{"id":36007,"date":"2023-11-15T20:48:28","date_gmt":"2023-11-15T20:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=36007"},"modified":"2023-11-15T20:48:28","modified_gmt":"2023-11-15T20:48:28","slug":"hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/","title":{"rendered":"Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon nj\u00eb regjim special si ai i Hag\u00ebs, e zhb\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e 2008-\u00ebs"},"content":{"rendered":"<h3>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Enver Hasani n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazeta Blic ka folur rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb draft-statutit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe t\u00eb propozuar nga Bashkimi Evropian, e t\u00eb publikuar s\u00eb fundmi nga ish-inspektori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI), Burim Ramadani.<\/h3>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse b\u00ebhet ky lloj Asociacioni \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb rendit kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i ka cekur nj\u00eb nga nj\u00eb edhe arsyet pse Kosova rrezikohet kaq shum\u00eb nga nj\u00eb Asociacion i till\u00eb, teksa flet edhe p\u00ebr futjen e Rezolut\u00ebs 1244 n\u00eb at\u00eb draft.<\/p>\n<p>\u201cStatuti krijon nj\u00eb regjim special, i ngjash\u00ebm me at\u00eb q\u00eb kemi n\u00eb Hag\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me komunitetin serb, me fillim nga p\u00ebrfaq\u00ebsimi i vullnetit t\u00eb tyre politik, politikave ekzekutive, policis\u00eb, gjyq\u00ebsis\u00eb, raportit me shtetet tjera, trash\u00ebgimin\u00eb kishtare, kulturore dhe historike serbe n\u00eb territor t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjim juridik q\u00eb vet\u00ebmbahet (\u201cself-contained legal regime\u201d).\u201d, thot\u00eb Hasani.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb:<\/strong><ins><\/ins><\/p>\n<div>\n<div id=\"div-gpt-ad-1634289484286-0\" data-google-query-id=\"CKWgtYbwxoIDFRQPogMdcOMIpw\">\n<p><strong>Cilat jan\u00eb defektet kryesore t\u00eb draft- Statutit q\u00eb tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hasani:<\/strong>\u00a0Jan\u00eb disa syresh. I pari dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi \u00ebsht\u00eb se ky draft p\u00ebrmban fund e krye dispozita q\u00eb jan\u00eb materie e past\u00ebr kushtetuese dhe, si i till\u00eb, paraqet nj\u00eb kushtetut\u00eb e re e Kosov\u00ebs, nj\u00eb kushtetut\u00eb materiale t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb po krijohet t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb sistemit kushtetues t\u00eb krijuar me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi nga 15 qershori 2008. I dyti defekt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi abuziv i dispozitave kushtetuese dhe instrumenteve t\u00eb tjera juridike dhe ligjore me q\u00ebllim t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb autonomie politiko-territoriale q\u00eb prish karakterin unitar t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ajo q\u00eb quhet asociacion, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb mekaniz\u00ebm zbatues i Autonomis\u00eb serbe dhe n\u00eb brendi ka p\u00ebrmbajtjen e Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb komunave serbe, q\u00eb nga m\u00ebnyra e fillimit (n\u00eb fillim nuk lejohet komunat tjera t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb te deri te themelohet), kompetencat (t\u00ebr\u00ebsisht shtet\u00ebrore dhe nga e drejta publike) dhe deri te m\u00ebnyra e zgjedhjes s\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve rreth interpretimit dhe zbatimit t\u00eb Statutit (arbitrazhi si nj\u00eb instanc\u00eb e re e gjyq\u00ebsis\u00eb kushtetuese; m\u00eb disa vende gjykatat kushtetuese edhe quhen tribunal). S\u00eb fundi, Statuti krijon nj\u00eb regjim special, i ngjash\u00ebm me at\u00eb q\u00eb kemi n\u00eb Hag\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me komunitetin serb, me fillim nga p\u00ebrfaq\u00ebsimi i vullnetit t\u00eb tyre politik, politikave ekzekutive, policis\u00eb, gjyq\u00ebsis\u00eb, raportit me shtetet tjera, trash\u00ebgimin\u00eb kishtare, kulturore dhe historike serbe n\u00eb territor t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjim juridik q\u00eb vet\u00ebmbahet (\u201cself-contained legal regime\u201d).<ins><\/ins><\/p>\n<p>Aty p\u00ebrmenden ligjet p\u00ebr administrat\u00ebn shtet\u00ebrore, konventa kuad\u00ebr p\u00ebr minoritete dhe vet\u00ebqeverisje lokale n\u00eb Evrop\u00eb, ligji p\u00ebr bashk\u00ebpunim nd\u00ebrkomunal dhe tjet\u00ebr, krejt me q\u00ebllim t\u00eb krijimit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb komunave serbe, jo p\u00ebr zbatim t\u00eb tyre n\u00eb t\u00eb ardhmen. Asnj\u00ebri prej k\u00ebtyre instrumenteve juridike e ligjore nuk kan\u00eb asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr zbatim n\u00eb bashk\u00ebsi, sepse k\u00ebsi entiteti juridik nuk ekziston dhe nuk haset as autorizimi p\u00ebr themelim t\u00eb tij n\u00eb to. Ato flasin p\u00ebr autonomit\u00eb dhe nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes lokale, p\u00ebr pakicat komb\u00ebtare, t\u00eb cilat asnj\u00ebra si kategori nuk njihen n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. Mbi t\u00eb gjitha, asnj\u00ebra prej tyre nuk jan\u00eb dokumente q\u00eb mund t\u00eb zbatohen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, sepse nuk kan\u00eb norma t\u00eb vet\u00ebzbatueshme, si\u00e7 k\u00ebrkohet me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe me krejt kushtetutat e Evrop\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb tilla ato duhet t\u00eb shoq\u00ebrohen nga legjislacioni zbatues, i cili nuk mund t\u00eb k\u00ebt\u00eb rangun e nj\u00eb statuti, por t\u00eb kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjit. As Konventa Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut nuk \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebzbatueshme: ajo zbatohet sepse Kushtetuta e Kosov\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se praktikat e Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut duhet t\u00eb zbatohen; k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb krejt autoritetet publike n\u00eb Kosov\u00eb, kurse vet\u00eb dispozitat e Konvent\u00ebs p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut jan\u00eb mish\u00ebruar n\u00ebp\u00ebr tekstet ligjore dhe n\u00eb vet\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. E th\u00ebn\u00eb m\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tjera, citimi n\u00eb Preambul\u00ebn e Statutit dhe m\u00eb pas brenda n\u00eb tekstin e tij p\u00ebrdorimi i teksteve juridike vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtar b\u00ebhet vet\u00ebm deri n\u00eb themelim t\u00eb Autonomis\u00eb serbe, jo p\u00ebr t\u2019u zbatuar n\u00eb t\u00eb ardhmen sepse ato nuk mund t\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb entitet juridik q\u00eb nuk ekziston brenda tyre. Citimi i nenit konkret t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga kapitulli i III, gjithashtu \u00ebsht\u00eb abuziv sepse nuk ka asnj\u00eb logjik\u00eb q\u00eb me statut t\u00eb konfirmohet nj\u00eb dispozit\u00eb kushtetuese; nj\u00ebjt\u00eb vlen\u00eb p\u00ebr dispozitat p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb gjuh\u00ebve zyrtare, sepse ajo \u00ebsht\u00eb vendosur me Kushtetut\u00ebn e vitit 2008; poashtu, nj\u00ebjt\u00eb velen edhe p\u00ebr caktimin e kompetenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila b\u00ebhet me ligj, asnj\u00ebher\u00eb me statut. N\u00ebse duan nj\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb till\u00eb, at\u00ebhr\u00eb le t\u00eb nxjerrin ligj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, jo me statut t\u00eb imponojn\u00eb nj\u00eb kompetenc\u00eb fiktive. Asnj\u00eb dallim nuk ka puna me arbitrazhin: ai formohet sepse dihet q\u00eb pas themelimit, Gjykata Kushtetuese m\u00eb nuk ka pun\u00eb, sepse amendamenti n\u00eb Statutin e Autonomis\u00eb vler\u00ebsohet, jo sipas Aktgjykimit t\u00eb viti 2015, por sipas atij aktgjykimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb lejon themelimin e Autonomis\u00eb serbe. Prandaj kontestet n\u00eb mes t\u00eb pushtetit qendror dhe Autonomis\u00eb serbe i zgjedh arbitrazhi, jo Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb dometh\u00ebnie ka fakti q\u00eb n\u00eb Preambul\u00eb figuron Rezoluta 1244 e KS t\u00eb OKB , krahas dokumenteve t\u00eb tjera juridike?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hasani:<\/strong>\u00a0Futja e saj aty \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejte e implementimit t\u00eb zotimit nga Aneksi i Ohrit, sipas t\u00eb cilit Kosova ka pranuar pa paragjykim p\u00ebr statusin e saj nga Serbia t\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kjo ka pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe sh\u00ebnon faz\u00ebn t\u00eb re n\u00eb procesin e zhb\u00ebrjes s\u00eb Mendimit K\u00ebshill\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb GJND p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shpallur m\u00eb 17 shkurt 2008. Kur t\u00eb miratohet Statuti, ai d\u00ebrgohet n\u00eb OKB dhe futet n\u00eb procedura t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e dokumentacionit t\u00eb tij p\u00ebr sa i takon sovranitetit dhe integritetit territorial serb, q\u00eb ajo e trash\u00ebgon me k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb dhe ngelet aty p\u00ebrher\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ngjash\u00ebm si me Aneksin e Ohrit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e dokumenteve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr procesin e futjes n\u00eb BE dhe n\u00eb \u00e7do struktur\u00eb tjet\u00ebr evropiane, p\u00ebrfshir\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo ka pasoja akoma ma t\u00eb r\u00ebnda se kaq. S\u00eb pari, pes\u00eb vendet e BE q\u00eb nuk njohin Kosov\u00ebs, kurr\u00eb nuk do ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb sa t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi Statuti me baz\u00eb juridike Rezolut\u00ebn 1244. Kjo rezolut\u00eb dihet q\u00eb ka figuruar nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb Planin Ahtisari dhe n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. Kjo ka b\u00ebr\u00eb sepse me Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb kemi marr\u00eb zotim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm, por jo p\u00ebr zbatim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Rezolut\u00ebs por p\u00ebr detyrimet q\u00eb jan\u00eb prodhuar nga zbatimi i saj deri at\u00ebher\u00eb kur u shpall pavar\u00ebsia e vendit. Pas pavar\u00ebsis\u00eb ajo nuk ka pasur asnj\u00eb fuqi ndaj nesh dhe vendeve q\u00eb na kan\u00eb njohur. S\u00eb dyti, \u00e7do investim i huaj n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb pjes\u00ebt e Autonomis\u00eb serbe vendoset sipas saj dhe kompetenc\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e ka Kuvendi i Autonomis\u00eb. Ju e dini q\u00eb Marr\u00ebveshja Uashingtonin akoma \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi, n\u00ebse nuk e keni ditur. Aty ka zotime t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Ujmanin, ato do t\u00eb realizohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 po them, p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me institucionet e Autonomis\u00eb serbe. S\u00eb fundi, kjo hap mund\u00ebsin\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt p\u00ebr rikthim t\u00eb numrit t\u00eb caktuar t\u00eb ushtar\u00ebve serb p\u00ebr ruajtjen e kishave dhe objekteve t\u00eb tjera kulturore \u2013 historike serbe. Kjo sot duket nj\u00eb utopi, por shum\u00eb\u00e7ka e till\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur dhe sot po e shohim me syt\u00eb tan\u00eb. Kisha Serbe ka status t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb Serbi, k\u00ebt\u00eb ia ka njohur zoti Kurti me Aneksin e Ohrit. Futja e Rezolut\u00ebs 1244, po e p\u00ebrs\u00ebris, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr pos zb\u00ebrthim i k\u00ebtij zotimi m\u00eb n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb roli Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes: a mund ta ndaloj ajo formimin e Asociacionit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hasani:<\/strong>\u00a0Gjykata Kushtetuese sigurisht q\u00eb nuk e ndalon formimin e Autonomis\u00eb serbe, sepse nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e saj. Ajo ka kompetenc\u00eb procedurale p\u00ebr marrjen n\u00eb konsiderat\u00eb, kurse sa i takon meritave t\u00eb rastit, ajo i ka t\u00eb hequra termat kryesore t\u00eb referimit. Deri m\u00eb sot nuk ka pasur draft-Statut. Gjykata ka pasur nj\u00eb aktgjykim n\u00eb vitin 2015 lidhur me at\u00eb se si duhet t\u00eb duket Statuti i Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe. Ky aktgjykim \u00ebsht\u00eb hequr nga Statuti dhe Gjykata nuk ka pse merret m\u00eb me te. N\u00ebse merret, at\u00ebher\u00eb e rr\u00ebzon k\u00ebt\u00eb draft sepse n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00eb kund\u00ebrshtim me urdh\u00ebrat\u00eb e saj nga Aktgjykimi i vitit 2015 dhe Marr\u00ebveshjen e vitit 2013, e cila si pik\u00eb referimi ka pasur asociacionin ekzistues t\u00eb komunave n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Plani Ahtisari flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj asociacioni q\u00eb po formohet tani. N\u00eb tekstin e Planit Ahtisari b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr asociacion normal si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ky i Kosov\u00ebs. Serb\u00ebt n\u00eb Vjen\u00eb jan\u00eb mundur sepse edhe at\u00ebher\u00eb kan\u00eb provuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb po realizojn\u00eb sot, si\u00e7 e pranon n\u00eb librin e vet Mark Ueller, q\u00eb sot k\u00ebshillon zotin Kurti. Nj\u00ebjt\u00eb thot\u00eb edhe zonja Katherine Ashton n\u00eb librin e saj t\u00eb fundit \u2013 se ideja serbe ka qen\u00eb krijimi i Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb komunave serbe, kurse shqiptar\u00ebt kan\u00eb insistuar n\u00eb asociacion sipas Planit Ahtisari e q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb entitet nga e drejta publike.<ins><\/ins><\/p>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb veprohet sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hasani:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb dashur t\u00eb merret Aktgjykimi i vitit 2015 dhe t\u00eb p\u00ebrpunohet, t\u00eb kthehet n\u00eb Statut dhe t\u00eb dilet me draft para miqve dhe serbeve lokal; ai draft pastaj t\u00eb sh\u00ebrbej si baz\u00eb p\u00ebr dialog, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur dhe transparente. Kjo si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ka qen\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fshehur : askush nuk ka as mandat e as t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb krijoj nj\u00eb kushtetut\u00eb t\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs, pa ndjekur asnj\u00eb procedure kushtetuese dhe jasht\u00eb syve t\u00eb publikut. Kjo ka \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr vendin, por edhe p\u00ebr ata q\u00eb sot mendojn\u00eb se kan\u00eb legjitimiteti politik p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<ins><\/ins><\/p>\n<p>Nj\u00eb tekst t\u00eb till\u00eb si draft-Statuti aktual, q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht arkaik sepse ka dispozita revolucionare q\u00eb operojn\u00eb jasht\u00eb sistemit ekzistues kushtetues, ka mund ta b\u00ebjn\u00eb student\u00ebt e fundit t\u00eb secilit fakultet juridik n\u00eb vendin ton\u00eb, pa shpenzuar asnj\u00eb lek\u00eb p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A ka koh\u00eb t\u00eb ndreqet di\u00e7ka?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hasani:<\/strong>\u00a0Jo. Gj\u00ebrat kan\u00eb shkuar larg, Aneksi Ohrit nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhet, ai \u00ebsht\u00eb aty dhe \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb do t\u00ebrheq prapa nga nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb u shpall m\u00eb 17 shkurt 2008. Mos harroni se Tajvani q\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb shet sovran dhe i pavarur, dikur ka pas mbi 90 njohje, sot ka vet\u00ebm disa dhe at\u00eb t\u00eb vendeve per\u00ebndimore. Un\u00eb pres q\u00eb procesi i \u00e7njohjeje t\u00eb merr p\u00ebrmasa edhe m\u00eb drastike, pasi vendet q\u00eb kan\u00eb pasur nd\u00ebrmend t\u00eb na njohin do t\u00eb dekurajohen shum\u00eb kur t\u00eb shohin at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Kosova n\u00eb Oh\u00ebr dhe me Statutin p\u00ebr Autonomin\u00eb serbe me baz\u00eb n\u00eb Rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb KS t\u00eb OKB.<\/p>\n<p><strong>Si<\/strong>\u00a0<strong>shpjegohet q\u00eb arsimi e sh\u00ebndet\u00ebsia serbe si rrjet n\u00eb Kosov\u00eb funksionojn\u00eb si institucione private?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hasani:<\/strong>\u00a0Shum\u00eb thjesht\u00eb. Serbia \u00ebsht\u00eb shtet sovran dhe i pavarur, n\u00eb kushtetut\u00ebn e vet e ka Kosov\u00ebs si autonomi. Nj\u00eb shtet sovran dhe i pavarur, nuk lejon q\u00eb nj\u00eb autoritet tjet\u00ebr publik t\u00eb vihet n\u00ebn subordinim t\u00eb nj\u00eb autoriteti tjet\u00ebr publik, q\u00eb ai e konsideron si inferior me kushtetut\u00eb e ligjet e veta. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb krejt ai rrjet n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs vepron asisoj, dhe kjo \u00ebsht\u00eb edhe sipas Rezolut\u00ebs 1244 , e cila vet\u00ebm suspendon sovranitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb, por nuk e shuan at\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Ai sovranitet serb \u00ebsht\u00eb i shuar vet\u00ebm n\u00eb raport me vendet q\u00eb na kan\u00eb njohur, p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt ai ekziston dhe respektohet. N\u00eb fakt, ka plot shtete q\u00eb na kan\u00eb njohur n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dh\u00ebn\u00eb historik dhe q\u00eb mendojn\u00eb nj\u00ebjt\u00eb sikur ato pes\u00eb vende t\u00eb BE q\u00eb nuk na kan\u00eb njohur, por akoma nuk e shfaqin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Pra, shkurt, Rezoluta 1244 \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Serbia p\u00ebrdor institucionet private n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr rrjetin e vet t\u00eb arsimit e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb publike.<\/p>\n<p><strong>Pse po thuhet q\u00eb do ket\u00eb njohje de facto?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hasani:<\/strong>\u00a0Ato jan\u00eb p\u00ebrralla q\u00eb asnj\u00eb lidhje nuk kan\u00eb me njohjen. \u00c7do njohje e shteti n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka p\u00ebr objekt qenien shtet (\u201cstatehood\u201d), jo format e manifestimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb aktiviteteve t\u00eb autoriteteve publike, si\u00e7 jan\u00eb mbledhja e tatimit, tagrat, energjia, doganat dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. Njohja e Kosov\u00ebs nga Serbia , de facto ose de jure, bie ndesh me Rezolut\u00ebn 1244: asnj\u00eb logjik\u00eb nuk ka t\u00eb thuhet se Serbia do e njeh Kosov\u00ebn kurse n\u00eb Oh\u00ebr ti ke pranuar q\u00eb raporti jon\u00eb me te \u00ebsht\u00eb pa paragjykim p\u00ebr statusin, plus n\u00eb Draft-Statut ke betonuar k\u00ebt\u00eb fakt si dispozit\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi kushtetuese. Serbia mohon n\u00eb vazhdim\u00ebsi qenien shtet t\u00eb Kosov\u00ebs, titullin juridik t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shtet e konteston fuqish\u00ebm. Ky kund\u00ebrshtim respektohet nga shum\u00eb vende t\u00eb BE dhe jasht\u00eb saj dhe \u00e7doher\u00eb p\u00ebrjashton \u00e7far\u00ebdo njohje t\u00eb Kosov\u00ebs nga ana saj. K\u00ebto gj\u00ebra i din\u00eb student\u00ebt e juridikut q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb provimin nga e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pa asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Enver Hasani n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazeta Blic ka folur rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb draft-statutit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe t\u00eb propozuar nga Bashkimi Evropian, e t\u00eb publikuar s\u00eb fundmi nga ish-inspektori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI), Burim Ramadani. Ai ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse b\u00ebhet ky [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36008,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[2645],"tags":[2384],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon nj\u00eb regjim special si ai i Hag\u00ebs, e zhb\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e 2008-\u00ebs<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon nj\u00eb regjim special si ai i Hag\u00ebs, e zhb\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e 2008-\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Enver Hasani n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazeta Blic ka folur rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb draft-statutit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe t\u00eb propozuar nga Bashkimi Evropian, e t\u00eb publikuar s\u00eb fundmi nga ish-inspektori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI), Burim Ramadani. Ai ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse b\u00ebhet ky [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-11-15T20:48:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/ENVER-HASANI-600x347-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"347\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon nj\u00eb regjim special si ai i Hag\u00ebs, e zhb\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e 2008-\u00ebs\",\"datePublished\":\"2023-11-15T20:48:28+00:00\",\"dateModified\":\"2023-11-15T20:48:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/\"},\"wordCount\":2470,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Enver Hasani\"],\"articleSection\":[\"T\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/\",\"name\":\"Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon nj\u00eb regjim special si ai i Hag\u00ebs, e zhb\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e 2008-\u00ebs\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-11-15T20:48:28+00:00\",\"dateModified\":\"2023-11-15T20:48:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon nj\u00eb regjim special si ai i Hag\u00ebs, e zhb\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e 2008-\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon nj\u00eb regjim special si ai i Hag\u00ebs, e zhb\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e 2008-\u00ebs","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon nj\u00eb regjim special si ai i Hag\u00ebs, e zhb\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e 2008-\u00ebs","og_description":"Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Enver Hasani n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazeta Blic ka folur rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb draft-statutit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe t\u00eb propozuar nga Bashkimi Evropian, e t\u00eb publikuar s\u00eb fundmi nga ish-inspektori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI), Burim Ramadani. Ai ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse b\u00ebhet ky [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2023-11-15T20:48:28+00:00","og_image":[{"width":600,"height":347,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/ENVER-HASANI-600x347-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"12 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon nj\u00eb regjim special si ai i Hag\u00ebs, e zhb\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e 2008-\u00ebs","datePublished":"2023-11-15T20:48:28+00:00","dateModified":"2023-11-15T20:48:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/"},"wordCount":2470,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Enver Hasani"],"articleSection":["T\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/","name":"Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon nj\u00eb regjim special si ai i Hag\u00ebs, e zhb\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e 2008-\u00ebs","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2023-11-15T20:48:28+00:00","dateModified":"2023-11-15T20:48:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/hasani-draft-statuti-aktual-i-asociacionit-krijon-nje-regjim-special-si-ai-i-hages-e-zhben-pavaresine-e-2008-es\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Hasani: Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon nj\u00eb regjim special si ai i Hag\u00ebs, e zhb\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e 2008-\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36007"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36007"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36007\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36009,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36007\/revisions\/36009"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36008"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36007"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36007"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36007"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}