{"id":40002,"date":"2023-12-18T12:13:34","date_gmt":"2023-12-18T12:13:34","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=40002"},"modified":"2023-12-18T12:13:34","modified_gmt":"2023-12-18T12:13:34","slug":"serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/","title":{"rendered":"Serwer: Rezultati i zgjedhjeve n\u00eb Serbi s\u2019\u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<h3>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb padrejt\u00eb zgjedhor q\u00eb e favorizon at\u00eb, thot\u00eb Daniel Serwer, profesor n\u00eb Universitetin amerikan Johns Hopkins, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/h3>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat paraprake t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 17 dhjetorit tregojn\u00eb se Partia P\u00ebrparimtare Serbe, e udh\u00ebhequr deri von\u00eb nga Vu\u00e7iq, ka fituar shumic\u00ebn.<\/p>\n<p>Lista opozitare \u201cSerbia kund\u00ebr dhun\u00ebs\u201d ka k\u00ebrkuar, nd\u00ebrkoh\u00eb, anulimin e zgjedhjeve n\u00eb Beograd, duke pretenduar se ka pasur parregullsi.<\/p>\n<p>Duke komentuar fitoren e Vu\u00e7iqit n\u00eb raport me Kosov\u00ebn, Serwer thot\u00eb se rezultati \u201cnuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb\u201dp\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve.<\/p>\n<p>\u201cNuk shoh asnj\u00eb shenj\u00eb se Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr nj\u00eb ndryshim serioz sa u p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, ai \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt. Ai s\u00ebrish b\u00ebn thirrje p\u00ebr vendosjen e sovranitetit t\u00eb Serbis\u00eb. Ai e kund\u00ebrshton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebveshjeve t\u00eb marsit dhe shkurtit [Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe Aneksit p\u00ebr zbatimin e saj], t\u00eb cilat SHBA-ja dhe BE-ja thon\u00eb se jan\u00eb ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme\u201d, thot\u00eb Serwer p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Edhe opinioni i brendsh\u00ebm, edhe ai nd\u00ebrkomb\u00ebtar i ka p\u00ebrshkruar zgjedhjet n\u00eb Serbi si referendum p\u00ebr udh\u00ebheqjen e presidentit Aleksandar Vu\u00e7iq. At\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb tregon rezultati i tyre? Partia P\u00ebrparimtare Serbe e Vu\u00e7iqit, edhe pas dhjet\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb pushtet, ka fituar shumic\u00ebn n\u00eb Parlament.<br \/>\nDaniel Serwer: Epo, ai e ka fituar referendumin e tij. Nuk ka dyshim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: A e prisnit k\u00ebt\u00eb rezultat?<\/p>\n<p><strong>Daniel Serwer:\u00a0<\/strong>Po, e kam pritur. Nuk mendoj se do t\u2019i kishte shpallur zgjedhjet e parakohshme, n\u00ebse nuk do ta priste fitoren. Edhe veten, edhe partin\u00eb i ka l\u00ebvizur kah e djathta. Ka \u201cg\u00eblltitur\u201d forca t\u00eb shumta t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb. E ka shfryt\u00ebzuar Qeverin\u00eb si mbules\u00eb p\u00ebr ta forcuar z\u00ebrin e tij. Ka krijuar nj\u00eb sistem zgjedhor t\u00eb lir\u00eb, por jo t\u00eb drejt\u00eb \u2013 gj\u00eb q\u00eb e favorizon at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>A ndryshon ky rezultat ndonj\u00eb gj\u00eb n\u00eb Serbi, jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin e brendsh\u00ebm, por edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme me Rusin\u00eb dhe BE-n\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Daniel Serwer:<\/strong>\u00a0Nuk pres q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb di\u00e7ka. N\u00eb muajt e fundit, Vu\u00e7iq ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht i mb\u00ebshtetur te Moska dhe Pekini. Miqt\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb k\u00ebto dit\u00eb jan\u00eb autokrat\u00eb. Edhe ai d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb autokrat, i votuar n\u00eb zgjedhje, pa konkurrenc\u00eb serioze n\u00eb horizont.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Kur thoni se Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autokraci zgjedhore, a do t\u00eb pajtoheshin qeverit\u00eb per\u00ebndimore me ju? Nuk i kemi d\u00ebgjuar t\u00eb thon\u00eb se Serbia \u00ebsht\u00eb autokraci zgjedhore.<\/p>\n<p><strong>Daniel Serwer:\u00a0<\/strong>T\u00eb jem i qart\u00eb, k\u00ebto nuk jan\u00eb zgjedhjet e para t\u00eb lira, por t\u00eb padrejta n\u00eb Serbi. Ato jan\u00eb zhvilluar n\u00ebn kontroll t\u00eb ashp\u00ebr mediatik nga partia n\u00eb pushtet, duke shfryt\u00ebzuar burime shtet\u00ebrore, duke transportuar njer\u00ebz \u2013 t\u00eb cil\u00ebt shpresoj se kan\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00eb vote \u2013 me autobus\u00eb nga Bosnje dhe Hercegovina.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si b\u00ebhen zgjedhjet e drejta. Ka shum\u00eb abuzime q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb dokumentuar dhe pres edhe m\u00eb shum\u00eb. Por, un\u00eb nuk njoh dik\u00eb n\u00eb Uashington sot q\u00eb do ta quante Serbin\u00eb demokraci.<\/p>\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u201cSerbia nuk \u00ebsht\u00eb af\u00ebr BE-s\u00eb\u201d<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Por, Vu\u00e7iq gjithashtu thot\u00eb se partia e tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrkushtuar n\u00eb rrug\u00ebn evropiane, se Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kandidate serioze p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian. Si i lexoni k\u00ebto mesazhe?<\/p>\n<p><strong>Daniel Serwer:<\/strong>\u00a0Para s\u00eb gjithash, mendoj se sa vlejn\u00eb k\u00ebto mesazhe \u2013 q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb pak. Ai [Vu\u00e7iq] \u00ebsht\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet dhe nuk e ka afruar Serbin\u00eb me Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ai e ka sfiduar Bashkimin Evropian \u2013 jo vet\u00ebm duke i kund\u00ebrshtuar sanksionet kund\u00ebr Rusis\u00eb, por edhe p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb marr\u00ebveshjet e arritura s\u00eb voni me Kosov\u00ebn, t\u00eb cilat kryeministrja Ana B\u00ebrnabiq mohon se Serbia po i respekton.<\/p>\n<p>Pra, ju mund t\u00eb thoni se jeni p\u00ebr BE-n\u00eb, por duhet edhe t\u00eb silleni n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, dhe Vu\u00e7iq nuk po e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0A mund t\u00eb presim ndonj\u00eb lloj sinjali, presioni nga Brukseli ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme, p\u00ebr t\u2019u orientuar qartazi nga BE-ja?<\/p>\n<p><strong>Daniel Serwer:\u00a0<\/strong>Nuk pres shum\u00eb nga Brukseli, sepse Serbia dhe Hungaria \u2013 e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb BE dhe me udh\u00ebheq\u00ebsin e s\u00eb cil\u00ebs [Viktor] Orban, Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb miq\u00ebsuar \u2013 kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: udh\u00ebhiqen nga autokrat\u00eb. Nuk pres q\u00eb BE-ja do t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb konsensus p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ishte presion mbi Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb jen\u00eb ndryshe. N\u00ebse u kthehemi ngjarjeve t\u00eb 24 shtatorit \u2013 rebelimit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb me sa duket \u00ebsht\u00eb orkestruar nga Beogradi \u2013 do t\u00eb prisja q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb reagonin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, deri m\u00eb tash, nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe nuk jam i sigurt se do ta b\u00ebjn\u00eb. Ato nuk shohin alternativ\u00eb p\u00ebr Vu\u00e7iqin.<\/p>\n<p>Nuk ka alternativ\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr Vu\u00e7iqin, por mendoj se SHBA-ja do t\u00eb p\u00ebrfitonte shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga Serbia n\u00ebse do t\u00eb mbante nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, e jo t\u00eb vazhdoj\u00eb ta p\u00ebrk\u00ebdhel\u00eb.<\/p>\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>Si do t\u00eb reagoj\u00eb Per\u00ebndimi ndaj zgjedhjeve?<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0\u00c7far\u00eb reagimi prisni nga Uashingtoni?<\/p>\n<p><strong>Daniel Serwer:\u00a0<\/strong>Nuk e di se \u00e7far\u00eb t\u00eb pres. E dini q\u00eb k\u00ebto, padyshim, nuk jan\u00eb zgjedhje t\u00eb ndershme dhe ai duhet ta thot\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Ai duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i ashp\u00ebr ndaj Serbis\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ngjarjet e 24 shtatorit [n\u00eb Banjsk\u00eb]. Ai duhet t\u2019i thot\u00eb Vu\u00e7iqit se, n\u00ebse d\u00ebshiron q\u00eb [ish-n\u00ebnkryetari i List\u00ebs Serbe] Millan Radoi\u00e7iq t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ato ngjarje, at\u00ebher\u00eb duhet ta dor\u00ebzoj\u00eb at\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Ai duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb m\u00eb i ashp\u00ebr ndaj Serbis\u00eb, por deri m\u00eb tani nuk ka qen\u00eb. Dhe, nuk shoh asnj\u00eb shenj\u00eb se ai do t\u00eb ndryshoj\u00eb mendje. Un\u00eb mendoj se ai, thjesht, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb shtiret.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Dit\u00ebve t\u00eb fundit, Beogradi ishte i vendosur q\u00eb Radoi\u00e7iq t\u00eb mos ekstradohet n\u00eb Kosov\u00eb me asnj\u00eb kusht\u2026<\/p>\n<p><strong>Daniel Serwer:<\/strong>\u00a0N\u00ebse ju [Serbia] pretendoni se Kosova \u00ebsht\u00eb territor i juaji, nd\u00ebrsa krimi ka ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb jeni t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb ta d\u00ebrgoni Radoi\u00e7iqin n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr Serbin\u00eb nuk do t\u00eb ishte ekstradim.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohet tek organet kompetente t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb ekzistuar edhe p\u00ebrpara [pavar\u00ebsis\u00eb]. Nuk \u00ebsht\u00eb se Kosova nuk ka pasur parlament, gjyq\u00ebsor dhe polici n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. K\u00ebto institucione duhet t\u00eb trajtohen me respekt. Dhe, prandaj, gjyqi duhet t\u00eb mbahet atje. Por, askush nuk k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb shum\u00eb frik\u00eb se ai [Vu\u00e7iq] do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e Xi Jinping, dhe t\u00eb [presidentit rus] Vladimir Putin. Por, fakt \u00ebsht\u00eb se ai tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p><strong>Cila \u00ebsht\u00eb sfida e par\u00eb p\u00ebr Qeverin\u00eb e re?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0A e shihni k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ekstradim si sfid\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr Qeverin\u00eb e ardhshme t\u00eb Serbis\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Daniel Serwer:\u00a0<\/strong>Un\u00eb nuk do ta dija k\u00ebt\u00eb. Por, p\u00ebr mua kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e thjesht\u00eb. Krimi ka ndodhur n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. N\u00eb Kosov\u00eb ka autoritete t\u00eb njohura nga Serbia p\u00ebrmes Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit t\u00eb vitit 2013, e cila k\u00ebrkon edhe formimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse e doni Asociacionin, ju duhet t\u2019i p\u00ebrmbushni detyrimet e juaja sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb 2013-\u00ebs. E, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Radoi\u00e7iq t\u00eb gjykohet nga autoritetet kompetente n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb absolutisht e qart\u00eb, se sistemi gjyq\u00ebsor i autoriteteve n\u00eb Prishtin\u00eb vlen n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Kur jemi t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u2013 sipas jush, a do ta p\u00ebrshpejtoj\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare mes tyre ky rezultat i Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe, apo do t\u00eb vazhdoj\u00eb trendi aktual?<\/p>\n<p><strong>Daniel Sewer:\u00a0<\/strong>Nuk shoh asnj\u00eb shenj\u00eb se Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr nj\u00eb ndryshim serioz sa u p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, ai \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt. Ai s\u00ebrish b\u00ebn thirrje p\u00ebr vendosjen e sovranitetit t\u00eb Serbis\u00eb. Ai e kund\u00ebrshton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebveshjeve t\u00eb marsit dhe shkurtit [Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe Aneksit p\u00ebr zbatimin e saj], t\u00eb cilat SHBA-ja dhe BE-ja thon\u00eb se jan\u00eb ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Brukseli po ua shton dispozitat e atyre marr\u00ebveshjeve kushteve p\u00ebr hyrjen e Serbis\u00eb n\u00eb BE, por Vu\u00e7iq nuk \u00ebsht\u00eb serioz sa i p\u00ebrket an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. K\u00ebshtu q\u00eb nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb shum\u00eb. Mendoj se ky [rezultati] nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>Nj\u00eb opozit\u00eb \u201ce turpshme\u201d pro-evropiane<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Forca e dyt\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb Parlamentin e Serbis\u00eb pritet t\u00eb jet\u00eb lista opozitare pro-evropiane \u201cSerbia kund\u00ebr dhun\u00ebs\u201d. Sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb para, ajo do t\u2019i ket\u00eb 64 mandate n\u00eb Parlament. Deri n\u00eb \u00e7far\u00eb mase mund t\u00eb jet\u00eb korrigjuese ndaj Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe?<\/p>\n<p><strong>Daniel Serwer:<\/strong>\u00a0Mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Parlament. M\u00eb lejoni t\u00eb jem absolutisht i qart\u00eb: ata nuk i bojkotuan zgjedhjet. Bojkoti \u00ebsht\u00eb pothuajse gjithmon\u00eb gabim.<\/p>\n<p>Ata e kan\u00eb kuptuar se zgjedhjet do t\u00eb ishin t\u00eb lira, por jo t\u00eb drejta, dhe ia kan\u00eb dal\u00eb mjaft mir\u00eb n\u00eb k\u00ebto rrethana. Nuk mendoj se do t\u00eb ishte e arsyeshme t\u00eb pritej nga ta q\u00eb t\u00eb dilnin m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Opozita n\u00eb parlament luan rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe shpeshher\u00eb p\u00ebrgatit rrug\u00ebn p\u00ebr qeverisjen e ardhshme.<\/p>\n<p>Prandaj, ata duhet ta kuptojn\u00eb seriozisht rolin e tyre opozitar dhe t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb se \u00e7far\u00eb duan t\u00eb imponojn\u00eb si program t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme.<br \/>\nSinqerisht, ata kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb turpsh\u00ebm deri m\u00eb tani. Nuk kan\u00eb pasur shum\u00eb ide t\u00eb reja. Platforma pro-evropiane nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb edhe aq ide e re.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Pse e konsideroni si opsion t\u00eb turpsh\u00ebm politik?<\/p>\n<p><strong>Daniel Serwer:<\/strong>\u00a0Ata, sigurisht, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb turpsh\u00ebm sa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs.<br \/>\nAta nuk duan t\u00eb thon\u00eb asgj\u00eb q\u00eb do t\u00eb sugjeronte se kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb but\u00eb ndaj Kosov\u00ebs dhe se duan marr\u00ebveshje reale me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ata duhet t\u00eb mendojn\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet gj\u00eb e zgjuar t\u00eb b\u00ebhet kjo ose jo.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb, gjithashtu, t\u00eb turpsh\u00ebm sa u p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike, harmonizimit n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, problemit t\u00eb dhun\u00ebs \u2013 \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sa i takon \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb dhun\u00ebs dhe kultur\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb Serbi?<\/p>\n<p>Serbia e sotme \u00ebsht\u00eb autokraci. Nuk ka qen\u00eb dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, por sot \u00ebsht\u00eb \u2013 autokraci zgjedhore. Por, ende i ofron disa mund\u00ebsi p\u00ebr efektivitetin e opozit\u00ebs. Do t\u00eb doja t\u00eb shihja n\u00ebse ato shfryt\u00ebzohen ose jo.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb festoj\u00eb, t\u00eb k\u00ebnaqet p\u00ebr nj\u00eb rezultat t\u00eb fuqish\u00ebm. Por, opozita mund t\u00eb jet\u00eb krenare p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka arritur. Dhe, tani, ajo duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb prezantuar nj\u00eb platform\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u201cAnim i fort\u00eb kah Rusia\u201d<\/strong><\/h3>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Befasia m\u00eb e madhe e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb lista e udh\u00ebhequr nga doktor Branimir Nestoroviq, i njohur p\u00ebr teorit\u00eb e tij konspirative. Ai do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Parlament. P\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb ideologji t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, \u00ebsht\u00eb pro-rus, lista e tij p\u00ebrfshin Dragan Stanojeviqin \u2013 pak i njohur n\u00eb Serbi, por i p\u00ebrshkruar si nj\u00eb lojtar jasht\u00ebzakonisht pro-rus, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksionet e Ukrain\u00ebs. Sa r\u00ebnd\u00ebsi i kushtoni hyrjes s\u00eb k\u00ebsaj liste n\u00eb Parlament?<\/p>\n<p><strong>Daniel Serwer:<\/strong>\u00a0Mendoj se i reflekton ndjenjat e djathta t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve. Dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve historike dhe kulturore me Rusin\u00eb, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb mjedisit mediatik q\u00eb e faj\u00ebson NATO-n p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, q\u00eb e favorizon Vladimir Putinin n\u00eb \u00e7do hap.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb fitoni kur anoni kah Rusia: njer\u00ebz q\u00eb e duan Rusin\u00eb, edhe pasi ajo e pushton nj\u00eb vend tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Logjika n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb do t\u00eb ishte krejt\u00ebsisht e kund\u00ebrt \u2013 q\u00eb Serbia t\u00eb ofendohej nga pushtimi rus i Ukrain\u00ebs, por nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Ndoshta Serbia ka votuar kund\u00ebr Rusis\u00eb n\u00eb disa rezoluta t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, por e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se, n\u00eb thelb, Aleksandar Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb n\u00eb vij\u00eb me Putinin dhe presidentin kinez, Xi.<\/p>\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u201cVu\u00e7iq ka marr\u00eb edhe hap\u00ebsir\u00ebn pro-ruse, edhe pro-evropiane\u201d<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0A keni pritur rezultat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga forcat pro-evropiane n\u00eb Serbi?<\/p>\n<p><strong>Daniel Serwer:\u00a0<\/strong>Nuk mendoj se kam pritur rezultate shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira. E kam ditur se Vu\u00e7iq do t\u00eb fitonte. Ai ka arritur ta marr\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn si pro-ruse, ashtu edhe at\u00eb pro-evropiane, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb af\u00ebr drejtimit pro-rus, sesa atij pro-evropian.<\/p>\n<p>Askush nuk duhet t\u00eb mashtrohet. Serbia nuk do t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet s\u00eb shpejti n\u00eb BE, sepse Vu\u00e7iq nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur vendin p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Dhe, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb politika aktuale p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi, Serbia nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb BE \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq e kupton k\u00ebt\u00eb dhe e di se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE nuk do t\u00eb ndodh\u00eb s\u00eb shpejti.<br \/>\nAi, thjesht, d\u00ebshiron ta marr\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb politike. Ai nuk d\u00ebshiron t\u2019ia jap\u00eb askujt tjet\u00ebr. Pra, ai b\u00ebn shum\u00eb deklarata q\u00eb jan\u00eb pro-evropiane dhe m\u00eb pas nuk b\u00ebn asgj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u201cDa\u00e7iq nuk \u00ebsht\u00eb politikisht i pavarur\u201d<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0A \u00ebsht\u00eb befasi rezultati i dob\u00ebt i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Serbis\u00eb \u2013 partnere e deritashme e koalicionit t\u00eb Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe \u2013 e udh\u00ebhequr nga kreu i diplomacis\u00eb serbe, Ivica Da\u00e7iq?<\/p>\n<p><strong>Daniel Serwer:<\/strong>\u00a0Un\u00eb mendoj se suksesi i k\u00ebtij opsioni t\u00eb dyt\u00eb pro-rus \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shpjegimit. Ai [Ivica Da\u00e7iq], p\u00ebr mendimin tim, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb serioze politike n\u00eb Serbi. Investon n\u00eb partin\u00eb n\u00eb pushtet. Partia e tij ka nj\u00eb sfond historik, por jo pavar\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politike. Ai me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb si Vu\u00e7iqi, vet\u00ebm me nj\u00eb mask\u00eb tjet\u00ebr, me nj\u00eb fytyr\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb padrejt\u00eb zgjedhor q\u00eb e favorizon at\u00eb, thot\u00eb Daniel Serwer, profesor n\u00eb Universitetin amerikan Johns Hopkins, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat paraprake t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 17 dhjetorit tregojn\u00eb se Partia P\u00ebrparimtare Serbe, e udh\u00ebhequr deri von\u00eb nga Vu\u00e7iq, ka fituar shumic\u00ebn. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":40003,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[1146],"tags":[1968],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Serwer: Rezultati i zgjedhjeve n\u00eb Serbi s\u2019\u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Serwer: Rezultati i zgjedhjeve n\u00eb Serbi s\u2019\u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb padrejt\u00eb zgjedhor q\u00eb e favorizon at\u00eb, thot\u00eb Daniel Serwer, profesor n\u00eb Universitetin amerikan Johns Hopkins, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat paraprake t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 17 dhjetorit tregojn\u00eb se Partia P\u00ebrparimtare Serbe, e udh\u00ebhequr deri von\u00eb nga Vu\u00e7iq, ka fituar shumic\u00ebn. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-12-18T12:13:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/99.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"740\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"514\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"M M\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"M M\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/\"},\"author\":{\"name\":\"M M\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\"},\"headline\":\"Serwer: Rezultati i zgjedhjeve n\u00eb Serbi s\u2019\u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn\",\"datePublished\":\"2023-12-18T12:13:34+00:00\",\"dateModified\":\"2023-12-18T12:13:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/\"},\"wordCount\":2627,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Serwer\"],\"articleSection\":[\"Kryesoret\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/\",\"name\":\"Serwer: Rezultati i zgjedhjeve n\u00eb Serbi s\u2019\u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-12-18T12:13:34+00:00\",\"dateModified\":\"2023-12-18T12:13:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Serwer: Rezultati i zgjedhjeve n\u00eb Serbi s\u2019\u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\",\"name\":\"M M\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"M M\"},\"sameAs\":[\"http:\/\/MM\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Serwer: Rezultati i zgjedhjeve n\u00eb Serbi s\u2019\u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Serwer: Rezultati i zgjedhjeve n\u00eb Serbi s\u2019\u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn","og_description":"Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb padrejt\u00eb zgjedhor q\u00eb e favorizon at\u00eb, thot\u00eb Daniel Serwer, profesor n\u00eb Universitetin amerikan Johns Hopkins, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat paraprake t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 17 dhjetorit tregojn\u00eb se Partia P\u00ebrparimtare Serbe, e udh\u00ebhequr deri von\u00eb nga Vu\u00e7iq, ka fituar shumic\u00ebn. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_published_time":"2023-12-18T12:13:34+00:00","og_image":[{"width":740,"height":514,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/99.webp","type":"image\/webp"}],"author":"M M","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"M M","Est. reading time":"13 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/"},"author":{"name":"M M","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3"},"headline":"Serwer: Rezultati i zgjedhjeve n\u00eb Serbi s\u2019\u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn","datePublished":"2023-12-18T12:13:34+00:00","dateModified":"2023-12-18T12:13:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/"},"wordCount":2627,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Serwer"],"articleSection":["Kryesoret"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/","name":"Serwer: Rezultati i zgjedhjeve n\u00eb Serbi s\u2019\u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2023-12-18T12:13:34+00:00","dateModified":"2023-12-18T12:13:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/serwer-rezultati-i-zgjedhjeve-ne-serbi-seshte-shenje-e-mire-per-kosoven\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Serwer: Rezultati i zgjedhjeve n\u00eb Serbi s\u2019\u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3","name":"M M","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","caption":"M M"},"sameAs":["http:\/\/MM"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40002"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40002"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40002\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40004,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40002\/revisions\/40004"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40002"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40002"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40002"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}