Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do ta lë Kosovën të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Siç bën zakonish, Vuçiq foli për “gjëra të vështira” dhe “ditë, javë dhe muaj jo të lehtë” në vazhdim.
“Ata do të përpiqen t’i zgjidhin shumë gjëra në Kosovë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve europiane. Nuk do të jetë e lehtë. Është detyra jonë të luftojmë dhe mbrojmë vendin tonë sa më shumë që të mundemi, gjithmonë dhe në çdo vend”, tha Vuçiq para gazetarëve.
“Qëllimi i tyre kryesor është të na vendosin në një kornizë ligjore në të cilën ne në njërën apo tjetrën mënyrë do ta njohim pavarësinë e Kosovës”, theksoi Vuçiq.