eb. N\u00eb fakt, a besoni ju se do ta shihni k\u00ebt\u00eb Kryeminist\u00ebr duke e themeluar nj\u00eb Asociacion q\u00eb e ka kund\u00ebrshtuar pothuaj me t\u00eb gjitha mjetet?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gorani:<\/strong> Albin Kurti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kryeminist\u00ebr duke pas\u00eb munges\u00eb kolosale t\u00eb dituris\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet politike e historike mes neve, serb\u00ebve dhe bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. T\u00eb prodhuar n\u00eb margjinat e nj\u00eb aktivizmi quasi-politik, ai dhe organizata e tij jan\u00eb udh\u00ebhequr me bindje t\u00eb cek\u00ebta mbi k\u00ebt\u00eb proces politik p\u00ebrplot interese disonante nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrplot nd\u00ebrskamca rajonale e sfida brenda-shoq\u00ebrore. I armatosur vet\u00ebm me retorik\u00eb adoleshente, Kurti ka qen\u00eb i bindur q\u00eb nj\u00eb l\u00ebmsh i interesave t\u00eb komplikuara strategjike, politike, ekonomike dhe t\u00eb siguris\u00eb \u2013 \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Dialogu \u2013 mund t\u00eb manipulohet vet\u00ebm me formulime gjuh\u00ebsore. Ngjash\u00ebm me m\u00ebnyr\u00ebn qysh e ka nd\u00ebrtuar Vet\u00ebvendosjen n\u00eb nj\u00eb perandori t\u00eb fjal\u00ebve, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ka tentuar ta zbatoj\u00eb n\u00eb mejdanin e nd\u00ebrlikuar t\u00eb real-politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb t\u00eb rriturve. N\u00eb fund, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb objekt t\u00eb talljes dhe t\u00eb sanksioneve \u2013 ai personalisht, e me t\u00eb edhe mbar\u00eb Republika e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dit\u00ebve t\u00eb fundit po duket ta ket\u00eb kuptuar tmerrin e manipulimit q\u00eb e g\u00eblltiti leht\u00ebsisht gjat\u00eb k\u00ebtij viti, s\u00eb pari n\u00eb Bruksel dhe pastaj n\u00eb Oh\u00ebr. Duket se sot e ka t\u00eb qart\u00eb se ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb mashtrimin m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb \u2013 kur s\u00eb pari t\u00eb inkurajojn\u00eb e ta rrahin krahun p\u00ebr nj\u00eb sjellje t\u00eb pakujdesshme, nd\u00ebrsa pak muaj m\u00eb von\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzojn\u00eb e t\u00eb shantazhojn\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Vendosja e rendit dhe ligjit n\u00eb veri\u2019, \u2018luftimi i bandave kriminale ne veri\u2019, \u2018d\u00ebrgimi i policis\u00eb speciale n\u00eb veri\u2019, \u2018refuzimi i zgjedhjeve serbe n\u00eb Kosov\u00eb\u2019, etj\u2026 t\u00eb gjitha k\u00ebto iu lejuan Kurtit nga ana e autoriteteve supreme politike dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb (QUINT, KFOR, EULEX) me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm \u2013 q\u00eb n\u00eb fund ta pranoj\u00eb Draft-Statutin e Zajednic\u00ebs q\u00eb sot e ka n\u00eb tavolin\u00eb. Kafshat\u00eb kjo, t\u00eb cil\u00ebn, i ekzaltuar nga \u2018sukseset n\u00eb terren\u2019, e g\u00eblltiti leht\u00ebsisht pak muaj m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Sot, gjykuar nga deklarimet e tij t\u00eb fundit, po shihet se e ka kuptuar loj\u00ebn porse, si zakonisht, me vones\u00eb tragjike \u2013 p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr vendin. Tashm\u00eb, fati dhe karriera e tij politike \u00ebsht\u00eb e pashk\u00ebputshme nga Zajednica. N\u00ebse nuk e zbaton, duhet t\u00eb largohet; n\u00ebse e zbaton, do t\u00eb posht\u00ebrohet \u2013 dhe, s\u00ebrish, t\u00eb largohet. \u2018Little kno\u00ebledge is dangerous\u2019, thuhet\u2026<\/p>\n<p><strong>Gazeta Express: Sipas asaj q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb draft-statutin q\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar tashm\u00eb nuk flitet vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb Asociacion, por p\u00ebr nj\u00eb autonomi q\u00eb po e fitojn\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb mund\u00ebson ndikim t\u00eb institucionalizuar t\u00eb Serbis\u00eb. Madje, ka vler\u00ebsime se kjo n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb federalizim t\u00eb Kosov\u00ebs. Por, SHBA dhe BE thon\u00eb se kjo duhet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb pajtim me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. A mjaftojn\u00eb k\u00ebto garanci?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gorani:<\/strong> Interpretimin profesional t\u00eb draft-Statutit t\u00eb BE-s\u00eb po ia l\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs. Nuk pretendoj se mund ta dekonstruktoj me sakt\u00ebsi juridike. Por, p\u00ebr aq sa mund t\u00eb kuptohet politikisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krahin\u00eb autonome p\u00ebr serb\u00ebt brenda territorit t\u00eb Repubik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr nj\u00eb autonomi q\u00eb ka prani t\u00eb rregullt zyrtare, ndihm\u00eb ekonomike dhe p\u00ebrkrahje politike nga Republika e Serbis\u00eb. Shkurt, sipas k\u00ebtij draft-Statuti, Zajednica \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjatim administrativ i Serbis\u00eb brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pajtohem q\u00eb me zbatimin e saj vendosen themelet e nj\u00eb sistemi t\u00eb qeverisjes dualiste t\u00eb vendit, meq\u00eb Kosova do t\u00eb bashk\u00ebqeverisej nga qeveria n\u00eb Prishtin\u00eb dhe ajo n\u00eb Beograd. Do t\u00eb doja t\u00eb thoja se kjo duket shum\u00eb e ngjashme me rregullimin aktual n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb \u2013 me Marr\u00ebveshjen e Daytonit dhe Republik\u00ebn Serbe \u2013 mir\u00ebpo n\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se ajo, p\u00ebr arsyet q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb her\u00ebt. N\u00eb Kosov\u00eb, ky do t\u00eb ishte rregullim federal mes dy popujve q\u00eb \u2013 mes tjerash \u2013 nuk flasin as gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme nuk e kuptojn\u00eb dot nj\u00ebri-tjetrin pa p\u00ebrkthyes ose pa njohje t\u00eb ndonj\u00eb gjuhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. T\u00eb mos flasim p\u00ebr faktin q\u00eb shteti i Serbis\u00eb nuk e fsheh\u00eb synimin q\u00eb Zajednic\u00ebn ta promovoj\u00eb si element jostabiliteti n\u00eb Kosov\u00eb, e jo si \u2013 qoft\u00eb larg \u2013 ur\u00eb p\u00ebrafrimi mes dy popujve.<\/p>\n<p>Natyrisht, k\u00ebtu nuk mund ta faj\u00ebsojm\u00eb Per\u00ebndimin q\u00eb nj\u00eb rregullim t\u00eb till\u00eb e kupton krejt\u00ebsisht normal dhe t\u00eb zbatuesh\u00ebm. Shtetet si Belgjika, Zvicra, Italia, Spanja e shum\u00eb t\u00eb tjera jetojn\u00eb n\u00eb rregullime federale e konfederale me gjuh\u00eb e kultura t\u00eb ndryshme e q\u00eb jan\u00eb zyrtare. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb k\u00ebt\u00eb. Natyrsh\u00ebm, Per\u00ebndimi pret q\u00eb edhe ne t\u00eb funksionojm\u00eb ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, un\u00eb nuk pash\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij 30-vjet\u00ebshi t\u00eb fundit q\u00eb dikush prej k\u00ebtyre dy popujve u p\u00ebrkujdes ta m\u00ebsoj\u00eb madje gjuh\u00ebn e nj\u00ebri-tjetrit. As q\u00eb po shoh sot ndonj\u00eb gatishm\u00ebri nga cilido prej popujve (dhe qeverive) q\u00eb pakicat etnike t\u2019i konsideroj\u00eb pasuri shtet\u00ebrore e shoq\u00ebrore, e jo penges\u00eb etno-politike e demografike. Andaj, s\u00ebrish, p\u00ebr \u00e7far\u00eb po flasim k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr Kushtetut\u00ebn, nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare konsiderohet kushtetuese. Nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr Zajednic\u00ebn, e arritur mes Kosov\u00ebs, Serbis\u00eb dhe bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb konsiderohet dosido n\u00eb pajtim me Kushtetut\u00ebn. Di\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ajo do t\u00eb funksionoj\u00eb apo do t\u2019i thelloj\u00eb mosmarr\u00ebveshjet mes dy popujve.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr Per\u00ebndimin, marr\u00ebveshjet funksionojn\u00eb p\u00ebrderisa ekziston vullneti p\u00ebr zbatimin dhe mir\u00ebmbajtjen e tyre. Ai shpreson se Serbia dhe Kosova e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb vullnet meq\u00eb t\u00eb dyja pohojn\u00eb se pretendojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, etj. Mir\u00ebpo, nga p\u00ebrvoja e dim\u00eb q\u00eb t\u00eb dy shtetet dhe t\u00eb dy popujt po g\u00ebnjejn\u00eb. Andaj, gjasat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb dy qeverit\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ca hapa formal\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb marr\u00ebveshjes dhe pastaj ta paralizojn\u00eb at\u00eb duke vazhduar me t\u00eb vjetr\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Gazeta Express: N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces intensiv dialogu dhe t\u00eb zhvillimeve n\u00eb terren Kosova p\u00ebrfundoi me sanksione t\u00eb BE\u2019s\u00eb, ato nuk u hoq\u00ebn as kur Kosov\u00ebs i erdhi nj\u00eb sulm nga Serbia, pra Banjska, si ka mund\u00ebsi q\u00eb p\u00ebrfunduam n\u00eb k\u00ebso raporti me Brukselin dhe Uashingtonin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gorani:<\/strong> P\u00ebr ne, Banjska ishte moment i agresionit t\u00eb Serbis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs. P\u00ebr Per\u00ebndimin, Banjska ishte (edhe) pasoj\u00eb e politikave t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb ndaj veriut dhe serb\u00ebve. Patjet\u00ebr, sipas tyre ishte edhe agresion, mir\u00ebpo i shkaktuar nga eskalimi gradual i situat\u00ebs politike dhe t\u00eb siguris\u00eb. Madje, me sa e kuptoj logjik\u00ebn politike t\u00eb Per\u00ebndimit, duhet t\u00eb jemi t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb nuk i zgjeruan sanksionet ndaj nesh pas Banjsk\u00ebs.<\/p>\n<p>Si duket, ende nuk po jemi n\u00eb gjendje ta kuptojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si shihemi e vler\u00ebsohemi prej s\u00eb jashtmi: jo si viktim\u00eb, por si nj\u00eb shtet i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm ndaj pakicave, bashk\u00ebjetes\u00ebs multi-etnike dhe bashk\u00ebpunimit rajonal. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebmijt\u00ebn her\u00eb m\u00eb duhet ta p\u00ebrs\u00ebris: nuk \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi e v\u00ebrteta jon\u00eb, por vet\u00ebm ajo q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb fund. E n\u00eb rastin ton\u00eb dhe t\u00eb mbar\u00eb Ballkanit, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e Per\u00ebndimit. Kjo p\u00ebr faktin q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e vendos\u00eb ai q\u00eb ka fuqin\u00eb reale \u2013 ushtarake, politike, ekonomike e kulturore \u2013 e jo ai q\u00eb ofron fakte historike dhe d\u00ebrd\u00ebllis\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi e moral n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Ne u konfrontuam me Brukselin e \u00cbashingtonin n\u00eb momentin kur vendos\u00ebm q\u00eb ta shk\u00ebpusim t\u00eb v\u00ebrteten ton\u00eb p\u00ebr neve, nga e v\u00ebrteta e tyre p\u00ebr neve. Ky proces nuk filloi me qeverin\u00eb Kurti, mir\u00ebpo me t\u00eb shkarja e arriti kulmin. Sot, ne dhe Per\u00ebndimi e interpretojm\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht ndryshe bot\u00ebn dhe vendin ton\u00eb n\u00eb t\u00eb. E pik\u00ebllueshme kjo, marr\u00eb parasysh se prej fillimviteve \u201990 u angazhuam aq shum\u00eb q\u00eb t\u2019i harmonizojm\u00eb k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta. Por, me gjas\u00eb, \u00e7do shoq\u00ebrie ballkanike po i vijka momenti i p\u00ebrplasjes me Per\u00ebndim. Si duket, tash qenka momenti yn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gazeta Express: Keni diskutuar gjat\u00eb n\u00eb studio televizive p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje sivjet \u2013 kryeministri Kurti ka pasur nj\u00eb qasje kok\u00ebfort\u00eb n\u00eb dialog \u2013 a \u00ebsht\u00eb shpaguar ndonj\u00ebher\u00eb kjo n\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshjet q\u00eb u b\u00ebn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gorani:<\/strong> Larg asaj. Kok\u00ebfort\u00ebsia e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur me sukses kund\u00ebr tij. S\u00eb pari ia lejuan t\u00eb besoj\u00eb se mund t\u00eb sillet si t\u00eb doj\u00eb dhe pastaj i fut\u00ebn sanksione dhe e detyruan ta pranoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe se ato t\u00eb m\u00ebhershmet. Kok\u00ebfort\u00ebsia \u00ebsht\u00eb munges\u00eb zgjuarsie dhe frik\u00eb nga ndryshimi. Si duket, Kurti e ngat\u00ebrron at\u00eb me dinjitet dhe konsistenc\u00eb. Absurde.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, \u00e7far\u00eb fitoi me kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb e dinjitetshme? Sanksione ekonomike e politike dhe draft-statutin e BE-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb federale. K\u00ebt\u00eb e fitoi.<\/p>\n<p>Sot, Kurti p\u00ebrfundimisht e ka ngujuar veten n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pamundshme. Nuk guxon ta zbatoj\u00eb Zajednic\u00ebn dhe nuk ka fytyr\u00eb ta k\u00ebrkoj\u00eb kthimin e rip\u00ebrcaktimit e kufijve. Zgjidhje t\u00eb nd\u00ebrmjetme nuk ka. N\u00eb panik nga qorrsokaku n\u00eb t\u00eb cilin u fut vet, tevona i lindi edhe nj\u00eb ide \u2013 sa banale, aq edhe shqet\u00ebsuese \u2013 e cila vet\u00ebm sa shp\u00ebrfaqi tutje logjik\u00ebn adoleshente t\u00eb tij: k\u00ebrc\u00ebnimi me luft\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, tash e dy-tre muaj, mbar\u00eb kamarilla qeveritare e presidenciale e zhvillon vet\u00ebm nj\u00eb tregim, at\u00eb t\u00eb rrezikut iminent nga lufta, me q\u00ebllim t\u00eb frik\u00ebsimit t\u00eb qytetar\u00ebve. \u00c7do dit\u00eb t\u00eb lume, Kurti, Osmani, Konjufca, G\u00ebrvalla e plot t\u00eb tjer\u00eb e p\u00ebrmendin parreshtur mund\u00ebsin\u00eb e luft\u00ebs me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm: ta detyrojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare q\u00eb ta pranoj\u00eb Zajednic\u00ebn duke e interpretuar shp\u00ebtim nga shkat\u00ebrrimi e vrasjet.<\/p>\n<p>Ky narrativ, sa naiv aq edhe i rreziksh\u00ebm, po shpaloset f\u00ebmij\u00ebrisht dhe tejduksh\u00ebm. P\u00ebr ndonj\u00eb luft\u00eb t\u00eb mundshme n\u00eb Kosov\u00eb nuk flet kush as n\u00eb Per\u00ebndim, e aq m\u00eb pak n\u00eb Serbi. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrmendjes pompoze t\u00eb luft\u00ebs n\u00ebp\u00ebr deklarata e intervista, as Kurti e as Osmani nuk nd\u00ebrmarrin gj\u00eb p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb. As nuk flet kush p\u00ebr ndonj\u00eb mobilizim gjith\u00ebpopullor, as p\u00ebr plane p\u00ebr mbrojtje t\u00eb popullat\u00ebs \u2013 asgj\u00eb. Vet\u00ebm fjal\u00eb boshe. Kjo, p\u00ebr faktin se q\u00eb t\u00eb dy e dijn\u00eb q\u00eb biseda p\u00ebr luft\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb blof kalamaj\u00ebsh.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb edhe indikacion i sikletit t\u00eb tyre, t\u00eb ballafaquar me zbatim t\u00eb Zajednic\u00ebs. Mendojn\u00eb se shantazhi \u2018ose Zajednic\u00eb, ose luft\u00eb\u2019 v\u00ebrtet do t\u00eb ket\u00eb sukses.<\/p>\n<p><strong>Gazeta Express: Shum\u00ebkush krejt k\u00ebt\u00eb q\u00eb po ndodh\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ta z\u00ebm\u00eb vendimin e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u2019a lejuar qarkullimin e veturave me targa RKS n\u00ebp\u00ebr territorin e saj po e sheh si nj\u00eb skenar t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Per\u00ebndimi n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb ecin Kosova e Serbia. A besoni ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb apo duhet t\u00eb presim fundin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gorani:<\/strong> Pse, mos po mendoni se serb\u00ebt e veriut vullnetarisht dhe nga frika prej Kurtit e Prishtin\u00ebs u \u00e7uan nj\u00eb m\u00ebngjes dhe shkuan t\u2019i marrin targat \u2018RKS\u2019? K\u00ebso marr\u00ebzie mund ta formuloj\u00eb vet\u00ebm ndonj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb e t\u00ebra \u00ebsht\u00eb e marr\u00ebveshur. K\u00ebt\u00eb e pranoi t\u00ebrthorazi edhe Kurti n\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb fundvitit me gazetar\u00eb. P\u00ebrmes k\u00ebtij veprimi Beogradi po p\u00ebrpiqet ta d\u00ebshmoj\u00eb se po i p\u00ebrmbush\u00eb obligimet e veta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po e shton presionin ndaj Kurtit p\u00ebr ta detyruar n\u00eb zbatim t\u00eb Zajednic\u00ebs. K\u00ebt\u00eb presion do ta hetojm\u00eb q\u00eb me fillimin e vitit t\u00eb ri.<\/p>\n<p><strong>Gazeta Express: A besoni se instrumentet e BE\u2019s\u00eb, premtimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb, fondet q\u00eb i marrin vendet aty, pra kjo fuqia e but\u00eb jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i bindur q\u00eb Kosova dhe Serbia t\u2019i zbatojn\u00eb marr\u00ebveshjet<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gorani:<\/strong> K\u00ebto fonde e kan\u00eb nj\u00eb kusht, sikurse q\u00eb edhe procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE shquhet me termin \u2018conditionality\u2019. Nuk ka para pa p\u00ebrmbushje t\u00eb zotimeve. E p\u00ebr Kosov\u00ebn dihet cili \u00ebsht\u00eb zotimi mbi zotimet: zbatimi i Zajednic\u00ebs q\u00eb, sipas Brukselit, shpien n\u00eb normalizim t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb. Por, a guxon Kurti ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga gjykimi i historis\u00eb?<\/p>\n<p>Me sa po shoh, deri para disa jav\u00ebve mendonte se mund ta b\u00ebj\u00eb. Tash, s\u00ebrish ka ndryshuar mendje: draft-Statuti po tregohet kafshat\u00eb historikisht e paarsyetueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, askush n\u00eb opozit\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb i interesuar t\u2019ia z\u00eb Kurtit karrig\u00ebn e kryeministrit. Ka vite q\u00eb ajo s\u2019\u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb karrige elektrike p\u00ebr ekzekutim t\u00eb karrierave politike.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb zbavitje makabre, t\u00eb gjith\u00eb po presim hapin e radh\u00ebs t\u00eb klaun\u00ebve n\u00eb Qeveri e Presidenc\u00eb. \u00c7far\u00eb taktike tjet\u00ebr do t\u2019iu bie n\u00eb mend, n\u00ebse kjo me luft\u00eb nuk po ndez\u00eb? Cila do t\u00eb jet\u00eb farsa e radh\u00ebs, trillimi i radh\u00ebs \u2013 stisja e radh\u00ebs? Fondet e BE-s\u00eb ndoshta? Ndonj\u00eb sadaka e radh\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt? Vazhdoj t\u00eb jem kurioz.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova e Serbia kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2023 s\u2019kan\u00eb manifestuar armiq\u00ebsi q\u00eb prej se kan\u00eb mbyllur konfliktin para m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash. Edhe pse Per\u00ebndimi b\u00ebri p\u00ebrpjekje intensive q\u00eb t\u2019i afroj\u00eb pal\u00ebt duke ua hedhur n\u00eb tavolin\u00eb zgjidhjen, gazetari i njohur Dukagjin Gorani, nuk sheh as vendosm\u00ebri as vullnet n\u00eb p\u00ebrpjekjet euroatlantike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33310,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[1146],"tags":[2581],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Dukagjin Gorani: Kurti e g\u00eblltiti draft-statutin i ekzaltuar nga \u201csukseset n\u00eb terren\u201d, fati i tij i pashk\u00ebputsh\u00ebm nga \u201cZajednica\u201d<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dukagjin Gorani: Kurti e g\u00eblltiti draft-statutin i ekzaltuar nga \u201csukseset n\u00eb terren\u201d, fati i tij i pashk\u00ebputsh\u00ebm nga \u201cZajednica\u201d\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kosova e Serbia kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2023 s\u2019kan\u00eb manifestuar armiq\u00ebsi q\u00eb prej se kan\u00eb mbyllur konfliktin para m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash. Edhe pse Per\u00ebndimi b\u00ebri p\u00ebrpjekje intensive q\u00eb t\u2019i afroj\u00eb pal\u00ebt duke ua hedhur n\u00eb tavolin\u00eb zgjidhjen, gazetari i njohur Dukagjin Gorani, nuk sheh as vendosm\u00ebri as vullnet n\u00eb p\u00ebrpjekjet euroatlantike [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-01-03T16:48:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/gorani.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1156\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"738\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Dukagjin Gorani: Kurti e g\u00eblltiti draft-statutin i ekzaltuar nga \u201csukseset n\u00eb terren\u201d, fati i tij i pashk\u00ebputsh\u00ebm nga \u201cZajednica\u201d\",\"datePublished\":\"2024-01-03T16:48:44+00:00\",\"dateModified\":\"2024-01-03T16:48:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/\"},\"wordCount\":3900,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Dukagjin Gorani\"],\"articleSection\":[\"Kryesoret\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/\",\"name\":\"Dukagjin Gorani: Kurti e g\u00eblltiti draft-statutin i ekzaltuar nga \u201csukseset n\u00eb terren\u201d, fati i tij i pashk\u00ebputsh\u00ebm nga \u201cZajednica\u201d\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-01-03T16:48:44+00:00\",\"dateModified\":\"2024-01-03T16:48:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dukagjin Gorani: Kurti e g\u00eblltiti draft-statutin i ekzaltuar nga \u201csukseset n\u00eb terren\u201d, fati i tij i pashk\u00ebputsh\u00ebm nga \u201cZajednica\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dukagjin Gorani: Kurti e g\u00eblltiti draft-statutin i ekzaltuar nga \u201csukseset n\u00eb terren\u201d, fati i tij i pashk\u00ebputsh\u00ebm nga \u201cZajednica\u201d","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dukagjin Gorani: Kurti e g\u00eblltiti draft-statutin i ekzaltuar nga \u201csukseset n\u00eb terren\u201d, fati i tij i pashk\u00ebputsh\u00ebm nga \u201cZajednica\u201d","og_description":"Kosova e Serbia kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2023 s\u2019kan\u00eb manifestuar armiq\u00ebsi q\u00eb prej se kan\u00eb mbyllur konfliktin para m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash. Edhe pse Per\u00ebndimi b\u00ebri p\u00ebrpjekje intensive q\u00eb t\u2019i afroj\u00eb pal\u00ebt duke ua hedhur n\u00eb tavolin\u00eb zgjidhjen, gazetari i njohur Dukagjin Gorani, nuk sheh as vendosm\u00ebri as vullnet n\u00eb p\u00ebrpjekjet euroatlantike [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2024-01-03T16:48:44+00:00","og_image":[{"width":1156,"height":738,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/gorani.png","type":"image\/png"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"18 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Dukagjin Gorani: Kurti e g\u00eblltiti draft-statutin i ekzaltuar nga \u201csukseset n\u00eb terren\u201d, fati i tij i pashk\u00ebputsh\u00ebm nga \u201cZajednica\u201d","datePublished":"2024-01-03T16:48:44+00:00","dateModified":"2024-01-03T16:48:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/"},"wordCount":3900,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Dukagjin Gorani"],"articleSection":["Kryesoret"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/","name":"Dukagjin Gorani: Kurti e g\u00eblltiti draft-statutin i ekzaltuar nga \u201csukseset n\u00eb terren\u201d, fati i tij i pashk\u00ebputsh\u00ebm nga \u201cZajednica\u201d","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2024-01-03T16:48:44+00:00","dateModified":"2024-01-03T16:48:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/dukagjin-gorani-kurti-e-gelltiti-draft-statutin-i-ekzaltuar-nga-sukseset-ne-terren-fati-i-tij-i-pashkeputshem-nga-zajednica\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dukagjin Gorani: Kurti e g\u00eblltiti draft-statutin i ekzaltuar nga \u201csukseset n\u00eb terren\u201d, fati i tij i pashk\u00ebputsh\u00ebm nga \u201cZajednica\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41318"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41318"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41318\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41319,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41318\/revisions\/41319"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33310"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}