Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar se xhudistët nga Kosova janë treguar më të suksesshëm se ata serbë.
Vuçiq, përveç xhudistëve nga Kosova, tha se më të mirë se serbët janë edhe kroatët.
“Në xhudo, kroatët dhe shqiptarët e Kosovës kanë treguar se janë më të suksesshëm se ne edhe pse kemi pasur rezultatet më të mira ndonjëherë, bëmë përparim të madh, por pa medalje”, tha Vuçiq para gazetarëve.
Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024” fitoi dy medalje në xhudo, një të argjendtë me Distria Krasniqin dhe një të bronztë me Laura Fazliun.