{"id":25526,"date":"2023-09-03T07:08:24","date_gmt":"2023-09-03T07:08:24","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=25526"},"modified":"2023-09-03T13:51:49","modified_gmt":"2023-09-03T13:51:49","slug":"serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/","title":{"rendered":"Serb\u00ebt e veriut me kushte p\u00ebr zgjedhjet e reja"},"content":{"rendered":"<h3>P\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja t\u00eb parakohshme n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore t\u00eb vendit, popullata serbe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb n\u00eb k\u00ebto zona, ka kushte.<\/h3>\n<p>Ata thon\u00eb se duan q\u00eb fillimisht t\u00eb krijohet Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe, pastaj q\u00eb policia t\u00eb t\u00ebrhiqet nga veriu, t\u00eb lirohen t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurit serb\u00eb, si dhe kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb komunave t\u00eb t\u00ebrhiqen, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata pastaj t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet q\u00eb do t\u00eb organizoheshin nga Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Svetomir Boshkoviq, qytetar nga veriu i Mitrovic\u00ebs, thot\u00eb se mbajtja e zgjedhjeve n\u00eb veri \u00ebsht\u00eb e nevojshme, por pasi t\u00eb plot\u00ebsohen t\u00eb gjitha kushtet t\u00eb cilat serb\u00ebt ka koh\u00eb q\u00eb po i k\u00ebrkojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi krijimin e Asociacionit, t\u00ebrheqjen e t\u00eb gjitha forcave policore nga veriu, si dhe lirimin e hap\u00ebsirave komunale e arsimore, si kusht p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e serb\u00ebve n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e duhur q\u00eb zgjedhjet t\u00eb mbahen, t\u00eb jen\u00eb legale dhe legjitime. Mir\u00ebpo ka kushte q\u00eb s\u00eb pari duhet plot\u00ebsuar\u2026 T\u00eb t\u00ebrhiqen t\u00eb gjitha forcat policore, t\u00eb lirohen hap\u00ebsirat komunale dhe arsimore\u2026Kusht \u00ebsht\u00eb poashtu formimi i Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar para nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vitesh\u2026Parakushte jan\u00eb k\u00ebto, ky \u00ebsht\u00eb kushti (p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar peticionin)\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Boshkoviq.<\/p>\n<p>Edhe Lubomir Miljkoviq, e ka kusht\u00ebzuar pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Ai ve\u00e7 tjerash, ka p\u00ebrmendur lirimin e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurve serb\u00eb, si kusht p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet duhet t\u00eb mbahen, por duhet t\u00eb plot\u00ebsohen kushtet, t\u00eb formohet Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe, t\u00eb lirohen t\u00eb arrestuarit, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohen t\u00eb gjitha kushtet\u2026 edhe kryetar\u00ebt e rrejsh\u00ebm q\u00eb jan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shumic\u00ebn, ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb\u2026 Sipas t\u00eb gjitha gjasave popullata nuk do t\u00eb dal\u00eb (p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar peticionin) \u2026 derisa kushtet t\u00eb mos plot\u00ebsohen, dyshoj se do t\u00eb b\u00ebhet di\u00e7ka\u201d, theksoi Miljkoviq.<\/p>\n<p>Mileva Bashcareviq, po ashtu qytetare nga veriu i Mitrovic\u00ebs, tha se shqiptar\u00ebt e serb\u00ebt duhet t\u00eb jetojn\u00eb s\u00eb bashku dhe t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, shtoi se serb\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb disa kushte tashm\u00eb t\u00eb njohura, pa plot\u00ebsimin e t\u00eb cilave ata nuk do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb mbahen zgjedhjet, t\u00eb formohen komunat me shumic\u00eb serbe dhe t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku dhe t\u00eb kemi t\u00eb drejta t\u00eb barabarta\u2026 Edhe polic\u00ebt t\u00eb jen\u00eb serb\u00eb e shqiptar\u00eb\u2026 Nuk do t\u00eb dalin qytetar\u00ebt n\u00eb zgjedhje n\u00ebse nuk ka Asociacion t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Emir Azemi, njoh\u00ebs i zhvillimeve politike nga veriu i Mitrovic\u00ebs, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb veri t\u00eb vendit, duhet patjet\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje politike mes pal\u00ebve n\u00eb proces, si dhe garanci e fort\u00eb nga ana e SHBA-s\u00eb, p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe demokratike.<\/p>\n<p>Ai preferon dor\u00ebheqjen e kryetar\u00ebve si opsion m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr shkak se, si\u00e7 u shpreh, procesi i zgjedhjeve p\u00ebrmes peticionit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i komplikuar dhe i pamundur.<\/p>\n<p>Azemi ka potencuar se n\u00ebnshkrimi i peticionit p\u00ebr shkarkimin e kryetar\u00ebve nga ana e 20 p\u00ebrqind t\u00eb votuesve, q\u00eb n\u00ebnkupton faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb procesit, \u00ebsht\u00eb i mundur dhe mund t\u00eb realizohet. Mir\u00ebpo, si\u00e7 tha ai, procesi do t\u00eb komplikohet gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, e cila p\u00ebrfshin\u00eb daljen e 50 p\u00ebrqind plus t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00ebse n\u00eb komun\u00ebn e Mitrovic\u00ebs Veriore jan\u00eb 20 mij\u00eb votues n\u00eb list\u00ebn e votuesve, kjo n\u00ebnkupton se duhet t\u00eb dalin t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb 10 mij\u00eb plus nj\u00eb votues, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur.<\/p>\n<p>Mitrovica e Veriut, shtoi ai, ka rreth 12 mij\u00eb banor\u00eb rezident\u00eb, dhe n\u00ebse n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb duhet t\u00eb votojn\u00eb mbi 10 mij\u00eb qytetar\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e pamundur ose do t\u00eb duhej q\u00eb nj\u00eb person t\u00eb votoj\u00eb shum\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur pes\u00ebdhjet\u00eb plus nj\u00ebshin dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb l\u00ebndohej procesi zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs duhet nj\u00eb marr\u00ebveshje politike mes pal\u00ebve n\u00eb proces, nj\u00eb granci e fort\u00eb e SHBA-s\u00eb se ky proces zgjedhor nuk duhet t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb, nuk do t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrhyrje si\u00e7 ka pasur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, dhe t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb lira, fer dhe demokratike, ku do t\u00eb marrin pjes\u00eb Lista qytetare, subjekte politike, dhe t\u00eb dalin struktura nga vullneti qytetar\u00eb dhe assesi nga presioni, as nga detyrimi q\u00eb mund t\u00eb vije nga jasht\u00eb ose nga brenda, dhe n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyllet ky proces i riintegrimit t\u00eb komunave t\u00eb Kosov\u00ebs me shumic\u00eb serbe\u2026 Pra th\u00ebn\u00eb ndryshe, mendoj se peticioni prej 20 p\u00ebr qind mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces ose vullnet politik p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se serb\u00ebt do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, por n\u00ebse shkohet n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb plus nj\u00eb, mendoj se k\u00ebtu do t\u00eb ngecet, k\u00ebtu do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb procesi, sepse p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb e paarritshme dhe e pamudur, si\u00e7 shihet nga e kaluara q\u00eb t\u00eb dalin mbi 10 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor\u2026 \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arrihet q\u00eb t\u00eb votohet pes\u00ebdhjet\u00eb plus nj\u00eb, n\u00eb nj\u00eb proces pas nj\u00ebzet\u00eb p\u00ebrqind\u00ebshit q\u00eb \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb me udh\u00ebzimin administrativ\u201d, sqaroi Azemi.<\/p>\n<p>Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme n\u00eb komunat veriore t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrmenden si opsion p\u00ebr shtensionimin e situat\u00ebs, pasi marrja e detyr\u00ebs nga kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e 23 prillit, ka shkaktuar tensione e trazira q\u00eb nga 26 maji e tutje, nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebto zgjedhje do t\u00eb duhej t\u00eb sigurohej pjes\u00ebmarrja e serb\u00ebve si votues, por edhe si kandidat\u00eb.\/kp<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja t\u00eb parakohshme n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore t\u00eb vendit, popullata serbe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb n\u00eb k\u00ebto zona, ka kushte. Ata thon\u00eb se duan q\u00eb fillimisht t\u00eb krijohet Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe, pastaj q\u00eb policia t\u00eb t\u00ebrhiqet nga veriu, t\u00eb lirohen t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurit serb\u00eb, si dhe kryetar\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":25608,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[23,15],"tags":[2015],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Serb\u00ebt e veriut me kushte p\u00ebr zgjedhjet e reja<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Serb\u00ebt e veriut me kushte p\u00ebr zgjedhjet e reja\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja t\u00eb parakohshme n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore t\u00eb vendit, popullata serbe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb n\u00eb k\u00ebto zona, ka kushte. Ata thon\u00eb se duan q\u00eb fillimisht t\u00eb krijohet Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe, pastaj q\u00eb policia t\u00eb t\u00ebrhiqet nga veriu, t\u00eb lirohen t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurit serb\u00eb, si dhe kryetar\u00ebt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-09-03T07:08:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-09-03T13:51:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/auto_41536394723.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"900\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"508\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"M M\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"M M\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"5 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/\"},\"author\":{\"name\":\"M M\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\"},\"headline\":\"Serb\u00ebt e veriut me kushte p\u00ebr zgjedhjet e reja\",\"datePublished\":\"2023-09-03T07:08:24+00:00\",\"dateModified\":\"2023-09-03T13:51:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/\"},\"wordCount\":1028,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Mitrovica e Veriut\"],\"articleSection\":[\"Komb\u00ebtare\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/\",\"name\":\"Serb\u00ebt e veriut me kushte p\u00ebr zgjedhjet e reja\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-09-03T07:08:24+00:00\",\"dateModified\":\"2023-09-03T13:51:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Serb\u00ebt e veriut me kushte p\u00ebr zgjedhjet e reja\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\",\"name\":\"M M\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"M M\"},\"sameAs\":[\"http:\/\/MM\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Serb\u00ebt e veriut me kushte p\u00ebr zgjedhjet e reja","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Serb\u00ebt e veriut me kushte p\u00ebr zgjedhjet e reja","og_description":"P\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja t\u00eb parakohshme n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore t\u00eb vendit, popullata serbe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb n\u00eb k\u00ebto zona, ka kushte. Ata thon\u00eb se duan q\u00eb fillimisht t\u00eb krijohet Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe, pastaj q\u00eb policia t\u00eb t\u00ebrhiqet nga veriu, t\u00eb lirohen t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurit serb\u00eb, si dhe kryetar\u00ebt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_published_time":"2023-09-03T07:08:24+00:00","article_modified_time":"2023-09-03T13:51:49+00:00","og_image":[{"width":900,"height":508,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/auto_41536394723.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"M M","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"M M","Est. reading time":"5 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/"},"author":{"name":"M M","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3"},"headline":"Serb\u00ebt e veriut me kushte p\u00ebr zgjedhjet e reja","datePublished":"2023-09-03T07:08:24+00:00","dateModified":"2023-09-03T13:51:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/"},"wordCount":1028,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Mitrovica e Veriut"],"articleSection":["Komb\u00ebtare","Lajme"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/","name":"Serb\u00ebt e veriut me kushte p\u00ebr zgjedhjet e reja","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2023-09-03T07:08:24+00:00","dateModified":"2023-09-03T13:51:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/serbet-e-veriut-me-kushte-per-zgjedhjet-e-reja\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Serb\u00ebt e veriut me kushte p\u00ebr zgjedhjet e reja"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3","name":"M M","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","caption":"M M"},"sameAs":["http:\/\/MM"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25526"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25526"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25526\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25528,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25526\/revisions\/25528"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}