Sot u raportua për arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike në qytetin e Vushtrrisë. I dyshuari u kap në flagrancë mbrëmë pak para mesnatës në rrugën ‘Jeton Tërstena’.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i arrestuari është Albert Mehmeti, 26-vjeçar.
Gjatë kontrollit policor të 26-vjeçarit, ai ka hedhur në tokë një çantë në të cilën janë gjetur mbi 25 qese me marihuanë dhe qindra franga zvicerane, funte angleze, dollarë amerikanë, rreth 1 mijë euro, si dhe rupi indoneziane.
Sinjali mëson se pas arrestimit dhe sekuestrimit të provave që lidhen me rastin, Mehmeti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata