Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi SHBA-ja vendosi sanksione për Aleksandër Vulinin, shefin e BIA-s, që ka mbajtur poste të rëndësishme nën pushtetin e Aleksandër Vuçiqit.
Vulin është vendosur nën sanksione ndër tjerash edhe për kërcënimin e paqes në rajon.
Këtë lëvizje amerikane e ka përshëndetur presidentja Vjosa Osmani, duke thënë se së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës.
”Vulin&co dëmtoi demokracinë dhe kërcënoi paqen në rajonin tonë. Ai i shërbeu interesave malinje të Rusisë dhe krimit organizativ transnacional, duke minuar kështu reg. stabiliteti. Unë përshëndes SHBA-në për vendimin për ta sanksionuar atë. Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Vulin&co damaged democracy and threatened peace in our region. He served Russia’s malign interest & transnational org.crime, thus undermined reg. stability. I applaud the US for the decision to sanction him. Together with our allies we’ll fight the influence of such malign actors pic.twitter.com/haEVuhDYPm
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 11, 2023