{"id":20401,"date":"2023-07-24T15:22:14","date_gmt":"2023-07-24T15:22:14","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=20401"},"modified":"2023-07-24T15:23:20","modified_gmt":"2023-07-24T15:23:20","slug":"kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/","title":{"rendered":"Kryetari i ASh-s\u00eb e quan Kurtin burr\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb iu tregoi \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet: Pritet finale e mir\u00eb n\u00eb dialog"},"content":{"rendered":"<h3>Kryetari i partis\u00eb Aleanca p\u00ebr Shqiptar\u00ebt, Arben Taravari, thot\u00eb se asociacioni serb ka d\u00ebshmuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizim problematik dhe nj\u00eb asociacion tjet\u00ebr i bazuar n\u00eb model t\u00eb Bosnj\u00ebs \u00ebsht\u00eb problem.<\/h3>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201c\u201cBota sot\u201d\u201d, Taravari shprehet se sa her\u00eb takohen Kurti dhe Vu\u00e7iqi n\u00eb dialog, ai sheh nj\u00eb kryeminist\u00ebr (duke aluduar n\u00eb Kurtin) dhe nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb ka probleme me veten (duke aluduar me Vu\u00e7iqin.<\/p>\n<p>Ai uron q\u00eb Kurti t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb durim n\u00eb dialog, gjersa shton se diplomacia nd\u00ebrkomb\u00ebtare do ta kuptoj\u00eb s\u00eb shpejti se \u201cjo t\u00eb gjith\u00eb qaraman\u00ebt zbuten duke i dh\u00ebn\u00eb lodra, e mbi t\u00eb gjitha Kosova nuk \u00ebsht\u00eb lod\u00ebr, \u00ebsht\u00eb shtet\u201d.<\/p>\n<p>Duke folur rreth zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb veri dhe pranimin e kryeministrit Kurti p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja, Taravari pohon se ai i ka treguar shteteve t\u00eb forta n\u00eb bot\u00eb, sikur q\u00eb jan\u00eb ato amerikane, se Kosova ka dinjitet dhe \u00ebsht\u00eb shtet, por sipas tij diplomacia bot\u00ebrore po k\u00ebrkon d\u00ebshp\u00ebrimisht t\u2019i jap fund tensionit n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Taravari ka folur edhe rreth \u201cp\u00ebrk\u00ebdheljes\u201d s\u00eb BE-s\u00eb dhe ShBA-s\u00eb ndaj Serbis\u00eb si dhe \u201ctentimet\u201d e tyre q\u00eb ta largojn\u00eb at\u00eb nga ndikimi rus dhe kinez, gjithashtu edhe p\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb kuvendin e Kosov\u00ebs dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00eb, kryetari i ASH-s\u00eb ka folur: Edhe rreth bashk\u00ebpunimit n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut si dhe sektorin q\u00eb ka nevoj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBota sot\u201d: Z. Taravari a i keni p\u00ebrcjell zhvillimet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb e veri t\u00eb saj. Fillimisht zgjedhje, bojkotim, pranim i tyre, protesta t\u00eb dhunshme p\u00ebr kryetar\u00ebt e rinj dhe n\u00eb fund pranimi i kryeministrit Kurti p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja pas gjith\u00eb presionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. A mund t\u00eb na jepni nj\u00eb koment rreth k\u00ebtyre?<\/p>\n<p>Arben Taravari: Politik\u00eb&#8230;kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja e par\u00eb, por termi politik\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq i ndrysh\u00ebm sa duhet ta specifikoj m\u00eb detajisht. Kryeministri Kurti si rrall\u00eb ndonj\u00eb burr\u00eb shteti shqiptar i koh\u00ebrave moderne, i tregoi bot\u00ebs dhe shteteve m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb bot\u00eb sikur q\u00eb jan\u00eb ato amerikane, se kemi dinjitetin ton\u00eb dhe se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet. Presioni i z. Kurti ndaj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve ishte i papritur, i pa llogaritur p\u00ebr ta, dhe pavar\u00ebsisht se kam objeksionet e mia, n\u00eb total mendoj se ishte nj\u00eb strategji e shk\u00eblqyer p\u00ebr t&#8217;i th\u00ebn\u00eb bot\u00ebs se Kosova duhet trajtuar si nj\u00eb shtet i pavarur dhe i barabart\u00eb me cilindo shtet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr pozita ku ndodhet diplomacia per\u00ebndimore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirat e hasura pas Luft\u00ebs s\u00eb fundit bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Situata n\u00eb Ukrain\u00eb, e ka kusht\u00ebzuar shum\u00eb sjelljen e fuqive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ballkani nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb i njohur n\u00eb histori si nj\u00eb nga vatrat ku ka nisur Lufta e Par\u00eb bot\u00ebrore, dhe ndaj Amerik\u00ebs dhe Per\u00ebndimit nuk i intereson vet\u00ebm nj\u00eb Ballkan i Qet\u00eb&#8230;por nuk duhet ngat\u00ebrruar koncepti i nj\u00eb Ballkani t\u00eb Qet\u00eb me nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb Bindur.<\/p>\n<p>Prandaj mendoj se t\u00eb dyja pal\u00ebt diku shtr\u00ebnguan, diku liruan, dhe gjendja duket se po shkon drejt nj\u00eb t\u00eb mire t\u00eb p\u00ebrgjithshme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kuptimi im dhe esencial p\u00ebr politik\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cBota sot\u201d: P\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb veri nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt \u201cdrejtuan gisht\u201d kah Kosova si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr tensionim, madje edhe u sanksionua, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Serbia u amnistua dhe kjo gj\u00eb sipas analist\u00ebve i jep \u201cforc\u00eb\u201d bandave n\u00eb veri, pse kjo qasje e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve ndaj Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Arben Taravari: K\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje do ta lidh pak me profesionin tim t\u00eb mjekut. Duke qen\u00eb neurolog natyrisht q\u00eb jam njoh\u00ebs i natyr\u00ebs njer\u00ebzore. Ne kemi nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb gjithnj\u00eb t&#8217;i kushtojm\u00eb v\u00ebmendje atij personi i cili krijon situata dramatike.<\/p>\n<p>Dramat e Serbis\u00eb n\u00eb Ballkan p\u00ebr fat t\u00eb keq kan\u00eb shkruar tragjedit\u00eb e koh\u00ebrave moderne. Nga pretendimet e tyre territoriale tokat e Ballkanit kan\u00eb kujtime t\u00eb fresk\u00ebta lufte. Ndaj Evropa dhe Amerika k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb &#8220;zbus&#8221; Serbin\u00eb duke e trajtuar sjelljen e saj si legjitime dhe t\u00eb kuptueshme&#8230;duket nga larg si nj\u00eb naivitet diplomatik, por le t\u00eb mos heqim dor\u00eb nga besimi n\u00eb shtetet mike tonat, t\u00eb cilat mendoj se deri tani nuk e kan\u00eb trajtuar mir\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por kjo nuk dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb Zgjidhje Finale t\u00eb mir\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>\u201cBota sot\u201d: Qasje kritikuese ndaj BE-s\u00eb e ShBA-s\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e deputet\u00ebve dhe ekspert\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, a largohet Serbia nga ndikimi rus dhe kinez p\u00ebrmes \u201cp\u00ebrk\u00ebdheljes\u201d apo si duhet sjell\u00eb ndaj saj?<\/p>\n<p>Arben Taravari: Pik\u00eb s\u00eb pari duhet t\u00eb kuptojm\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb korrekt\u00ebsis\u00eb se populli serb dhe politika drejtuese serbe jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb ndryshme. Mendoj se populli serb ka afinitet t\u00eb kuptuesh\u00ebm me sllav\u00ebt e tok\u00ebs s\u00eb Tolstoit, kurse Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 ka interes t\u00eb kuptuesh\u00ebm ndaj Vladimir Putinit. Sa i p\u00ebrket Kin\u00ebs nuk mendoj se serb\u00ebt kan\u00eb ndonj\u00eb afeksion me gjith\u00eb respektin p\u00ebr orizaret kineze, por s\u00ebrish Vladimir Putin ka interes t\u00eb kuptuesh\u00ebm ndaj Xi Jinpingut. Pra, diplomacia evropiane dhe amerikane besoj se e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Vu\u00e7iq shk\u00ebputet menj\u00ebher\u00eb nga &#8220;pasionet&#8221; aktuale politike, n\u00ebse interesi i tij njeh m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitime n\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb tjet\u00ebr. Populli serb ka nj\u00eb lidhje sentimentale me paraardh\u00ebsit e tyre t\u00eb Karpateve. Por ky popull \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i men\u00e7ur se qeveria e tij. Ai as nuk k\u00ebrkon \u00e7udira territoriale dhe as p\u00ebrkrah dhun\u00ebn e terrorin e Putinit apo m\u00eb keq t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb p\u00ebr luft\u00eb n\u00eb mes t\u00eb paqes. Nj\u00eb baba serb d\u00ebshiron m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr djalin e tij, dhe nuk mendoj se vizioni i tij \u00ebsht\u00eb ta shoh ushtar n\u00eb front. Kurse krejt ndryshe \u00ebsht\u00eb vizioni i Vu\u00e7iq p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt serb\u00eb. Ai ata i ka vet\u00ebm mjete p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga bataku i thell\u00eb ku gjendet, kurse nga personaliteti i tij me shqet\u00ebsime t\u00eb natyr\u00ebs klinike (flas me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb ma jep profesioni im i neurologut), Vu\u00e7i\u00eb e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb shum\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohet. Ndaj \u00ebsht\u00eb koha presidentit serb dhe gjith\u00eb enturazhit i tij, duhen par\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur nga populli serb i cili \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb politike t\u00eb trisht\u00eb Dua t\u00eb kujtoj th\u00ebnien e men\u00e7ur shum\u00eb t\u00eb Presidentit amerikan Tomas Xhefersonit q\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb patriot i v\u00ebrtet\u00eb duhet ta mbroj\u00eb vendin e tij nga Qeveria e ky \u00ebsht\u00eb rasti tipik i serb\u00ebve dhe qeveris\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cBota sot\u201d: Tensionet n\u00eb veri kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb dialogu t\u00eb ket\u00eb ngecje dhe pavar\u00ebsisht \u201cp\u00ebrpjekjeve\u201d p\u00ebr nj\u00eb takim Kurti- Vu\u00e7iq, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, \u00e7ka duhet t\u00eb presim nga ky dialog?<\/p>\n<p>Arben Taravari: Sa her\u00eb Kurti takohet me Vu\u00e7i\u00e7in un\u00eb shoh p\u00ebrpara meje nj\u00eb kryeminist\u00ebr dhe nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb ka probleme me veten. Kurti ulet p\u00ebr t\u00eb fol p\u00ebr shtetin, Vu\u00e7iq ulet p\u00ebr t\u00eb fol p\u00ebr gjendjen e tij psiko-emocionale. Kurti flet p\u00ebr Kosov\u00ebn, Vu\u00e7iq flet p\u00ebr grupin e tij t\u00eb ngusht\u00eb. Kurti p\u00ebrfaq\u00ebson Kosov\u00ebn, Vu\u00e7iq p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb shoqat\u00eb fanatike e t\u00eb rrezikshme veteran\u00ebsh nga koha e Milloshevi\u00e7it, q\u00eb p\u00ebr bela t\u00eb Serbis\u00eb dhe gjith\u00eb bot\u00ebs kan\u00eb ende poste. Ndaj \u00e7far\u00eb t\u00eb pres\u00ebsh nga takime t\u00eb tilla?! Kemi nj\u00eb njeri i cili ka qen\u00eb pjes\u00eb e luft\u00ebs pushtuese n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Milloshevi\u00e7it, q\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00eb aktive e atij grupi q\u00eb ka vrar\u00eb e prer\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb i thot\u00eb kryeministrit t\u00eb atij vendi &#8220;dua q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj nj\u00eb sht\u00ebpi aty, premtoj q\u00eb &#8220;tok\u00ebn&#8221; nuk ta marr&#8230;pra takimet jan\u00eb t\u00eb \u00e7&#8217;ekulibruara. Un\u00eb uroj q\u00eb z.Kurti t\u00eb ket\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb durim sepse si neurolog e di se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb merresh ndonj\u00ebher\u00eb me pacient\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Jam konfident q\u00eb diplomacia nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb mos e ka kuptuar do ta kuptoj s\u00eb shpejti se jo t\u00eb gjith\u00eb qaraman\u00ebt zbuten duke i dh\u00ebn\u00eb lodra, e mbi t\u00eb gjitha Kosova nuk \u00ebsht\u00eb lod\u00ebr, \u00ebsht\u00eb shtet.<\/p>\n<p>\u201cBota sot\u201d: Pak muaj para tensioneve t\u00eb fundit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, Kosova dhe Serbia jan\u00eb pajtuar n\u00eb Oh\u00ebr p\u00ebr marr\u00ebveshjen e normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, cili \u00ebsht\u00eb kuptimi i k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje kur nuk zbatohet?<\/p>\n<p>Arben Taravari: Shikoni, mendoj se fola qart\u00eb se Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq ndodhet n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnduar psikologjike ndaj nuk mendoj se marr\u00ebveshjet e arritura me t\u00eb kan\u00eb ndonj\u00eb pesh\u00eb specifike. M\u00eb duket se diplomacia bot\u00ebrore po k\u00ebrkon d\u00ebshp\u00ebrimisht q\u00eb t&#8217;i japi fund tensionit n\u00eb Ballkan, kurse Kurti ka fatin e d\u00ebshp\u00ebruar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb shteti i tij toka e zgjedhur p\u00ebr kurban nga Vu\u00e7iq. Q\u00ebndrimi i z.Kurti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faqe e ndritur e q\u00ebndrimit t\u00eb nj\u00eb burri shteti p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb njeriu i cili ka probleme t\u00eb d\u00ebshmuara n\u00eb historin\u00eb e tij si \u00ebsht\u00eb presidenti serb.<\/p>\n<p>\u201dBota sot\u201d: Asociacioni, nj\u00eb marr\u00ebveshje e n\u00ebnshkruar nga qeverit\u00eb e kaluara po k\u00ebrkohet me ngulm p\u00ebr ratifikim, edhe pse ajo bie ndesh me kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe sipas ekspert\u00ebve \u201cbosnj\u00ebzon\u201d Kosov\u00ebn. Cila do t\u00eb ishte zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje dhe serb\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Arben Taravari: Asociacioni serb ka d\u00ebshmuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizim problematik. Pretendimet e asociacioni serb n\u00eb Bosnj\u00eb jan\u00eb ngacmuese dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb minuar qet\u00ebsin\u00eb e brisht\u00eb n\u00eb at\u00eb vend. Ndaj nj\u00eb asociacioni tjet\u00ebr i bazuar n\u00eb at\u00eb model sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb problem, por problemet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t&#8217;u zgjidhur. Un\u00eb kam nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb madhe tek zgjidhjet q\u00eb vijn\u00eb nga popujt. Besoj fort se populli i Serbis\u00eb dhe serb\u00ebt q\u00eb kan\u00eb zgjedhur t\u00eb rrojn\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, do te din\u00eb t\u00eb orientojn\u00eb aty ku duhet Vu\u00e7i\u00e7in dhe linj\u00ebn e tij pseudo-patriotike. Marr\u00ebveshja m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb ende nuk ka ardhur sepse ende, dhe do t\u00eb ndodh\u00eb shpresoj natyralisht dhe pa komplikime t\u00eb natyr\u00ebs ultra-nacionaliste dhe absurde si \u00ebsht\u00eb sjellja e pal\u00ebs serbe.<\/p>\n<p>\u201dBota sot\u201d: Z. Taravari jav\u00ebn e kaluar Kuvendi i Kosov\u00ebs u p\u00ebrball\u00eb me dhun\u00eb mes deputet\u00ebve t\u00eb PDK-s\u00eb dhe VV-s\u00eb, sa keni pasur mund\u00ebsi t\u2019i p\u00ebrcillni dhe kujt i shkojn\u00eb n\u00eb favor skena t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>Arben Taravari: Fatkeq\u00ebsisht i ndoqa ato pamje q\u00eb t\u00eb duken si ndonj\u00eb film i ndonj\u00eb regjisori serb i cili k\u00ebrkon t&#8217;i tregoj\u00eb Eskobarit dhe Laj\u00e7akut se vet\u00eb politika e Kosov\u00ebs po rrihet e vritet p\u00ebr t\u00eb drejtat e serb\u00ebve q\u00eb kan\u00eb zgjedh Kosov\u00ebn me jetu. Nuk dua t\u00eb futem n\u00eb nivelin se kush kishte t\u00eb drejt\u00eb pasi ai reagim ishte aq qart\u00ebsisht gabim dhe sarkastik sa \u00e7do koment p\u00ebrtej saj \u00ebsht\u00eb i tep\u00ebrt. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kuvendi i Kosov\u00ebs q\u00eb ka p\u00ebrshkall\u00ebzime t\u00eb k\u00ebsaj natyre, por sido q\u00eb t\u00eb jen\u00eb dhe kudo q\u00eb t\u00eb jen\u00eb dhuna nuk \u00ebsht\u00eb opsion. Kurse subjekti i pyetjes tuaj se &#8220;kujt i shkojn\u00eb n\u00eb favor skena t\u00eb tilla&#8221;, mendoj se \u00ebsht\u00eb retorike. P\u00ebr nj\u00eb fatlum aspak shkencor por kok\u00ebfort\u00eb shqiptar\u00ebt reagojn\u00eb kund\u00ebr vetes s\u00eb tyre n\u00eb momentet m\u00eb decizive p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>\u201cBota sot\u201d: T\u00eb ndalemi pak t\u00eb situat\u00ebn politike n\u00eb Maqedoni. Jav\u00eb m\u00eb par\u00eb ShBA ka shpall\u00eb \u201cnon grata\u201d, kryetarin e komun\u00ebs s\u00eb Strug\u00ebs n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Ramiz Merkon, nd\u00ebrsa ambasadorja e ShBA-s\u00eb n\u00eb Shkup paralajm\u00ebron se \u201clista e zez\u00eb\u201d, mund t\u00eb zgjerohet, q\u00ebndrimi juaj rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje?<\/p>\n<p>Arben Taravari: Un\u00eb kam nj\u00eb afeksion personal p\u00ebr demokracin\u00eb dhe sidomos p\u00ebr themelet e nd\u00ebrtimit politik t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens jam ve\u00e7an\u00ebrisht i k\u00ebnaqur q\u00eb nj\u00eb superfuqi vulosi mendimin ton\u00eb si parti p\u00ebr Ramiz Merkon.<\/p>\n<p>Ky individ \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shembujt m\u00eb serioz\u00eb t\u00eb krimit dhe korrupsionit aktiv, dhe shpallja e tij non grata \u00ebsht\u00eb po nj\u00ebsoj p\u00ebrgjigja e zero toleranc\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontingjent njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt grabisin me kostum dhe kollare.<\/p>\n<p>Ishte shum\u00eb mir\u00eb kjo q\u00eb ndodhi, sepse Amerika tregon q\u00eb \u00ebsht\u00eb rreshtuar n\u00eb krahun ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar dhe larguar t\u00eb keqen nga ky vend. SHBA-t\u00eb jan\u00eb nj\u00eb nga shpresat e vetme q\u00eb ngush\u00ebllon t\u00eb rinjt\u00eb e vendit ton\u00eb t\u00eb cil\u00ebt realizimin e tyre e shohin aty, por tani ka ndodhur pik\u00ebrisht Nj\u00eb Mrekulli Amerikane sepse ata po ngjallin shpres\u00ebn se ky vend mund t\u00eb \u00e7lirohet nga e keqja. Mesazhi q\u00eb ka marr\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, Merko do gjykuar dhe d\u00ebnuar, dhe se do t\u00eb ket\u00eb disa Merko t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt me pun\u00ebn e tyre e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb zez\u00eb list\u00ebn amerikane. Jam i sigurt se shteti yn\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb at\u00eb q\u00eb tashm\u00eb e ka d\u00ebnuar drejt\u00ebsia amerikane!<\/p>\n<p>\u201cBota sot\u201d: Si e vler\u00ebsoni bashk\u00ebpunimin Kosov\u00eb- Maqedoni e Veriut, n\u00eb cil\u00ebn sektor ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunim?<\/p>\n<p>Arben Taravari: Bashk\u00ebpunimi midis dy vendeve \u00ebsht\u00eb natyral sepse jemi vende fqinje, por kemi edhe nj\u00eb thirrje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sepse Kosova \u00ebsht\u00eb shtet shqiptar dhe Maqedonia ka shqiptar\u00ebt si shtet-formues. Ka shum\u00eb p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb n\u00eb \u00e7do sektor por ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb unifikim e traditave dhe dokeve tona t\u00eb nj\u00ebjta t\u00eb cilat vet\u00ebm se i japin m\u00eb tep\u00ebr qytet\u00ebrim dhe histori gadishullit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i partis\u00eb Aleanca p\u00ebr Shqiptar\u00ebt, Arben Taravari, thot\u00eb se asociacioni serb ka d\u00ebshmuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizim problematik dhe nj\u00eb asociacion tjet\u00ebr i bazuar n\u00eb model t\u00eb Bosnj\u00ebs \u00ebsht\u00eb problem. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201c\u201cBota sot\u201d\u201d, Taravari shprehet se sa her\u00eb takohen Kurti dhe Vu\u00e7iqi n\u00eb dialog, ai sheh nj\u00eb kryeminist\u00ebr (duke aluduar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20404,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[2165],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kryetari i ASh-s\u00eb e quan Kurtin burr\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb iu tregoi \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet: Pritet finale e mir\u00eb n\u00eb dialog<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kryetari i ASh-s\u00eb e quan Kurtin burr\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb iu tregoi \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet: Pritet finale e mir\u00eb n\u00eb dialog\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kryetari i partis\u00eb Aleanca p\u00ebr Shqiptar\u00ebt, Arben Taravari, thot\u00eb se asociacioni serb ka d\u00ebshmuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizim problematik dhe nj\u00eb asociacion tjet\u00ebr i bazuar n\u00eb model t\u00eb Bosnj\u00ebs \u00ebsht\u00eb problem. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201c\u201cBota sot\u201d\u201d, Taravari shprehet se sa her\u00eb takohen Kurti dhe Vu\u00e7iqi n\u00eb dialog, ai sheh nj\u00eb kryeminist\u00ebr (duke aluduar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-07-24T15:22:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-07-24T15:23:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/9285F2B7-4DDE-49E4-B07D-B133838E28F7.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"769\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Kryetari i ASh-s\u00eb e quan Kurtin burr\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb iu tregoi \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet: Pritet finale e mir\u00eb n\u00eb dialog\",\"datePublished\":\"2023-07-24T15:22:14+00:00\",\"dateModified\":\"2023-07-24T15:23:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/\"},\"wordCount\":2398,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"ASh\"],\"articleSection\":[\"Breaking News\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/\",\"name\":\"Kryetari i ASh-s\u00eb e quan Kurtin burr\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb iu tregoi \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet: Pritet finale e mir\u00eb n\u00eb dialog\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-07-24T15:22:14+00:00\",\"dateModified\":\"2023-07-24T15:23:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kryetari i ASh-s\u00eb e quan Kurtin burr\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb iu tregoi \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet: Pritet finale e mir\u00eb n\u00eb dialog\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kryetari i ASh-s\u00eb e quan Kurtin burr\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb iu tregoi \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet: Pritet finale e mir\u00eb n\u00eb dialog","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kryetari i ASh-s\u00eb e quan Kurtin burr\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb iu tregoi \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet: Pritet finale e mir\u00eb n\u00eb dialog","og_description":"Kryetari i partis\u00eb Aleanca p\u00ebr Shqiptar\u00ebt, Arben Taravari, thot\u00eb se asociacioni serb ka d\u00ebshmuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizim problematik dhe nj\u00eb asociacion tjet\u00ebr i bazuar n\u00eb model t\u00eb Bosnj\u00ebs \u00ebsht\u00eb problem. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201c\u201cBota sot\u201d\u201d, Taravari shprehet se sa her\u00eb takohen Kurti dhe Vu\u00e7iqi n\u00eb dialog, ai sheh nj\u00eb kryeminist\u00ebr (duke aluduar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2023-07-24T15:22:14+00:00","article_modified_time":"2023-07-24T15:23:20+00:00","og_image":[{"width":770,"height":769,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/9285F2B7-4DDE-49E4-B07D-B133838E28F7.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"12 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Kryetari i ASh-s\u00eb e quan Kurtin burr\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb iu tregoi \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet: Pritet finale e mir\u00eb n\u00eb dialog","datePublished":"2023-07-24T15:22:14+00:00","dateModified":"2023-07-24T15:23:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/"},"wordCount":2398,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["ASh"],"articleSection":["Breaking News"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/","name":"Kryetari i ASh-s\u00eb e quan Kurtin burr\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb iu tregoi \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet: Pritet finale e mir\u00eb n\u00eb dialog","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2023-07-24T15:22:14+00:00","dateModified":"2023-07-24T15:23:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kryetari-i-ash-se-e-quan-kurtin-burre-te-rralle-qe-iu-tregoi-te-forteve-se-kosova-eshte-shtet-pritet-finale-e-mire-ne-dialog\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kryetari i ASh-s\u00eb e quan Kurtin burr\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb iu tregoi \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet: Pritet finale e mir\u00eb n\u00eb dialog"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20401"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20401"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20401\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20403,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20401\/revisions\/20403"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20404"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20401"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20401"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20401"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}