{"id":1169,"date":"2022-07-04T08:43:36","date_gmt":"2022-07-04T08:43:36","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=1169"},"modified":"2022-07-04T08:43:36","modified_gmt":"2022-07-04T08:43:36","slug":"kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/","title":{"rendered":"\u200bKurti: Po t\u00eb ishte Serbia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, s\u2019do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen n\u00eb rajon"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri Albin Kurti n\u00eb dit\u00ebn kur Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs festojn\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, ka shkruar se demokracia nuk e mbron vetveten, p\u00ebrkundrazi, popujt e bot\u00ebs demokratike duhet ta mbrojm\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor Kurti ka shkruar p\u00ebr demokracin\u00eb, ku nuk ka l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe pushtimin rus t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe rrezikun e rajonit nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb ishte Rusia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, ajo me shum\u00eb gjas\u00eb nuk do t\u00eb pushtonte kurr\u00eb Ukrain\u00ebn. Dhe po ashtu, po t\u00eb ishte Serbia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, ajo nuk do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim kaq serioz p\u00ebr paqen n\u00eb rajonin ton\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, p\u00ebrpjekjet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb presidentit Biden p\u00ebr t\u00eb promovuar vlerat demokratike n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, mund t\u00eb kuptohen nj\u00ebkoh\u00ebsisht si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen nd\u00ebrmjet kombeve. Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht mosp\u00eblqimi ndaj konfliktit t\u00eb armatosur nga ana e shteteve demokratike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ajo e cila i shtyn autokrat\u00ebt si Putini, dhe Millosheviqi p\u00ebrpara tij, q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb se sulme ndaj kombeve demokratike m\u00eb t\u00eb vogla do t\u00eb kalojn\u00eb pa nd\u00ebshkim\u201d, ka shkruar ai.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>4 Korriku<\/p>\n<p>Para nj\u00ebqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb vjet\u00ebve, syt\u00eb e bot\u00ebs ishin t\u00eb fiksuar mbi nj\u00eb komb duke luftuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb demokracis\u00eb. Ai komb ishte Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe ajo luft\u00eb ishte Lufta Civile Amerikane.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb posa\u00e7\u00ebm drejtuar Kongresit m\u00eb 4 korrik 1861, presidenti Abraham Lincoln, nj\u00eb shkrimtar i shk\u00eblqyer me nj\u00eb intuit\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb p\u00ebr historin\u00eb, shpjegoi me fjal\u00eb t\u00eb qarta implikimet e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhmen e qeverisjes demokratike. \u00c7\u00ebshtja e luft\u00ebs, shkruante Lincoln, \u201ci parashtron t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimit pyetjen n\u00ebse \u2026 nj\u00eb demokraci \u2026 mundet, apo nuk mundet, t\u00eb ruaj\u00eb integritetin e saj territorial kund\u00ebr armiqve t\u00eb saj t\u00eb brendsh\u00ebm. Ajo paraqet pyetjen n\u00ebse individ\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur, shum\u00eb t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kontrolluar administrat\u00ebn\u2026 , munden gjithmon\u00eb \u2026 t\u00eb prishin qeverin\u00eb e tyre, dhe k\u00ebshtu praktikisht t\u2019i japin fund qeverisjes s\u00eb lir\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Na detyron t\u00eb pyesim: \u2018A ekziston, n\u00eb t\u00eb gjitha republikat, kjo mang\u00ebsi e natyrshme dhe vdekjeprur\u00ebse?\u2019 \u2018A duhet q\u00eb nj\u00eb qeveri, medoemos, t\u00eb jet\u00eb ose tep\u00ebr e ashp\u00ebr p\u00ebr lirit\u00eb e popullit t\u00eb vet, ose tep\u00ebr e but\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur ekzistenc\u00ebn e saj? \u2018\u201d<\/p>\n<p>Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, e cila sot po e t\u00ebrheq v\u00ebmendjen e bot\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb, sigurisht, nj\u00eb luft\u00eb civile: K\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr qeverin\u00eb e lir\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk vjen nga brenda vendit, por nga jasht\u00eb tij. Por, nj\u00ebjt\u00eb sikurse p\u00ebrpjekja e pavend e Jugut Amerikan p\u00ebr shk\u00ebputje n\u00eb 1861, pushtimi i pajustifikuar i Federat\u00ebs Ruse n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb 2022, gjithashtu mbart implikime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e qeverisjes demokratike. P\u00ebr t\u2019i kuptuar k\u00ebto implikime, duhet t\u2019i drejtohemi nj\u00eb dijetari t\u00eb madh, vepr\u00ebn e t\u00eb cilit Lincoln ka shum\u00eb gjas\u00eb ta ket\u00eb lexuar: filozofit gjerman Immanuel Kant. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mrekulli e vog\u00ebl q\u00eb Kanti, nj\u00eb njeri i cili nuk u largua kurr\u00eb nga af\u00ebrsia e qytetit t\u00eb tij t\u00eb lindjes, K\u00f6nigsberg, i cili sot mban emrin Kaliningrad, Rusi, megjithat\u00eb kuptoi thell\u00ebsisht marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb esen\u00eb e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vitit 1795, Drejt Paqes s\u00eb P\u00ebrhershme, Kanti parashtronte tez\u00ebn e tij t\u00eb famshme, se demokracit\u00eb nuk shkojn\u00eb n\u00eb luft\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Kjo tez\u00eb e ka d\u00ebshmuar veten jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb gjat\u00eb 227 vjet\u00ebve t\u00eb fundit. Si\u00e7 ka theksuar filozofi i famsh\u00ebm amerikan John Ra\u00ebls, \u201cmungesa e luft\u00ebs midis demokracive kryesore t\u00eb vendosura \u00ebsht\u00eb po aq af\u00ebr sa \u00e7do gj\u00eb q\u00eb dim\u00eb me nj\u00eb rregullsi t\u00eb thjesht\u00eb empirike n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis shoq\u00ebrive\u201d.<\/p>\n<p>Historia na ka d\u00ebshmuar q\u00eb sundimtar\u00ebt autokratik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk i p\u00ebrgjigjen askujt p\u00ebrve\u00e7 vetvetes, e p\u00ebrdorin shpeshher\u00eb luft\u00ebn si mjet p\u00ebr glorifikimin personal, zgjerimin territorial apo p\u00ebrfitmin financiar. P\u00ebr dallim nga ata, llogaridh\u00ebnia ndaj popullit b\u00ebn q\u00eb shtetet demokratike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb prirura p\u00ebr luft\u00eb. Po t\u00eb ishte Rusia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, ajo me shum\u00eb gjas\u00eb nuk do t\u00eb pushtonte kurr\u00eb Ukrain\u00ebn. Dhe po ashtu, po t\u00eb ishte Serbia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, ajo nuk do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim kaq serioz p\u00ebr paqen n\u00eb rajonin ton\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, p\u00ebrpjekjet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb presidentit Biden p\u00ebr t\u00eb promovuar vlerat demokratike n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, mund t\u00eb kuptohen nj\u00ebkoh\u00ebsisht si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen nd\u00ebrmjet kombeve. Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht mosp\u00eblqimi ndaj konfliktit t\u00eb armatosur nga ana e shteteve demokratike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ajo e cila i shtyn autokrat\u00ebt si Putini, dhe Millosheviqi p\u00ebrpara tij, q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb se sulme ndaj kombeve demokratike m\u00eb t\u00eb vogla do t\u00eb kalojn\u00eb pa nd\u00ebshkim. Dhe kjo na detyron p\u00ebr t\u00eb pyetur: A duhet q\u00eb nj\u00eb qeveri, medoemos, t\u00eb jet\u00eb ose tep\u00ebr autokratike p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen me fqinj\u00ebt e saj, ose tep\u00ebr demokratike p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vetveten, dhe demokraci t\u00eb tjera, prej agresionit nga jasht\u00eb?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb sfida e madhe t\u00eb cil\u00ebn lufta ilegale e Rusis\u00eb ia ka parashtruar bot\u00ebs demokratike. Ukraina, deri tani, ka kaluar bindsh\u00ebm prov\u00ebn e saj. Me gjith\u00eb shpres\u00ebn e Putinit p\u00ebr t\u00eb nxitur nj\u00eb kapitullim t\u00eb shpejt\u00eb nga ana e Ukrain\u00ebs, blitzkrieg-u i Rusis\u00eb ka d\u00ebshtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spektakolare. Megjithat\u00eb, sprova m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha po vijn\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr Ukrain\u00ebn, por edhe p\u00ebr Evrop\u00ebn. Putini \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb gjat\u00eb shkat\u00ebrruese ndaj Ukrain\u00ebs dhe po llogarit n\u00eb nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebr t\u2019iu shkaktuar vuajtje maksimale shteteve evropiane t\u00eb varura prej gazit rus. P\u00ebr k\u00ebto arsye, mes t\u00eb tjerash, rezistenca efikase ndaj agresionit t\u00eb Putinit do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sakrific\u00eb se kurr\u00eb nga demokracit\u00eb e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb 4 korrik, pra, kur po e festojm\u00eb demokracin\u00eb, le t\u00eb kujtojm\u00eb, bashk\u00eb me Lincoln, se demokracia nuk e mbron vetveten; p\u00ebrkundrazi, ne popujt e bot\u00ebs demokratike duhet ta mbrojm\u00eb. Le t\u00eb zotohemi, pra, se do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mundemi, me \u00e7do kusht, p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb demokracia e Ukrain\u00ebs do t\u00eb dal\u00eb fitimtare ndaj autokracis\u00eb s\u00eb Rusis\u00eb. Dhe, duke q\u00ebndruar prapa Ukrain\u00ebs dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj, le t\u2019ia d\u00ebshmojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, demokrat\u00ebve dhe autokrat\u00ebve nj\u00ebkoh\u00ebsisht, vendosm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur, q\u00eb \u201cqeverisja e popullit, nga populli dhe p\u00ebr popullin, nuk do t\u00eb zhduket nga toka\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti n\u00eb dit\u00ebn kur Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs festojn\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, ka shkruar se demokracia nuk e mbron vetveten, p\u00ebrkundrazi, popujt e bot\u00ebs demokratike duhet ta mbrojm\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor Kurti ka shkruar p\u00ebr demokracin\u00eb, ku nuk ka l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe pushtimin rus t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe rrezikun e rajonit nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1170,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[23,15],"tags":[86],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u200bKurti: Po t\u00eb ishte Serbia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, s\u2019do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen n\u00eb rajon<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u200bKurti: Po t\u00eb ishte Serbia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, s\u2019do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen n\u00eb rajon\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kryeministri Albin Kurti n\u00eb dit\u00ebn kur Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs festojn\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, ka shkruar se demokracia nuk e mbron vetveten, p\u00ebrkundrazi, popujt e bot\u00ebs demokratike duhet ta mbrojm\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor Kurti ka shkruar p\u00ebr demokracin\u00eb, ku nuk ka l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe pushtimin rus t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe rrezikun e rajonit nga [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-07-04T08:43:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/feefe64565.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"838\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"614\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"\u200bKurti: Po t\u00eb ishte Serbia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, s\u2019do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen n\u00eb rajon\",\"datePublished\":\"2022-07-04T08:43:36+00:00\",\"dateModified\":\"2022-07-04T08:43:36+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/\"},\"wordCount\":1221,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Albin Kurti\"],\"articleSection\":[\"Komb\u00ebtare\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/\",\"name\":\"\u200bKurti: Po t\u00eb ishte Serbia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, s\u2019do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen n\u00eb rajon\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2022-07-04T08:43:36+00:00\",\"dateModified\":\"2022-07-04T08:43:36+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u200bKurti: Po t\u00eb ishte Serbia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, s\u2019do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen n\u00eb rajon\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u200bKurti: Po t\u00eb ishte Serbia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, s\u2019do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen n\u00eb rajon","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u200bKurti: Po t\u00eb ishte Serbia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, s\u2019do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen n\u00eb rajon","og_description":"Kryeministri Albin Kurti n\u00eb dit\u00ebn kur Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs festojn\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, ka shkruar se demokracia nuk e mbron vetveten, p\u00ebrkundrazi, popujt e bot\u00ebs demokratike duhet ta mbrojm\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor Kurti ka shkruar p\u00ebr demokracin\u00eb, ku nuk ka l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe pushtimin rus t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe rrezikun e rajonit nga [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2022-07-04T08:43:36+00:00","og_image":[{"width":838,"height":614,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/feefe64565.png","type":"image\/png"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"6 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"\u200bKurti: Po t\u00eb ishte Serbia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, s\u2019do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen n\u00eb rajon","datePublished":"2022-07-04T08:43:36+00:00","dateModified":"2022-07-04T08:43:36+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/"},"wordCount":1221,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Albin Kurti"],"articleSection":["Komb\u00ebtare","Lajme"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/","name":"\u200bKurti: Po t\u00eb ishte Serbia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, s\u2019do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen n\u00eb rajon","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2022-07-04T08:43:36+00:00","dateModified":"2022-07-04T08:43:36+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-po-te-ishte-serbia-nje-demokraci-e-mirefillte-sdo-te-perbente-kercenim-per-paqen-ne-rajon\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u200bKurti: Po t\u00eb ishte Serbia nj\u00eb demokraci e mir\u00ebfillt\u00eb, s\u2019do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen n\u00eb rajon"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1169"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1169"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1169\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1171,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1169\/revisions\/1171"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1170"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}