{"id":10296,"date":"2022-11-20T13:44:02","date_gmt":"2022-11-20T13:44:02","guid":{"rendered":"https:\/\/permbledhja.com\/?p=10296"},"modified":"2022-11-20T13:44:02","modified_gmt":"2022-11-20T13:44:02","slug":"kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/","title":{"rendered":"Kurti: F\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb ata q\u00eb do ta zhvillojn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb vendin ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Me rastin e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebve sot u mblodh Komiteti Nd\u00ebrministror p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p>Zyra e Kryeministrit njoftoi se ky komitet siguron k\u00ebshillimin dhe bashk\u00ebrendimin e politikave shtet\u00ebrore p\u00ebr garantimin e t\u00eb drejtave dhe mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, sidomos n\u00eb ato t\u00eb arsimit, drejt\u00ebsis\u00eb, sh\u00ebrbimeve sociale, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Para an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komitetit dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm, Kryeministri i Republik\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, n\u00eb adresimin e tij, tha se p\u00ebrve\u00e7se se t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, jemi mbledhur sot q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb d\u00ebshirat dhe shqet\u00ebsimet e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, reflektojm\u00eb mbi progresin ton\u00eb dhe t\u00eb theksojm\u00eb domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka dyshim q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e secil\u00ebs shoq\u00ebri. P\u00ebrfshir\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm ata q\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb institucione t\u00eb reja e do ta zhvillojn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb vendin ton\u00eb\u201d, deklaroi kryeministri.<\/p>\n<p>Duke iu referuar synimeve dhe zotimeve n\u00eb programin qeveris\u00ebs, kryeministri Kurti tha se po vazhdojm\u00eb t\u00eb investojm\u00eb mundin, koh\u00ebn, energjin\u00eb dhe burimet, n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet ku f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb, p\u00ebr t\u2019u rritur t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm e t\u00eb lumtur, p\u00ebr zhvillimin n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb hershme, p\u00ebr mbrojtje, mos diskriminim, me pjes\u00ebmarrje e fuqizim.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai p\u00ebrmendi shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb cilat gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm do t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are; nd\u00ebrtimin e \u00e7erdheve, q\u00eb n\u00eb buxhetin e vitin t\u00eb ardhsh\u00ebm jan\u00eb buxhetuar 11 sosh; stafin shtes\u00eb p\u00ebr \u00e7erdhe; ligjin e miratuar n\u00eb qeveri p\u00ebr arsimin e f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme; thirrjen e p\u00ebrbashk\u00ebt me presidenten e vendit, Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe UNICEF p\u00ebr Veprim dhe Zhvillimin e F\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb Hershme; dhe angazhimin e 500 asistent\u00ebve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara e m\u00eb nevoja t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb parapar\u00eb n\u00eb buxhetin p\u00ebr vitin 2023, si investimet e tona q\u00eb p\u00ebrtej mir\u00ebqenies s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tani, garantojn\u00eb kthime t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha pun\u00ebve q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, e q\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, kryeministri Kurti u shpreh se p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt gjithmon\u00eb mund e duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cF\u00ebmij\u00ebt meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u2013 vendi yn\u00eb meriton m\u00eb shum\u00eb. Por edhe f\u00ebmij\u00ebt meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga vendi yn\u00eb, nga shteti, nga institucionet e sistemi politik, ekonomik e kulturor t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe vet\u00ebdije m\u00eb e lart\u00eb shoq\u00ebrore, edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb e madhe institucionale. Kjo dit\u00eb na b\u00ebn thirrje, pra, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb veprim kolektiv\u201d, tha kryeministri Kurti.<\/p>\n<p>Ai u uroi f\u00ebmij\u00ebve Dit\u00ebn Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre, duke shtuar se kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen te f\u00ebmij\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb punuar s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb tashmen e t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti:<\/p>\n<p>T\u00eb dashur f\u00ebmij\u00eb,<br \/>\nI nderuari z. Hekuran Murati, Minist\u00ebr i Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve,<br \/>\nE nderuara znj. Edona Maloku B\u00ebrdyna, z\u00ebvend\u00ebsministre e Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit,<br \/>\nE nderuara znj. Dafina Gexha, u.d. Ministre e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb,<br \/>\nE nderuara znj. Nona Zicherman, Shefja e UNICEF-it n\u00eb Kosov\u00eb,<br \/>\nE nderuara znj. Era Thaqi, p\u00ebrfaq\u00ebsuese e grupit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve,<br \/>\nI nderuari z. Habit Hajredini, Drejtor i Zyr\u00ebs p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Mir\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeministrit,<br \/>\nE nderuara znj. Kelmendi, Drejtoresha Ekzekutive e KOMF-it,<br \/>\nZonja dhe zot\u00ebrinj,<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb Dita Bot\u00ebrore e F\u00ebmij\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb por p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb, ne b\u00ebjm\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti thirrje p\u00ebr t\u00eb krijuar mund\u00ebsi p\u00ebr secilin f\u00ebmij\u00eb, vajza e djem, p\u00ebr t\u00eb ardhme gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e t\u00eb barabart\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar z\u00ebrat e f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr brezin e tyre.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb themelore e njeriut, sipas Nenit 12 t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebs. Andaj, edhe kemi p\u00ebr obligim t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb favorsh\u00ebm q\u00eb lejon pik\u00ebpamjet e f\u00ebmij\u00ebve dhe adoleshent\u00ebve t\u00eb d\u00ebgjohen. Prind\u00ebrit, kujdestar\u00ebt, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, pun\u00ebtor\u00ebt social\u00eb, dhe t\u00eb rriturit e tjer\u00eb, kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb t\u2019i d\u00ebgjojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u2019i marrin seriozisht pik\u00ebpamjet e tyre.<\/p>\n<p>Vajzat dhe djemt\u00eb e vendit ton\u00eb, duhet t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb bashk\u00ebrisht me t\u00eb rriturit t\u00eb krijojn\u00eb modele p\u00ebr nxitjen e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb tyre n\u00eb jet\u00ebn qytetare. Krijimi i hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr ta, garanton q\u00eb edhe ne t\u2019i kuptojm\u00eb nga af\u00ebr e m\u00eb mir\u00eb problematikat, p\u00ebr zgjidhjen e t\u00eb cilave duhet t\u00eb punojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga arsyet pse ne jemi sot k\u00ebtu, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar edhe d\u00ebshirat edhe shqet\u00ebsimet tuaja. \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi progresin ton\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb theksuar domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr partneritete te forta q\u00eb investojn\u00eb dhe i drejtojn\u00eb resurset drejt zgjidhjeve; e sakt\u00ebsi edhe m\u00eb te madhe n\u00eb politikat dhe programet qendrore e lokale, p\u00ebr respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm,<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e secil\u00ebs shoq\u00ebri. P\u00ebrfshir\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm ata q\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb institucione t\u00eb reja e do ta zhvillojn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb vendin ton\u00eb. Do t\u00eb rriten e arsimohen, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike do t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb e do t\u00eb rregullojn\u00eb vendin ton\u00eb drejt integrimit evropian e euro-atlantik, t\u00eb cil\u00ebn e synojm\u00eb ne, e q\u00eb me siguri k\u00ebt\u00eb nuk b\u00ebjm\u00eb thjesht p\u00ebr brezin ton\u00eb, por p\u00ebr ata q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb. Meqen\u00ebse ne jemi nj\u00eb brez q\u00eb kemi dalur nga okupimi e nga lufta, dhe pas pavar\u00ebsimit synojm\u00eb Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Por do t\u00eb jen\u00eb brezat e tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt rriten, e m\u00eb pas edhe aso q\u00eb nuk kan\u00eb lindur ende, e t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar e t\u00eb integruar.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb flasim qysh sot, se \u00e7far\u00eb mjetesh po u japim t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb dispozicion, q\u00eb ta ken\u00eb ardhm\u00ebrin\u00eb pakrahasimisht m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa e kaluara jon\u00eb. Dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt se sa po b\u00ebjm\u00eb ne p\u00ebr ta, p\u00ebr obligimin ton\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbrojtur ata, shpresat edhe \u00ebndrrat e tyre. T\u00eb rriturit kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rinj, e t\u00eb vegj\u00ebl e f\u00ebmij\u00eb. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e s\u00eb nes\u00ebrmes, jo vet\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Andaj qeveria jon\u00eb n\u00eb programin e saj ka vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb zotimeve tona, ne po vazhdojm\u00eb t\u00eb investojm\u00eb mundin, koh\u00ebn, energjin\u00eb dhe burimet, n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet ku f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb, p\u00ebr t\u2019u rritur t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm e t\u00eb lumtur. P\u00ebr zhvillimin n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb hershme, p\u00ebr mbrojtje, mos diskriminim, me pjes\u00ebmarrje e fuqizim.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej barazis\u00eb sipas ligjit, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme edhe barazia n\u00eb mund\u00ebsi. E barazia nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e barabarta e t\u00eb nj\u00ebtrajtshme. Ajo arrihet kur mund\u00ebsit\u00eb dhe mb\u00ebshtetja e ofruar, marrin parasysh edhe nevojat dhe rrethanat p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb rezultat t\u00eb barabart\u00eb. Pra, jo vet\u00ebm barazi n\u00eb fillim, por barazi edhe n\u00eb rezultat, jo vet\u00ebm n\u00eb mund\u00ebsi por edhe n\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb arrihet.<\/p>\n<p>P\u00ebr barazi n\u00eb fillim t\u00eb shtegut, po i ndajm\u00eb shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb pabarazi n\u00eb moshat e hershme. Brenda vitit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb qeverisjes, me buxhetin p\u00ebr vitin 2023, do t\u00eb p\u00ebrfshijm\u00eb n\u00eb skem\u00eb t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are. P\u00ebr \u00e7do muaj e kemi rritur edhe nga nj\u00eb vit f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb i kemi p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb, e tash n\u00eb buxhetin p\u00ebr vitin 2023, i cili ka kaluar n\u00eb jav\u00ebn q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas n\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs, po i p\u00ebrfshijm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi ndar\u00eb buxhet n\u00eb vler\u00eb prej 60 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me premtimin ton\u00eb p\u00ebr zhvillimin e hersh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, kemi vazhduar linj\u00ebn buxhetore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e \u00e7erdheve, ku p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit i kemi buxhetuar 11 \u00e7erdhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Kemi shtuar 243 pozita t\u00eb reja p\u00ebr staf p\u00ebr \u00e7erdhet q\u00eb parashihen t\u00eb funksionalizohen. Edhe Qeveria e ka miratuar Ligjin p\u00ebr arsimin e f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, s\u00eb bashku me Presidenten e Kosov\u00ebs, Bank\u00ebn Bot\u00ebrore dhe UNICEF-in, kemi lansuar nj\u00eb Thirrje p\u00ebr Veprim p\u00ebr Zhvillimin e F\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb Hershme, nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb \u00e7do f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ket\u00eb fillimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Vitin 2022 e kemi shpallur si vitin e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, me fokus n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, arsim, pun\u00ebsim, qasje, mir\u00ebqenie sociale, kultur\u00eb dhe sport, si dhe drejt\u00ebsi e siguri. Me projektbuxhetin p\u00ebr vitin 2023, po e p\u00ebrmbushim premtimin ton\u00eb p\u00ebr angazhimin e 500 asistent\u00ebve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara e m\u00eb nevoja t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>K\u00ebto dhe investime t\u00eb tjera, p\u00ebrtej mir\u00ebqenies s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tani, garantojn\u00eb kthime t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Kur largojm\u00eb barrierat p\u00ebr arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebrmes politikave arsimore dhe skemave t\u00eb mbrojtjes sociale, p\u00ebrve\u00e7se te f\u00ebmij\u00ebt, efekti p\u00ebrhapet edhe te familjet dhe komunitetet, dhe p\u00ebrfitues jemi t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuara zonja dhe zot\u00ebrinj,<br \/>\nT\u00eb dashur f\u00ebmij\u00eb,<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha pun\u00ebve q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, e q\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt gjithmon\u00eb mund e duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb tep\u00ebr. Andaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb n\u00eb dit\u00eb si kjo, t\u00eb mblidhemi e t\u00eb shpalosim ato q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, q\u00eb t\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb diskutojm\u00eb sfidat q\u00eb duhet adresuar, e zbraz\u00ebtit\u00eb t\u00eb cilat duhet t\u2019i mbushim.<\/p>\n<p>Edhe pse k\u00ebto dit\u00eb zakonisht shoq\u00ebrohen me festime, kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen te f\u00ebmij\u00ebt dhe zgjidhjet, duke punuar s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb tashmen e t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u2013 vendi yn\u00eb meriton m\u00eb shum\u00eb. Por edhe f\u00ebmij\u00ebt meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga vendi yn\u00eb, nga shteti, nga institucionet e sistemi politik, ekonomik e kulturor t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe vet\u00ebdije m\u00eb e lart\u00eb shoq\u00ebrore, edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb e madhe institucionale. Kjo dit\u00eb na b\u00ebn thirrje, pra, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb veprim kolektiv. \u00cbsht\u00eb detyra jon\u00eb q\u00eb t\u00eb rrisim e edukojm\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb do ta b\u00ebjn\u00eb bot\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, e shum\u00eb m\u00eb t\u00eb dashur e m\u00eb t\u00eb lumtur. Ne nuk jemi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr bot\u00ebn \u00e7far\u00eb e kemi gjetur, por jemi p\u00ebrgjegj\u00ebs se si ajo ec\u00ebn m\u00eb tutje, dhe \u00e7far\u00eb ua l\u00ebm\u00eb trash\u00ebgim atyre q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb pas nesh, e k\u00ebtu para s\u00eb gjithash e mbi t\u00eb gjitha jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Andaj, g\u00ebzuar Dita Bot\u00ebrore e F\u00ebmij\u00ebve! Qofshi t\u00eb g\u00ebzuar gjithmon\u00eb! E n\u00eb fund m\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb ju k\u00ebrkoj\u00eb falje, se e kam p\u00ebr pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb fluturimin e m\u00eb duhet t\u00eb shkoj. E me keqardhje nuk mund t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media q\u00eb m\u00eb shum\u00eb qef do t\u00eb vija, e n\u00eb vend timin jan\u00eb ministri dhe dy z\u00ebvend\u00ebsministret. Andaj, urime edhe nj\u00ebher\u00eb e faleminderit shum\u00eb, e ju k\u00ebrkoj\u00eb falje q\u00eb po m\u00eb duhet t\u00eb largohem.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebve sot u mblodh Komiteti Nd\u00ebrministror p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebve. Zyra e Kryeministrit njoftoi se ky komitet siguron k\u00ebshillimin dhe bashk\u00ebrendimin e politikave shtet\u00ebrore p\u00ebr garantimin e t\u00eb drejtave dhe mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, sidomos n\u00eb ato t\u00eb arsimit, drejt\u00ebsis\u00eb, sh\u00ebrbimeve sociale, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8586,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"_uf_show_specific_survey":0,"_uf_disable_surveys":false,"footnotes":""},"categories":[1146],"tags":[86],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v21.5 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kurti: F\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb ata q\u00eb do ta zhvillojn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb vendin ton\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kurti: F\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb ata q\u00eb do ta zhvillojn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb vendin ton\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Me rastin e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebve sot u mblodh Komiteti Nd\u00ebrministror p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebve. Zyra e Kryeministrit njoftoi se ky komitet siguron k\u00ebshillimin dhe bashk\u00ebrendimin e politikave shtet\u00ebrore p\u00ebr garantimin e t\u00eb drejtave dhe mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, sidomos n\u00eb ato t\u00eb arsimit, drejt\u00ebsis\u00eb, sh\u00ebrbimeve sociale, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-11-20T13:44:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/albin-kurti.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"782\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"509\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"P\u00ebrmbledhja\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/\"},\"author\":{\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\"},\"headline\":\"Kurti: F\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb ata q\u00eb do ta zhvillojn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb vendin ton\u00eb\",\"datePublished\":\"2022-11-20T13:44:02+00:00\",\"dateModified\":\"2022-11-20T13:44:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/\"},\"wordCount\":2234,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"keywords\":[\"Albin Kurti\"],\"articleSection\":[\"Kryesoret\"],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/\",\"name\":\"Kurti: F\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb ata q\u00eb do ta zhvillojn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb vendin ton\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\"},\"datePublished\":\"2022-11-20T13:44:02+00:00\",\"dateModified\":\"2022-11-20T13:44:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Ballina\",\"item\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kurti: F\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb ata q\u00eb do ta zhvillojn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb vendin ton\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"name\":\"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#organization\",\"name\":\"MK Media & Pr\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"MK Media & Pr\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe\",\"name\":\"P\u00ebrmbledhja\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg\",\"caption\":\"P\u00ebrmbledhja\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/\",\"https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/\"],\"url\":\"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kurti: F\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb ata q\u00eb do ta zhvillojn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb vendin ton\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kurti: F\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb ata q\u00eb do ta zhvillojn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb vendin ton\u00eb","og_description":"Me rastin e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebve sot u mblodh Komiteti Nd\u00ebrministror p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebve. Zyra e Kryeministrit njoftoi se ky komitet siguron k\u00ebshillimin dhe bashk\u00ebrendimin e politikave shtet\u00ebrore p\u00ebr garantimin e t\u00eb drejtave dhe mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, sidomos n\u00eb ato t\u00eb arsimit, drejt\u00ebsis\u00eb, sh\u00ebrbimeve sociale, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/","og_site_name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/press07\/","article_author":"https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","article_published_time":"2022-11-20T13:44:02+00:00","og_image":[{"width":782,"height":509,"url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/albin-kurti.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"P\u00ebrmbledhja","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"P\u00ebrmbledhja","Est. reading time":"11 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/"},"author":{"name":"P\u00ebrmbledhja","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe"},"headline":"Kurti: F\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb ata q\u00eb do ta zhvillojn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb vendin ton\u00eb","datePublished":"2022-11-20T13:44:02+00:00","dateModified":"2022-11-20T13:44:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/"},"wordCount":2234,"publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"keywords":["Albin Kurti"],"articleSection":["Kryesoret"],"inLanguage":"sq"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/","name":"Kurti: F\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb ata q\u00eb do ta zhvillojn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb vendin ton\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website"},"datePublished":"2022-11-20T13:44:02+00:00","dateModified":"2022-11-20T13:44:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/kurti-femijet-e-sotem-jane-ata-qe-do-ta-zhvillojne-e-perparojne-vendin-tone\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Ballina","item":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kurti: F\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb ata q\u00eb do ta zhvillojn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb vendin ton\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#website","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","name":"Ve\u00e7 artikuj p\u00ebrmbledh\u00ebs","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/permbledhja.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#organization","name":"MK Media & Pr","url":"https:\/\/permbledhja.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/07-Press-Logo.jpg","width":512,"height":512,"caption":"MK Media & Pr"},"image":{"@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/press07\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/0d064377258d3221e50693947b9eb4fe","name":"P\u00ebrmbledhja","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/permbledhja.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/permbledhja.com\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/452004717_1040944174702970_8932037511805513407_n-96x96.jpg","caption":"P\u00ebrmbledhja"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/kafexhiu.muharrem\/","https:\/\/www.instagram.com\/muharrem_kafexhiu\/"],"url":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10296"}],"collection":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10296"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10296\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10297,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10296\/revisions\/10297"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8586"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/permbledhja.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}