Vuçiq takohet me Hillin: Bisedë e hapur për situatën e serbëve në Kosovë 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin amerikan Christopher Hill, me të cilin ka diskutuar për pozitën e serbëve në Kosovë, si dhe për shumë çështje të tjera të rëndësishme në rajon.

“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për pozitën e serbëve në Kosovë, situatën e ndërlikuar gjeopolitike dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ai shtoi se Hillit ia ka përsëritur qëllimet dhe interesat kryesore të Serbisë.

“E ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, theksoi Vuçiq.