{"id":22204,"date":"2023-08-06T12:56:54","date_gmt":"2023-08-06T12:56:54","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=22204"},"modified":"2023-08-06T12:56:54","modified_gmt":"2023-08-06T12:56:54","slug":"ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/","title":{"rendered":"Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do t\u00eb ishin m\u00eb efektive n\u00ebse BE-ja do t\u2019iu bashkohej"},"content":{"rendered":"<h3>Sanksionet jan\u00eb t\u00eb fuqishme kur Shtetet e Bashkuara i vendosin vet\u00eb, por ato b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb fuqishme kur iu bashkohen t\u00eb tjer\u00ebt, sikurse Bashkimi Evropian apo Mbret\u00ebria e Bashkuar.<\/h3>\n<p>K\u00ebshtu tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, John Smith, ish-drejtor i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kontrollin e Aseteve t\u00eb Huaja (OFAC) t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Thesarit, kur komentoi sanksionet e fundit t\u00eb vendosura nga ky institucion ndaj zyrtar\u00ebve n\u00eb entitetin e Republik\u00ebs S\u00ebrpska.<\/p>\n<p>Smith ka punuar n\u00eb OFAC p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 11 vjet dhe nga shkurti i viti 2015 deri n\u00eb prill t\u00eb vitit 2018 ka mbajtur postin e drejtorit.<\/p>\n<p>Ai aktualisht gjendet n\u00eb Uashington dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga avokat\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb n\u00eb firm\u00ebn ligjore \u201cMorrison &amp; Foerster\u201d.<\/p>\n<p>REL bisedoi me Smith pasi OFAC njoftoi p\u00ebr sanksionimin e kat\u00ebr zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb an\u00ebtares serbe t\u00eb Presidenc\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00ebs, Zhelka Cvijanoviq.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: A n\u00ebnkuptojn\u00eb sanksionet ndaj aktor\u00ebve kryesor\u00eb n\u00eb udh\u00ebheqjen e Republik\u00ebs S\u00ebrpska dhe presidentit t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, Millorad Dodik \u2013 q\u00eb ve\u00e7se \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione t\u00eb Zyr\u00ebs p\u00ebr Kontrollin e Aseteve t\u00eb Huaja (OFAC) \u2013 izolim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb k\u00ebtij entiteti dhe a e p\u00ebrjashtojn\u00eb at\u00eb plot\u00ebsisht marr\u00eb parasysh se kryeministri, presidenti dhe kryetari i Asambles\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska tani jan\u00eb n\u00ebn sanksione?<\/p>\n<p><strong>John Smith<\/strong>: E sakt\u00eb. Mendoj se Qeveria amerikane po tenton t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar lidhur me l\u00ebvizjen e udh\u00ebheqjes s\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska dhe po tenton q\u00eb t\u00eb shfaq\u00eb shqet\u00ebsimet e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb qart\u00eb, megjithat\u00eb kjo nuk n\u00ebnkupton se vet\u00eb juridiksioni \u00ebsht\u00eb i shk\u00ebputur nga SHBA-ja, por do t\u00eb thot\u00eb se udh\u00ebheq\u00ebsit jan\u00eb sanksionuar dhe SHBA-ja nuk do t\u00eb lejoj\u00eb m\u00eb asnj\u00eb bashk\u00ebveprim midis k\u00ebtyre individ\u00ebve dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: \u00c7far\u00eb n\u00ebnkupton kjo p\u00ebr Bosnje e Hercegovin\u00ebn, pasi ve\u00e7se nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i zyrtar\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit jan\u00eb sanksionuar? K\u00ebto sanksione a sh\u00ebnjestrojn\u00eb vet\u00ebm individ\u00ebt dhe jo institucionet n\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme?<\/p>\n<p><strong>John Smith<\/strong>: Disi jan\u00eb t\u00eb dyja. Ligj\u00ebrisht, \u00ebsht\u00eb kjo e fundit. Ligj\u00ebrisht n\u00ebse sanksionet jan\u00eb ndaj nj\u00eb individi, ato mund t\u00eb prekin vet\u00ebm at\u00eb individ\u00eb dhe gjith\u00e7ka q\u00eb ata kan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi, mbi 50 p\u00ebr qind e m\u00eb shum\u00eb. Jo institucionet q\u00eb mund t\u00eb shihen se jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e ligjit amerikan. Sanksionet prekin vet\u00ebm gj\u00ebrat q\u00eb t\u00eb sanksionuarit kan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja n\u00eb aspektin ligjor. Por, p\u00ebrgjigja praktike \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto sanksione sigurisht q\u00eb kan\u00eb ndikim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb se vet\u00ebm ndaj individ\u00ebve t\u00eb sanksionuar.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do kompani amerikane, \u00e7do bank\u00eb amerikane, dhe realisht \u00e7do kompani e sofistikuar bot\u00ebrore, bank\u00eb dhe entitet do t\u00eb mendohet dy her\u00eb para se t\u00eb punoj\u00eb me k\u00ebta individ\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb shihen nga SHBA-ja si persona q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga shinat dhe q\u00eb jan\u00eb sanksionuar.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: A mendoni q\u00eb n\u00eb rastin e Bosnj\u00ebs, k\u00ebto sanksione ndaj politikan\u00ebve t\u00eb caktuar do t\u00eb ishin m\u00eb efektive n\u00ebse, p\u00ebr shembull, Bashkimi Evropian do t\u2019iu bashkohej sanksioneve, ve\u00e7an\u00ebrisht sa i p\u00ebrket Millorad Dodikut, i cili \u00ebsht\u00eb kritikuar nga an\u00ebtar\u00ebt e Parlamentit Evropian dhe ekspert\u00eb nga rajoni?<\/p>\n<p><strong>John Smith<\/strong>: Sanksionet gjithmon\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb ndikim kur m\u00eb shum\u00eb juridiksione i vendosin ato.<\/p>\n<p>Pra, kur SHBA-ja e vetme vendos sanksione, ato jan\u00eb t\u00eb fuqishme sepse ekonomia e SHBA-s\u00eb dhe Qeveria amerikane shihen si t\u00eb fuqishme n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Por, sanksionet kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb ndikim dhe jan\u00eb m\u00eb efektive kur m\u00eb shum\u00eb juridiksione u bashkohen atyre.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebrgjigja sigurisht \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse BE-ja, Mbret\u00ebria e Bashkuar apo t\u00eb tjer\u00ebt do t\u2019iu bashkoheshin gam\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb sanksioneve, ato do t\u00eb kishin m\u00eb shum\u00eb ndikim, ve\u00e7an\u00ebrisht nga BE-ja, marr\u00eb parasysh lidhjen e ngusht\u00eb gjeografike midis BE-s\u00eb dhe Bosnje e Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Ekziston p\u00ebrshtypja se shum\u00eb individ\u00eb apo organizata nga shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve, dhe n\u00ebse flasim p\u00ebr numra, si mund t\u00eb krahasohet Ballkani me pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs? Ku q\u00ebndron Bosnja n\u00eb at\u00eb list\u00eb? Sigurisht, kan\u00eb kaluar disa vite q\u00eb ju keni punuar drejtp\u00ebrdrejt me OFAC-un, por si radhitet rajoni i Ballkanit n\u00eb k\u00ebto lista sanksionesh?<\/p>\n<p><strong>John Smith<\/strong>: Ka dy m\u00ebnyra se si do t\u2019i p\u00ebrgjigjem k\u00ebsaj. Nj\u00ebra m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb se Ballkani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb juridiksion dhe rajon relativisht i vog\u00ebl, n\u00eb aspektin e numrave. Nuk ka num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb n\u00eb krahasim me juridiksionet e tjera.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, n\u00ebse shikoni t\u00ebr\u00ebsin\u00eb, fakti \u00ebsht\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb mij\u00ebra entitete q\u00eb jan\u00eb sanksionuar gjat\u00eb viteve n\u00eb programin e Rusis\u00eb apo p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb vite n\u00eb programin e Iranit. Kjo mori koh\u00eb, por k\u00ebto juridiksione duhet theksuar se jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Prandaj, shqet\u00ebsimet e SHBA-s\u00eb jan\u00eb serioze sepse bazuar n\u00eb madh\u00ebsin\u00eb e rajonit, ky \u00ebsht\u00eb num\u00ebr i madh i veprimeve gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Le t\u2019i kthehemi s\u00ebrish Bosnje e Hercegovin\u00ebs apo m\u00eb mir\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si funksionon OFAC-u. A u lejohet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve diplomatik\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb shtet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb amerikane, sikurse Gabriel Escobar, q\u00eb s\u00eb fundi ka vizituar Bosnj\u00ebn shpesh, t\u00eb ken\u00eb kontakt dhe t\u00eb negociojn\u00eb me personat q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn sanksione. Dhe a mundet SHBA-ja t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb financiarisht n\u00eb projekte t\u00eb trupave qeveris\u00ebs q\u00eb udh\u00ebhiqen nga personat q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn sanksione, sepse praktikisht e gjith\u00eb udh\u00ebheqja e Republika S\u00ebrpsk\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione, por me sa dim\u00eb ne, projektet amerikane po vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>John Smith<\/strong>: P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb jo, p\u00ebrve\u00e7se se \u2013 dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrve\u00e7se e madhe \u2013 Qeveria amerikane i ka autorizuar k\u00ebto aktivitete. Pra, shum\u00eb programe t\u00eb sanksioneve, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjitha programet e sanksioneve, kur sanksionoheni ju shk\u00ebputeni nga SHBA-ja dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb se shtetasit amerikan\u00eb dhe ata q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, edhe n\u00ebse jetojn\u00eb jasht\u00eb SHBA-s\u00eb, nuk lejohen t\u00eb punojn\u00eb me personat e sanksionuar.<\/p>\n<p>Ekonomia amerikane, Qeveria amerikane n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk mund t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me t\u00eb sanksionuarit.<\/p>\n<p>Por, Qeveria amerikane mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrjashtime, qoft\u00eb p\u00ebrmes atyre q\u00eb i quan licenca t\u00eb p\u00ebrgjithshme apo licenca specifike, kur Qeveria pranon se do t\u00eb ishte n\u00eb interesin e siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb SHBA-s\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb vazhdimin e disa bashk\u00ebpunimeve, shpesh nd\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Qeveris\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebve, dhe SHBA-ja k\u00ebto i lejon.<\/p>\n<p>Por, ata nuk kan\u00eb nj\u00eb rregull p\u00ebr t\u00eb gjitha programet e sanksioneve dhe nganj\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb informacion publik, e nganj\u00ebher\u00eb jo. Prandaj, ne duhet ta shohim \u00e7do program ndryshe dhe ndonj\u00ebher\u00eb ne mund ta dim\u00eb p\u00ebrgjigjen e plot\u00eb dhe ndonj\u00ebher\u00eb jo.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: P\u00ebr k\u00ebta shembuj specifik\u00eb, kush e jep autorizimin, Departamenti amerikan i Shtetit apo dikush n\u00eb k\u00ebt\u00eb departament.<\/p>\n<p><strong>John Smith<\/strong>: Kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi i p\u00ebrket Zyr\u00ebs p\u00ebr Kontrollin e Asteve t\u00eb Huaja n\u00eb Departamentin e Thesarit. Kjo zyre zbaton sanksionet, por ky vendim merret n\u00eb konsultim me Departamentin e Shtetit. Praktikisht, Departamenti i Shtetit dhe ai i Thesarit duhet t\u00eb pajtohen p\u00ebr q\u00ebllimin e autorizimit dhe kur duhet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Po flasim p\u00ebr autorizimin, p\u00ebr shembull, t\u00eb nj\u00eb ambasadori p\u00ebr t\u00eb negociuar di\u00e7ka me Millorad Dodikun apo dik\u00eb tjet\u00ebr, n\u00ebse ju kuptuam sakt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>John Smith<\/strong>: E sakt\u00eb. Pra, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi Qeveria amerikane, edhe kur d\u00ebshiron t\u00eb vendos\u00eb sanksione, nuk do q\u00eb t\u2019ia lidhin duart vetes. Pra, p\u00ebrderisa Departamenti i Shtetit ndonj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb sanksione shtes\u00eb, ky departament ka shum\u00eb gjasa t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb edhe aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb vazhduar bashk\u00ebveprimin, ku e sheh t\u00eb nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje Departamenti i Shtetit punon me OFAC-un p\u00ebr t\u00eb vazhduar diskutimet p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Nuk ka ndonj\u00eb licenc\u00eb specifike q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb at\u00eb program e q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, por sigurisht q\u00eb ka autorizime q\u00eb jan\u00eb jopublike, t\u00eb cilat lejojn\u00eb Departamentin e Shtetit t\u00eb ket\u00eb funksione shtes\u00eb, kur vler\u00ebsohen t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Sipas informacioneve publike, SHBA-ja aktualisht ka sanksionuar 23 shtete n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, dhe disa nga k\u00ebto sanksione datojn\u00eb q\u00eb nga viti 1996. Ju keni qen\u00eb n\u00eb OFAC p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. A mund t\u00eb na thoni se a kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb suksesshme k\u00ebto sanksione?<\/p>\n<p><strong>John Smith<\/strong>: Sanksionet, sipas meje, kan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkall\u00ebsh t\u00eb suksesit. Mund t\u2019i shihni, shembull, sanksionet ndaj Iranit. Njer\u00ebzit mund t\u00eb ken\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme sesa t\u00eb suksesshme ishin ato sanksione. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sanksionet marrin nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb konsiderueshme, dhe shpesh shihen si d\u00ebshtim derisa japin rezultate.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, sanksionet ndaj Iranit gjer\u00ebsisht jan\u00eb par\u00eb si d\u00ebshtim p\u00ebr t\u00eb bindur Iranin q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga krijimi i arm\u00ebve b\u00ebrthamore, deri n\u00eb koh\u00ebn kur u treguan t\u00eb suksesshme dhe detyruan Iranin t\u00eb ulej n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve dhe t\u00eb negocionte p\u00ebr programin e tij t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore. Por, s\u00ebrish, m\u00eb pas presidenti [i at\u00ebhersh\u00ebm amerikan, Donald] Trump u t\u00ebrhoq nga marr\u00ebveshja me Iranin.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb shihni edhe sanksionet ndaj Burm\u00ebs apo Mianmarit. Ato u pan\u00eb si t\u00eb suksesshme p\u00ebr t\u00eb bindur Qeverin\u00eb ushtarake p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb pushtetin dhe p\u00ebr t\u00eb lejuar ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb Qeveris\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, sigurisht, Qeveria ushtarake rr\u00ebzoi nga pushteti at\u00eb demokratike dhe s\u00ebrish mori pushtetin. Pra, sanksionet shpesh mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb deri te ndryshimet, por p\u00ebr shkak se bota mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb katoike, ju mund t\u2019i shihni ndikimet nga sanksionet q\u00eb kan\u00eb pasur sukses pas nj\u00eb kohe dhe ato mund t\u00eb japin zgjidhje q\u00eb mund t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb terma afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Sanksionet kund\u00ebr aparteidit n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb par\u00eb si t\u00eb suksesshme. Aparteidi m\u00eb nuk ekziston. Por, p\u00ebr sanksionet dhe rrethanat e tjera q\u00eb p\u00ebrmenda, ne ende po presim q\u00eb n\u00eb terma afatgjat\u00eb t\u00eb shohim n\u00ebse kan\u00eb funksionuar ose Qeveria apo regjimi vazhdon t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet\u00eb dhe t\u00eb minoj\u00eb paqen dhe sigurin\u00eb e atij rajoni.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Le t\u00eb kalojm\u00eb disa dekada nga aparteidi dhe t\u00eb kthehemi n\u00eb situat\u00ebn aktuale q\u00eb po ndodh n\u00eb Rusi dhe Ukrain\u00eb. Sa t\u00eb suksesshme jan\u00eb sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj Rusis\u00eb, organizatave dhe individ\u00ebve nga ky shtet, q\u00eb kur ka nisur pushtimi rus i Ukrain\u00ebs? A \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunimi me BE-n\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast krucial q\u00eb sanksionet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb efektshme, marr\u00eb parasysh af\u00ebrsin\u00eb gjeografike?<\/p>\n<p><strong>John Smith<\/strong>: P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb se ato jan\u00eb t\u00eb suksesshme dhe nuk jan\u00eb t\u00eb suksesshme. M\u00eb lejoni t\u2019ua shpjegoj se \u00e7far\u00eb dua t\u00eb them. N\u00ebse shikoni n\u00eb aspektin afatgjat\u00eb, ju do t\u00eb thoni se presidenti [rus Vladimir,] Putin dhe Rusia ende po vazhdojn\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, lufta po vazhdon dhe Putin \u00ebsht\u00eb zotuar se do t\u00eb vazhdoj\u00eb. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim sanksionet kan\u00eb d\u00ebshtuar q\u00eb ta ndalin presidentin Putin q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga sjellja e tij destruktive ndaj Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoj se pa sanksione, p\u00ebrshtypja \u00ebsht\u00eb q\u00eb rus\u00ebt do t\u00eb kishin qindra miliarda dollar\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019i shpenzuar n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre t\u00eb luft\u00ebs dhe Ukraina ve\u00e7se mund t\u00eb kishte kapitulluar deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Thjesht, Rusia do t\u00eb kishte t\u00eb gjith\u00eb teknologjin\u00eb dhe burimet e nevojshme p\u00ebr ta polarizuar Ukrain\u00ebn. Prandaj mendoj se sanksionet po vler\u00ebsohet se kan\u00eb parandaluar qasjen e Rusis\u00eb n\u00eb burime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, n\u00eb kuptim t\u00eb parave, teknologjis\u00eb dhe t\u00eb mirave materiale t\u00eb nevojshme dhe sh\u00ebrbimeve dhe e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Rusin\u00eb m\u00eb t\u00eb izoluar.<\/p>\n<p>E keni par\u00eb presidentin Putin duke tentuar q\u00eb t\u00eb angazhohet n\u00eb diplomaci me juridiksione t\u00eb tjera, dhe keni par\u00eb q\u00eb m\u00eb pak lider\u00eb dhe shtete kan\u00eb vullnet q\u00eb publikisht ta p\u00ebrkrahin at\u00eb. Prandaj, sanksionet nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb suksesshme q\u00eb ta ndalin sjelljen e tij, por mendoj se sanksionet shihen si mjet q\u00eb kan\u00eb dob\u00ebsuar Rusin\u00eb dhe aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb zhvilluar luft\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja n\u00eb kuptimin afatgjat\u00eb. Nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb at\u00eb luft\u00eb. Mendoj se n\u00eb fund t\u00eb fundit me gjas\u00eb do t\u00eb varet se si ne e shohim t\u00eb ardhmen suksesin e k\u00ebtyre sanksioneve.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Le t\u00eb kthehemi te Zyra p\u00ebr Kontrollin e Aseteve t\u00eb Huaja. Zbatimi i sanksioneve a \u00ebsht\u00eb n\u00eb diskrecionin e k\u00ebsaj zyreje? Apo ka edhe deg\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Qeveris\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshihen, duke sugjeruar se kush duhet t\u00eb sanksionet, p\u00ebr shembull zyrtar\u00ebt e Departamentit t\u00eb Shtetit q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rajon?<\/p>\n<p><strong>John Smith<\/strong>: Sanksionet asnj\u00ebher\u00eb nuk zbatohen vet\u00ebm n\u00ebn diskrecionin e Zyr\u00ebs p\u00ebr Kontrollin e Aseteve t\u00eb Huaja. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sanksionet jan\u00eb nj\u00eb vendim i Qeveris\u00eb si t\u00ebr\u00ebsi. Pra, me t\u00eb gjitha programet e sanksioneve, OFAC lejohet t\u00eb veproj\u00eb vet\u00ebm n\u00eb konsultim me Departamentin e Shtetit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb konsultim\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb n\u00ebnkupton se OFAC nuk mund t\u00eb zbatoj\u00eb sanksionet pa pajtimin e Departamentit t\u00eb Shtetit. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, kjo shkon p\u00ebrtej Departamentit t\u00eb Shtetit dhe OFAC-ut. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sanksionet zbatohen pasi K\u00ebshilli i Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, nj\u00eb proces i udh\u00ebhequr nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ku t\u00eb gjitha agjencit\u00eb kryesore qeveritare mblidhen rreth nj\u00eb tavoline dhe vendosin se \u00e7far\u00eb veprimesh duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren.<\/p>\n<p>OFAC-u p\u00ebrcakton n\u00ebse ka nivel t\u00eb duhur t\u00eb provave p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur sanksionet dhe m\u00eb pas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb duhet t\u00eb pajtohen avokat\u00ebt e Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. S\u00ebrish, kjo b\u00ebhet nga Departamenti i Shtetit dhe ai i Thesarit. Zyra p\u00ebr Kontrollin e Aseteve t\u00eb Huaja i l\u00ebshon dhe zbaton sanksionet, por vendimi \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb p\u00ebrfshin t\u00eb gjith\u00eb Qeverin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zyrtar\u00ebt e sanksionuar q\u00eb t\u00eb largohen nga lista e sanksioneve dhe a rishikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike lista e sanksioneve?<\/p>\n<p><strong>John Smith<\/strong>: N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb tri m\u00ebnyra se si emrat mund t\u00eb hiqen nga lista e sanksioneve.<\/p>\n<p>E para, \u00e7do individ mund t\u00eb sfidoj\u00eb futjen e tyre n\u00ebn sanksione n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb federale n\u00eb SHBA dhe t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb bind\u00eb gjykat\u00ebn se OFAC-u nuk ka pasur nivel t\u00eb duhur t\u00eb d\u00ebshmive p\u00ebr t\u00eb vendosur sanksione.<\/p>\n<p>Kjo rrug\u00eb zakonisht nuk funksionon kurr\u00eb sepse OFAC ka p\u00ebrvoj\u00eb dekad\u00ebshe n\u00eb vendosjen e k\u00ebtyre sanksioneve, n\u00ebn nj\u00eb proces strikt dhe shum\u00eb rigoroz, q\u00eb rishikohet edhe nga K\u00ebshilli i Thesarit dhe ai i Departamentit t\u00eb Thesarit dhe m\u00eb pas ky rishikim merr miratimin nga Departamenti i Shtetit. Pra, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, d\u00ebshmit\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb mjaftueshme dhe OFAC-u fiton rastet gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse jeni i sanksionuar ju mund t\u00eb shkoni menj\u00ebher\u00eb te OFAC-u dhe t\u00eb thoni, \u201cn\u00eb rregull, ju m\u00eb keni sanksionuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet, un\u00eb pajtohem q\u00eb t\u00eb ndaloj t\u00eb mos e ushtroj k\u00ebt\u00eb aktivitet. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb pajtohem se do t\u00eb b\u00ebj dhe do t\u00eb demonstroj, me prova, se pse duhet t\u00eb m\u00eb besoni se do t\u00eb ndryshoj sjelljen time\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7do vit, qindra njer\u00ebz largohen nga lista p\u00ebr shkak t\u00eb zotimit se do t\u00eb ndryshojn\u00eb sjelljen e tyre dhe m\u00eb pas paraqesin d\u00ebshmi se e kan\u00eb ndryshuar at\u00eb. Prandaj, n\u00ebse keni qen\u00eb duke mb\u00ebshtetur trafikimin e drog\u00ebs, shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, apo keni minuar demokracin\u00eb, praktikisht ju duhet t\u00eb demonstroni se si do ta ndryshoni sjelljen tuaj.<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit hiqen nga listat. Rrall\u00eb ndodh q\u00eb kjo funksionon me regjimet sepse politikan\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb poste politike, ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ta ndryshojn\u00eb sjelljen. Por, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb pas m\u00ebnyra e tret\u00eb q\u00eb emrat mund t\u00eb hiqen \u00ebsht\u00eb n\u00ebse programet e sanksioneve evolojn\u00eb, n\u00ebse SHBA-ja vendos q\u00eb m\u00eb nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb vendos\u00eb sanksione, n\u00eb lidhje me Ballkanin Per\u00ebndimor, apo Bosnje e Hercegovin\u00ebn apo \u00e7far\u00ebdo juridiksioni tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, SHBA-ja thjesht mund t\u2019i jap\u00eb fund programit t\u00eb sanksioneve. Dhe n\u00ebse vet\u00eb programi p\u00ebrfundon, at\u00ebher\u00eb \u00e7do em\u00ebr q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb list\u00ebn e atij programi, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi largohen menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sanksionet jan\u00eb t\u00eb fuqishme kur Shtetet e Bashkuara i vendosin vet\u00eb, por ato b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb fuqishme kur iu bashkohen t\u00eb tjer\u00ebt, sikurse Bashkimi Evropian apo Mbret\u00ebria e Bashkuar. K\u00ebshtu tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, John Smith, ish-drejtor i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kontrollin e Aseteve t\u00eb Huaja (OFAC) t\u00eb Departamentit amerikan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":22206,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[23,15],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do t\u00eb ishin m\u00eb efektive n\u00ebse BE-ja do t\u2019iu bashkohej<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do t\u00eb ishin m\u00eb efektive n\u00ebse BE-ja do t\u2019iu bashkohej\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Sanksionet jan\u00eb t\u00eb fuqishme kur Shtetet e Bashkuara i vendosin vet\u00eb, por ato b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb fuqishme kur iu bashkohen t\u00eb tjer\u00ebt, sikurse Bashkimi Evropian apo Mbret\u00ebria e Bashkuar. K\u00ebshtu tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, John Smith, ish-drejtor i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kontrollin e Aseteve t\u00eb Huaja (OFAC) t\u00eb Departamentit amerikan [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-08-06T12:56:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/american-flag-1100-700-inuse_1400x-1.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"700\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"M M\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"M M\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/\"},\"author\":{\"name\":\"M M\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\"},\"headline\":\"Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do t\u00eb ishin m\u00eb efektive n\u00ebse BE-ja do t\u2019iu bashkohej\",\"datePublished\":\"2023-08-06T12:56:54+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-06T12:56:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/\"},\"wordCount\":2952,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Komb\u00ebtare\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/\",\"name\":\"Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do t\u00eb ishin m\u00eb efektive n\u00ebse BE-ja do t\u2019iu bashkohej\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-08-06T12:56:54+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-06T12:56:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do t\u00eb ishin m\u00eb efektive n\u00ebse BE-ja do t\u2019iu bashkohej\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\",\"name\":\"M M\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"M M\"},\"sameAs\":[\"http:\/\/MM\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do t\u00eb ishin m\u00eb efektive n\u00ebse BE-ja do t\u2019iu bashkohej","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do t\u00eb ishin m\u00eb efektive n\u00ebse BE-ja do t\u2019iu bashkohej","og_description":"Sanksionet jan\u00eb t\u00eb fuqishme kur Shtetet e Bashkuara i vendosin vet\u00eb, por ato b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb fuqishme kur iu bashkohen t\u00eb tjer\u00ebt, sikurse Bashkimi Evropian apo Mbret\u00ebria e Bashkuar. K\u00ebshtu tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, John Smith, ish-drejtor i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kontrollin e Aseteve t\u00eb Huaja (OFAC) t\u00eb Departamentit amerikan [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_published_time":"2023-08-06T12:56:54+00:00","og_image":[{"width":1100,"height":700,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/american-flag-1100-700-inuse_1400x-1.webp","type":"image\/webp"}],"author":"M M","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"M M","Est. reading time":"15 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/"},"author":{"name":"M M","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3"},"headline":"Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do t\u00eb ishin m\u00eb efektive n\u00ebse BE-ja do t\u2019iu bashkohej","datePublished":"2023-08-06T12:56:54+00:00","dateModified":"2023-08-06T12:56:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/"},"wordCount":2952,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"articleSection":["Komb\u00ebtare","Lajme"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/","name":"Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do t\u00eb ishin m\u00eb efektive n\u00ebse BE-ja do t\u2019iu bashkohej","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2023-08-06T12:56:54+00:00","dateModified":"2023-08-06T12:56:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ish-kreu-i-ofac-sanksionet-do-te-ishin-me-efektive-nese-be-ja-do-tiu-bashkohej\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do t\u00eb ishin m\u00eb efektive n\u00ebse BE-ja do t\u2019iu bashkohej"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3","name":"M M","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","caption":"M M"},"sameAs":["http:\/\/MM"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22204"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22204"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22204\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22207,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22204\/revisions\/22207"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22204"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22204"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22204"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}