{"id":20271,"date":"2023-07-23T17:38:42","date_gmt":"2023-07-23T17:38:42","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=20271"},"modified":"2023-07-23T17:38:42","modified_gmt":"2023-07-23T17:38:42","slug":"isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/","title":{"rendered":"Isa Mustafa tregon si mund t\u00eb rr\u00ebzohet Qeveria Kurti"},"content":{"rendered":"<h3>Ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, deklaron se Qeveria Kurti mund t\u00eb rr\u00ebzohet me nj\u00eb strategji t\u00eb fort\u00eb opozitare. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai kritikon partin\u00eb n\u00eb pushtet, kryeministrin Albin Kurti si dhe presidenten Vjosa Osmani.<\/h3>\n<p>Ish-kryeministri Isa Mustafa e quan trishtuese rrahjen e 13 korrikut n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Derisa thot\u00eb se ka par\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb skenave t\u00eb pahijshme n\u00eb Kuvend t\u00eb vitit 2015, ai thekson se e e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i arsyetonte ato n\u00eb takime nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mustafa thekson se dhun\u00ebn n\u00eb Kuvend, por edhe jasht\u00eb saj e ka instaluar L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje me koh\u00eb dhe sipas tij, kjo \u00ebsht\u00eb \u201cs\u00ebmundje\u201d q\u00eb po trash\u00ebgohet.<\/p>\n<p>\u201cPo, skena ishte mjaft e r\u00ebnd\u00eb, mos t\u00eb them edhe trishtuese, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shikosh skena t\u00eb tilla n\u00eb Parlament t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb Parlament i nj\u00eb vendit t\u00eb ri\u2026Krahas asaj skene, un\u00eb pash edhe n\u00eb studio t\u00eb ndryshme televizive p\u00ebrs\u00ebritjen ose dh\u00ebnien e skenave, t\u00eb cilat ndodh\u00ebn n\u00eb vitin 2015, n\u00eb Kuvend. At\u00ebher\u00eb, s\u00eb pari me vez\u00eb e pastaj edhe me mjete tjera, me gaz lotsjell\u00ebs, me sprej q\u00eb ishte nj\u00eb gjendje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Un\u00eb e kisha shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arsyetoj\u00eb ato sjellje edhe n\u00eb takimet q\u00eb kisha me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vendeve tjera, ose n\u00eb takime nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe e kisha parasysh edhe k\u00ebt\u00eb q\u00eb ndodhi tani, sepse \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ta kuptojn\u00eb njer\u00ebzit jasht\u00eb, sepse k\u00ebto ndodhin n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. \u00c7far\u00eb kemi ne q\u00eb nuk kan\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb mos gjejm\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb zgjidhjes s\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb brendshme apo t\u00eb komunikimit t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike, por duhet ta p\u00ebrdorim dhun\u00ebn. Tani, mund t\u00eb them se dhuna ka instaluar n\u00eb Kuvend, por edhe jasht\u00eb Kuvendit, Vet\u00ebvendosja me koh\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb ne tani po trash\u00ebgojm\u00eb dhe uroj q\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijesohemi t\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet edhe nj\u00eb her\u00eb ose t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet t\u00eb ardhmen, ashtu si\u00e7 ndodhi. Para, para nj\u00eb jave.\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ish-kreu i LDK-s\u00eb thot\u00eb se ka qytetar\u00eb q\u00eb nuk e kuptojn\u00eb situat\u00ebn n\u00eb vend. Sipas tij, partia n\u00eb pushtet, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosja po b\u00ebn propagand\u00eb, duke i paraqitur d\u00ebshtimet si\u00e7 shprehet ai, si fitore t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cDhe v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb qytetari ta kuptoj\u00eb situat\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi, p\u00ebr arsye se Vet\u00ebvendosja po b\u00ebn nj\u00eb propagand\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe. Me t\u00eb gjitha d\u00ebshtimet po i pasqyron si fitore t\u00eb saj dhe \u00ebsht\u00eb problem te qytetari i fundit atje q\u00eb ta kuptoj\u00eb a \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim apo \u00ebsht\u00eb fitore, a \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim q\u00eb Qeveria e Kurtit tani po i vendos Nj\u00ebsit\u00eb Speciale n\u00eb veri t\u00eb vendi, po arreston njer\u00ebz, q\u00eb po i quan kriminel\u00eb, edhe at\u00eb po d\u00ebgjojn\u00eb qytetar\u00ebt dhe p\u00ebrkrahin apo nuk \u00ebsht\u00eb, apo \u00ebsht\u00eb fitore q\u00eb Qeveria Kurti t\u00eb merret vesh me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe gjitha ato veprimet t\u2019i b\u00ebj\u00eb si veprime t\u00eb koordinuara, t\u00eb cilat pastaj jan\u00eb stabile dhe t\u00eb cilat neve na i hapin dyert q\u00eb ne s\u00eb bashku me amerikan\u00ebt dhe me tjer\u00ebt t\u00eb ecim p\u00ebrpara ashtu si\u00e7 zot\u00ebri Eskobar thoshte dje, themi n\u0562 qoft\u00ebse qeveria do t\u00eb i kryente detyrat e veta, themi Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs do t\u00eb angazhohen edhe p\u00ebr njohje t\u00eb Kosov\u00ebs nga 5 vendet e Bashkimit Evropian, t\u00eb cilat akoma nuk e kan\u00eb njohur.\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr opozit\u00ebn e tanishme, ai thot\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn kur ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr, opozita e at\u00ebhershme \u00ebsht\u00eb imponuar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmes dhun\u00ebs sesa si\u00e7 shprehet ai, ka pasur forc\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se opozita duhet t\u00eb ket\u00eb koordinim mes vete.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb, ne kemi pasur mbi 80 deputet\u00eb, diku arrijshim 87 deputet\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, opozita ka qen\u00eb nj\u00eb minoritet i ve\u00e7ant\u00eb, mir\u00ebpo edhe ashtu si\u00e7 ishte, opozita ka qen\u00eb shum\u00eb e gjall\u00eb, ka qen\u00eb shum\u00eb e z\u00ebshme, ka qen\u00eb shum\u00eb vepruese, mos t\u00eb them edhe shum\u00eb e dhunshme, sepse p\u00ebrmes dhun\u00ebs pastaj edhe \u00ebsht\u00eb imponuar m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb ka pas forc\u00eb. Un\u00eb tani nuk preferoj n\u00eb asnj\u00eb moment q\u00eb opozita tanishme t\u00eb aplikoj\u00eb dhun\u00eb n\u00eb Kuvend ose format e dhun\u00ebs, t\u00eb cilat i ka aplikuar Vet\u00ebvendosja at\u00ebher\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pasoja, q\u00eb duken edhe tani. Mir\u00ebpo, mendoj se ata duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb koordinim mes veti p\u00ebr nj\u00eb strategji elementare si duhet ta ndjek\u00eb opozita. Kjo nuk n\u00ebnkupton q\u00eb dikush nga subjektet politike duhet t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb programin e vet dhe t\u00eb t\u2019i bashk\u00ebngjitet nj\u00eb programi t\u00eb subjektit tjet\u00ebr. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, opozitarizmi duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb z\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Kuvend, edhe t\u00eb din\u00eb k\u00ebto subjektet politike se \u00e7far\u00eb duan. S\u2019mundemi t\u00eb vim\u00eb n\u00eb situat\u00eb q\u00eb nj\u00eb her\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb Qeveri e Unitetit Komb\u00ebtar edhe s\u2019e di se si do t\u00eb b\u00ebhet ajo qeveri.\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ish-kryetari i LDK-s\u00eb potencon se Qeveria Kurti mund t\u00eb rr\u00ebzohet me strategji m\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, derisa thot\u00eb se qeveria duhet t\u00eb implementoj\u00eb marr\u00ebveshjen e Brukselit dhe at\u00eb t\u00eb Ohrit.<\/p>\n<p>\u201cQeveria mundet m\u2019u rr\u00ebzu, me nj\u00eb koncentrim dhe me nj\u00eb strategji k\u00ebshtu m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, opinionit. Por, un\u00eb mendoj se kjo qeveri s\u00eb pari e ka p\u00ebr obligim t\u2019i kryej detyrat e veta, kjo qeveri e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb Brukselit, e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb Ohrit, edhe kjo qeveri tani duhet, e ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb implementoj\u00eb. A \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshje e mir\u00eb apo s\u2019\u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr, mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb obligim shtet\u00ebror q\u00eb e ka marr\u00eb Republika e Kosov\u00ebs dhe do t\u00eb ishte e padrejt\u00eb q\u00eb kjo qeveri tani ose t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb veten ose t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb dikush tjet\u00ebr. Nd\u00ebrkaq, obligimet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt mbesin obligim t\u00eb dikujt q\u00eb vjen pas.\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Mustafa shprehet se marr\u00ebveshjet duhet t\u00eb zbatohen dhe se kryeministri Kurti s\u2019mund t\u00eb krijoj\u00eb incidente p\u00ebr t\u2019i ikur obligimeve.<\/p>\n<p>Sipas tij, komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar do ta detyroj\u00eb Kurtin t\u2019i implementoj\u00eb obligimet.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment tani kritik q\u00eb ato marr\u00ebveshje duhet t\u00eb p\u00ebrmbyllen, p\u00ebr arsye se vitin e ardhsh\u00ebm fillojn\u00eb zgjedhjet n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, fillojn\u00eb zgjedhjet pastaj n\u00eb institucionet e Bashkimit Evropian, s\u2019merret k\u00ebrkush me ne, s\u2019di kush do t\u00eb fitoj\u00eb atje, qoft\u00eb n\u00eb SHBA-t\u00eb apo n\u00eb Bashkimin Evropian. K\u00ebta kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, sepse k\u00ebrkush s\u2019e ka lut Kurtin, eja b\u00ebhu kryeminist\u00ebr edhe konkurro p\u00ebr kryeminist\u00ebr, hyj n\u00eb zgjedhje p\u00ebr kryeminist\u00ebr. Ai ka hy, edhe n\u00eb moment q\u00eb ka hy \u00ebsht\u00eb dasht ta dij\u00eb se ka obligime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat duhet t\u2019i realizoj\u00eb. I ka p\u00eblqyer apo s\u2019i ka p\u00eblqy marr\u00ebveshja e 2013-\u00ebs \u00ebsht\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr, e 2015-\u00ebs ose marr\u00ebveshje tjera, mir\u00ebpo ky \u00ebsht\u00eb pajtuar n\u00eb Oh\u00ebr dhe n\u00eb Bruksel se do ta b\u00ebj\u00eb implementimin e gjitha atyre marr\u00ebveshjeve dhe tani s\u2019mund t\u00eb krijoj\u00eb incidente n\u00eb teren, n\u00eb veri apo n\u00eb vende tjera p\u00ebr t\u2019i ikur implementimit, sepse n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk lejon dhun\u00eb. Por, shoh q\u00eb tani ngadal\u00eb-ngadal\u00eb po futen hallk\u00eb dhe do t\u00eb detyrojn\u00eb q\u00eb ky t\u2019I implementoj\u00eb k\u00ebto obligime.\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr KosovaPress, Mustafa e quan skandal t\u00eb papar\u00eb diplomatik faktin q\u00eb kryeministri Kurti nuk e ka pritur n\u00eb takim kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas tij, gabim nga Kurti \u00ebsht\u00eb edhe mosprezenca n\u00eb takim me udh\u00ebheq\u00ebsit e Ballkanit Per\u00ebndimor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 17 korrik n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb konsideroj se z.Kurti ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb skandal t\u00eb papar\u00eb diplomatik, q\u00eb nuk e ka pritur z.Rama kur ishte n\u00eb Prishtin\u00eb, sepse kjo n\u00eb asnj\u00eb rast, nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ndodhte n\u00eb relacion me Shqip\u00ebrin\u00eb po edhe n\u00eb relacion me vendet e jashtme\u2026Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dob\u00ebsi e madhe, dob\u00ebsi njer\u00ebzore, mos t\u00eb them komb\u00ebtare, se me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje po e teprojm\u00eb, por \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e cila ne s\u2019do t\u00eb duhej q\u00eb ta, t\u00eb na kishte ndodh neve n\u00eb Kosov\u00eb. E, tani gabimi i dyt\u00eb, m\u00eb i madh apo m\u00eb i vog\u00ebl, po \u00ebsht\u00eb gabim trashanik \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai nuk ka shkuar n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb takim me kryeministrat e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr Procesin e Berlinit. Sepse \u00ebsht\u00eb edhe z.Kurti, i cili e ka mohuar, nuk e ka pranuar, e ka kund\u00ebrshtuar Ballkanin e Hapur dhe ka th\u00ebn\u00eb se ne e p\u00ebrkrahin vet\u00ebm n\u00eb qoft\u00ebse e p\u00ebrkrah Procesin e Berlinit, pse nuk shkon n\u00eb nj\u00eb takim punues, joformal t\u00eb kryeministrave t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bisedosh p\u00ebr Procesin e Berlinit, por shkon n\u00eb simpoziume t\u00eb partis\u00eb n\u00eb Kret\u00eb, n\u00eb Greqi q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje as me interesin e gjer\u00eb publik n\u00eb Kosov\u00eb, as me proceset evropiane dhe me proceset euroatlantike.\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Krahas kritikave p\u00ebr kryeministrin Kurti, ish-kryeministri Mustafa ka kritika edhe p\u00ebr presidenten Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>Ai e kritikon Osmanin, e cila sipas tij, nuk po reagon p\u00ebr ndodhit\u00eb e fundit, \u201ct\u00eb cilat po rrezikojn\u00eb relacionet e Kosov\u00ebs me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, Osmani \u00ebsht\u00eb distancuar nga veprimet e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e pakuptimt\u00eb tani q\u00eb ajo t\u00eb thirret n\u00eb personalitetin e Rugov\u00ebs, t\u00eb mbaj\u00eb flamurin e Dardanis\u00eb, si flamur t\u00eb Rugov\u00ebs n\u00eb zyr\u00ebn e saj, mir\u00ebpo t\u00eb mos e hap goj\u00ebn edhe t\u00eb mos e qet z\u00ebrin p\u00ebr ndodhit\u00eb e fundit, t\u00eb cilat po i rrezikojn\u00eb relacionet e Kosov\u00ebs me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, e baz\u00ebn e t\u00eb cilave relacione i ka v\u00ebn\u00eb presidenti Ibrahim Rugova. Un\u00eb s\u2019e kam d\u00ebgjuar z\u00ebrin e saj n\u00eb asnj\u00eb rast, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb distancuar nga sjelljet e qeveris\u00eb, nga veprimet e qeveris\u00eb p\u00ebr cenimin e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve ose p\u00ebr l\u00ebndimin e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve\u2026A mundet Kosova q\u00eb t\u00eb ec\u00eb n\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb integrimit euroatlantik n\u00eb t\u00eb ardhmen pa nj\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe pa nj\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb Bashkimit Evropian. Dhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje nuk e ka dh\u00ebn\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb, ajo mundohet t\u00eb jap\u00eb disa sqarime ose disa deklarata, t\u00eb cilat jan\u00eb as mish as peshk, k\u00ebshtu t\u00eb them n\u00eb gjuh\u00ebn e popullit, mir\u00ebpo ajo q\u00eb mundohet t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb pozit\u00ebn e vet si presidente dhe mos t\u00eb merr\u00eb kurrfar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kemi ardhur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb situat\u00eb, vler\u00ebsoj shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb tani, por me pasoja edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr t\u00eb ardhmen.\u201d, n\u00ebnvizon ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, p\u00ebr takimet q\u00eb ka pasur kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, Mustafa thot\u00eb se nuk ka pasur ftes\u00eb dhe nuk ka dashur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet, pasi ka p\u00ebrfunduar pun\u00ebn dhe aktivitetin n\u00eb LDK.<\/p>\n<p>Ai shton se LDK duhet t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara dhe t\u00eb gjejn\u00eb forma m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb komunikimit dhe me qytetar\u00ebt dhe me an\u00ebtar\u00ebt e LDK-s\u00eb.\/kp\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, deklaron se Qeveria Kurti mund t\u00eb rr\u00ebzohet me nj\u00eb strategji t\u00eb fort\u00eb opozitare. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai kritikon partin\u00eb n\u00eb pushtet, kryeministrin Albin Kurti si dhe presidenten Vjosa Osmani. Ish-kryeministri Isa Mustafa e quan trishtuese rrahjen e 13 korrikut n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Derisa thot\u00eb se ka par\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":20272,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[23,15],"tags":[1086],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Isa Mustafa tregon si mund t\u00eb rr\u00ebzohet Qeveria Kurti<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Isa Mustafa tregon si mund t\u00eb rr\u00ebzohet Qeveria Kurti\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, deklaron se Qeveria Kurti mund t\u00eb rr\u00ebzohet me nj\u00eb strategji t\u00eb fort\u00eb opozitare. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai kritikon partin\u00eb n\u00eb pushtet, kryeministrin Albin Kurti si dhe presidenten Vjosa Osmani. Ish-kryeministri Isa Mustafa e quan trishtuese rrahjen e 13 korrikut n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Derisa thot\u00eb se ka par\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-07-23T17:38:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/ISA-MUSTAFA.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1165\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"678\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"M M\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"M M\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/\"},\"author\":{\"name\":\"M M\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\"},\"headline\":\"Isa Mustafa tregon si mund t\u00eb rr\u00ebzohet Qeveria Kurti\",\"datePublished\":\"2023-07-23T17:38:42+00:00\",\"dateModified\":\"2023-07-23T17:38:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/\"},\"wordCount\":2006,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Isa Mustafa\"],\"articleSection\":[\"Komb\u00ebtare\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/\",\"name\":\"Isa Mustafa tregon si mund t\u00eb rr\u00ebzohet Qeveria Kurti\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-07-23T17:38:42+00:00\",\"dateModified\":\"2023-07-23T17:38:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Isa Mustafa tregon si mund t\u00eb rr\u00ebzohet Qeveria Kurti\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3\",\"name\":\"M M\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"M M\"},\"sameAs\":[\"http:\/\/MM\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Isa Mustafa tregon si mund t\u00eb rr\u00ebzohet Qeveria Kurti","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Isa Mustafa tregon si mund t\u00eb rr\u00ebzohet Qeveria Kurti","og_description":"Ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, deklaron se Qeveria Kurti mund t\u00eb rr\u00ebzohet me nj\u00eb strategji t\u00eb fort\u00eb opozitare. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai kritikon partin\u00eb n\u00eb pushtet, kryeministrin Albin Kurti si dhe presidenten Vjosa Osmani. Ish-kryeministri Isa Mustafa e quan trishtuese rrahjen e 13 korrikut n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Derisa thot\u00eb se ka par\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_published_time":"2023-07-23T17:38:42+00:00","og_image":[{"width":1165,"height":678,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/ISA-MUSTAFA.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"M M","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"M M","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/"},"author":{"name":"M M","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3"},"headline":"Isa Mustafa tregon si mund t\u00eb rr\u00ebzohet Qeveria Kurti","datePublished":"2023-07-23T17:38:42+00:00","dateModified":"2023-07-23T17:38:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/"},"wordCount":2006,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Isa Mustafa"],"articleSection":["Komb\u00ebtare","Lajme"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/","name":"Isa Mustafa tregon si mund t\u00eb rr\u00ebzohet Qeveria Kurti","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2023-07-23T17:38:42+00:00","dateModified":"2023-07-23T17:38:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/isa-mustafa-tregon-si-mund-te-rrezohet-qeveria-kurti\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Isa Mustafa tregon si mund t\u00eb rr\u00ebzohet Qeveria Kurti"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/d23f13f59b5722643933d6780783acf3","name":"M M","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e2835a76ca7c31a2416b2d51c4ec9a8f?s=96&d=mm&r=g","caption":"M M"},"sameAs":["http:\/\/MM"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/muhamet\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20271"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20271"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20271\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20273,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20271\/revisions\/20273"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20271"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20271"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20271"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}