Vetëvendosje ka dalë me një reagim të orëve të vona lidhur me protestën kundër Speciales në Tiranë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Lëvizja Vetëvendosje ka kujtuar kohën kur Edi Rama vinte në vendin tonë me helikopter për t’i bindur udhëheqësit që e njëjta duhej të themelohej.
“Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj.
Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate“, thuhet ndër tjerash në komunikatë.