{"id":40362,"date":"2023-12-21T14:19:57","date_gmt":"2023-12-21T14:19:57","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=40362"},"modified":"2023-12-21T14:43:34","modified_gmt":"2023-12-21T14:43:34","slug":"lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/","title":{"rendered":"Laj\u00e7ak: Statuti i Asociacionit, dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs \u2013 s\u2019nevojitet n\u00ebnshkrimi i Serbis\u00eb"},"content":{"rendered":"<h3>Diplomati sllovak, Miroslav Laj\u00e7ak, t\u00eb cilit lider\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebshmuar af\u00ebrsin\u00eb me t\u00eb i referohen edhe si \u201cMiro\u201d, duket se \u00ebsht\u00eb i bindur se do ta p\u00ebrfundoj\u00eb me sukses misionin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm diplomatik n\u00eb karrier\u00ebn e tij; Marr\u00ebveshjen Bazike mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/h3>\n<p>Dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai ka mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb BE dhe SHBA, pavar\u00ebsisht se n\u00eb Prishtin\u00eb sulmet ndaj tij kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta muajt e fundit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja q\u00eb po shtyn \u201cMiro\u201d, n\u00eb esenc\u00eb, \u00ebsht\u00eb kjo: serb\u00ebt marrin nj\u00eb autonomi lokale n\u00eb Kosov\u00eb, kurse Shteti i Kosov\u00ebs nj\u00eb lloj njohje de-fakto t\u00eb realitetit t\u00eb krijuar me 17 Shkurt 2008.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cExpress\u201d, ai ka th\u00ebn\u00eb se Statuti i Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe \u00ebsht\u00eb dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs p\u00ebr \u00e7ka nuk k\u00ebrkohet n\u00ebnshkrimi nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb lejoni t\u00eb shtoj edhe nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn e Kosov\u00ebs q\u00eb Serbia ta n\u00ebnshkruaj\u00eb Statutin. Sipas pik\u00ebpamjes son\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme. Akti ligjor, ashtu sikur \u00ebsht\u00eb i dizajnuar tani, \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb t\u00eb jet\u00eb dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs. Me n\u00ebnshkrimin e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Statuti do t\u00eb b\u00ebhej marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb\u201d, deklaroi Laj\u00e7aku, mes tjerash, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje, ai ka shfaqur brengat e tij p\u00ebr ngurt\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebve n\u00eb zbatim t\u00eb marr\u00ebveshjes, por p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ka p\u00ebrmendur afate dhe obligime q\u00eb kan\u00eb pal\u00ebt n\u00eb proces.<\/p>\n<p>N\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb k\u00ebsaj, ai \u00ebsht\u00eb treguar i hapur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb rregullime n\u00eb draft t\u00eb Statutit, e madje edhe fleksibil kur \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00ebse teksti duhet t\u00eb d\u00ebrgohet fillimisht n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim, intervista e plot\u00eb me Laj\u00e7akun:<\/p>\n<p><em>GE:<\/em>\u00a0N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb 27 tetorit, tre lider\u00ebt evropian\u00eb Macron, Scholz dhe Meloni, nj\u00eb dit\u00eb pas takimeve t\u00eb ndara me Kurtin dhe Vu\u00e7iqin, than\u00eb se t\u00eb dy lider\u00ebt kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr zbatimin e Statutit Evropian p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe. Kan\u00eb kaluar gati dy muaj nga kjo deklarat\u00eb. P\u00ebrse nuk po fillon zbatimi?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: N\u00eb tetor, t\u00eb dy lider\u00ebt shpreh\u00ebn gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre n\u00eb parim p\u00ebr ta pranuar Draft-Statutin evropian p\u00ebr themelimin e Asociacionit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Kryeministri Kurti e kusht\u00ebzoi pranimin e Statutit me n\u00ebnshkrimin nga Kosova dhe Serbia t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit, aneksit t\u00eb saj, si dhe t\u00eb vet\u00eb Statutit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Serbia ka paraqitur pyetje shtes\u00eb p\u00ebr sqarim.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu pra, aktualisht zbatimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebrkesave nga pal\u00ebt, dhe po punojm\u00eb fort p\u00ebr t\u2019i adresuar ato n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb ton\u00eb si leht\u00ebsues.<\/p>\n<p>Ekipi im e ka shqyrtuar edhe nj\u00eb her\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e formalizimit sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe i kemi ofruar Kosov\u00ebs disa opsione n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, dhe aktualisht po presim p\u00ebrgjigjen e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb e kan\u00eb ngarkuar BE-n\u00eb q\u00eb zotimet e Serbis\u00eb q\u00eb rrjedhin nga Marr\u00ebveshja t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb Kapitullin 35 t\u00eb negociatave me Serbin\u00eb, i cili mbulon normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn, para fundit t\u00eb janarit 2024. Pra, k\u00ebtu kemi nj\u00eb afat t\u00eb qart\u00eb kohor p\u00ebr formalizimin e Marr\u00ebveshjes si pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes kontraktuale me BE-n\u00eb dhe e kritereve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb shtoj edhe nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn e Kosov\u00ebs q\u00eb Serbia ta n\u00ebnshkruaj\u00eb Statutin. Sipas pik\u00ebpamjes son\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme. Akti ligjor, ashtu sikur \u00ebsht\u00eb i dizajnuar tani, \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb t\u00eb jet\u00eb dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs. Me n\u00ebnshkrimin e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Statuti do t\u00eb b\u00ebhej marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi duke diskutuar \u00e7\u00ebshtjen e formalizimit shtes\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit dhe aneksit t\u00eb zbatimit t\u00eb saj me Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. Paralelisht, ishim nikoqir\u00eb t\u00eb ekspert\u00ebve ligjor\u00eb serb\u00eb n\u00eb Bruksel p\u00ebr t\u00eb diskutuar aspekte t\u00eb ndryshme t\u00eb dokumentit. Kjo \u00ebsht\u00eb legjitime pasi q\u00eb ky draft \u00ebsht\u00eb i detajuar dhe i gjer\u00eb. Por t\u00eb mos harrojm\u00eb se pranimi i tekstit t\u00eb Statutit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb element i procesit dhe nevojiten hapa shtes\u00eb nga pala kosovare p\u00ebr themelimin e Asociacionit.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: A e kan\u00eb pranuar m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dyja pal\u00ebt Propozimin Evropian p\u00ebr Asociacionin?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: Si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebt vet\u00eb, t\u00eb dy lider\u00ebt e pranuan n\u00eb parim draftin evropian n\u00eb takimin me Presidentin francez, Kancelarin gjerman, Kryeministren italiane, si dhe me Presidentin e K\u00ebshillit Evropian dhe P\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Lart\u00eb, n\u00eb tetor n\u00eb Bruksel \u2013 por aty u konkludua gjithashtu se nevojitet pun\u00eb shtes\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb mund t\u00eb fillohet me zbatimin.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: Ju po zhvilloni bisedime me pal\u00ebt p\u00ebr hapat p\u00ebr zbatimin e aneksit t\u00eb Ohrit, t\u00eb njohur si plani i sekuencimit. A i jeni afruar dakordimit? Me sa dim\u00eb, Kosova duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebr themelimin e Asociacionit kurse Serbia t\u00eb njoh\u00eb pasaportat.<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: Aneksi i zbatimit i dakorduar n\u00eb Oh\u00ebr pohon se zotimet q\u00eb rrjedhin nga Marr\u00ebveshja pal\u00ebt i zbatojn\u00eb me shpejt\u00ebsi dhe n\u00eb mir\u00ebbesim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga nj\u00ebra-tjetra, dhe se pal\u00ebt nuk do ta bllokojn\u00eb zbatimin e asnj\u00eb prej Neneve. Deri m\u00eb tani, asnj\u00ebra pal\u00eb nuk i ka p\u00ebrmbushur k\u00ebto zotime, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb nevojitet nj\u00eb plan i ve\u00e7ant\u00eb zbatimi p\u00ebr lansimin e procesit t\u00eb zbatimit.<\/p>\n<p>Plani i zbatimit do t\u00eb duhej t\u00eb ofronte nj\u00eb udh\u00ebzues hap pas hapi p\u00ebr zbatimin e Marr\u00ebveshjes, p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb zbatimi i obligimeve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb paralelisht, si dhe t\u00eb garantohet q\u00eb kur pal\u00ebt zbatojn\u00eb di\u00e7ka, t\u00eb marrin di\u00e7ka tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit ton\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb kryenegociator\u00ebve n\u00eb n\u00ebntor, t\u00eb dyja pal\u00ebt e pranuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb filozofin\u00eb e nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb paralele dhe hap pas hapi. Diskutimet p\u00ebr hapat dhe veprimet dhe rendin e tyre vazhdojn\u00eb dhe presim q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje s\u00eb shpejti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb filloj\u00eb zbatimi. Sidoqoft\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se teksa prej Kosov\u00ebs pritet t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara me themelimin e Asociacionit, prej Serbis\u00eb pritet paralelisht p\u00ebrmbushja e pjes\u00ebve thelb\u00ebsore t\u00eb obligimeve t\u00eb veta sipas Marr\u00ebveshjes. Ky proces duhet t\u00eb jet\u00eb transparent dhe fer.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: Kan\u00eb qarkulluar disa versione t\u00eb draft-statutit; jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb e shohin dokumentin me shqet\u00ebsim, thuhet se \u00ebsht\u00eb shkelur Kushtetuta, se ka autonomi p\u00ebr serb\u00ebt e veriut, se sistemi i arbitrazhit e z\u00ebvend\u00ebson Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb opinionin kosovar mbizot\u00ebron opinioni se ky Statut e federalizon Kosov\u00ebn. Si iu p\u00ebrgjigjeni dilemave t\u00eb tilla?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: Keni t\u00eb drejt\u00eb \u2013 ka shum\u00eb z\u00ebra dhe pretendime p\u00ebr at\u00eb q\u00eb supozohet se \u00e7far\u00eb thot\u00eb dhe nuk thot\u00eb Draft-Statuti. Sipas meje, \u201cdilemat\u201d q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt jan\u00eb keqkuptime, t\u00eb cilat mund t\u2019i sqaroj me k\u00ebnaq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Draft-Statuti Evropian u hartua nga ekipi im me asistenc\u00eb dhe k\u00ebshilla nga ekspert\u00eb t\u00eb njohur evropian\u00eb n\u00eb fushat e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mbrojtjes s\u00eb pakicave dhe vet\u00ebqeverisjes lokale. Jemi t\u00eb bindur se ky dokument respekton jo vet\u00ebm rendin kushtetues t\u00eb Kosov\u00ebs dhe vijat saja t\u00eb kuqe q\u00eb i njohim mir\u00eb, por edhe Marr\u00ebveshjet e vitit 2013 dhe 2015 q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb baz\u00ebn ligjore t\u00eb Asociacionit, plus konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare relevante, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Karta Evropiane p\u00ebr Vet\u00ebqeverisje Lokale. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjat\u00eb procesit t\u00eb hartimit jemi p\u00ebrpjekur t\u00eb marrim parasysh modele evropiane t\u00eb konsoliduara dhe q\u00eb funksionojn\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vet\u00ebqeverisje lokale dhe mbrojtje t\u00eb pakicave.<\/p>\n<p>Pa hyr\u00eb shum\u00eb n\u00eb detaje k\u00ebtu, dua ta b\u00ebj shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se juridiksioni i gjykatave t\u00eb Kosov\u00ebs as nuk vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje nga Draft-Statuti dhe as nuk mohohet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Draft-Statuti Evropian u referohet mosmarr\u00ebveshjeve nd\u00ebrmjet Asociacionit dhe autoriteteve qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb lidhje me zbatimin dhe interpretimin e Statutit. Pa k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb, do t\u00eb kishte nj\u00eb hendek ligjor sepse korniza ligjore e Kosov\u00ebs as nuk p\u00ebrmban nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr zgjidhjen e kontesteve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj kontesti dhe as nuk e parasheh juridiksionin e gjykatave t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb raste t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>P\u00ebr pun\u00ebn e ardhshme t\u00eb Asociacionit, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb diskutohen m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme t\u00eb interpretimit dhe zbatimit t\u00eb Statutit. Vet\u00ebm p\u00ebrmes diskutimeve t\u00eb strukturuara mund t\u00eb zhvillohet dhe t\u00eb vihet n\u00eb praktik\u00eb nj\u00eb interpretim i p\u00ebrbashk\u00ebt i Statutit dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb b\u00ebhet zbatimi i tij.<\/p>\n<p>S\u00ebrish, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe t\u00eb kuptohet se neni relevant nuk e p\u00ebrjashton apo pengon n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor t\u00eb vendimeve t\u00eb Asociacionit nga gjykatat e Kosov\u00ebs. Draft-Statuti Evropian adreson edhe \u00e7\u00ebshtjen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor t\u00eb vendimeve t\u00eb Asociacionit, duke lejuar shqyrtimin e aktiviteteve t\u00eb Asociacionit, si nga autoritetet administrative ashtu edhe nga gjykatat e zakonshme. E gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Ligjin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Lokale.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: A ka vend p\u00ebr ndryshim t\u00eb k\u00ebtij dokumenti, pra nga ana juaj si sponsor, pasi q\u00eb ka shum\u00eb shqet\u00ebsime nga Kosova, nd\u00ebrsa pala serbe nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb koment publikisht?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: E kuptojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e qart\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb dokument dhe kemi k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjemi secil\u00ebs pyetje q\u00eb lidhet me t\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb rregullime t\u00eb arsyetuara dhe sqarime, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar lexueshm\u00ebrin\u00eb e tekstit dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb kuptuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: Si do ta p\u00ebrshkruanit at\u00eb q\u00eb marrin serb\u00ebt me Asociacionin, \u00e7far\u00eb statusi \u00ebsht\u00eb ky?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: Karakteri multietnik i Kosov\u00ebs k\u00ebrkon mbrojtjen e pakicave. Kjo n\u00ebnkupton se ndonj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb merren disa masa specifike p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb pakicat t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb barazi t\u00eb plot\u00eb dhe efektive. Ky koncept \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe \u00ebsht\u00eb i pasqyruar edhe n\u00eb krejt Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. Krijimi i Asociacionit duhet t\u00eb konsiderohet si mas\u00eb e till\u00eb, madje \u00ebsht\u00eb edhe obligim ligjor p\u00ebr Kosov\u00ebn pasi q\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs e ka ratifikuar Marr\u00ebveshjen e Brukselit t\u00eb vitit 2013.<\/p>\n<p>Asociacioni i sh\u00ebrben objektivit t\u00eb mbrojtjes s\u00eb dyfisht\u00eb: nga nj\u00ebra an\u00eb, mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb komunitetit serb t\u00eb Kosov\u00ebs; dhe, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, mbrojtja e korniz\u00ebs ligjore t\u00eb Kosov\u00ebs. Menaxhimi i diversitetit p\u00ebrmes politikave gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse \u00ebsht\u00eb thelbi i nj\u00eb demokracie multietnike funksionale. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb shum\u00eb modele evropiane t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale q\u00eb funksionojn\u00eb mir\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb konsoliduara.<\/p>\n<p>Themelimi i Asociacionit synon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie funksionale dhe t\u00eb institucionalizuar nd\u00ebrmjet serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lejon q\u00eb mb\u00ebshtetja e qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr komunitetin serb t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb jepet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe n\u00eb pajtueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me normat dhe standardet evropiane.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: E keni marr\u00eb premtimin e kryeministrit se do ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: Me Marr\u00ebveshjen e vitit 2015 \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00eb Draft-Statuti p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Asociacioni do t\u00eb themelohet n\u00eb Kosov\u00eb, si pjes\u00eb e korniz\u00ebs ligjore t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr ne, si komunitet nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin ton\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese ta shqyrtoj\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese i vitit 2015 e ka k\u00ebrkuar qart\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor t\u00eb nj\u00eb draft-statuti t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: Dhe, a do t\u00eb themelohet Asociacioni me vendim t\u00eb Qeveris\u00eb apo duhet t\u00eb shkoj\u00eb fillimisht n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u2013 pasi q\u00eb ky duket se \u00ebsht\u00eb synimi i Qeveris\u00eb Kurti, edhe pse ende nuk e kan\u00eb formuluar si q\u00ebndrim publik\u2026<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: P\u00ebrfundimisht, Asociacioni do t\u00eb duhet t\u00eb themelohet me vendim t\u00eb Qeveris\u00eb. Si\u00e7 e kuptojm\u00eb ne dhe sipas Marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2015, nj\u00eb vendim i till\u00eb formal duhet t\u00eb merret p\u00ebrpara se dokumenti t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm ta studiojm\u00eb shpjegimin ligjor q\u00eb tregon rendin e kund\u00ebrt, n\u00ebse do t\u00eb paraqitet ky shpjegim. N\u00eb \u00e7do rast, koha \u00ebsht\u00eb esenciale, pasi q\u00eb shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb gur themeli p\u00ebr krijimin e Asociacionit. S\u00eb bashku me gjith\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e inkurajoj qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapat e duhur pa vonesa t\u00eb panevojshme.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: Si sponsor, a keni ndonj\u00eb kufi se deri ku \u201cguxon\u201d t\u00eb shkoj\u00eb Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs p\u00ebr heqjen e \u201cshkeljeve\u201d nga ky dokument?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: Un\u00eb nuk do ta quaja BE-n\u00eb \u201csponsor\u201d \u2013 ne jemi leht\u00ebsuesi q\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje t\u00eb pranueshme reciproke p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje komplekse, si\u00e7 po e b\u00ebjm\u00eb tani p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e themelimit t\u00eb Asociacionit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zotim ligjor i kahersh\u00ebm dhe q\u00eb ka sjell\u00eb ngecjen e procesit t\u00eb normalizimit tash e sa vjet.<\/p>\n<p>Tani, dokumenti \u00ebsht\u00eb hartuar n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me ekspert\u00eb ligjor\u00eb me renome nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ekspert\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale dhe mbrojtjes s\u00eb pakicave. Ai u shqyrtua edhe nga partner\u00ebt dhe aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb SHBA-t\u00eb. Ne t\u00eb gjith\u00eb besojm\u00eb se dokumenti nuk i shkel ligjet apo kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs \u2013 por kjo p\u00ebrfundimisht duhet t\u00eb vendoset nga Gjykata Kushtetuese. Objektivi yn\u00eb ishte t\u00eb propozonim nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb moderne evropiane p\u00ebr adresimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ndjeshme t\u00eb mbrojtjes s\u00eb pakicave n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me korniz\u00ebn ligjore t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb mos paraqes\u00eb asnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr funksionalitetin e Kosov\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ky Asociacion do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe ne d\u00ebshirojm\u00eb mbar\u00ebvajtjen e funksionimit t\u00eb tij n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: Kryeministri insiston q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhen k\u00ebto marr\u00ebveshje, p\u00ebrfshir\u00eb edhe draft-statutin. Si do ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: Besoj se i jam p\u00ebrgjigjur tashm\u00eb k\u00ebsaj pyetje. Si\u00e7 e thash\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb, Kryeministri Kurti k\u00ebrkoi q\u00eb Marr\u00ebveshja p\u00ebr Rrug\u00ebn e Normalizimit, Aneksi i saj, si dhe Statuti, t\u00eb n\u00ebnshkruhen nga Kosova dhe Serbia. Ne e respektojm\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe e kemi shqyrtuar s\u00ebrish k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Pas konsultimit me jurist\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ne kemi ofruar opsione p\u00ebr Kosov\u00ebn. Diskutimi yn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb vazhdon.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit ve\u00e7 ishte tem\u00eb gjat\u00eb negociatave n\u00eb Oh\u00ebr n\u00eb muajin mars, ku asnj\u00eb opsion i propozuar p\u00ebr n\u00ebnshkrim nuk ishte i pranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt. Prandaj, me p\u00eblqimin e t\u00eb dyja pal\u00ebve, e formalizuam marr\u00ebveshjen p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me Konvent\u00ebn e Vjen\u00ebs p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Traktateve. BE-ja e ka th\u00ebn\u00eb publikisht shum\u00eb her\u00eb se Marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrisht e detyrueshme dhe valide. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, do t\u00eb duhej ta p\u00ebrs\u00ebrisja q\u00ebndrimin e BE-s\u00eb, por edhe t\u00eb SHBA-s\u00eb, se \u00e7\u00ebshtjet formale \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e miratimit \u2013 nuk duhet ta pengojn\u00eb procesin e zbatimit. N\u00eb fund t\u00eb fundit, Pal\u00ebt do t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rekordit t\u00eb zbatimit, jo t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb formalizimit. Mungesa e n\u00ebnshkrimit nuk \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb e pengon zbatimin \u2013 por \u00ebsht\u00eb mungesa e vullnetit politik.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: Ka z\u00ebra se kryeministri Kurti nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr formimin e Asociacionit pa e p\u00ebrfunduar mandatin qeveris\u00ebs? Sa ju shqet\u00ebson kjo?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: Nuk do t\u00eb spekuloja apo komentoja p\u00ebr z\u00ebra t\u00eb till\u00eb. Themelimi i Asociacionit \u00ebsht\u00eb obligim i kahersh\u00ebm ligjor i Kosov\u00ebs. Andaj, komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb i unifikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe pret q\u00eb secili kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs ta zbatoj\u00eb. Kjo thuhet qart\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha deklaratat e fundit zyrtare t\u00eb BE-s\u00eb. Kosova po humbet koh\u00eb t\u00eb \u00e7muar duke mos ecur p\u00ebrpara. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb kontekstin aktual me p\u00ebrkushtim dhe momentum t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb p\u00ebr zgjerimin e BE-s\u00eb, si dhe me ambiciet euroatlantike t\u00eb Kosov\u00ebs. Duke treguar se Kosova \u00ebsht\u00eb partner i besuesh\u00ebm dhe serioz n\u00eb obligimet e veta, vet\u00ebm p\u00ebrfitime mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr ambiciet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: Diplomati austriak \u00cbolfgang Petritsch, i cili jep p\u00ebrshtypjen se \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb proces, tha se nuk pret rezultate deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 dhe fillim t\u00eb vitit 2025. \u00c7ka mund t\u00eb thoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: Wolfgang Petritsch \u00ebsht\u00eb miku im i mir\u00eb. E vler\u00ebsoj opinionin e tij si dikush q\u00eb e njeh mir\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ai nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e procesit dhe un\u00eb pres q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb zbatimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit, me kusht q\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt t\u00eb tregojn\u00eb vullnetin e nevojsh\u00ebm politik, guximin dhe lidershipin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: Jeni takuar n\u00eb Bruksel me ambasadorin amerikan Chris Hill me t\u00eb cilin keni diskutuar edhe p\u00ebr dialogun. Ju that\u00eb se keni folur edhe p\u00ebr planet p\u00ebr hapat e ardhsh\u00ebm. Si do ta p\u00ebrshkruanit rolin e ambasadorit n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: Kam bashk\u00ebpunim t\u00eb shk\u00eblqyer dhe t\u00eb ngusht\u00eb me administrat\u00ebn aktuale t\u00eb SHBA-ve, n\u00eb ve\u00e7anti me Ndihm\u00ebs Sekretarin O\u2019Brien, t\u00eb d\u00ebrguarin e SHBA-ve p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Zv\/Ndihm\u00ebs Sekretarin Escobar, si dhe me ambasadorin Hovenier dhe ambasadorin Hill. Ne punojm\u00eb krah p\u00ebr krah si ekip dhe i koordinojm\u00eb politikat tona, mesazhet dhe hapat e ardhsh\u00ebm n\u00eb Dialog. U jam mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe nuk do t\u00eb mund t\u00eb d\u00ebshiroja bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: N\u00eb veri ka l\u00ebvizje p\u00ebr zgjedhje. A ka lidhje me to formimi i Asociacionit? Pra, a duhet t\u2019i kemi kryetar\u00ebt e rinj n\u00ebp\u00ebr zyra p\u00ebr ta krijuar Asociacionin?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: Q\u00eb kur serb\u00ebt e Kosov\u00ebs u larguan nga institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, ne kemi k\u00ebrkuar vazhdimisht q\u00eb serb\u00ebt t\u2019i p\u00ebrmbushin obligimet e tyre prej Dialogut dhe t\u00eb kthehen n\u00eb institucione dhe q\u00eb Kosova t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb q\u00eb ky kthim t\u00eb ndodh\u00eb. Mbledhja e n\u00ebnshkrimeve si fillim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap pozitiv p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb ky rikthim t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Rezultati i zgjedhjeve lokale t\u00eb 23 prillit ka treguar se sa komplekse dhe e brisht\u00eb \u00ebsht\u00eb situata. Mungesa e vazhdueshme e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga institucionet e Kosov\u00ebs dhe vakuumi q\u00eb ata lan\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe nuk \u00ebsht\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr stabilitetin n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb kthehemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn serb\u00ebt e Kosov\u00ebs marrin pjes\u00eb aktivisht n\u00eb procesin zgjedhor, n\u00eb qeverisjen lokale, policin\u00eb dhe gjyq\u00ebsorin n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Ne kemi nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt ta luajn\u00eb rolin e vet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Themelimi i Asociacionit sigurisht q\u00eb do t\u00eb ndihmonte, por procesi i ri zgjedhor duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe para themelimit t\u00eb Asociacionit.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: \u00cbsht\u00eb komentuar shum\u00eb \u2013 p\u00ebshp\u00ebritja e k\u00ebshilltarit t\u00eb kancelarit Scholz n\u00eb dit\u00ebn kur ju soll\u00ebt propozimin evropian n\u00eb Prishtin\u00eb, teksa ju pyesnin p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb. \u00c7ka mund t\u00eb thoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: V\u00ebrtet nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb komentuar. Q\u00ebndrimi i BE-s\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe sulmin e dhunsh\u00ebm n\u00eb Banjsk\u00eb. K\u00ebrkesat e BE-s\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb jan\u00eb komunikuar vazhdimisht publikisht. Sa i p\u00ebrket pun\u00ebs sime, jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e fuqishme prej t\u00eb gjitha shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, dhe n\u00eb ve\u00e7anti Franc\u00ebs, Gjermanis\u00eb dhe Italis\u00eb, q\u00eb udh\u00ebtuan me mua p\u00ebr t\u2019ia prezantuar Draft-Statutin Evropian si Kryeministrit Kurti ashtu edhe Presidentit Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: Prej 24 shtatorit, kur ndodhi sulmi i armatosur, ka pasur nj\u00eb hezitim p\u00ebr ta konsideruar Serbin\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse. Pse ndodh kjo? A jeni treguar leht\u00ebsues i nj\u00ebansh\u00ebm \u2013 q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga akuzat e drejtp\u00ebrdrejta q\u00eb ju b\u00ebhen?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: S\u00ebrish, q\u00ebndrimi yn\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb p\u00ebr sulmin e dhunsh\u00ebm n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb 24 shtatorit. Ai u d\u00ebnua n\u00eb termat m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb mundsh\u00ebm. BE-ja ka qen\u00eb gjithashtu e qart\u00eb se do t\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb pasoja p\u00ebr Serbin\u00eb n\u00ebse ka prova t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e Beogradit zyrtar n\u00eb sulmin e 24 shtatorit. Megjithat\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje vendosin institucionet e BE-s\u00eb dhe shtetet an\u00ebtare.<\/p>\n<p><em>GE<\/em>: N\u00ebse arrini t\u2019i bindni Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb q\u00eb Kosova e jep Asociacionin n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb njohjes de facto, a mendoni se keni gjetur nj\u00eb formul\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr momentin p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve?<\/p>\n<p><strong>Laj\u00e7ak<\/strong>: Jam i bindur se Marr\u00ebveshja ofron korniz\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe m\u00eb realiste q\u00eb procesi i normalizimit t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara dhe se \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb Kosova dhe Serbia mund t\u00eb presin t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb kontekstin aktual gjeopolitik. Kosova ve\u00e7an\u00ebrisht, do t\u00eb duhej t\u00eb kishte interes q\u00eb t\u00eb avancoj\u00eb me shpejt\u00ebsi n\u00eb zbatimin e saj. Do t\u00eb hapte kaq shum\u00eb potencial p\u00ebr Kosov\u00ebn. Aty ka kaq shum\u00eb p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb kemi qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ky nuk \u00ebsht\u00eb fundi i historis\u00eb dhe zbatimi do t\u2019u hapte rrug\u00ebn negociatave p\u00ebr marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb normalizimit.<\/p>\n<p>M\u00eb gjer\u00ebsisht, i gjith\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor do t\u00eb p\u00ebrfitonte nga zbatimi i k\u00ebsaj Marr\u00ebveshje pasi q\u00eb normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb do t\u00eb kontribuonte n\u00eb zhvillimin ekonomik, aspiratat p\u00ebr BE-n\u00eb dhe sigurin\u00eb dhe stabilitetin e t\u00eb gjith\u00eb rajonit. Kjo do t\u00eb ndihmonte edhe n\u00eb nxitjen e p\u00ebrpjekjeve dhe nismave p\u00ebr bashk\u00ebpunim rajonal n\u00eb vazhdim dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diplomati sllovak, Miroslav Laj\u00e7ak, t\u00eb cilit lider\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebshmuar af\u00ebrsin\u00eb me t\u00eb i referohen edhe si \u201cMiro\u201d, duket se \u00ebsht\u00eb i bindur se do ta p\u00ebrfundoj\u00eb me sukses misionin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm diplomatik n\u00eb karrier\u00ebn e tij; Marr\u00ebveshjen Bazike mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai ka mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":34927,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[1146],"tags":[1354],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Laj\u00e7ak: Statuti i Asociacionit, dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs \u2013 s\u2019nevojitet n\u00ebnshkrimi i Serbis\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Laj\u00e7ak: Statuti i Asociacionit, dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs \u2013 s\u2019nevojitet n\u00ebnshkrimi i Serbis\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Diplomati sllovak, Miroslav Laj\u00e7ak, t\u00eb cilit lider\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebshmuar af\u00ebrsin\u00eb me t\u00eb i referohen edhe si \u201cMiro\u201d, duket se \u00ebsht\u00eb i bindur se do ta p\u00ebrfundoj\u00eb me sukses misionin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm diplomatik n\u00eb karrier\u00ebn e tij; Marr\u00ebveshjen Bazike mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai ka mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-12-21T14:19:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-12-21T14:43:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/lajcak-600x360-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"M M\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"M M\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/\"},\"author\":{\"name\":\"M M\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\"},\"headline\":\"Laj\u00e7ak: Statuti i Asociacionit, dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs \u2013 s\u2019nevojitet n\u00ebnshkrimi i Serbis\u00eb\",\"datePublished\":\"2023-12-21T14:19:57+00:00\",\"dateModified\":\"2023-12-21T14:43:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/\"},\"wordCount\":3989,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Miroslav Laj\u00e7ak\"],\"articleSection\":[\"Kryesoret\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/\",\"name\":\"Laj\u00e7ak: Statuti i Asociacionit, dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs \u2013 s\u2019nevojitet n\u00ebnshkrimi i Serbis\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-12-21T14:19:57+00:00\",\"dateModified\":\"2023-12-21T14:43:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Laj\u00e7ak: Statuti i Asociacionit, dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs \u2013 s\u2019nevojitet n\u00ebnshkrimi i Serbis\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\",\"name\":\"M M\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"M M\"},\"sameAs\":[\"http:\/\/MM\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Laj\u00e7ak: Statuti i Asociacionit, dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs \u2013 s\u2019nevojitet n\u00ebnshkrimi i Serbis\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Laj\u00e7ak: Statuti i Asociacionit, dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs \u2013 s\u2019nevojitet n\u00ebnshkrimi i Serbis\u00eb","og_description":"Diplomati sllovak, Miroslav Laj\u00e7ak, t\u00eb cilit lider\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebshmuar af\u00ebrsin\u00eb me t\u00eb i referohen edhe si \u201cMiro\u201d, duket se \u00ebsht\u00eb i bindur se do ta p\u00ebrfundoj\u00eb me sukses misionin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm diplomatik n\u00eb karrier\u00ebn e tij; Marr\u00ebveshjen Bazike mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai ka mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_published_time":"2023-12-21T14:19:57+00:00","article_modified_time":"2023-12-21T14:43:34+00:00","og_image":[{"width":600,"height":360,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/lajcak-600x360-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"M M","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"M M","Est. reading time":"19 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/"},"author":{"name":"M M","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3"},"headline":"Laj\u00e7ak: Statuti i Asociacionit, dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs \u2013 s\u2019nevojitet n\u00ebnshkrimi i Serbis\u00eb","datePublished":"2023-12-21T14:19:57+00:00","dateModified":"2023-12-21T14:43:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/"},"wordCount":3989,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Miroslav Laj\u00e7ak"],"articleSection":["Kryesoret"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/","name":"Laj\u00e7ak: Statuti i Asociacionit, dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs \u2013 s\u2019nevojitet n\u00ebnshkrimi i Serbis\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2023-12-21T14:19:57+00:00","dateModified":"2023-12-21T14:43:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/lajcak-statuti-i-asociacionit-dokument-i-brendshem-i-kosoves-snevojitet-nenshkrimi-i-serbise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Laj\u00e7ak: Statuti i Asociacionit, dokument i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs \u2013 s\u2019nevojitet n\u00ebnshkrimi i Serbis\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3","name":"M M","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","caption":"M M"},"sameAs":["http:\/\/MM"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40362"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40362"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40362\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40363,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40362\/revisions\/40363"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34927"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}