{"id":30172,"date":"2023-10-07T14:23:30","date_gmt":"2023-10-07T14:23:30","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=30172"},"modified":"2023-10-07T14:23:30","modified_gmt":"2023-10-07T14:23:30","slug":"specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/","title":{"rendered":"Specialja publikon aktakuz\u00ebn ndaj Januzit e Bahtjarit"},"content":{"rendered":"<h3>Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar ka publikuar, t\u00eb redaktuar, aktakuz\u00ebn ndaj Sabit Januzit dhe Ismet Bahtjarit, p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe administrat\u00ebs publike dhe vepra penale kund\u00ebr rendit publik.<\/h3>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, Sabit Januzi, i lindur m\u00eb 29 prill 1966 n\u00eb B\u00ebrvenik dhe Ismet Bahtjari, gjithashtu i njohur si \u201cShema\u201d, i lindur m\u00eb 27 shkurt 1963, n\u00eb Fushtic\u00eb t\u00eb Poshtme, thuhet se \u201cp\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe veprimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb nj\u00eb grupi personash n\u00eb t\u00eb cilin t\u00eb dy mor\u00ebn pjes\u00eb, tentuan t\u00eb pengonin persona zyrtar\u00eb, si gjykat\u00ebs, prokuror\u00eb, zyrtar\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs, zyrtar\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb apo persona t\u00eb autorizuar nga gjykata ose prokuroria, n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare\u201d.,<\/p>\n<p>Ata dyshohen se midis m\u00eb s\u00eb paku 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, \u201cn\u00eb bashk\u00ebkryerje me individ\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt [REDAKTUAR] (\u201cbashk\u00ebkryesi 1\u201d), u bashk\u00ebrenduan si grup para dhe pas kontakteve personale t\u00eb Januzit dhe Bahtjarit me d\u00ebshmitarin 1. Konkretisht, Januzi dhe Bahtjari u takuan secili m\u00eb vete me d\u00ebshmitarin 1 p\u00ebr ta nxitur d\u00ebshmitarin 1 q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqte d\u00ebshmin\u00eb, ose t\u00eb mos jepte d\u00ebshmi n\u00eb proceset zyrtare para DHSK-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo sjellje tregon qart\u00eb synimin e Januzit dhe Bahtjarit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar dhe penguar persona zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare\u201d, thot\u00eb aktakuza.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb l\u00ebshuar nga ZPS-ja, m\u00eb 5 prill 2023, bashk\u00ebkryesi 1 i telefonoi Januzit, nd\u00ebrsa m\u00eb pas edhe Bahtjari i telefonoi Januzit.<\/p>\n<p>\u201cPasi i telefonoi dhe u v\u00ebrtetua q\u00eb d\u00ebshmitari 1 ishte n\u00eb sht\u00ebpi, Bahtjari shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e d\u00ebshmitarit 1. Bahtjari i tha d\u00ebshmitarit 1 se bashk\u00ebkryesi 1 e kishte kontaktuar koh\u00ebt e fundit dhe e kishte d\u00ebrguar q\u00eb t\u2019i thoshte d\u00ebshmitarit 1 se duhej t\u00eb t\u00ebrhiqte d\u00ebshmin\u00eb. Kur d\u00ebshmitari 1 e pyeti n\u00ebse [REDAKTUAR] d\u00ebshmitari 1 do t\u00eb jepte d\u00ebshmi, Bahtjari e konfirmoi k\u00ebt\u00eb. Bahtjari u largua nga sht\u00ebpia e d\u00ebshmitarit 1 dhe eci deri te nj\u00eb vetur\u00eb aty af\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po prisnin dy burra dhe nj\u00eb person i tret\u00eb n\u00eb ul\u00ebsen e shoferit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSi rezultat i k\u00ebtij kontakti, d\u00ebshmitari 1 u shqet\u00ebsua shum\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb e familjes s\u00eb vet. M\u00eb von\u00eb m\u00eb 5 prill 2023, pasi Bahtjari kishte vizituar d\u00ebshmitarin 1, bashk\u00ebkryesi 1 dhe Januzi, si dhe Januzi dhe Bahtjari individualisht, pat\u00ebn kontakte t\u00eb shumta me mesazhe dhe telefon, ku p\u00ebrfshihen edhe kontaktet midis bashk\u00ebkryesit 1 dhe Januzit p\u00ebr bashk\u00ebrendimin e nj\u00eb takimi personal at\u00eb nat\u00eb\u201d, thot\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera aktakuza.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebve n\u00eb vijim, thuhse se bashk\u00ebkryesi 1 dhe Januzi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, mbet\u00ebn n\u00eb kontakt dhe u lidh\u00ebn p\u00ebrmes telefonit s\u00eb paku kat\u00ebr her\u00eb midis 6 prillit dhe 9 prillit 2023.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kontakti i dyt\u00eb thuhet t\u00eb ket\u00eb ndodhur m\u00eb 12 prill 2023. Pak pasi i kishte telefonuar bashk\u00ebkryesit 1, Januzi shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e d\u00ebshmitarit 1.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e d\u00ebshmitarit 1, Januzi i tha d\u00ebshmitarit 1 se bashk\u00ebkryesi 1 e kishte d\u00ebrguar Bahtjarin te d\u00ebshmitari 1, dhe se Januzi kishte ardhur aty n\u00eb vijim t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Bahtjarit dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh se \u00e7far\u00eb planifikonte t\u00eb b\u00ebnte d\u00ebshmitari 1 dhe si mund t\u00eb zgjidhej \u00e7\u00ebshtja e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, d\u00ebshmitari 1 i tha Januzit se nuk donte t\u00eb merrej m\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe q\u00eb asaj t\u2019i jepej fund. Januzi tha q\u00eb do t\u2019u tregonte \u2018atyne\u2019 se \u00e7far\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb d\u00ebshmitari 1\u201d, thot\u00eb aktakuza.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, pak pas vizit\u00ebs s\u00eb 12 prillit 2023 q\u00eb i b\u00ebri d\u00ebshmitarit 1, gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, Januzi p\u00ebrs\u00ebri i telefonoi bashk\u00ebkryesit 1.<\/p>\n<p>\u201cSi rezultat i kontaktit t\u00eb dyt\u00eb, d\u00ebshmitari 1 u shqet\u00ebsua edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb e vet dhe t\u00eb familjes. Januzi dhe Bahtjari: (i) i krijuan frik\u00eb dhe shqet\u00ebsime t\u00eb r\u00ebnda nj\u00eb personi \u2013 d\u00ebshmitarit 1 \u2013 i cili i ka dh\u00ebn\u00eb ose ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u2019i jap\u00eb informacion TFHS-s\u00eb, ZPS-s\u00eb dhe\/ose cilitdo trupi gjykues t\u00eb DHSK-s\u00eb p\u00ebr krimet ose veprat penale t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb juridiksionin e DHSK-s\u00eb, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb faktor t\u00eb fort\u00eb shkurajues p\u00ebr dh\u00ebnien e informacioneve (t\u00eb m\u00ebtejshme) nga ky person lidhur me krimet e p\u00ebrfshira n\u00eb juridiksionin e DHSK-s\u00eb; (ii) rrezikuan aft\u00ebsin\u00eb e DHSK-s\u00eb\/ZPS-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe ndjekur penalisht krimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebrmes marrjes dhe mbrojtjes s\u00eb d\u00ebshmive relevante t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve; dhe (iii) ndikuan q\u00eb ZPS-ja t\u2019i devijonte mjetet e burimet dhe koh\u00ebn e vet, p\u00ebr t\u00eb trajtuar pasojat faktike dhe t\u00eb mundshme p\u00ebr d\u00ebshmitarin 1 dhe familjen e tij n\u00eb lidhje me proceset zyrtare t\u00eb DHSK-s\u00eb\u201d, theksohet n\u00eb aktakuz\u00ebn e ngritur ndaj dyshes.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket ndikimit mbi koh\u00ebn dhe mjetet e burimet e ZPS-s\u00eb dhe DHSK-s\u00eb, aktakuza thot\u00eb se k\u00ebtu p\u00ebrfshihen: angazhimi i m\u00eb shum\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb ZPS-s\u00eb dhe DHSK-s\u00eb n\u00eb kontakte shtes\u00eb t\u00eb panevojshme, me d\u00ebshmitarin 1, p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb dhe aft\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit 1 p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar; shpenzimi i mjeteve dhe burimeve t\u00eb ZPS-s\u00eb p\u00ebr hetimin e ngjarjeve t\u00eb shtjelluara n\u00eb k\u00ebt\u00eb Aktakuz\u00eb; dhe shpenzimi i koh\u00ebs dhe i mjeteve e burimeve t\u00eb ZPS-s\u00eb dhe DHSK-s\u00eb p\u00ebr marrjen e masave t\u00eb reja t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari kishin synimin dhe dijenin\u00eb e nevojshme p\u00ebr veprat penale t\u00eb (i) pengimit t\u00eb personave zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare, p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe (ii) pjes\u00ebmarrjes n\u00eb nj\u00eb grup personash i cili, p\u00ebrmes veprimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, tentoi t\u00eb pengonte persona zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb dokumentin e akuz\u00ebs thuhet se midis m\u00eb s\u00eb paku 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari p\u00ebrdor\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e r\u00ebnd\u00eb ose ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb detyrimit, p\u00ebr t\u00eb nxitur personin tjet\u00ebr \u2013 d\u00ebshmitarin 1 \u2013 q\u00eb t\u00eb mos jepte deklarat\u00eb, ose t\u00eb jepte deklarat\u00eb t\u00eb rreme, ose ndryshe, t\u00eb mos i jepte informacion t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb policis\u00eb, prokurorit ose gjykat\u00ebsit, kur ai informacion ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pengimin e procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>\u201cVeprimet e Januzit dhe Bahtjarit tregojn\u00eb qart\u00eb synimin e Januzit dhe Bahtjarit p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar d\u00ebshmitarin 1 dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur d\u00ebshmitarin 1 q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqte d\u00ebshmin\u00eb ose t\u00eb mos jepte d\u00ebshmi n\u00eb procese zyrtare t\u00eb DHSK-s\u00eb. Konkretisht, sikurse shtjellohet n\u00eb paragraf\u00ebt 7 deri 17 (t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb plot\u00ebsisht k\u00ebtu p\u00ebrmes referencave): i. M\u00eb 5 prill 2023, BAHTJARI kontaktoi d\u00ebshmitarin 1 dhe (i) i tha d\u00ebshmitarit 1 se d\u00ebshmitari 1 duhej t\u00eb t\u00ebrhiqte d\u00ebshmin\u00eb e vet n\u00eb proceset e DHSK-s\u00eb, dhe (ii) i konfirmoi d\u00ebshmitarit 1 se po t\u00eb mos e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, kjo mund t\u00eb rezultonte n\u00eb [REDAKTUAR]. ii. M\u00eb 12 prill 2023, JANUZI kontaktoi d\u00ebshmitarin 1 n\u00eb vijim t\u00eb kontaktit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb Bahtjarit dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh se si q\u00ebndronin pun\u00ebt me d\u00ebshmitarin 1 n\u00eb lidhje me d\u00ebshmin\u00eb e d\u00ebshmitarit 1. iii. Para dhe pas kontakteve t\u00eb tyre me d\u00ebshmitarin 1, Januzi dhe Bahtjari komunikuan dhe bashk\u00ebrenduan me nj\u00ebri-tjetrin dhe me bashk\u00ebkryesin 1\u201d, thot\u00eb aktakuza.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes veprimeve t\u00eb p\u00ebrshkruara m\u00eb lart, ZPS-ja thot\u00eb se Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale individuale p\u00ebr kryerje ose tentativ\u00eb p\u00ebr kryerjen e secil\u00ebs prej veprave penale t\u00eb paraqitura n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb, p\u00ebrmes formave t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb renditura n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Ata thuhet se kishin dijenin\u00eb dhe synimin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr secil\u00ebn form\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale dhe secil\u00ebn vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>\u201cSabit Januzi dhe Ismet Bahtjari i kryen veprat penale p\u00ebrmes veprimeve t\u00eb p\u00ebrshkruara m\u00eb lart, sipas nenit 17(1) t\u00eb KPK-s\u00eb. Gjithashtu, ose si alternativ\u00eb, p\u00ebrmes k\u00ebtyre veprimeve dhe mosveprimeve, Sabit JANUZI dhe Ismet BAHTJARI tentuan, sipas nenit 28 t\u00eb KPK-s\u00eb, t\u00eb kryenin veprat penale\u201d.<\/p>\n<p>Dyshja thuhet se kryen bashk\u00ebrisht veprat penale p\u00ebrmes bashk\u00ebkryerjes, sipas nenit 31 t\u00eb KPK-s\u00eb, duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale ose duke kontribuar konsideruesh\u00ebm n\u00eb kryerjen e saj n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr, dhe\/ose (ii) sipas nenit 35 t\u00eb KPK-s\u00eb, u mor\u00ebn vesh p\u00ebr t\u00eb kryer veprat penale, dhe nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb prej personave q\u00eb ishin pjes\u00eb e asaj marr\u00ebveshjeje nd\u00ebrmor\u00ebn veprime t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Januzi dhe Bahtjari thuhet se kontribuuan konsideruesh\u00ebm dhe nd\u00ebrmor\u00ebn veprime t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr kryerjen e veprave penale, n\u00eb realizimin e q\u00ebllimit ose marr\u00ebveshjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00ebr\u00ebs apo m\u00eb shum\u00eb prej m\u00ebnyrave t\u00eb m\u00ebposhtme, sikurse p\u00ebrshkruhet me m\u00eb shum\u00eb holl\u00ebsi n\u00eb paragraf\u00ebt 7 deri 17 m\u00eb lart: a. duke u takuar individualisht me d\u00ebshmitarin 1, nj\u00eb person p\u00ebr t\u00eb cilin besonin se i kishte dh\u00ebn\u00eb ose kishte t\u00eb ngjar\u00eb t\u2019i jepte d\u00ebshmi DHSK-s\u00eb\/ZPS-s\u00eb; b. duke i b\u00ebr\u00eb presion d\u00ebshmitarit 1 q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqte deklarat\u00ebn, t\u00eb jepte informacion t\u00eb rrem\u00eb, ose t\u00eb mos jepte d\u00ebshmi; c. duke p\u00ebrdorur sjellje dhe gjuh\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr ta frik\u00ebsuar d\u00ebshmitarin 1; dhe d. duke e kontaktuar d\u00ebshmitarin 1 kund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij, nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebrmes telefonit dhe takimeve personale.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb fundi, p\u00ebrmes nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb prej veprimeve t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb paragraf\u00ebt 7 deri 17 m\u00eb lart, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari ndihmuan nj\u00ebri-tjetrin, bashk\u00ebkryesin 1 dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb kryerjen e veprave penale\u201d, theksohet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar thot\u00eb se p\u00ebrmes veprimeve t\u00eb p\u00ebrshkruara m\u00eb lart, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari kryen ose tentuan t\u00eb kryenin, vet\u00ebm, n\u00eb bashk\u00ebkryerje dhe\/ose n\u00eb marr\u00ebveshje, veprat penale t\u00eb paraqitura n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb, dhe\/ose ndihmuan kryerjen e tyre.<\/p>\n<p>\u201cSabit Januzi dhe Ismet Bahtjari thuhet se mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale individuale p\u00ebr: Pika 1: PENGIM T\u00cb PERSONAVE ZYRTAR\u00cb N\u00cb KRYERJEN E DETYRAVE ZYRTARE, me an\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, midis m\u00eb s\u00eb paku 5 dhe 12 prillit 2023, VEP\u00cbR PENALE KUND\u00cbR RENDIT PUBLIK, e nd\u00ebshkueshme n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35 dhe 401(1) dhe (5) t\u00eb KPK-s\u00eb, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) t\u00eb Ligjit; Pika 2: PENGIM T\u00cb PERSONAVE ZYRTAR\u00cb N\u00cb KRYERJEN E DETYRAVE ZYRTARE, me an\u00eb t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb veprimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb nj\u00eb grupi, midis m\u00eb s\u00eb paku 5 dhe 12 prillit 2023, VEP\u00cbR PENALE KUND\u00cbR RENDIT PUBLIK, e nd\u00ebshkueshme n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 17, 21, 28, 33, 35, dhe 401(2) dhe (5) t\u00eb KPK-s\u00eb, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) t\u00eb Ligjit; dhe Pika 3: FRIK\u00cbSIM GJAT\u00cb PROCEDUR\u00cbS PENALE, midis m\u00eb s\u00eb paku 5 dhe 12 prillit 2023, VEP\u00cbR PENALE KUND\u00cbR ADMINISTRIMIT T\u00cb DREJT\u00cbSIS\u00cb DHE ADMINISTRAT\u00cbS PUBLIKE, e nd\u00ebshkueshme n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 t\u00eb KPK-s\u00eb, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) t\u00eb Ligjit\u201d. \/klankosova.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar ka publikuar, t\u00eb redaktuar, aktakuz\u00ebn ndaj Sabit Januzit dhe Ismet Bahtjarit, p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe administrat\u00ebs publike dhe vepra penale kund\u00ebr rendit publik. Sipas aktakuz\u00ebs, Sabit Januzi, i lindur m\u00eb 29 prill 1966 n\u00eb B\u00ebrvenik dhe Ismet Bahtjari, gjithashtu i njohur si \u201cShema\u201d, i lindur m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30173,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[23,15],"tags":[1085],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Specialja publikon aktakuz\u00ebn ndaj Januzit e Bahtjarit<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Specialja publikon aktakuz\u00ebn ndaj Januzit e Bahtjarit\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar ka publikuar, t\u00eb redaktuar, aktakuz\u00ebn ndaj Sabit Januzit dhe Ismet Bahtjarit, p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe administrat\u00ebs publike dhe vepra penale kund\u00ebr rendit publik. Sipas aktakuz\u00ebs, Sabit Januzi, i lindur m\u00eb 29 prill 1966 n\u00eb B\u00ebrvenik dhe Ismet Bahtjari, gjithashtu i njohur si \u201cShema\u201d, i lindur m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-10-07T14:23:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/2-2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"622\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"394\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Specialja publikon aktakuz\u00ebn ndaj Januzit e Bahtjarit\",\"datePublished\":\"2023-10-07T14:23:30+00:00\",\"dateModified\":\"2023-10-07T14:23:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/\"},\"wordCount\":1867,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Specialja\"],\"articleSection\":[\"Komb\u00ebtare\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/\",\"name\":\"Specialja publikon aktakuz\u00ebn ndaj Januzit e Bahtjarit\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-10-07T14:23:30+00:00\",\"dateModified\":\"2023-10-07T14:23:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Specialja publikon aktakuz\u00ebn ndaj Januzit e Bahtjarit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Specialja publikon aktakuz\u00ebn ndaj Januzit e Bahtjarit","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Specialja publikon aktakuz\u00ebn ndaj Januzit e Bahtjarit","og_description":"Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar ka publikuar, t\u00eb redaktuar, aktakuz\u00ebn ndaj Sabit Januzit dhe Ismet Bahtjarit, p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe administrat\u00ebs publike dhe vepra penale kund\u00ebr rendit publik. Sipas aktakuz\u00ebs, Sabit Januzi, i lindur m\u00eb 29 prill 1966 n\u00eb B\u00ebrvenik dhe Ismet Bahtjari, gjithashtu i njohur si \u201cShema\u201d, i lindur m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2023-10-07T14:23:30+00:00","og_image":[{"width":622,"height":394,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/2-2.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"9 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Specialja publikon aktakuz\u00ebn ndaj Januzit e Bahtjarit","datePublished":"2023-10-07T14:23:30+00:00","dateModified":"2023-10-07T14:23:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/"},"wordCount":1867,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Specialja"],"articleSection":["Komb\u00ebtare","Lajme"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/","name":"Specialja publikon aktakuz\u00ebn ndaj Januzit e Bahtjarit","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2023-10-07T14:23:30+00:00","dateModified":"2023-10-07T14:23:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/specialja-publikon-aktakuzen-ndaj-januzit-e-bahtjarit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Specialja publikon aktakuz\u00ebn ndaj Januzit e Bahtjarit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30172"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30172"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30172\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30174,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30172\/revisions\/30174"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30173"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30172"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30172"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30172"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}