Shef i stafit në kabinetin e presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka postuar në Twitter një foto të hartës së vendit tonë, me lokacionin ku sot është bërë rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë.
Ai shprehet se ky akt i pamatur i regjimit të Vuçiqit nënkupton një përshkallëzim të rrezikshëm dhe se lirimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë është i domosdoshëm.
“Kosova nuk do të përkulet kurrë para banditokracisë së Vuçiqit. Ai do të dështojë!”, shkroi Vela.