Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me incidentin në një karnaval në Kroaci ku u dogjën kukulla me imazhin e tij dhe të presidentit rus Vladimir Putin, tha se do të kishte qenë xheloz nëse një kukull me imazhin e dikujt nga Serbia tjetër do të ishte djegur.
Ai këto komente i bëri në Nish, pas ekspozimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake. Aty tha se është “koha e duhur dhe më e mirë” për formimin e Lëvizjes për shtetin dhe popullin, sepse siç tha ai, Serbisë i presin “kohë fatale”.
Do të flas më shumë për këtë në ditët në vijim. Përpara nesh janë kohë fatale, për Evropën dhe për botën. Prandaj duhet të bashkojmë të gjitha forcat e të gjithë njerëzve që duan të mirën për Serbinë, pavarësisht nga mendimet e tyre jo gjithmonë identike për çështje të ndryshme. Kjo është përpjekja ime për të gjetur përgjigjen më të mirë për të gjithë ata që do ta shkatërronin Serbinë nga jashtë apo nga brenda” – tha Vuçiq.