{"id":12499,"date":"2023-03-16T12:18:35","date_gmt":"2023-03-16T12:18:35","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=12499"},"modified":"2023-03-16T12:18:35","modified_gmt":"2023-03-16T12:18:35","slug":"canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/","title":{"rendered":"\u00c7anak: Vu\u00e7iqin do ta vrasin rus\u00ebt n\u00ebse b\u00ebn marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn n\u00eb Oh\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Nenad \u00c7anak, nj\u00eb nga politikan\u00ebt m\u00eb liberal n\u00eb Serbi q\u00eb i p\u00ebrket Lidhjes t\u00eb Socialdemokrat\u00ebve t\u00eb Vojvodin\u00ebs dhe nd\u00ebr t\u00eb vetmit q\u00eb e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Gazet\u00ebn Express ka folur p\u00ebr figur\u00ebn e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, gabimet e tij si politikan dhe p\u00ebrkujtimin q\u00eb ia ka b\u00ebr\u00eb Gjingjiqit kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti. N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb intervist\u00ebs \u00c7anak ka folur p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, dilem\u00ebn e Vu\u00e7iqit p\u00ebr \u201cjet\u00eb a vdekje\u201d n\u00eb prag t\u00eb takimit t\u00eb Ohrit dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Asociacionit e planin franko-gjerman.<\/p>\n<p>\u00c7ka n\u00ebse Gjingjiq do t\u00eb ishte gjall\u00eb?<\/p>\n<p>\u00c7anak flet me shum\u00eb bindje p\u00ebr Gjingjiqin, meq\u00eb ka pasur edhe rastin q\u00eb t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Express, politikani nga Vojvodina s\u2019ka ngurruar q\u00eb t\u2019ia num\u00ebroj\u00eb atij vetit\u00eb pozitive prej politikani por edhe gabimet strategjike q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, Gjingjiq kishte qen\u00eb nj\u00eb politikan demokrat dhe i hapur p\u00ebr dialog, cil\u00ebsi k\u00ebto q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb shmangnin status-quon dy dekad\u00ebshe n\u00eb raportin mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. \u00c7anak thot\u00eb se me Gjingjiqin gjall\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb gjendje nj\u00eb zgjidhje Kosov\u00eb-Serbi ku t\u00eb gjitha pal\u00ebt do t\u00eb ishin t\u00eb k\u00ebnaqura.<\/p>\n<p>\u201cAi ka qen\u00eb nj\u00eb politikan demokrat dhe ishte i hapur p\u00ebr dialog. Dhe kjo qasje e hapur e tij p\u00ebr dialogun mund t\u00eb shmangte k\u00ebto 20 vjet t\u00eb status-quos n\u00eb mes t\u00eb Beogradit dhe Prishtin\u00ebs. Mendoj se n\u00eb fund, do t\u00eb mund te gjendej nj\u00eb zgjidhje me Gjingjiqin, ku t\u00eb gjitha pal\u00ebt do t\u00eb ishin t\u00eb k\u00ebnaqura\u201d, ka th\u00ebn\u00eb \u00c7anak.<\/p>\n<p>Por thekson se sot nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr shkak t\u00eb helmimit 20 vje\u00e7ar t\u00eb raporteve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Sipas tij armiq\u00ebsia dy dekad\u00ebshe mes t\u00eb dy vendeve ka nxjerr\u00eb nj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb re n\u00eb Serbi e cila s\u2019\u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kuptoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkimi p\u00ebr t\u00eb ardhmen, gj\u00eb q\u00eb sipas tij Gjingjiq ishte shum\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cSot sigurisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mundur, sepse 20 vjetet e fundit ka pasur vazhdim\u00ebsi t\u00eb helmimit t\u00eb raporteve n\u00eb mes t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Beogradit dhe kjo vazhdim\u00ebsi e armiq\u00ebsis\u00eb n\u00eb fund ka krijuar gjenerata t\u00eb reja n\u00eb Serbi t\u00eb cilat thjeshte nuk e kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb puna e Kosov\u00ebs, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkimi p\u00ebr t\u00eb ardhmen, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Gjingjiq ishte shum\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm. Kjo gjenerat\u00eb e re thjesht nuk e kupton q\u00eb Kosova nuk \u00ebsht\u00eb thjesht fjal\u00eb apo territor ku ti e provon veten si turbo-serb  n\u00ebse je duke e th\u00ebn\u00eb at\u00eb shpesh dhe z\u00ebsh\u00ebm. Ata nuk e kuptojn\u00eb q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e planetit ku jetojn\u00eb disa njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt po provojn\u00eb t\u00eb rregullojn\u00eb jet\u00ebn e tyre dhe t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb ndryshme. Ky \u00ebsht\u00eb gabimi m\u00eb i madh i k\u00ebtyre 20 vjet\u00ebve t\u00eb fundit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb \u00c7anak p\u00ebr Express.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr p\u00ebrkujtimin q\u00eb Kurti ia ka b\u00ebr\u00eb Gjingjiqit, \u00c7anak thot\u00eb se Kurti ka shkruar p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse Gjingjiq do t\u00eb ishte gjall\u00eb dhe jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb koh\u00ebn kur ishte n\u00eb pushtet. Kur e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb, politikani nga Vojvodina nuk ngurron q\u00eb t\u2019ia num\u00ebroj\u00eb Gjingjiqit gabimet, p\u00ebr t\u00eb cilat thot\u00eb se ka pasur p\u00ebrplasje t\u00eb shpeshta personale.<\/p>\n<p>K\u00ebtu \u00c7anak p\u00ebrmend nj\u00eb lloj ndikimi q\u00eb Gjingjiq kishte lejuar q\u00eb Kisha t\u00eb kishte n\u00eb shkollat publike, p\u00ebr at\u00eb se si ai si kryeminist\u00ebr kishte menduar t\u00eb krijonte di\u00e7ka n\u00eb shtetin serb nga pjes\u00eb ta aparatit shtet\u00ebror t\u00eb Millosheviqit dhe p\u00ebr qasjen e Gjingjiq karshi njer\u00ebzve, \u00e7\u00ebshtje k\u00ebto q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar edhe n\u00eb grindje t\u00eb ashpra n\u00eb koh\u00ebn kur \u00c7anak ka bashk\u00ebpunuar m\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse mund t\u00eb them, gjith\u00e7ka q\u00eb Kurti ka folur ka qen\u00eb p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse Gjingjiq do t\u00eb mbijetonte dhe jo p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij. Sepse atij i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb punonte me njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm. P.sh un\u00eb kam pasur shum\u00eb grindje me Zoran Gjingjiqin, personalisht. Sepse e kam kund\u00ebrshtuar fuqish\u00ebm pranimin e nj\u00eb lloj ndikimi t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb shkollat publike n\u00eb nj\u00eb vend sekular dhe ndikimi i Kish\u00ebs n\u00eb nj\u00eb shtet sekular \u00ebsht\u00eb thjesht di\u00e7ka q\u00eb nuk mund ta pranosh.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Gjingjiq mendonte se ai mund t\u00eb shfryt\u00ebzonte pjes\u00eb t\u00eb aparatit shtet\u00ebror t\u00eb Millosheviqit p\u00ebr ta transformuar at\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar vegla m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr shtetin e Serbis\u00eb bazuar n\u00eb reliktet e aparatit t\u00eb Millosheviqit t\u00eb cilat vinin nga Jugosllavia e Titos.<\/p>\n<p>Por kjo nuk ishte e mundur. Ky ishte gabimi i tij strategjik. Ai ishte padyshim ekstremisht i qart\u00eb dhe i edukuar. Por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ai mendoj se pse \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe i edukuar dhe mendonte q\u00eb mund t\u00eb ndryshonte njer\u00ebzit e tjer\u00eb p\u00ebrmes men\u00e7uris\u00eb s\u00eb tij, apo tek e fundit ti b\u00ebnte ata t\u00eb b\u00ebnin \u00e7far\u00eb ai donte t\u00eb b\u00ebnin ata. Kjo ishte gabim. Kjo ishte pse un\u00eb u grinda ashp\u00ebr p\u00ebrgjat\u00eb bashk\u00ebpunimit ton\u00eb\u201d, ka theksuar \u00c7anak n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Express.<\/p>\n<p>P\u00ebrkujtimi i Kurtit p\u00ebr Gjingjiqin, i sinqert\u00eb apo shfryt\u00ebzim i momentumit politik?<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkujtimin q\u00eb Kurti ia ka b\u00ebr\u00eb Gjingjiqit, \u00c7anak thot\u00eb se at\u00eb q\u00eb Kurti e ka shkruar e ka kuptuar si nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr Gjingjiqin dhe si nj\u00eb tregues p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Serbia e kishte humbur me vrasjen e Gjingjqit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ai p\u00ebrmend qasjen pro-per\u00ebndimore t\u00eb Gjingjiqit dhe thekson se ai ishte m\u00eb i miri q\u00eb Serbia mund t\u00eb ofronte. Sipas \u00c7anak, dialogu dhe zgjidhja p\u00ebr Kosov\u00ebn do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebrmes Gjingjiqit dhe dikujt tjet\u00ebr nga Kosova.<\/p>\n<p>\u201cPor n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ai ishte shum\u00eb i hapur p\u00ebr sugjerimet e Per\u00ebndimit. Ai ishte absolutisht politikan i orientuar nga Per\u00ebndimit. Dhe mendoj q\u00eb zgjidhja p\u00ebr Kosov\u00ebn do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebrmes Gjingjiqit dhe dikujt n\u00eb Prishtin\u00eb me bisedime t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuara nga Per\u00ebndimi. Jo duke qen\u00eb pengje t\u00eb Rusis\u00eb, si\u00e7 politikan\u00ebt kryesore jan\u00eb sot n\u00eb Serbi. Gjingjiqi ishte nj\u00eb nacionalist. Pa dyshim. Ai ka pasur kontakte me Karaxhiqin, Mlladiqin pa dyshim. Por ishte nj\u00eb politikan i ndjesh\u00ebm ndaj Per\u00ebndimit ndryshe nga t\u00eb gjith\u00eb. Dhe kjo ishte pjesa e tij m\u00eb e mir\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb pse un\u00eb mendoj se n\u00ebse ai do t\u00eb mbijetonte, gj\u00ebrat do t\u00eb mund shkonin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebr shkak t\u00eb vdekjes s\u00eb tij, sepse ai u vra, njer\u00ebzit sot shpesh harrojn\u00eb se kush ishte ai n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ai nuk ishte i shenjt, sepse s\u2019\u00ebsht\u00eb askush. Ai ishte m\u00eb i mir\u00eb se \u00e7far\u00eb Serbia mund t\u00eb ofronte. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens e kuptoj  z.Kurti kur flet p\u00ebr Gjingjiqin. Si nj\u00eb politikan i respektuar dhe nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb Serbia e humbi\u201d, shton tutje \u00c7anak.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ishte gjall\u00eb a do t\u00eb pranonte Kosov\u00ebn si shtet?<\/p>\n<p>\u00c7anak pavar\u00ebsisht se thot\u00eb se gj\u00ebrat do t\u00eb ishin ndryshe n\u00ebse Gjingjiq do t\u00eb ishte gjall\u00eb, kur pyetet n\u00ebse ai do ta njihte Kosov\u00ebn e thot\u00eb nj\u00eb \u201cJO\u201d t\u00eb madhe. Ai thot\u00eb se gjith\u00e7ka mund t\u00eb pritet nga serb\u00ebt por vet\u00ebm jo q\u00eb ta thon\u00eb se e njohin Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Por ndaras nga kjo, \u00c7anak beson se ai do ta ndihmonte Kosov\u00ebn p\u00ebr aq sa do t\u00eb mundte p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb shtet demokratik. K\u00ebt\u00eb e mb\u00ebshtet n\u00eb faktin q\u00eb Gjingjiq ka qen\u00eb student dhe ka b\u00ebr\u00eb doktorat\u00eb n\u00eb Gjermani. Politikani nga Vojvodina n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ka zbuluar edhe nj\u00eb detaj mjaft interesant q\u00eb Gjingjiq e kishte pasur gjithmon\u00eb n\u00eb mendje modelin e \u201cDy Gjermanive\u201d si zgjidhje ku kufijt\u00eb n\u00eb rajon do t\u00eb ishin thjesht\u00eb sa p\u00ebr ta ditur se kujt i paguan taksa.<\/p>\n<p>\u201cJo, jo, jo. N\u00ebse do t\u00eb ishte gjall\u00eb, do t\u00eb ishte nj\u00eb pyetje shum\u00eb e madhe se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte. S\u2019mund ti ndash gj\u00ebrat. N\u00ebse ai do t\u00eb mbijetonte, Serbia do t\u00eb ecte shum\u00eb m\u00eb shpejt drejt BE-s\u00eb. Dhe kjo rrug\u00eb drejt BE-s\u00eb do t\u00eb kishte sigurisht nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. Ne nuk mund t\u00eb themi  tani se ai do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb. Do t\u00eb varej nga zhvillimet dhe nga shum\u00eb detaje. Por sigurisht, ai ishte shum\u00eb i ndjesh\u00ebm ndaj m\u00ebnyr\u00ebs per\u00ebndimore t\u00eb mendimit. Askush n\u00eb Serbi asnj\u00ebher\u00eb nuk do ta njoh\u00eb faktin se Serbia e ka njohur Kosov\u00ebn. Ata mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, por q\u00eb t\u00eb thon\u00eb se ne e njohim Kosov\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb. S\u2019do ndodh\u00eb kurr\u00eb. Por gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e mundur. Dhe mendoj q\u00eb Zoran [Gjingjiq| do t\u00eb shkonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Duke dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mundur, sigurisht i mb\u00ebshtetur nga p\u00ebrkrah\u00ebsit nga Per\u00ebndimit, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb shans p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shtet demokratik. Sepse Gjingjiq ishte student gjerman. Ai ka b\u00ebr\u00eb doktorat\u00eb n\u00eb Gjermani. Dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs e ka pasur n\u00eb kok modelin e dy Gjermanive. Dhe mendoj se ajo ishte ideja drejtuese, dhe mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zgjidhje q\u00eb mund t\u00eb normalizoj\u00eb raportet dhe pastaj hap pas hapi, kur nes\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e BE-s\u00eb, kufijt\u00eb do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm vija p\u00ebr ta ditur se kujt po ia paguan taksat. Ai thjesht ka par\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrmes k\u00ebsaj lloj zgjidhjeje.<\/p>\n<p>N\u00ebse ke dy pal\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb sot. Kur nj\u00ebra pal\u00eb thot\u00eb ju duhet t\u00eb thoni se do t\u00eb na njihni dhe pala tjet\u00ebr thot\u00eb se jo asnj\u00ebher\u00eb nuk ju njohim, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb po flasim. Ju nuk doni zgjidhje. N\u00ebse e dim\u00eb q\u00eb nj\u00ebra pal\u00eb do k\u00ebt\u00eb dhe pala tjet\u00ebr thot\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb se b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb s\u2019ka dialog\u201d, ka treguar \u00c7anak p\u00ebr Express.<\/p>\n<p>Syt\u00eb ka Ohri, plani franko-gjerman dhe dilema \u201cjet\u00eb a vdekje\u201d e Vu\u00e7iqit<\/p>\n<p>\u00c7anak kur flet p\u00ebr pritjet e tij p\u00ebr takimin e Ohrit dhe p\u00ebr propozimin franko-gjerman, si nj\u00eb politikan me shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb, argumentimin e tij e fillon me agresionin rus n\u00eb Ukrain\u00eb. Ai thot\u00eb se ajo \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Ukrain\u00eb ka hapur shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat po mbaheshin n\u00ebn qilim n\u00eb dekadat e fundit.<\/p>\n<p>Politikani nga Vojvodina thot\u00eb se n\u00ebse Rusia d\u00ebshton n\u00eb Ukrain\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ndryshojn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra.<\/p>\n<p>\u201cJemi duke jetuar n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb kur t\u00eb gjitha problemet e k\u00ebsaj bote jan\u00eb probleme tona. Pse po e them k\u00ebt\u00eb. S\u2019po flas vet\u00ebm p\u00ebr njohje globale apo gj\u00ebra t\u00eb ngjashme. Po flas p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Luft\u00ebn atje. Agresioni rus n\u00eb Ukrain\u00eb q\u00eb n\u00eb thelb po i hap t\u00eb gjitha pyetjet q\u00eb ishin n\u00ebn qilim n\u00eb dekadat e fundit. Dhe n\u00ebse imperializmi rus q\u00eb e p\u00ebrkrah nacionalizmin serb n\u00eb Beograd, n\u00ebse ky imperializ\u00ebm rus mposhtet n\u00eb Ukrain\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra. Por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ky propozim franko-gjerman, nuk shoh se \u00e7far\u00eb ka problem n\u00eb at\u00eb. Ka nj\u00eb njohje de facto t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia pa e p\u00ebrmendur fjal\u00ebn \u2018njohje\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb\u201d, shprehet \u00c7anak.<\/p>\n<p>Kur flet p\u00ebr propozimin franko-gjerman, ai potencon se Aleksander Vu\u00e7iq ka dy rrug\u00eb, q\u00eb ta pranoj\u00eb at\u00eb dhe t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb sulmi t\u00eb fuqish\u00ebm hibrid t\u00eb Rusis\u00eb apo q\u00eb ta refuzoj\u00eb at\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrballet me sanksionet e Per\u00ebndimit q\u00eb parashikon se mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb ashpra s\u00eb ato p\u00ebr Millosheviqin n\u00eb vitet e 90-ta.<\/p>\n<p>\u00c7anak teksa analizon momentumin e krijuar, thot\u00eb se ka edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb Vu\u00e7iqit p\u00ebr nj\u00eb organizim t\u00eb ri politik dhe k\u00ebt\u00eb e sheh si p\u00ebrpjekje t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb fronti q\u00eb do t\u2019i mbaj\u00eb shpin\u00ebn Vu\u00e7iqit n\u00ebse e pranon planin franko-gjerman dhe gjithashtu edhe n\u00eb p\u00ebrballjen me sulmet ruse.<\/p>\n<p>Sipas \u00c7anak, Rusia s\u2019do t\u00eb mund t\u00eb duroj\u00eb humbjen e Serbis\u00eb, sepse n\u00ebse humb Serbin\u00eb, ka humbur Malin e Zi dhe kjo n\u00ebnkupton se s\u2019ka Rusi n\u00eb Mesdhe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb thot\u00eb se po b\u00ebhet edhe e gjith\u00eb loja n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Mal t\u00eb Zi. P\u00ebr \u00c7anak, presidenti Milo Gjukanoviq duke mbrojtur pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi e mbron mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Serbi demokratike dhe mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb Kosove t\u00eb njohur dhe demokratike.<\/p>\n<p>\u201cSerbia ka dy rrug\u00eb. Nj\u00ebra q\u00eb ta pranoj\u00eb at\u00eb dhe ti ekspozohet nj\u00eb sulmi shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb hibrid t\u00eb Rusis\u00eb apo t\u00eb refuzoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrballet me izolim dhe sanksione q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb ndoshta edhe m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija se sanksionet e viteve 90-ta. Un\u00eb personalisht mendoj se kjo p\u00ebrpjekje e fundit e Vucicit p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb organizim t\u00eb ri politik, keni d\u00ebgjuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po organizon nj\u00eb l\u00ebvizje nacionaliste p\u00ebr Serbin\u00eb apo di\u00e7ka e till\u00eb. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se ai po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb front t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb do ta mb\u00ebshtes at\u00eb n\u00eb n\u00ebnshkrimin e atij plani dhe n\u00eb mbrojtjen e fuqis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebrball\u00eb sulmeve ruse. Sepse Rusia nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur Serbin\u00eb, sepse n\u00ebse Rusia humb Serbin\u00eb kjo n\u00ebnkupton q\u00eb ka humbur Malin e Zi. Dhe pa Malin e Zi s\u2019ka Rusi n\u00eb Mesdhe. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb e gjith\u00eb loja n\u00eb zgjedhjet e Malit t\u00eb Zi. Milo Gjukanoviq n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment duke e mbrojtur pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi po mbron mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Serbia t\u00eb jet\u00eb demokratike dhe po e mbron mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb shtet i njohur demokratik.  Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse e them k\u00ebt\u00eb q\u00eb s\u2019ka probleme t\u00eb dikujt tjet\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Rusia tashm\u00eb po investon n\u00eb \u201cRepublika Srpska\u201d dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ata po investojn\u00eb n\u00eb ultra-nacionalist\u00ebt si \u201cDveri\u201d n\u00eb Serbi\u201d, ka shtuar tutje politikani liberal nga Vojvodina.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe, \u00c7anak thot\u00eb se marr\u00eb parasysh karakteristikat e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb s\u2019mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb \u201cRepublika Srpska\u201d t\u00eb dyt\u00eb. Ai thekson se personalisht \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr organizimeve territoriale politike n\u00eb baza etnike.<\/p>\n<p>\u201cAi Asociacioni i Komunave me Shumic\u00eb Serbe absolutisht s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb \u201cRepublika Serbe\u201d n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr dy arsye. E para \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e  numrave. Sepse keni kat\u00ebr komuna n\u00eb veri, q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb num\u00eb i madh i njer\u00ebzve dhe enklavat tjera s\u2019jan\u00eb t\u00eb lidhura fizikisht. Pra s\u2019mund t\u00eb b\u00ebsh di\u00e7ka q\u00eb politikisht do t\u00eb ishte problem p\u00ebr Kurtin. Kjo \u00ebsht\u00eb problematike n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr. Un\u00eb personalisht jam kund\u00ebr organizimeve territoriale politike n\u00eb baza etnike. Sepse n\u00ebse fillon me k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kesh Asociacion t\u00eb boshnjak\u00ebve n\u00eb Serbi dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb.  Ky \u00ebsht\u00eb krijimi i absolutisht i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebre q\u00eb n\u00ebnkupton se ti s\u2019do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb qytetar\u00eb i Serbis\u00eb apo Kosov\u00ebs, por do t\u00eb jesh shqiptar apo serb q\u00eb jeton aksidentalisht n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb absolutisht e gabuar. Dhe kemi prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb luft\u00ebrat e 90-tave. Identiteti yt nacional nuk \u00ebsht\u00eb ekskluzivisht identiteti yt politik, sepse n\u00ebse \u00ebsht\u00eb at\u00ebher\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb problem t\u00eb madh sepse kjo shkat\u00ebrron mund\u00ebsin\u00eb e liris\u00eb s\u00eb individit. Sepse ti qysh n\u00eb lindje p\u00ebrcaktohesh n\u00eb sensin politik. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb storje q\u00eb diktator\u00ebt e p\u00eblqejn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti sepse kjo ju jep mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb rekrutojn\u00eb cdo t\u00eb lindur t\u00eb ri n\u00eb agjend\u00ebn e tyre politike\u201d, thekson Nenad \u00c7anak.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr takimin e 18 marsit n\u00eb Oh\u00ebr dhe p\u00ebr at\u00eb n\u00ebse pret q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhet marr\u00ebveshje, \u00c7anak thot\u00eb se presidenti i Serbis\u00eb Aleksander Vu\u00e7iq n\u00eb k\u00ebto momente \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e tij n\u00eb mes t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb tij fizike dhe jet\u00ebs meq\u00eb rus\u00ebt do ta vrasin n\u00ebse b\u00ebn marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn dhe n\u00eb mes t\u00eb vdekjes s\u00eb tij politike n\u00ebse refuzon marr\u00ebveshjen pasi q\u00eb Serbia do t\u00eb kolapsoj\u00eb pa investimet e Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>\u201cS\u2019mund t\u00eb them as po as jo. Arsyeja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. Varet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb duke zgjedhur n\u00eb mes t\u00eb dy gjerave. Mes siguris\u00eb s\u00eb tij fizike dhe jet\u00ebs sepse rus\u00ebt do ta vrasin meq\u00eb p\u00ebr ata nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb problem i madh dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr vdekjen politike sepse pa investimet dhe mb\u00ebshtetjen per\u00ebndimore Serbia do t\u00eb devijoj\u00eb shum\u00eb shpejt dhe kjo do t\u2019i jap nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb madhe ultra-nacionalist\u00ebve sepse do t\u00eb organizojn\u00eb demonstrata masive e k\u00ebshtu m\u00eb radhe dhe Serbia do t\u00eb kolapsoj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment pyetja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb n\u00eb at\u00eb moment do t\u00eb jet\u00eb ndjenja m\u00eb e fort\u00eb tek Vucic, \u00e7far\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Ai po p\u00ebrpiqet  gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs t\u00eb shtyj\u00eb, t\u00eb blej\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb mos thot\u00eb po apo jo. Por mendoj se durimi i Per\u00ebndimit ka skaduar. Ka p\u00ebrfunduar. Dhe nuk e di. Shpresoj ky plan t\u00eb pranohet nga Kurti dhe Vucic dhe pastaj do t\u00eb shohim n\u00eb Serbi se si do t\u00eb mbrohet Serbia si shtet. Po flas p\u00ebr Serbin\u00eb nga vizioni im, ku Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i pavarur dhe nj\u00eb shtet fqinj\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur \u00c7anak p\u00ebr Gazet\u00ebn Express.<\/p>\n<p>\u201cPo, n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb po-ja m\u00eb e thjesht q\u00eb mund t\u00eb thuhet\u201d, shprehet i bindur \u00c7anak n\u00eb pyetjen n\u00ebse mendon v\u00ebrtet\u00eb se ka rrezik q\u00eb rus\u00ebt do ta vrasin Vu\u00e7iqin n\u00ebse b\u00ebn marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn n\u00eb Oh\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, \u00c7anak e p\u00ebrmbyll k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebbisedim duke th\u00ebn\u00eb \u201cSlava Ukraini\u201d dhe shton se Ukraina \u00ebsht\u00eb duke e mbrojtur t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn me luft\u00ebn kund\u00ebr Rusis\u00eb. P\u00ebr Kosov\u00ebn thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb me fat q\u00eb ka prezenc\u00eb amerikane, por thot\u00eb se pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj shton se s\u2019mund t\u00eb jesh i lumtur kur fqinj\u00ebt kan\u00eb probleme.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebn e vetme p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb \u00c7anak e sheh q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetet e rajonit t\u00eb jen\u00eb n\u00eb BE dhe NATO dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rajon ku kufijt\u00eb kan\u00eb shum\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi. Sipas tij n\u00ebse do t\u00eb fillohet p\u00ebrs\u00ebri me idet\u00eb e shteteve t\u00eb m\u00ebdha, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb rifillohet me num\u00ebrimin e gjakderdhjeve.<\/p>\n<p>\u201cLavdi p\u00ebr Ukrain\u00ebn. \u00c7far\u00eb njer\u00ebzit nuk e kuptojn\u00eb, q\u00eb Ukraina n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment po na mbron t\u00eb gjith\u00eb neve. Kosova ka nj\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb amerikane. Dhe ky \u00ebsht\u00eb avantazhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. Jeni me fat. Por \u00e7far\u00eb me situat\u00ebn e p\u00ebrgjithshme. Sepse \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se s\u2019mund t\u00eb jesh i lumtur kur fqinj\u00ebt tua kan\u00eb probleme. Sepse e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo, ku t\u00eb gjitha jan\u00eb n\u00eb BE n\u00eb NATO dhe ku t\u00eb gjith\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, n\u00eb Ballkan, pa kufij. Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb. N\u00ebse dikush fillon me idet\u00eb p\u00ebr shtete m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, Serbi t\u00eb Madhe, Shqip\u00ebri t\u00eb Madhe , Kroaci \u00eb madhe apo \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb fundi. Sepse do t\u00eb fillojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb num\u00ebrojm\u00eb gjakderdhjet\u201d, ka p\u00ebrfunduar \u00c7anak.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nenad \u00c7anak, nj\u00eb nga politikan\u00ebt m\u00eb liberal n\u00eb Serbi q\u00eb i p\u00ebrket Lidhjes t\u00eb Socialdemokrat\u00ebve t\u00eb Vojvodin\u00ebs dhe nd\u00ebr t\u00eb vetmit q\u00eb e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Gazet\u00ebn Express ka folur p\u00ebr figur\u00ebn e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, gabimet e tij si politikan dhe p\u00ebrkujtimin q\u00eb ia ka b\u00ebr\u00eb Gjingjiqit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12500,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[1146],"tags":[1478,994,375],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u00c7anak: Vu\u00e7iqin do ta vrasin rus\u00ebt n\u00ebse b\u00ebn marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn n\u00eb Oh\u00ebr<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00c7anak: Vu\u00e7iqin do ta vrasin rus\u00ebt n\u00ebse b\u00ebn marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn n\u00eb Oh\u00ebr\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nenad \u00c7anak, nj\u00eb nga politikan\u00ebt m\u00eb liberal n\u00eb Serbi q\u00eb i p\u00ebrket Lidhjes t\u00eb Socialdemokrat\u00ebve t\u00eb Vojvodin\u00ebs dhe nd\u00ebr t\u00eb vetmit q\u00eb e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Gazet\u00ebn Express ka folur p\u00ebr figur\u00ebn e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, gabimet e tij si politikan dhe p\u00ebrkujtimin q\u00eb ia ka b\u00ebr\u00eb Gjingjiqit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-03-16T12:18:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/canak.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"813\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"487\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"\u00c7anak: Vu\u00e7iqin do ta vrasin rus\u00ebt n\u00ebse b\u00ebn marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn n\u00eb Oh\u00ebr\",\"datePublished\":\"2023-03-16T12:18:35+00:00\",\"dateModified\":\"2023-03-16T12:18:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/\"},\"wordCount\":3462,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"\u00c7anak\",\"Marr\u00ebveshja\",\"Serbi\"],\"articleSection\":[\"Kryesoret\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/\",\"name\":\"\u00c7anak: Vu\u00e7iqin do ta vrasin rus\u00ebt n\u00ebse b\u00ebn marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn n\u00eb Oh\u00ebr\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-03-16T12:18:35+00:00\",\"dateModified\":\"2023-03-16T12:18:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7anak: Vu\u00e7iqin do ta vrasin rus\u00ebt n\u00ebse b\u00ebn marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn n\u00eb Oh\u00ebr\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7anak: Vu\u00e7iqin do ta vrasin rus\u00ebt n\u00ebse b\u00ebn marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn n\u00eb Oh\u00ebr","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u00c7anak: Vu\u00e7iqin do ta vrasin rus\u00ebt n\u00ebse b\u00ebn marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn n\u00eb Oh\u00ebr","og_description":"Nenad \u00c7anak, nj\u00eb nga politikan\u00ebt m\u00eb liberal n\u00eb Serbi q\u00eb i p\u00ebrket Lidhjes t\u00eb Socialdemokrat\u00ebve t\u00eb Vojvodin\u00ebs dhe nd\u00ebr t\u00eb vetmit q\u00eb e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Gazet\u00ebn Express ka folur p\u00ebr figur\u00ebn e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, gabimet e tij si politikan dhe p\u00ebrkujtimin q\u00eb ia ka b\u00ebr\u00eb Gjingjiqit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2023-03-16T12:18:35+00:00","og_image":[{"width":813,"height":487,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/canak.png","type":"image\/png"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"17 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"\u00c7anak: Vu\u00e7iqin do ta vrasin rus\u00ebt n\u00ebse b\u00ebn marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn n\u00eb Oh\u00ebr","datePublished":"2023-03-16T12:18:35+00:00","dateModified":"2023-03-16T12:18:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/"},"wordCount":3462,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["\u00c7anak","Marr\u00ebveshja","Serbi"],"articleSection":["Kryesoret"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/","name":"\u00c7anak: Vu\u00e7iqin do ta vrasin rus\u00ebt n\u00ebse b\u00ebn marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn n\u00eb Oh\u00ebr","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2023-03-16T12:18:35+00:00","dateModified":"2023-03-16T12:18:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/canak-vuciqin-do-ta-vrasin-ruset-nese-ben-marreveshje-me-kosoven-ne-oher\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7anak: Vu\u00e7iqin do ta vrasin rus\u00ebt n\u00ebse b\u00ebn marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn n\u00eb Oh\u00ebr"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12499"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12499"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12499\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12502,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12499\/revisions\/12502"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12500"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12499"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12499"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12499"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}