Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se në vitet e fundit, gjatë qeverisjes së tij aktuale në Serbi, 27 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
“Na thonë se kush është përgjegjës për humbjen e shtetësisë, ata në kohën e të cilëve 85 shtete e kanë njohur pavarësinë dhe asnjë nuk e ka njohur apo tërhequr njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Dhe më thonë mua, apo ne, në kohën e kujt janë tërhequr 27 njohje ndaj të ashtuquajturës Kosovë”, ka thënë Vuçiq në Instagram.
Ai u tha qytetarëve të mos shqetësohen.
“Njerëzit nuk kanë nevojë të shqetësohen, ne jemi mjaft përgjegjës për të mbrojtur vendin tonë”, tha Vuçiq.