Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker është shprehur i zhgënjyer me gjykimin që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë.
Walker tha se beson shumë në drejtësi por që sipas tij një gjë të tillë nuk po e sheh në Gjykatën Speciale.
“Unë besoj shumë në drejtësi, në ndarje të drejtësisë, në llogariedhënië për shkak të veprimeve, veçanërisht zyrtarët e lartë të qeverisë, por nuk më duket se kjo është çka po ndodhë në Hagë. Me këta njerëz që i njoh, nuk mund të them që jam mik i tyre, kam qenë kritik madh i Hashim Thaçit kur ka qenë kryeministër dhe president. Nuk kam qenë kritik i madh i Kadri Veselit por i kam thënë disa fjalë të vështrira edhe atij. Jakup Krasniqin e kam njohur mjaft mirë, ka qenë njëfarë lloj si ndërlidhësi me UÇK- në kur përpiqeshim të kishim shkëmbin të burgorsurve apo lirim e gazetarëve.”
Sipas tij të njëjtit do të duhej të liroheshin me kusht.
“Unë besoj që këta njerëz që i njoh do të duhej të liroheshin me kaucion, me kusht apo sido që quajnë atje në Hagë.”