{"id":22647,"date":"2023-08-09T10:36:33","date_gmt":"2023-08-09T10:36:33","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=22647"},"modified":"2023-08-09T10:36:33","modified_gmt":"2023-08-09T10:36:33","slug":"eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/","title":{"rendered":"Eurodeputeti holandez: Duhet dh\u00ebn\u00eb fund qasjes s\u00eb but\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe Vu\u00e7iqit"},"content":{"rendered":"<h3>Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, beson se diplomacia parandaluese garanton stabilitet n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe ofron mund\u00ebsi p\u00ebr reagim ndaj secil\u00ebs kriz\u00eb eventuale.<\/h3>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Reuten \u2013 i cili \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar i Komitetit p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme n\u00eb Parlamentin Evropian \u2013 e ka komentuar thirrjen e dhjet\u00ebra deputet\u00ebve amerikan\u00eb, britanik\u00eb dhe atyre t\u00eb bllokut evropian q\u00eb Per\u00ebndimi t\u00eb ket\u00eb qasje t\u00eb re ndaj Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, pasi, sipas tyre, politikat aktuale nuk po funksionojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ai beson se pun\u00eb m\u00eb e madhe duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb qasjen ndaj Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Si e komentonithirrjen e fundit\u00a0t\u00eb deputet\u00ebve amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb ndaj kryediplomat\u00ebve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Bashkimit Evropian p\u00ebr ta ndryshuar qasjen ndaj Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb? Ju jeni nj\u00ebri prej n\u00ebnshkruesve t\u00eb dokumentit.<\/p>\n<p><strong>Thijs Reuten:<\/strong> Jam jasht\u00ebzakonisht i k\u00ebnaqur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb, sepse jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb thirrje p\u00ebrreth Atlantikut \u2013 nga deputet\u00eb prej 13 vendeve t\u00eb ndryshme me nism\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Britanis\u00eb dhe Gjermanis\u00eb \u2013 por \u00ebsht\u00eb edhe thirrje e th\u00ebn\u00eb thjesht\u00eb dhe qart\u00eb. Gjith\u00e7ka q\u00eb jemi duke k\u00ebrkuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb e balancuar dhe m\u00eb proporcionale. Po k\u00ebrkojm\u00eb dy gj\u00ebra: rikthim t\u00eb negociatave p\u00ebr normalizim, dhe ta stabilizojm\u00eb rajonin p\u00ebrmes nj\u00eb qasjeje t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb koordinuar dhe jo ashtu si\u00e7 e kemi par\u00eb n\u00eb muajt e fundit.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Po e p\u00ebrmendni nj\u00eb qasje t\u00eb re. Si do t\u00eb mund t\u00eb dukej ajo?<\/p>\n<p><strong>Thijs Reuten:\u00a0<\/strong>Fillimisht duhet dh\u00ebn\u00eb fund qasjes aktuale dhe kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kryesisht me qasjen me t\u00eb but\u00eb ndaj presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, i cili sipas mendimit tim,\u00a0\u00ebsht\u00eb duke ndikuarjo vet\u00ebm n\u00eb pun\u00ebt e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, duke e mb\u00ebshtetur presidentin e Republik\u00ebs S\u00ebrpska, Millorad Dodik, por \u00ebsht\u00eb edhe penges\u00eb p\u00ebr p\u00ebrparim n\u00eb rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e nevojshme.<\/p>\n<p>Tjetra, duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb nga ajo q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga partner\u00ebt n\u00eb gjith\u00eb rajonin. Bashkimi Evropian duhet ta kuptoj\u00eb q\u00eb stabiliteti i k\u00ebtij rajoni \u00ebsht\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr stabilitetin e gjith\u00eb kontinentit. Ne nuk mund t\u2019i tolerojm\u00eb vetes m\u00eb shum\u00eb gabime dhe nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e propozojm\u00eb si deputet\u00eb \u00ebsht\u00eb diplomacia parandaluese.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/strong>\u00a0T\u00eb flasim m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj t\u00eb diplomacis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Thijs Reuten:<\/strong>\u00a0Kjo n\u00ebnkupton se neve na duhet nj\u00eb plan B, natyrisht, jo p\u00ebr t\u00eb luftuar, por p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta prioritetet tona. Kjo n\u00ebnkupton p\u00ebrforcimin e EUFOR-it n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, p\u00ebrforcimin e KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme, sidomos n\u00eb rastet si\u00e7 kan\u00eb ndodhur sulmet ndaj tyre, t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjigje pa dilema dhe t\u00eb qart\u00eb nga ana e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur shpesh diplomacia parandaluese. A do t\u00eb jet\u00eb ajo rrug\u00eb p\u00ebrpara?<\/p>\n<p><strong>Thijs Reuten:\u00a0<\/strong>\u00cbsht\u00eb diplomaci n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb qasjeje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb nuk garanton vet\u00ebm stabilitet p\u00ebrmes prezenc\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb rajon, por do t\u00eb thot\u00eb edhe p\u00ebrgjigje ndaj krizave secil\u00ebn her\u00eb q\u00eb shfaqen ato. Secil\u00ebn her\u00eb q\u00eb dikush n\u00eb rajon e minon stabilitetin dhe rrug\u00ebn drejt integrimeve, duhet t\u00eb reagohet. Por, kjo nuk ka ndodhur n\u00eb muajt dhe vjet\u00ebt e fundit, sepse i kemi l\u00ebn\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb shum\u00eb incidente.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Deputetja Alicia Kearns ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb q\u00eb aq shum\u00eb deputet\u00eb jeni mbledhur p\u00ebr t\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin lidhur me zhvillimet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo?<\/p>\n<p><strong>Thijs Reuten:<\/strong>\u00a0Kjo tregon se shum\u00eb deputet\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se jemi n\u00eb moment ky\u00e7 dhe nuk mund ta l\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr trajtim as pas pushimeve t\u00eb ver\u00ebs. Gj\u00ebrat jan\u00eb duke ndodhur tani dhe kjo tregon se ne duam q\u00eb kryediplomat\u00ebt t\u00eb veprojn\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb koordinim nd\u00ebrmjet tyre.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>Cil\u00ebt jan\u00eb tre hapat e par\u00eb q\u00eb duhet nd\u00ebrmarr\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Thijs Reuten:<\/strong>\u00a0Duhet l\u00ebn\u00eb anash vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe qasjen e but\u00eb, dhe mend\u00ebsin\u00eb e t\u00eb mosp\u00ebrgjigjurit qartazi ndaj marr\u00ebveshjeve t\u00eb kaluara. E dyta, duhet t\u00eb ket\u00eb koordinim p\u00ebr dallim prej muajve t\u00eb fundit q\u00eb kemi par\u00eb tone dhe q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme sa i p\u00ebrket situat\u00ebs mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe ngjarjeve n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb. S\u00eb treti, duhet t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb at\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebrpara. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se shtetet duhet t\u00eb marrin vendime t\u00eb v\u00ebshtira. Serbia duhet t\u00eb marr\u00eb vendim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn, n\u00eb vend t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb ngroht\u00eb me Rusin\u00eb e [presidentit rus, Vladimir] Putinit, por kjo n\u00ebnkupton q\u00eb edhe politikan\u00ebt n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb duhet t\u2019i caktojn\u00eb prioritetet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr integrim n\u00eb familjet evropiane.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb shum\u00eb kritik ndaj Komisionarit p\u00ebr Fqinj\u00ebsi t\u00eb Mir\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb nga Hungaria, [Oliver] Varhelyi, por edhe e gjith\u00eb BE-ja duhet t\u00eb dal\u00eb me plan m\u00eb ambicioz p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb rajonit. Nuk do t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb nat\u00ebs, as p\u00ebr nj\u00eb vit, por duhet pasur synim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Gj\u00ebrat duhet t\u00eb ndodhin k\u00ebt\u00eb dekad\u00eb dhe duhet t\u00eb ndodhin shpejt.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Kur p\u00ebrmendni tone t\u00eb ndryshme, kujt po i referoheni?<\/p>\n<p><strong>Thijs Reuten:\u00a0<\/strong>Po u referohem p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm, ambasador\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb shtetet respektive, q\u00eb me raste kan\u00eb mb\u00ebshtetur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme dhe me raste kan\u00eb krijuar konfuzion. P\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull, p\u00ebr mua ka qen\u00eb shum\u00eb e \u00e7uditshme, ndon\u00ebse i kam parasysh tensionet, q\u00eb Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb pezulluar st\u00ebrvitjet ushtarake me Kosov\u00ebn, mir\u00ebpo nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb i kan\u00eb zhvilluar st\u00ebrvitjet me ushtrin\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Edhe deklarimet e m\u00ebtejme q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb, kur ka qen\u00eb fjala p\u00ebr kidnapimin e tre polic\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb territorin e Serbis\u00eb. Mendoj q\u00eb Shtetet e Bashkuara kan\u00eb reaguar m\u00eb me vendosm\u00ebri sesa BE-ja. Di\u00e7ka e till\u00eb krijon konfuzion, andaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb ket\u00eb koordinim.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0N\u00eb let\u00ebr p\u00ebrmenden m\u00ebsimet nga e kaluara dhe q\u00eb t\u00eb mos krijohet nj\u00eb politik\u00eb p\u00ebr Ballkanin q\u00eb e ka n\u00eb qend\u00ebr Beogradin. Si e komentoni k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Thijs Reuten:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb referenc\u00eb p\u00ebr vitet \u201890 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar kur kemi menduar q\u00eb me qasje t\u00eb but\u00eb ndaj Beogradit, apo duke nd\u00ebrmjet\u00ebsuar marr\u00ebveshje, do ta gjejm\u00eb zgjidhjen. Ajo q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb m\u00ebsonim sa i p\u00ebrket Evrop\u00ebs Juglindore \u00ebsht\u00eb se ky lloj ledhatimi nuk funksionon kurr\u00eb. Duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga t\u00eb dyja shtetet.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0\u00c7far\u00eb prisni nga zyrtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve ua keni nisur letr\u00ebn?<\/p>\n<p><strong>Thijs Reuten:\u00a0<\/strong>Pres p\u00ebrgjigje t\u00eb thukt\u00eb dhe t\u00eb koordinuar, sepse kjo \u00ebsht\u00eb goxha iniciativ\u00eb unike. Nuk u jemi drejtuar t\u00eb tria pal\u00ebve aksidentalisht dhe presim politik\u00eb t\u00eb re p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong>\u00a0Kosova ka marr\u00eb hapa drejt shtensionimit t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb veri. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe n\u00eb marr\u00ebveshjen e arritur mes Kosov\u00ebs dhe BE-s\u00eb n\u00eb Bratisllav\u00eb,\u00a0Policia e Kosov\u00ebs e ka zvog\u00ebluar prezenc\u00ebn n\u00eb veri\u00a0dhe zyrtar\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr organizim t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb reja. Pse nuk po i heq BE-ja sanksionet ndaj Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Thijs Reuten:<\/strong>\u00a0Kam qen\u00eb shum\u00eb kritik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb disa takime n\u00eb Parlamentin Evropian. Sipas mendimit tim, bazuar n\u00eb k\u00ebrkesat e BE-s\u00eb, t\u00eb dat\u00ebs 3 qershor, Kosova ka treguar gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u2019i zbatuar t\u00eb gjitha pikat. Problemi tani \u00ebsht\u00eb q\u00eb e kemi nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb favor t\u00eb presidentit Vu\u00e7iq, sepse ai tani mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb hapa mbrapa dhe ta vazhdoj\u00eb loj\u00ebn e tij, q\u00eb nuk e ka n\u00eb fokus p\u00ebrparimin por mbajtjen e situat\u00ebs jostabile.<\/p>\n<p>Dy gj\u00ebra duhet t\u00eb ndodhin: fillimisht rikthimi i dialogut, dhe m\u00eb pas q\u00eb t\u00eb dyja vendet duhet t\u00eb fokusohen n\u00eb zgjedhjet e tyre p\u00ebr t\u2019iu afruar integrimeve.<\/p>\n<p>Po d\u00ebgjoj shum\u00eb kritika se grupi n\u00ebnshkrues \u00ebsht\u00eb armik i Serbis\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb. Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr rajonin sesa q\u00eb Serbia t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb ardhmen evropiane.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, beson se diplomacia parandaluese garanton stabilitet n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe ofron mund\u00ebsi p\u00ebr reagim ndaj secil\u00ebs kriz\u00eb eventuale. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Reuten \u2013 i cili \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar i Komitetit p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme n\u00eb Parlamentin Evropian \u2013 e ka komentuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":22648,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[23,15],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Eurodeputeti holandez: Duhet dh\u00ebn\u00eb fund qasjes s\u00eb but\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe Vu\u00e7iqit<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Eurodeputeti holandez: Duhet dh\u00ebn\u00eb fund qasjes s\u00eb but\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe Vu\u00e7iqit\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, beson se diplomacia parandaluese garanton stabilitet n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe ofron mund\u00ebsi p\u00ebr reagim ndaj secil\u00ebs kriz\u00eb eventuale. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Reuten \u2013 i cili \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar i Komitetit p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme n\u00eb Parlamentin Evropian \u2013 e ka komentuar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-08-09T10:36:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/reuten1687949658.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"750\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"493\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"M M\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"M M\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/\"},\"author\":{\"name\":\"M M\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\"},\"headline\":\"Eurodeputeti holandez: Duhet dh\u00ebn\u00eb fund qasjes s\u00eb but\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe Vu\u00e7iqit\",\"datePublished\":\"2023-08-09T10:36:33+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-09T10:36:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/\"},\"wordCount\":1503,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Komb\u00ebtare\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/\",\"name\":\"Eurodeputeti holandez: Duhet dh\u00ebn\u00eb fund qasjes s\u00eb but\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe Vu\u00e7iqit\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-08-09T10:36:33+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-09T10:36:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Eurodeputeti holandez: Duhet dh\u00ebn\u00eb fund qasjes s\u00eb but\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe Vu\u00e7iqit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\",\"name\":\"M M\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"M M\"},\"sameAs\":[\"http:\/\/MM\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Eurodeputeti holandez: Duhet dh\u00ebn\u00eb fund qasjes s\u00eb but\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe Vu\u00e7iqit","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Eurodeputeti holandez: Duhet dh\u00ebn\u00eb fund qasjes s\u00eb but\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe Vu\u00e7iqit","og_description":"Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, beson se diplomacia parandaluese garanton stabilitet n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe ofron mund\u00ebsi p\u00ebr reagim ndaj secil\u00ebs kriz\u00eb eventuale. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Reuten \u2013 i cili \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar i Komitetit p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme n\u00eb Parlamentin Evropian \u2013 e ka komentuar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_published_time":"2023-08-09T10:36:33+00:00","og_image":[{"width":750,"height":493,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/reuten1687949658.webp","type":"image\/webp"}],"author":"M M","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"M M","Est. reading time":"7 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/"},"author":{"name":"M M","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3"},"headline":"Eurodeputeti holandez: Duhet dh\u00ebn\u00eb fund qasjes s\u00eb but\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe Vu\u00e7iqit","datePublished":"2023-08-09T10:36:33+00:00","dateModified":"2023-08-09T10:36:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/"},"wordCount":1503,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"articleSection":["Komb\u00ebtare","Lajme"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/","name":"Eurodeputeti holandez: Duhet dh\u00ebn\u00eb fund qasjes s\u00eb but\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe Vu\u00e7iqit","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2023-08-09T10:36:33+00:00","dateModified":"2023-08-09T10:36:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/eurodeputeti-holandez-duhet-dhene-fund-qasjes-se-bute-ndaj-serbise-dhe-vuciqit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Eurodeputeti holandez: Duhet dh\u00ebn\u00eb fund qasjes s\u00eb but\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe Vu\u00e7iqit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3","name":"M M","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","caption":"M M"},"sameAs":["http:\/\/MM"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22647"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22647"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22647\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22649,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22647\/revisions\/22649"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}