Kryeministri teknik i RMV-së Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tenton ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin”.
Xhaferi tha se ndërhyrjet nga jashtë janë të shumta, ndërsa theksoi se janë tendencë kundër BDI-së dhe kanë për qëllim të dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni.
Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiqi, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje siç mund ta përcjellni nga mediat. Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu. Ajo që propagohet se gjoja po na dilka zot Vuçiqi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje”, tha mes tjerash Xhaferi.