Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nisi debatin për një propozim-rezolutë, që do ta shpallte 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe kërkoi që të mos mbështetet.
“Iu bëj thirrje vendeve anëtare që të votojnë kundër rezolutës”, ka thënë Vuçiq.
Gjithashtu, ai ka përmendur edhe bombardimet e NATO- më 1999.
Kurse, përfaqësuesja e Gjermanisë, Antje Leendertse, thënë se rezoluta është modeluar sipas rezolutës për gjenocidin në Runada.
“Pothuajse 30 vjet më parë, 8,372 myslimanë boshnjakë u ekzekutuan sistematikisht në qytetin e Srebrenicës. Vrasja filloi më 11 korrik dhe zgjati disa ditë”, ka thënë Leendertse.