{"id":13822,"date":"2023-04-10T06:31:59","date_gmt":"2023-04-10T06:31:59","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=13822"},"modified":"2023-04-10T07:41:26","modified_gmt":"2023-04-10T07:41:26","slug":"rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/","title":{"rendered":"Rrug\u00eb e gjat\u00eb deri tek ura n\u00eb Bun\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Mali i Zi dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb shpenzojn\u00eb rreth 20 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u2019i lidhur brigjet e dy qendrave bregdetare &#8211; Ulqinit dhe Velipoj\u00ebs &#8211; me nj\u00eb ur\u00eb n\u00eb Lumin Buna.<\/p>\n<p>Plani \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb shtratin e Bun\u00ebs, jo larg derdhjes s\u00eb saj n\u00eb Detin Adriatik, t\u00eb vendosen shtylla mbajt\u00ebse prej betoni p\u00ebr ur\u00ebn 310 metra ta gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebrtimi i paralajm\u00ebruar po p\u00ebrcillet me shum\u00eb t\u00eb panjohura nga ana malazeze. Nd\u00ebr to jan\u00eb: cil\u00ebsia e terrenit ku do t\u00eb nd\u00ebrtohet, mungesa e planit hap\u00ebsinor dhe ndikimi n\u00eb llojet e peshqve t\u00eb rrezikuar.<\/p>\n<p>Nga ana shqiptare, lumi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn Ramsar t\u00eb uj\u00ebrave me r\u00ebnd\u00ebsi nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Plani p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e Bun\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb edhe nga ana malazeze, nuk \u00ebsht\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>Sipas aktivistes p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit nga Ulqini, Zenepa Lika, plani i dy shteteve tregon nj\u00eb \u201crend t\u00eb kund\u00ebrt hapash p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj ure\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPala shqiptare e ka injoruar p\u00ebrfshirjen e nj\u00eb zone t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. \u00cbsht\u00eb jo m\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb pala malazeze nuk e ka marr\u00eb parasysh ndikimin negativ n\u00eb vlerat natyrore t\u00eb k\u00ebsaj zone v\u00ebrtet unike\u201d, thot\u00eb Lika p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991, Mali i Zi \u00ebsht\u00eb shpallur vend ekologjik. Ky p\u00ebrcaktim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb Kushtetut\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebrafrimi i qyteteve<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr nd\u00ebrtimin e ur\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 27 shkurt n\u00eb Podgoric\u00eb nga kryeministri i Malit t\u00eb Zi, Dritan Abazoviq, dhe ai i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, pas nj\u00eb seance t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dy qeverive.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se ura do ta shkurtoj\u00eb distanc\u00ebn midis Ulqinit dhe Velipoj\u00ebs nga 70 kilometra, sa \u00ebsht\u00eb aktualisht, n\u00eb vet\u00ebm disa kilometra.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja shtetet, po ashtu, do t\u2019i ndajn\u00eb kostot e nd\u00ebrtimit prej rreth 20 milion\u00eb eurosh, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb 11 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar fillimisht, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb pak m\u00eb shtrenjt\u00eb se hera e par\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb spektakolare. N\u00ebse ndahet p\u00ebrgjysm\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Abazoviq n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb me Ram\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb shkurtit.<\/p>\n<p>Kryeministri shqiptar ka th\u00ebn\u00eb se vendi i tij ka paguar p\u00ebr iden\u00eb e projektit, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtimi do t\u00eb mbulohet bashk\u00ebrisht.<\/p>\n<p>\u201cPagat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Mal t\u00eb Zi, andaj nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Shqip\u00ebria ta paguaj\u00eb ur\u00ebn, n\u00ebse tashm\u00eb e ka paguar iden\u00eb e projektit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Rama.<\/p>\n<p>Sipas paralajm\u00ebrimeve, ura duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di se \u00e7ka mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb efektive dhe m\u00eb e lir\u00eb se kaq\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Abazoviq.<\/p>\n<p>Tara e shkat\u00ebrruar si nj\u00eb paralajm\u00ebrim<\/p>\n<p>P\u00ebrmes marr\u00ebveshjes, t\u00eb dyja shtetet e kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019i p\u00ebrshpejtojn\u00eb dhe leht\u00ebsojn\u00eb procedurat p\u00ebr miratimin e lejeve t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe p\u00ebrmbushjen e detyrimeve mjedisore.<\/p>\n<p>Nga Agjencia p\u00ebr Mbrojtjen e Mjedisit n\u00eb Mal t\u00eb Zi thon\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e ur\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitet nj\u00eb raport i vler\u00ebsimit t\u00eb ndikimit n\u00eb mjedis.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen n\u00ebse tashm\u00eb kan\u00eb marr\u00eb dokumente t\u00eb caktuara q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ur\u00ebn, nga Agjencia thon\u00eb se \u201ct\u00eb tillat nuk jan\u00eb dor\u00ebzuar deri m\u00eb tani\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja e nd\u00ebrtimit t\u00eb urave n\u00eb autostrada tregon se Mali i Zi nuk ka mekanizma t\u00eb zhvilluar p\u00ebr monitorimin dhe ndjekjen e nd\u00ebrtimit t\u00eb projekteve t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Edhe pse ekolog\u00ebt malazez\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Lumi Tara \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar gjat\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb autostrade mbi gjasht\u00eb kilometra t\u00eb gjat\u00eb, kompania kineze \u201cChina Road and Bridge Corporation (CRBC)\u201d, q\u00eb ka qen\u00eb kontraktore, ka ofruar t\u00eb rehabilitoj\u00eb vet\u00ebm gjysm\u00eb kilometri.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00ebse kemi b\u00ebr\u00eb monitorimin, faktori njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb hallka jon\u00eb e dob\u00ebt, sepse ne, thjesht, nuk i shohim vlerat natyrore si nj\u00eb burim q\u00eb duhet ta ruajm\u00eb, por i shikojm\u00eb vet\u00ebm nga prizmi i fitimit\u201d, thot\u00eb Lika.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb mekanizmave t\u00eb pazhvilluar t\u00eb monitorimit dhe planifikimit, nd\u00ebrtimi paraqet shqet\u00ebsim p\u00ebr Lumin Buna, thot\u00eb drejtoresha ekzekutive e organizat\u00ebs joqeveritare \u201cGreen home\u201d, Azra Vukoviq.<\/p>\n<p>\u201cSidomos p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb, si n\u00eb nivel komb\u00ebtar, ashtu edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, thot\u00eb Vukoviq.<\/p>\n<p>Lumi Buna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb korridor p\u00ebr migrimin e llojeve t\u00eb rralla dhe t\u00eb rrezikuara t\u00eb peshqve nga deti n\u00eb Liqenin e Shkodr\u00ebs. Midis tyre \u00ebsht\u00eb edhe ngjala evropiane, e cila ka statusin e nj\u00eb specieje shum\u00eb t\u00eb rrezikuar.<\/p>\n<p>Problemet ekologjike t\u00eb krijuara m\u00eb par\u00eb, t\u00eb tilla si prania e mbeturinave dhe uj\u00ebrave t\u00eb zeza, z\u00ebnia e habitateve nga nd\u00ebrtimi i nd\u00ebrtesave n\u00eb brigjet e Bun\u00ebs apo erozioni i tok\u00ebs, i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim speciet shtazore.<\/p>\n<p>Vukoviq thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se nd\u00ebrtimi i ur\u00ebs mund t\u00eb paraqes\u00eb presion shtes\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb ekosistem t\u00eb ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cSidomos n\u00ebse gjat\u00eb planifikimit dhe realizimit t\u00eb punimeve nuk merren parasysh t\u00eb gjitha masat p\u00ebr uljen e ndikimit n\u00eb mjedis\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ekzaminim i tok\u00ebs n\u00eb Ad\u00eb<\/p>\n<p>Ura do t\u00eb vendoset mbi bifurkacionin e Lumit Buna n\u00eb dy deg\u00eb q\u00eb formojn\u00eb resortin ekskluziv turistik t\u00eb Ad\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ku tashm\u00eb ka probleme me erozionin e plazhit.<\/p>\n<p>Ky erozion mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lloj ndikimi n\u00eb stabilitetin e ur\u00ebs s\u00eb ardhshme p\u00ebr shkak t\u00eb distanc\u00ebs relative, thot\u00eb eksperti i k\u00ebsaj fushe, profesori n\u00eb pension, Sava Petkoviq.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai shton se ura e ardhshme do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb dy shtylla n\u00eb shtratin e lumit, i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga depozitime t\u00eb trasha r\u00ebre.<\/p>\n<p>\u201cAndaj, stabiliteti i ur\u00ebs mund t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet nga erozioni lokal rreth shtyllave t\u00eb ur\u00ebs\u201d, thot\u00eb Petkoviq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, k\u00ebt\u00eb duhet ta tregojn\u00eb analizat e erozionit rreth shtyllave t\u00eb ur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi marr\u00eb informacione se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb hulumtim\u201d, thot\u00eb Ksenija Vukmanoviq, udh\u00ebheq\u00ebse e ekipit p\u00ebr zhvillimin e Planit Hap\u00ebsinor Urban n\u00eb Ulqin.<\/p>\n<p>\u201cE kam k\u00ebrkuar dokumentacionin nga Ministria e Ekologjis\u00eb, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Urbanizmit, por deri m\u00eb tani nuk kam marr\u00eb asgj\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ministria e Ekologjis\u00eb nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb REL-it p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Peshkatar\u00ebt t\u00eb shqet\u00ebsuar, qytetar\u00ebt t\u00eb k\u00ebnaqur<\/p>\n<p>Plazhet ranore t\u00eb Ulqinit dhe Velipoj\u00ebs jan\u00eb s\u00eb bashku m\u00eb shum\u00eb se 30 kilometra t\u00eb gjata.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr to, kryeministri i Malit t\u00eb Zi ka th\u00ebn\u00eb se nd\u00ebrtimi i ur\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb arsye p\u00ebr investime t\u00eb m\u00ebdha nga ana e Ulqinit.<\/p>\n<p>\u201cPse dikush t\u00eb mos mendoj\u00eb se pas 10 apo 15 vjet\u00ebsh, n\u00eb at\u00eb zon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb \u2018Antali\u2019\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Abazoviq.<\/p>\n<p>Entuziazmin e tij nuk e ndajn\u00eb disa peshkatar\u00eb ulqinak\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAta nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me iden\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb ure, sepse mendojn\u00eb se kjo do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb stokun e peshkut\u201d, thot\u00eb Lika.<\/p>\n<p>Sipas saj, ulqinak\u00ebt nuk e kuptojn\u00eb mjaftuesh\u00ebm se si do t\u00eb ndikoj\u00eb nd\u00ebrtimi i ur\u00ebs n\u00eb natyr\u00eb, sepse jan\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr investime infrastrukturore, q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb, kan\u00eb munguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet n\u00eb 30 vjet\u00ebt e fundit.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mali i Zi dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb shpenzojn\u00eb rreth 20 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u2019i lidhur brigjet e dy qendrave bregdetare &#8211; Ulqinit dhe Velipoj\u00ebs &#8211; me nj\u00eb ur\u00eb n\u00eb Lumin Buna. Plani \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb shtratin e Bun\u00ebs, jo larg derdhjes s\u00eb saj n\u00eb Detin Adriatik, t\u00eb vendosen shtylla mbajt\u00ebse prej betoni p\u00ebr ur\u00ebn 310 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13833,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[1146],"tags":[215,54],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Rrug\u00eb e gjat\u00eb deri tek ura n\u00eb Bun\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rrug\u00eb e gjat\u00eb deri tek ura n\u00eb Bun\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mali i Zi dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb shpenzojn\u00eb rreth 20 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u2019i lidhur brigjet e dy qendrave bregdetare &#8211; Ulqinit dhe Velipoj\u00ebs &#8211; me nj\u00eb ur\u00eb n\u00eb Lumin Buna. Plani \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb shtratin e Bun\u00ebs, jo larg derdhjes s\u00eb saj n\u00eb Detin Adriatik, t\u00eb vendosen shtylla mbajt\u00ebse prej betoni p\u00ebr ur\u00ebn 310 [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-04-10T06:31:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-04-10T07:41:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/1.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"962\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"527\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Rrug\u00eb e gjat\u00eb deri tek ura n\u00eb Bun\u00eb\",\"datePublished\":\"2023-04-10T06:31:59+00:00\",\"dateModified\":\"2023-04-10T07:41:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/\"},\"wordCount\":1300,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Mali i Zi\",\"Shqip\u00ebri\"],\"articleSection\":[\"Kryesoret\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/\",\"name\":\"Rrug\u00eb e gjat\u00eb deri tek ura n\u00eb Bun\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-04-10T06:31:59+00:00\",\"dateModified\":\"2023-04-10T07:41:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rrug\u00eb e gjat\u00eb deri tek ura n\u00eb Bun\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rrug\u00eb e gjat\u00eb deri tek ura n\u00eb Bun\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rrug\u00eb e gjat\u00eb deri tek ura n\u00eb Bun\u00eb","og_description":"Mali i Zi dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb shpenzojn\u00eb rreth 20 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u2019i lidhur brigjet e dy qendrave bregdetare &#8211; Ulqinit dhe Velipoj\u00ebs &#8211; me nj\u00eb ur\u00eb n\u00eb Lumin Buna. Plani \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb shtratin e Bun\u00ebs, jo larg derdhjes s\u00eb saj n\u00eb Detin Adriatik, t\u00eb vendosen shtylla mbajt\u00ebse prej betoni p\u00ebr ur\u00ebn 310 [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2023-04-10T06:31:59+00:00","article_modified_time":"2023-04-10T07:41:26+00:00","og_image":[{"width":962,"height":527,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/1.png","type":"image\/png"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"6 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Rrug\u00eb e gjat\u00eb deri tek ura n\u00eb Bun\u00eb","datePublished":"2023-04-10T06:31:59+00:00","dateModified":"2023-04-10T07:41:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/"},"wordCount":1300,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Mali i Zi","Shqip\u00ebri"],"articleSection":["Kryesoret"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/","name":"Rrug\u00eb e gjat\u00eb deri tek ura n\u00eb Bun\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2023-04-10T06:31:59+00:00","dateModified":"2023-04-10T07:41:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/rruge-e-gjate-deri-tek-ura-ne-bune\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rrug\u00eb e gjat\u00eb deri tek ura n\u00eb Bun\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13822"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13822"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13822\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13824,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13822\/revisions\/13824"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13833"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13822"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13822"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13822"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}