VV shpenzoi 1.7 milion euro për fushatën zgjedhore të 9 shkurtit – Dokument

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar raportet financiare të partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Aty pasqyrohen të hyrat e shpenzimet e fushatës për zgjedhjet qendrore.

Sipas raportit të publikuar, Lëvizja Vetëvendosje në periudhën gusht – shtator, i ka shpenzuar 1 milion e 702 mijë e 36 euro e 55 centë.