{"id":12251,"date":"2023-03-10T19:09:16","date_gmt":"2023-03-10T19:09:16","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=12251"},"modified":"2023-03-10T19:09:16","modified_gmt":"2023-03-10T19:09:16","slug":"a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/","title":{"rendered":"A do t\u00eb paguajn\u00eb kosovar\u00ebt dyfish \u00e7mimin e ri t\u00eb rrym\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Arsyetimet dhe justifikimet p\u00ebr t\u00eb rishtrenjtuar \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb, th\u00ebn\u00eb m\u00eb s\u00eb shkurti, jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme. Nuk q\u00ebndron dhe \u00ebsht\u00eb thjesht kalkulim abuziv arsyetimi i ZRRE-s\u00eb, se kjo rritje po b\u00ebhet p\u00ebr shkaqe se \u201c\u00e7mimet e importit p\u00ebr energji ende mbesin t\u00eb larta\u201d dhe justifikimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr rritje t\u00eb tarifave t\u00eb energjis\u00eb elektrike me \u201cpamund\u00ebsin\u00eb e KEK-ut p\u00ebr t\u00eb prodhuar rrym\u00eb t\u00eb nevojshme\u201d, sidomos gjat\u00eb sezonit t\u00eb dimrit. Pse do t\u00eb paguajn\u00eb kosovar\u00ebt dyfish \u00e7mimin e synuar nga ZRRE-ja, po qe se nga 1 prilli do t\u00eb fuqizohen \u00e7mimet e pretenduara?<\/strong><\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi nga Zyra e Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb (ZRRE) se s\u00ebrish nga 1 prilli do t\u00eb ket\u00eb shtrenjtim t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr 14 p\u00ebr qind, \u00ebsht\u00eb joserioz, dhe duket t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb me nguti, pa analizuar shkaqet dhe pasojat dhe i ndikuar domosdo nga k\u00ebrkesat e pandalura t\u00eb distributorit p\u00ebr \u00e7mime t\u00eb reja t\u00eb ngritura. Nd\u00ebrsa, arsyetimet dhe justifikimet p\u00ebr t\u00eb rishtrenjtuar \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb, th\u00ebn\u00eb m\u00eb s\u00eb shkurti, jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme fare dhe t\u00eb papranueshme si t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Nuk q\u00ebndron dhe \u00ebsht\u00eb thjesht kalkulim abuziv arsyetimi i ZRRE-s\u00eb, se kjo rritje po b\u00ebhet p\u00ebr shkaqe se \u201cende \u00e7mimet e importit p\u00ebr energji mbesin t\u00eb larta\u201d. Nuk q\u00ebndron as deklarata e Ymer Fejzullahut, kryetarit t\u00eb Bordit t\u00eb ZRRE-s\u00eb, \u201cse jan\u00eb plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kushtet ligjore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shqyrtim t\u00eb tarifave\u201d. \u00cbsht\u00eb fare i paq\u00ebndruesh\u00ebm edhe justifikimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb KEDS-it p\u00ebr rritje t\u00eb tarifave t\u00eb energjis\u00eb elektrike me rritjen e \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs s\u00eb importuar, si dhe me pamund\u00ebsin\u00eb e Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs (KEK) p\u00ebr t\u00eb prodhuar rrym\u00eb t\u00eb nevojshme, sidomos gjat\u00eb sezonit t\u00eb dimrit. Sepse, si\u00e7 dihet, \u00e7mimet e rrym\u00ebs s\u00eb importuar (nevoj\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00eb e vog\u00ebl e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb importuar rrym\u00eb gjat\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vitit 2022 dhe n\u00eb k\u00ebta muaj t\u00eb 2023-t\u00ebs), jan\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb ulura, madje edhe goxha leht\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrballuara edhe nga Kosova e varf\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb sakt\u00ebsisht: Ka muaj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rritur fare \u00e7mimi i rrym\u00ebs nga importi, madje ky \u00e7mim \u00ebsht\u00eb ulur ndjesh\u00ebm, sidomos n\u00eb krahasim me periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Derisa vjet n\u00eb janar, shkurt, mars dhe edhe nj\u00eb periudh\u00eb m\u00ebpastaj, \u00e7mimet e rym\u00ebs ishin stratosferike, madje thuaja se n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk gjendej fare rrym\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb n\u00ebn \u00e7mimin prej 500 eurosh p\u00ebr nj\u00eb megavat, tani \u00e7mimet jan\u00eb 5 her\u00eb dhe me shum\u00eb se kaq m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Energjia elektrike n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pra, po tregtohet me \u00e7mime ndjesh\u00ebm t\u00eb zbritura, madje disa fish m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb vitin q\u00eb shkoi. Dhe, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb energjis\u00eb elektrike, q\u00eb nga gjysma e dyt\u00eb e vitit t\u00eb kaluar dhe gjat\u00eb janarit, shkurtit dhe k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb marsit t\u00eb k\u00ebtij viti, \u00e7mimi i rrym\u00ebs n\u00eb burs\u00ebn hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, bie fjala, nuk e ka kaluar thuaja n\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb 200 euro p\u00ebr nj\u00eb megavat (vjet n\u00eb raste kishte shkuar \u00e7mimi i nj\u00eb megavati edhe 500-600 euro). Por, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn deri tani kur po mbajn\u00eb temperatura m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, megavati n\u00eb k\u00ebt\u00eb burs\u00eb nga vera e vjetshme dhe deri tani, \u00ebsht\u00eb tregtuar 100 euro, me raste edhe n\u00ebn dhe mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7mim. Dje (9 mars 2023), kur n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn po mbajn\u00eb temperatuara goxha t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb motit, \u00e7mimi i nj\u00eb megavati n\u00eb burs\u00ebn hungareze HUPS ishte 131 euro, dje ishte 139 euro, gjat\u00eb dit\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb koh\u00ebn e pikut \u00e7mimi i nj\u00eb megavati dje ishte 140 euro.<\/p>\n<p>K\u00ebto \u00e7mime jan\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht dyfish m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se sa \u00e7mimi i energjis\u00eb n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i paraqitur nga ZRRE-ja si arsyetim i \u00e7mimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb rrym\u00ebs nga importi. Duhet sakt\u00ebsuar dhe t\u2019i b\u00ebhet e ditur ZRRE-s\u00eb se edhe prodhimi \u201c i kontestuar\u201d nga termocentralet e vendit dhe burimet e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme \u00ebsht\u00eb shum\u00eb imponues dhe m\u00eb stabil se sa vitin e kaluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, nd\u00ebrsa nga Shqip\u00ebria me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb vjet dhe sivjet deri m\u00eb 2 mars t\u00eb k\u00ebtij viti ka ardhur nj\u00eb sasi relativisht e madhe e rrym\u00ebs si kthim borxhi. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb k\u00ebta muaj jan\u00eb plot\u00ebsuar t\u00ebr\u00ebsisht nevojat e konsumator\u00ebve me energjin\u00eb e prodhuar n\u00eb kapacitetet elektrike vendore dhe me rrym\u00ebn e ardhur nga Shqip\u00ebria, qoft\u00eb si kthim borxhi, qoft\u00eb si huazim, pa pasur nevoja p\u00ebr ndonj\u00eb import q\u00eb ka ndikuar n\u00eb ecurit\u00eb financiare t\u00eb zingjirit t\u00eb sistemit elektroenergjetik t\u00eb Kosov\u00ebs. Shkurt, q\u00eb nga vera e k\u00ebtej, deri m\u00eb sot, fare pak pati nevoj\u00eb p\u00ebr import t\u00eb energjis\u00eb elektrike, edhe me \u00e7mime ndjesh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna rreth importit jan\u00eb t\u00eb b\u00ebra publike shum\u00eb her\u00eb deri m\u00eb tash nga institucionet e vendit dhe nga Buletini Ekonomik.<\/p>\n<p>Sivjet KEK-u, termocentralet e tij, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb freskimit m\u00eb t\u00eb detajuar teknik t\u00eb blloqeve B 1 dhe B2 t\u00eb Kosov\u00ebs B dhe A3 dhe A4 t\u00eb Kosova A, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar ka ndikuar shum\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e mir\u00eb dhe n\u00eb prodhimin kontinuel dhe tashm\u00eb t\u00eb standardizuar t\u00eb k\u00ebtyre kapaciteteve t\u00eb st\u00ebrvjet\u00ebruara realisht, duke arritur kuotat e planifikuara t\u00eb prodhimit, madje edhe p\u00ebrtej tyre edhe gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb dimrit. Edhe k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike nj\u00eb her\u00eb nga mediet e vendit, nd\u00ebr to dhe nga Buletini Ekonomik. Duhet shtuar k\u00ebtyre dit\u00ebve me t\u00eb reshura dhe me er\u00eb goxha intensive plus m\u00eb s\u00eb paku rreth 100 megavat\u00eb nga kapacitetet e energjis\u00eb s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme (hidrocentralet e vogla t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nga parqet e energjis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb er\u00ebs n\u00eb Shal\u00eb t\u00eb Bajgor\u00ebs dhe n\u00eb Kitk\u00eb t\u00eb Anamorav\u00ebs). Por, sasis\u00eb standarde t\u00eb energjis\u00eb elektrike t\u00eb prodhuar n\u00eb termocentralet e KEK-ut dhe n\u00eb kapacitetet tona t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, n\u00eb vazhdim\u00ebsi me jav\u00eb dhe muaj (rreth 900 megavat\u00eb-or\u00eb), duhet shtuar edhe megavat\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike q\u00eb erdhi nga Shqip\u00ebria n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb rrym\u00ebs, gjegj\u00ebsisht q\u00eb KESH po ia kthen borxhin KEK-ut, q\u00eb ky i fundit gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs dhe n\u00eb or\u00ebt e nat\u00ebs ka deponuar n\u00eb sistemin elektroenergjetik shqiptar.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb KEK-ut n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb muajt e fundit kan\u00eb njoftuar p\u00ebr Buletinin Ekonomik, se nga KESH-i, gjat\u00eb 24 or\u00ebve kan\u00eb ardhur, ose do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb KEK si kthim i borxhit diku rreth 180 deri n\u00eb 230 megavat-or\u00eb energji elektrike, ose nga 1.500 deri n\u00eb mbi 2.000 megavat\u00eb gjat\u00eb 24 or\u00ebve. Ka pasur dit\u00eb kur nga KESH-i, sistemi elektroenergjetik i Kosov\u00ebs mori edhe 4 mij\u00eb megavat\u00eb-or\u00eb gjat\u00eb 24 or\u00ebve. Dhe e t\u00ebr\u00eb sasia, edhe prodhimi nga kapacitetet vendore edhe energjia e rikthyer si borxh nga Shqip\u00ebria iu ka ofruar KEDS-it.<\/p>\n<p>Pretenduesit p\u00ebr \u00e7mime t\u00eb reja t\u00eb ngritura t\u00eb rrym\u00ebs duhet ta ken\u00eb parasysh se, n\u00eb dhjetor t\u00eb 2022-t\u00ebs Kosova ka importuar 12.86% m\u00eb pak rrym\u00eb dhe ka eksportuar 93,39% m\u00eb shum\u00eb, krahasuar me dhjetorin e vitit 2021. Ose, sipas statistikave t\u00eb publikuara nga ASK, gjat\u00eb muajit dhjetor t\u00eb vitit 2022, energjia elektrike bruto n\u00eb dispozicion ishte 802.66 GWh, kurse konsumi i energjis\u00eb elektrike ishte 539.66 GWh, p\u00ebrkat\u00ebsisht 4.92% m\u00eb i vog\u00ebl, krahasuar me muajin e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit paraprak.<\/p>\n<p>Gjithsesi, e motivuar dhe e nxitur nga k\u00ebto fakte dhe t\u00eb tjera t\u00eb shumta q\u00eb flasin kund\u00ebr favorizimeve t\u00eb ZRRE-s\u00eb p\u00ebr ngritje t\u00eb reja t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs, q\u00eb po i b\u00ebhen n\u00eb vazhdim\u00ebsi subjekteve pretendente, k\u00ebto dit\u00eb Zyra e Presidenc\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka rekomanduar q\u00eb t\u00eb shmanget rritja e tarifave. Sipas Presidenc\u00ebs, ky vendim (vendimi p\u00ebr rritjen e re t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs) mund t\u00eb ket\u00eb ndikim socio-ekonomik dhe t\u00eb b\u00ebhet barr\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr grupet e cenueshme, q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, dihet jan\u00eb numerikisht shumic\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZyra e Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (ZPRK-ja) shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr ndikimin eventual socio-ekonomik t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb till\u00eb dhe p\u00ebr barr\u00ebn q\u00eb nj\u00eb vendim i till\u00eb do t\u2019i shkaktonte qytetar\u00ebve e n\u00eb ve\u00e7anti grupeve m\u00eb t\u00eb cenueshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, si pensionist\u00ebt, n\u00ebnat vetushqyese, mbajt\u00ebsit e skemave sociale dhe njer\u00ebzit dhe familjet e margjinalizuara\u201d, thuhet n\u00eb rekomandimin e Presidenc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cZPRK-ja rekomandon q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shqyrtim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm tarifor t\u00eb vler\u00ebsohen mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr shmangie t\u00eb rritjes s\u00eb tarifave duke inkurajuar komunikimin dhe koordinimin nd\u00ebrinstitucional me q\u00ebllim t\u00eb sigurimit t\u00eb subvencionimit t\u00eb kostove shtes\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen e v\u00ebshtir\u00ebsive p\u00ebr operator\u00ebt e rregulluar\u201d, kan\u00eb vijuar komentet e ZPRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Komente p\u00ebr pretendimet e ZRRE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur \u00e7mimet e rrym\u00ebs ka dor\u00ebzuar edhe Zyra e Kryeministrit (ZKM). N\u00eb komentet e d\u00ebrguara, ZKM \u2013 ja sugjeron q\u00eb tarifat p\u00ebr amvis\u00ebrin\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb pandryshuara dhe q\u00eb mbulimi i hendekut t\u00eb b\u00ebhet duke p\u00ebrshtatur tarifat p\u00ebr bizneset, sidomos ato t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201cMbulimi i hendekut p\u00ebr HLM p\u00ebr 2023 t\u00eb b\u00ebhet kryesisht nga bizneset: N\u00eb shqyrtimin e ndodhur vitin e kaluar, p\u00ebrkund\u00ebr propozimeve nga MFPT por edhe nga pal\u00eb tjera si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Sekretariati i Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb, ZRRE la t\u00eb pandryshuara tarifat p\u00ebr bizneset, duke ndryshuar vet\u00ebm tarifat p\u00ebr amvis\u00ebrit\u00eb me shtimin e bllokut t\u00eb ri tarifor p\u00ebr konsumin mbi 800 k\u00cbh. Nisur nga kjo situat\u00eb, p\u00ebr vitin 2023, sugjerojm\u00eb q\u00eb tarifat p\u00ebr amvis\u00ebrit\u00eb do t\u00eb mbeten t\u00eb pandryshuara, nd\u00ebrsa mbulimi i hendekut t\u00eb b\u00ebhet (n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe) duke p\u00ebrshtatur tarifat p\u00ebr bizneset, dhe sidomos bizneset e m\u00ebdha. Nj\u00eb p\u00ebrshtatje e till\u00eb p\u00ebr bizneset e m\u00ebdha mund t\u00eb shihet edhe n\u00eb kontekstin e hapjes s\u00eb tregut, ku tarifat e rregulluara do duhej q\u00eb gradualisht t\u00eb konvergjonin me tarifat q\u00eb aktualisht jan\u00eb n\u00eb treg t\u00eb hapur\u201d, thuhet n\u00eb komentet e d\u00ebrguara nga ZKM.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00ebse nuk vler\u00ebsohen nga ZRRE-ja k\u00ebrkesat e Presidenc\u00ebs dhe t\u00eb Qeveris\u00eb, si dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb, t\u00eb deklaruar z\u00ebsh\u00ebm kund\u00ebr rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs, edhe k\u00ebsaj radhe i bie q\u00eb \u00e7mimi i rrym\u00ebs p\u00ebr konsumator\u00ebt-shumic\u00eb absolute t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb ngritet, jo 14 p\u00ebr qind, sa ka paralajm\u00ebruar ZRRE-ja, por 28 p\u00ebr qind. P\u00ebr shkakun se ZRRE-ja, k\u00ebsaj radhe ka parapar\u00eb rritje t\u00eb nj\u00ebllojt t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs si p\u00ebr konsumator\u00ebt shumic\u00eb, si p\u00ebr bizneset, 14 p\u00ebr qind. Dhe, nga p\u00ebrvoja e deritashme, dihet se bizneset ende pa u ardhur faktura p\u00ebr \u00e7mime t\u00eb reja t\u00eb rrym\u00ebs, p\u00ebr aq p\u00ebrqind do t\u00eb ngritin \u00e7mimet e produkteve, apo sh\u00ebrbimeve t\u00eb tyre, t\u00eb dedikuara p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, qytetari i Kosov\u00ebs do t\u00eb paguaj dyfish \u00e7mimin e propozuar, pik\u00ebrisht si\u00e7 ndodhi edhe n\u00eb shkurtin e 2022-t\u00ebs kur, praktikisht pati 2 \u00e7mime t\u00eb ngritura. Sepse, vjet karahas \u00e7mimit t\u00eb ngritur konkretisht, si\u00e7 dihet, jan\u00eb rikthyer edhe bllok-tarifat dhe kjo b\u00ebri q\u00eb numri d\u00ebrmues i konsumator\u00ebve kosovar\u00eb ishte ai q\u00eb paguajti dy her\u00eb \u00e7mimin e ngritur t\u00eb rrym\u00ebs. Nj\u00eb her\u00eb nga rritja e pritshme dhe e paralajm\u00ebruar nga KEDS-i dhe thuaja nga shumica absolute e institucioneve shtet\u00ebrore vendimmarr\u00ebse dhe s\u00eb dyti nga \u00e7mimi i ngritur, mbase edhe m\u00eb shum\u00eb nga rivendosja e bllok-tarifave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, krahas \u00e7mimit ekzistues t\u00eb ngritur n\u00eb p\u00ebrqindje jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, nuk duhet t\u00eb mos p\u00ebrfillen edhe shumat e m\u00ebdha t\u00eb parave q\u00eb sistemi elektroenergjetik i vendit ka muaj dhe vite q\u00eb merr si subvencionim nga Qeveria p\u00ebr ta kompenzuar importin e rrym\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb suportuar sistemin elektroenergjetik t\u00eb vendit n\u00eb dit\u00ebt e kriz\u00ebs reale energjetike. ZRRE-ja nuk duhet ta l\u00eb anash dhe pa vler\u00ebsuar shum\u00ebn rreth 100 milion\u00ebshe t\u00eb subvencionimeve, q\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta jan\u00eb para t\u00eb taksapaguesve t\u00eb Kosov\u00ebs, pra t\u00eb kosovar\u00ebve, nga t\u00eb cil\u00ebt tani ZRRE-ja po k\u00ebrkon t\u00eb paguajn\u00eb edhe m\u00eb \u00e7mime t\u00eb ngritura t\u00eb rrym\u00ebs.<\/p>\n<p>D\u00ebshmit\u00eb dhe faktet e p\u00ebrfshira p\u00ebrciptazi n\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst dhe t\u00eb tjera t\u00eb panum\u00ebrta q\u00eb flasin kund\u00ebr pretendimeve t\u00eb ZRRE-s\u00eb p\u00ebr \u00e7mime t\u00eb reja t\u00eb ngritura t\u00eb rrym\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb i b\u00ebjn\u00eb jo serioze, t\u00eb paq\u00ebndrueshme dhe t\u00eb papranueshme arsyetimet e justifikimet e ZRRE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb rishtrenjtuar energjin\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrsa ZRRE-ja, duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb dhe t\u00eb mbetet realisht e pavarur dhe t\u00eb mos ndikohet nga k\u00ebrkesa absurde dhe abuzive p\u00ebr \u00e7mime t\u00eb reja t\u00eb energjis\u00eb elektrike. \/Buletini Ekonomik\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arsyetimet dhe justifikimet p\u00ebr t\u00eb rishtrenjtuar \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb, th\u00ebn\u00eb m\u00eb s\u00eb shkurti, jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme. Nuk q\u00ebndron dhe \u00ebsht\u00eb thjesht kalkulim abuziv arsyetimi i ZRRE-s\u00eb, se kjo rritje po b\u00ebhet p\u00ebr shkaqe se \u201c\u00e7mimet e importit p\u00ebr energji ende mbesin t\u00eb larta\u201d dhe justifikimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr rritje t\u00eb tarifave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12252,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1442],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>A do t\u00eb paguajn\u00eb kosovar\u00ebt dyfish \u00e7mimin e ri t\u00eb rrym\u00ebs?<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"A do t\u00eb paguajn\u00eb kosovar\u00ebt dyfish \u00e7mimin e ri t\u00eb rrym\u00ebs?\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arsyetimet dhe justifikimet p\u00ebr t\u00eb rishtrenjtuar \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb, th\u00ebn\u00eb m\u00eb s\u00eb shkurti, jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme. Nuk q\u00ebndron dhe \u00ebsht\u00eb thjesht kalkulim abuziv arsyetimi i ZRRE-s\u00eb, se kjo rritje po b\u00ebhet p\u00ebr shkaqe se \u201c\u00e7mimet e importit p\u00ebr energji ende mbesin t\u00eb larta\u201d dhe justifikimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr rritje t\u00eb tarifave t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-03-10T19:09:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/energjia-elektrike-2021-750x480-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"750\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"480\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"A do t\u00eb paguajn\u00eb kosovar\u00ebt dyfish \u00e7mimin e ri t\u00eb rrym\u00ebs?\",\"datePublished\":\"2023-03-10T19:09:16+00:00\",\"dateModified\":\"2023-03-10T19:09:16+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/\"},\"wordCount\":2255,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Buletini Ekonomik\"],\"articleSection\":[\"Breaking News\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/\",\"name\":\"A do t\u00eb paguajn\u00eb kosovar\u00ebt dyfish \u00e7mimin e ri t\u00eb rrym\u00ebs?\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-03-10T19:09:16+00:00\",\"dateModified\":\"2023-03-10T19:09:16+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"A do t\u00eb paguajn\u00eb kosovar\u00ebt dyfish \u00e7mimin e ri t\u00eb rrym\u00ebs?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A do t\u00eb paguajn\u00eb kosovar\u00ebt dyfish \u00e7mimin e ri t\u00eb rrym\u00ebs?","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"A do t\u00eb paguajn\u00eb kosovar\u00ebt dyfish \u00e7mimin e ri t\u00eb rrym\u00ebs?","og_description":"Arsyetimet dhe justifikimet p\u00ebr t\u00eb rishtrenjtuar \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb, th\u00ebn\u00eb m\u00eb s\u00eb shkurti, jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme. Nuk q\u00ebndron dhe \u00ebsht\u00eb thjesht kalkulim abuziv arsyetimi i ZRRE-s\u00eb, se kjo rritje po b\u00ebhet p\u00ebr shkaqe se \u201c\u00e7mimet e importit p\u00ebr energji ende mbesin t\u00eb larta\u201d dhe justifikimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr rritje t\u00eb tarifave t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2023-03-10T19:09:16+00:00","og_image":[{"width":750,"height":480,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/energjia-elektrike-2021-750x480-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"11 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"A do t\u00eb paguajn\u00eb kosovar\u00ebt dyfish \u00e7mimin e ri t\u00eb rrym\u00ebs?","datePublished":"2023-03-10T19:09:16+00:00","dateModified":"2023-03-10T19:09:16+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/"},"wordCount":2255,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Buletini Ekonomik"],"articleSection":["Breaking News"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/","name":"A do t\u00eb paguajn\u00eb kosovar\u00ebt dyfish \u00e7mimin e ri t\u00eb rrym\u00ebs?","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2023-03-10T19:09:16+00:00","dateModified":"2023-03-10T19:09:16+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/a-do-te-paguajne-kosovaret-dyfish-cmimin-e-ri-te-rrymes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"A do t\u00eb paguajn\u00eb kosovar\u00ebt dyfish \u00e7mimin e ri t\u00eb rrym\u00ebs?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12251"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12251"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12251\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12253,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12251\/revisions\/12253"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12251"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12251"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12251"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}