{"id":21937,"date":"2023-08-03T10:34:47","date_gmt":"2023-08-03T10:34:47","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=21937"},"modified":"2023-08-03T10:34:47","modified_gmt":"2023-08-03T10:34:47","slug":"ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/","title":{"rendered":"&#8220;S\u2019ka transparenc\u00eb, d\u00ebshmitar\u00ebt vijn\u00eb e flasin \u00e7ka t\u00eb duan&#8221;, ligj\u00ebruesja e njohur kritikon Gjykat\u00ebn Speciale"},"content":{"rendered":"<h3>Gjykata Speciale \u00ebsht\u00eb larg nga nj\u00eb institucion juridik efikas q\u00eb merret me krimet e luft\u00ebs dhe ato kund\u00ebr njer\u00ebzimit, thot\u00eb Nevenka Tromp, e cila punoi p\u00ebr shum\u00eb vjet n\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs p\u00ebr ish-Jugosllavi.<\/h3>\n<p>Ajo thekson se\u00a0kjo gjykat\u00eb ka shum\u00eb mang\u00ebsi sa i p\u00ebrket transparenc\u00ebs derisa shpreh shqet\u00ebsim se seancat e mbyllura mund t\u00eb nxisin d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb t\u00eb flasin \u00e7far\u00eb t\u00eb duan n\u00eb gjykatore. N\u00eb tet\u00eb vjetorin e krijimit t\u00eb Speciales, Tromp tregon n\u00ebse kishte motiv t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim, si dhe \u00e7ka pret nga gjykimi i madh, \u201cTha\u00e7i dhe t\u00eb tjer\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Ligj\u00ebruesja n\u00eb Universitetin e Amsterdamit, thot\u00eb se e kupton pse Kuvendi i Kosov\u00ebs vendosi t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebrkesat e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr t\u2019i krijuar Dhomat e specializuara dhe t\u2019i transferoj\u00eb ato n\u00eb Holand\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKishte nj\u00eb motiv politik shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs dhe lidershipi i Kosov\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb pajtoheshin me Amerik\u00ebn, pse? Sepse Shtetet e Bashkuara kan\u00eb qen\u00eb partneri dhe mb\u00ebshtet\u00ebsi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i \u00e7lirimit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe Kosova duke qen\u00eb ende nj\u00eb shtet de-fakto n\u00eb thelb, nuk mund t\u00eb ia lejoj\u00eb vetes t\u00eb mos ket\u00eb aleat\u00eb si\u00e7 jan\u00eb Shtetet e Bashkuara, pra n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs mund t\u00eb shihen si nj\u00eb shtet mbrojt\u00ebs i Kosov\u00ebs sepse si shtet ende i pa njohur plot\u00ebsisht nga OKB-ja, Kosova ka disa v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pra, nga ai k\u00ebndv\u00ebshtrim, ka shpjegime dhe arsye pse ne v\u00ebzhguesit e jasht\u00ebm mund ta shohim logjik\u00ebn pse Kuvendi i Kosov\u00ebs e nd\u00ebrmori k\u00ebt\u00eb hap n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2015. Por n\u00ebse tani shikoni se \u00e7far\u00eb dhe si \u00ebsht\u00eb krijuar kjo gjykat\u00eb, cilat jan\u00eb rregullat e statutit t\u00eb saj p\u00ebr procedur\u00ebn dhe efikasitetin kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr numrin e t\u00eb akuzuarve, aktakuzave dhe numrin e d\u00ebnimeve apo aktgjykimeve t\u00eb deritanishme, at\u00ebher\u00eb shohim se \u00ebsht\u00eb larg nga nj\u00eb institucion juridik efikas q\u00eb merret me krimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda politike, krimet e luft\u00ebs, dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit\u201d, thot\u00eb Tromp.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale deri tani jan\u00eb gjasht\u00eb persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr krime t\u00eb pretenduara t\u00eb luft\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Pjet\u00ebr Shala e Salih Mustafa, e ndaj k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar \u00ebsht\u00eb shqiptuar d\u00ebnim faj\u00ebsie n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, me 26 vjet burgim.<\/p>\n<p>Tromp e konsideron k\u00ebt\u00eb shembull ekstrem t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe sipas saj d\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb krahasuare me numrin e viktimave t\u00eb supozuara si dhe periudh\u00ebn q\u00eb mbulon aktakuza.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebtij shqet\u00ebsimi, Tromp p\u00ebrmend edhe seancat e mbyllura q\u00eb po zhvillohen n\u00eb rastin \u201cTha\u00e7i dhe t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, gjykim ky i cili ka nisur n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Deri tani, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore jan\u00eb d\u00ebgjuar 15 d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb thirrur nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar dhe vet\u00ebm dy prej tyre kan\u00eb d\u00ebshmuar pa masa mbrojt\u00ebse, p\u00ebr dallim nga t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 se ishin t\u00eb mbrojtur, d\u00ebshmuan n\u00eb seanca t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb mbyllura p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb shum\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb gjykimit t\u00eb Tha\u00e7it dhe t\u00eb tjer\u00ebve, ne shohim se gjykata po ka shum\u00eb mang\u00ebsi sa i p\u00ebrket transparenc\u00ebs dhe publikimit t\u00eb procedurave, p\u00ebr ata q\u00eb realisht kujdesen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, dhe kush jan\u00eb ata, padyshim jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb Kosov\u00ebs. Pra, k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb madhore dhe pika shqet\u00ebsuese kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr efikasitetin e k\u00ebsaj gjykate dhe padyshim ritmin e ngadalt\u00eb t\u00eb gjykimit ndaj Tha\u00e7it dhe t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb procedur\u00eb gjyq\u00ebsore, sepse kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb paraburgim p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vjet. N\u00eb fakt na kthen te ky lloj, mbip\u00ebrdorimi\u2026 i cili thot\u00eb se drejt\u00ebsia e ngadalt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak drejt\u00ebsi. N\u00ebse v\u00ebrtet d\u00ebshironi q\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb lavd\u00ebrohet p\u00ebr efikasitetin e saj, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e arsyeshme q\u00eb nga momenti q\u00eb padit\u00eb ngrihen, t\u00eb akuzuarit vendosen n\u00eb paraburgim, presin gjykimin dhe m\u00eb pas gjykimi duhet t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i shpejt\u00eb dhe efikas. Deri m\u00eb tani nuk kemi par\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebto\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Gruaja q\u00eb shkoi librin \u201cGjykimi i pap\u00ebrfunduar i Millosheviqit\u201d, thot\u00eb se seancat e mbyllja ku trajnohen raste t\u00eb k\u00ebtij formati jan\u00eb vras\u00ebs t\u00eb sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo thekson se transparenca duhet trajtuar si nj\u00eb nga elementet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Derisa sipas prokuroris\u00eb, seancat e mbyllura k\u00ebrkohen p\u00ebr t\u00eb mbrojtur d\u00ebshmor\u00ebt, Tromp thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7do kush mund t\u00eb dal\u00eb t\u00eb flas \u00e7ka t\u00eb doj\u00eb n\u00eb gjykatore nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pamund\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb mas\u00eb kritikuese nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, mund t\u00eb thuash gjithashtu se kjo lloj mbyllje e provave nga pjesa e prokuroris\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb nxis\u00eb \u00e7do lloj d\u00ebshmitari q\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb dhe t\u00eb thot\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb, sepse ai ose ajo do t\u00eb ndihet i mbrojtur dhe n\u00ebse thot\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, nuk do kishte asnj\u00eb mas\u00eb kritikuese nga jasht\u00eb q\u00eb do e d\u00ebgjonte dhe do t\u00eb thoshte, \u2018hej, ky person nuk mund t\u00eb ishte atje sepse ne ishim bashk\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\u2019, q\u00eb ai ose ajo tani thot\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi. Pra, n\u00ebse prokuroria p\u00ebrdor seancat e mbyllura deri m\u00eb tani p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb mbrojm\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt tan\u00eb, mbrojtja mund t\u00eb thot\u00eb se ne kemi nevoj\u00eb q\u00eb k\u00ebta d\u00ebshmitar\u00eb t\u2019i thon\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra hapur, sepse ne besojm\u00eb se disa prej tyre n\u00eb fakt nuk po thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, dhe njer\u00ebzit q\u00eb ata i njohin, njer\u00ebzit q\u00eb i kaluan k\u00ebto dit\u00eb dhe vite kritike s\u00eb bashku n\u00eb vitin 1998 apo 1999, n\u00eb fakt mund t\u00eb vinin tek ne dhe t\u00eb thoshin \u2018jo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, ky d\u00ebshmitar nuk po thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u2019 dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse prokuroria \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt tani n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb rr\u00ebshqitshme, sepse si mund t\u00eb keni p\u00ebrfundimisht nj\u00eb gjykim ku citoni d\u00ebshmitar\u00ebt, deklaratat e t\u00eb cil\u00ebve duhet t\u2019i fshihni n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar, sa i besuesh\u00ebm do t\u00eb ishte ky gjykim, ose n\u00ebse do ekzistonte nj\u00eb d\u00ebnim n\u00ebse askush nga bota e jashtme nuk mund t\u00eb lexoj\u00eb gjykimin dhe t\u00eb thot\u00eb \u2018Po sigurisht, jam dakord me k\u00ebt\u00eb\u2019\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Madje sipas saj, aktgjykimet e bazuara n\u00eb seanca t\u00eb mbyllura potencialisht d\u00ebmtojn\u00eb sistemin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPra, \u00e7do aktgjykim n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, i bazuar n\u00eb seanca d\u00ebrrmuese t\u00eb mbyllura dhe prova t\u00eb redaktuara, do t\u00eb cenonte gjykimin eventual, sigurisht edhe d\u00ebnimet, por do t\u00eb cenonte jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, por do t\u00eb d\u00ebmtonte potencialisht sistemin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb precedent dhe n\u00ebse gjykatat e tjera mund t\u00eb mb\u00ebshteten tek ky precedent q\u00eb thon\u00eb, \u2018oh ne kemi shum\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, por, ju e dini, ne nuk mund ta zbulojm\u00eb identitetin e tyre sepse ata jan\u00eb t\u00eb rrezikuar\u2019, at\u00ebher\u00eb ne n\u00eb fakt po vijm\u00eb n\u00eb pik\u00ebn ku sistemi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i drejt\u00ebsis\u00eb penale do t\u00eb humbas\u00eb prestigjin, autoritetin dhe integritetin e saj kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pranimin e qytetar\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs\u201d, shton Tromp.<\/p>\n<p>Gjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb i nisur n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti pritet t\u00eb marr\u00eb goxha koh\u00eb der n\u00eb p\u00ebrfundim.<\/p>\n<p>Dy vjet jan\u00eb parapar\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ZPS e cila ka paralajm\u00ebruar qindra d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore ku pretendohen se jan\u00eb 140 viktima pjes\u00ebmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Tromp e ka v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikoj\u00eb rrjedh\u00ebn e k\u00ebtij procesi meq\u00eb seancat e deritanishme ishin pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb mbyllura, por thekson se bazuar n\u00eb aktakuz\u00eb dhe shtrirje kohore, p\u00ebrfundimi do t\u00eb duhej t\u00eb ishte me lirim nga akuzat p\u00ebr Tha\u00e7in dhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse e lexoni aktakuz\u00ebn dhe n\u00ebse shikoni shtrirjen kohore, shtrirjen e ve\u00e7ant\u00eb, dhe n\u00ebse shikoni funksionin e secil\u00ebs prej k\u00ebtyre kat\u00ebr individ\u00ebve dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si ata e udh\u00ebhoq\u00ebn luft\u00ebn e tyre t\u00eb armatosur kund\u00ebr regjimit serb, at\u00ebher\u00eb mendoj se p\u00ebrfundimi i qart\u00eb do t\u00eb ishte se t\u00eb kat\u00ebr ata duhet t\u00eb lirohen nga akuzat. Por duke th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, sapo k\u00ebta individ\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, dhe nj\u00eb sistem ligjor t\u00eb marr\u00eb pushtetin, nj\u00eb sistem ligjor q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb transparent si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb, nuk do t\u00eb habitesha n\u00ebse p\u00ebrfundimisht do t\u00eb kishte d\u00ebnime vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar thelbin e tyre q\u00eb b\u00ebn\u00eb gjykat\u00ebn, se kjo gjykat\u00eb nuk ishte nj\u00eb gjykat\u00eb jozyrtare, se kjo gjykat\u00eb ishte e ligjshme dhe e bazuar ligj\u00ebrisht. Pra, padyshim q\u00eb drejt\u00ebsia do t\u00eb ishte q\u00eb kjo gjykat\u00eb t\u00eb mos kishte ekzistuar kurr\u00eb, dhe tani q\u00eb ekziston, k\u00ebta njer\u00ebz duhet t\u00eb shpallen t\u00eb pafajsh\u00ebm, ende nuk ka siguri pasi gjykata t\u00eb funksionoj\u00eb ashtu si\u00e7 mund t\u00eb ndodh\u00eb, dhe vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ndaj Salih Mustaf\u00ebs me 26 vjet burgim \u00ebsht\u00eb absolutisht i ashp\u00ebr n\u00eb ashp\u00ebrsin\u00eb e tij. Pra, n\u00ebse e ndiqni k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb mendoni se ata q\u00eb ishin mbi t\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj linje apo autoriteti de-fakto, si komandant\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, n\u00ebse ky do t\u00eb ishte standard, at\u00ebher\u00eb lajmet mund t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija\u201d, thot\u00eb Tromp.<\/p>\n<p>Tromp flet edhe p\u00ebr munges\u00ebn e aktakuzave t\u00eb reja nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, derisa thekson se prokuroria po ka v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb trajtimin e gjasht\u00eb rasteve q\u00eb aktualisht jan\u00eb para k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, po ashtu, ideja ishte q\u00eb rreth dhjet\u00eb komandant\u00eb dhe drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb t\u00eb akuzoheshin. Dhe edhe pas 8 vitesh pune t\u00eb k\u00ebsaj gjykate, kemi vet\u00ebm gjasht\u00eb persona t\u00eb akuzuar. Nuk po llogarisim ata njer\u00ebz, dy t\u00eb akuzuarit q\u00eb jan\u00eb aty p\u00ebr shp\u00ebrfillje t\u00eb gjykat\u00ebs. At\u00ebher\u00eb ju pyesni veten, kjo gjykat\u00eb n\u00eb fakt do t\u00eb ekzistoj\u00eb dhe do t\u00eb shpenzoj\u00eb miliona e miliona euro p\u00ebr funksionimin e saj p\u00ebr gjasht\u00eb t\u00eb akuzuar, k\u00ebshtu q\u00eb, duke e par\u00eb n\u00eb aspektin ekonomik, nj\u00eb institucion jasht\u00ebzakonisht shp\u00ebrdorues, pse nuk paditi m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz. Epo, n\u00ebse e sheh faz\u00ebn e ngadalt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj gjykate, pavar\u00ebsisht prokuroris\u00eb dhe personelit shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb, fillon t\u00eb v\u00ebsh n\u00eb dyshim kapacitetin e prokuroris\u00eb, sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjesh m\u00eb shum\u00eb fajtor\u00eb. P\u00ebr mua ky num\u00ebr prej t\u00eb themi 10 personash, q\u00eb do t\u00eb ishte num\u00ebr i arsyesh\u00ebm i t\u00eb akuzuarve p\u00ebr t\u00eb justifikuar nj\u00eb institucion kaq t\u00eb madh dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb si\u00e7 jan\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs. Pra, e kuptoj se gjykata po ka v\u00ebshtir\u00ebsi, apo prokuroria po ka v\u00ebshtir\u00ebsi aq shum\u00eb edhe p\u00ebr t\u2019i trajtuar k\u00ebto gjasht\u00eb raste, saq\u00eb nuk ka hetime t\u00eb m\u00ebtejshme dhe aktakuza t\u00eb m\u00eb shum\u00eb personave, k\u00ebshtu q\u00eb gjykata ndoshta do ta p\u00ebrfundoj\u00eb pun\u00ebn e saj me k\u00ebt\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar t\u00eb t\u00eb akuzuarve\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Tromp, e cila ka punuar me ekipin e prokurorit q\u00eb ka p\u00ebrgatitur rastin kund\u00ebr Sllobodan Millosheviq, ndalet edhe t\u00eb \u201cmungesa e interesimit\u201d q\u00eb ka audienca n\u00eb Kosov\u00eb apo ajo bot\u00ebrore, p\u00ebr k\u00ebto procese gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cDhe ajo q\u00eb ne shohim \u00ebsht\u00eb se Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb, dhe gjykimet e saj absolutisht nuk ndiqen nga bota e jashtme dhe audienca bot\u00ebrore, jo vet\u00ebm audienca lokale, jo vet\u00ebm komunitetet publike lokale n\u00eb Kosov\u00eb, por ju shihni di\u00e7ka me Tribunalin e ish Jugosllavis\u00eb kur punonte gjykata e Jugosllavis\u00eb, e gjith\u00eb bota ishte e p\u00ebrqendruar dhe shikonte se \u00e7far\u00eb po ndodhte atje, historia po b\u00ebhej atje. Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs nuk respektojn\u00eb k\u00ebt\u00eb element t\u00eb interesit publik t\u00eb k\u00ebsaj lloj drejt\u00ebsie\u2026Pra, pyetja \u00ebsht\u00eb, pse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, nj\u00eb nga shpjegimet e mundshme \u00ebsht\u00eb se shqyrtimi strategjik i arsyeve pse jan\u00eb themeluar Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb se padyshim, ajo kishte nj\u00eb funksion politik p\u00ebr ta mbajtur Serbin\u00eb n\u00eb dialog me Kosov\u00ebn p\u00ebr statusin e Kosov\u00ebs si shtet i pavarur, dhe pasi serb\u00ebt arrit\u00ebn n\u00eb vitin 2015, pas vitesh e vitesh presioni p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb realitet k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, mbaruan q\u00ebllimin e tyre politik, nuk u interesuan m\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte me rastet, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb lider\u00ebt politik\u00eb dhe intelektual\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe populli i Kosov\u00ebs asnj\u00ebher\u00eb nuk e kan\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb si nj\u00eb institucion ligjor q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb drejt\u00ebsi, sepse ata than\u00eb \u00e7far\u00eb drejt\u00ebsie, ata n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ndjekin lider\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e mund\u00ebn Serbin\u00eb\u2026 Pra, e shihni q\u00eb i gjith\u00eb koncepti dhe m\u00ebnyra se si konceptohet n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i tregon popullit t\u00eb Kosov\u00ebs se nuk ishte gjykata ku duhet dhe mund t\u00eb prisni drejt\u00ebsi, ishte nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb ishte nj\u00eb kompromis politik, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb arsye pse Kosova nuk e ndjek dita-dit\u00ebs, apo sido qoft\u00eb, procedurat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flasim\u201d, shton Tromp.\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Me 3 gusht t\u00eb vitit 2015, Kuvendi i Kosov\u00ebs e ka miratuar Ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale, me seli n\u00eb Hag\u00eb t\u00eb Holand\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, q\u00eb funksionon me ligje t\u00eb Kosov\u00ebs, sh\u00ebrbejn\u00eb prokuror\u00eb e gjykat\u00ebs t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Kjo gjykat\u00eb heton krimet e pretenduara t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore nga janari i vitit 1998 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000.<\/p>\n<p>Aktualisht n\u00eb Hag\u00eb po gjykohen ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa rast i ndar\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i Pjet\u00ebr Shal\u00ebs i cili gjithashtu \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e gjykimit.<\/p>\n<p>E gjykimi ka p\u00ebrfunduar ndaj Salih Mustaf\u00ebs, rast ky i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb apel, pas vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb me 26 vjet burgim.<\/p>\n<p>Pasi Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar i rrodh\u00ebn disa dokumente sipas tyre konfidenciale, Gjykata Speciale ka d\u00ebnuar me burgim edhe dy ish drejtues t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, p\u00ebr pengim t\u00eb administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Speciale \u00ebsht\u00eb larg nga nj\u00eb institucion juridik efikas q\u00eb merret me krimet e luft\u00ebs dhe ato kund\u00ebr njer\u00ebzimit, thot\u00eb Nevenka Tromp, e cila punoi p\u00ebr shum\u00eb vjet n\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs p\u00ebr ish-Jugosllavi. Ajo thekson se\u00a0kjo gjykat\u00eb ka shum\u00eb mang\u00ebsi sa i p\u00ebrket transparenc\u00ebs derisa shpreh shqet\u00ebsim se seancat e mbyllura mund t\u00eb nxisin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":21938,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[23,15],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>&quot;S\u2019ka transparenc\u00eb, d\u00ebshmitar\u00ebt vijn\u00eb e flasin \u00e7ka t\u00eb duan&quot;, ligj\u00ebruesja e njohur kritikon Gjykat\u00ebn Speciale<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&quot;S\u2019ka transparenc\u00eb, d\u00ebshmitar\u00ebt vijn\u00eb e flasin \u00e7ka t\u00eb duan&quot;, ligj\u00ebruesja e njohur kritikon Gjykat\u00ebn Speciale\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjykata Speciale \u00ebsht\u00eb larg nga nj\u00eb institucion juridik efikas q\u00eb merret me krimet e luft\u00ebs dhe ato kund\u00ebr njer\u00ebzimit, thot\u00eb Nevenka Tromp, e cila punoi p\u00ebr shum\u00eb vjet n\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs p\u00ebr ish-Jugosllavi. Ajo thekson se\u00a0kjo gjykat\u00eb ka shum\u00eb mang\u00ebsi sa i p\u00ebrket transparenc\u00ebs derisa shpreh shqet\u00ebsim se seancat e mbyllura mund t\u00eb nxisin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-08-03T10:34:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/yyyy-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1176\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"727\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"M M\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"M M\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/\"},\"author\":{\"name\":\"M M\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\"},\"headline\":\"&#8220;S\u2019ka transparenc\u00eb, d\u00ebshmitar\u00ebt vijn\u00eb e flasin \u00e7ka t\u00eb duan&#8221;, ligj\u00ebruesja e njohur kritikon Gjykat\u00ebn Speciale\",\"datePublished\":\"2023-08-03T10:34:47+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-03T10:34:47+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/\"},\"wordCount\":2595,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Komb\u00ebtare\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/\",\"name\":\"\\\"S\u2019ka transparenc\u00eb, d\u00ebshmitar\u00ebt vijn\u00eb e flasin \u00e7ka t\u00eb duan\\\", ligj\u00ebruesja e njohur kritikon Gjykat\u00ebn Speciale\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-08-03T10:34:47+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-03T10:34:47+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;S\u2019ka transparenc\u00eb, d\u00ebshmitar\u00ebt vijn\u00eb e flasin \u00e7ka t\u00eb duan&#8221;, ligj\u00ebruesja e njohur kritikon Gjykat\u00ebn Speciale\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\",\"name\":\"M M\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"M M\"},\"sameAs\":[\"http:\/\/MM\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"S\u2019ka transparenc\u00eb, d\u00ebshmitar\u00ebt vijn\u00eb e flasin \u00e7ka t\u00eb duan\", ligj\u00ebruesja e njohur kritikon Gjykat\u00ebn Speciale","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\"S\u2019ka transparenc\u00eb, d\u00ebshmitar\u00ebt vijn\u00eb e flasin \u00e7ka t\u00eb duan\", ligj\u00ebruesja e njohur kritikon Gjykat\u00ebn Speciale","og_description":"Gjykata Speciale \u00ebsht\u00eb larg nga nj\u00eb institucion juridik efikas q\u00eb merret me krimet e luft\u00ebs dhe ato kund\u00ebr njer\u00ebzimit, thot\u00eb Nevenka Tromp, e cila punoi p\u00ebr shum\u00eb vjet n\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs p\u00ebr ish-Jugosllavi. Ajo thekson se\u00a0kjo gjykat\u00eb ka shum\u00eb mang\u00ebsi sa i p\u00ebrket transparenc\u00ebs derisa shpreh shqet\u00ebsim se seancat e mbyllura mund t\u00eb nxisin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_published_time":"2023-08-03T10:34:47+00:00","og_image":[{"width":1176,"height":727,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/yyyy-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"M M","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"M M","Est. reading time":"13 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/"},"author":{"name":"M M","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3"},"headline":"&#8220;S\u2019ka transparenc\u00eb, d\u00ebshmitar\u00ebt vijn\u00eb e flasin \u00e7ka t\u00eb duan&#8221;, ligj\u00ebruesja e njohur kritikon Gjykat\u00ebn Speciale","datePublished":"2023-08-03T10:34:47+00:00","dateModified":"2023-08-03T10:34:47+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/"},"wordCount":2595,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"articleSection":["Komb\u00ebtare","Lajme"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/","name":"\"S\u2019ka transparenc\u00eb, d\u00ebshmitar\u00ebt vijn\u00eb e flasin \u00e7ka t\u00eb duan\", ligj\u00ebruesja e njohur kritikon Gjykat\u00ebn Speciale","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2023-08-03T10:34:47+00:00","dateModified":"2023-08-03T10:34:47+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/ska-transparence-deshmitaret-vijne-e-flasin-cka-te-duan-ligjeruesja-e-njohur-kritikon-gjykaten-speciale\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;S\u2019ka transparenc\u00eb, d\u00ebshmitar\u00ebt vijn\u00eb e flasin \u00e7ka t\u00eb duan&#8221;, ligj\u00ebruesja e njohur kritikon Gjykat\u00ebn Speciale"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3","name":"M M","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","caption":"M M"},"sameAs":["http:\/\/MM"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21937"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21937"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21937\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21939,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21937\/revisions\/21939"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}