Deklarimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Serbisë “duhet ofruar më shumë kamxhi, e më pak gurabi”, i është përgjigjur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas mbledhjes së Proecesit të Bërdo-Brionit, ku u shpreh se “është interesante” që Kurti u kërkon palëve të treta “kamxhi ndaj dikujt”; teksa shtoi edhe se “dallimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është se Serbia është sovran, ndërsa Kosova nuk do të jetë kurrë”.
“Është interesante që dikush të mendoj se ka të drejtë të kërkojë nga palët e treja që të përdorin kamxhi ndaj dikujt, kundër një shteti sovran. Pasi që ai është aq i fortë dhe të përcaktonte fatin e të gjitha kombeve të Evropës, nuk e di pse unë nuk përdor at kamxhi dhe të tregojë se si të trajtoni të tjerët”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq tha se nuk e kupton se si Kurti “që e konsideron veten lider të ndokujt” të përdor “fjalor të tillë”.
“Ne vendosim për sanksione vetvetiu, dhe këtu është ku dallojmë nga Prishtina. Dhe jo në çështjen e Rusisë me Ukrainën, por në çështjen e sovranitet. Serbia është shtet sovran, ndërsa ata nuk janë e as nuk do të jenë kurrë”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq u kap edhe me Kroacinë dhe Bullgarinë, kur këta dy të fundët kërkuan që Serbia të vendos sanksione ndaj Federatës Ruse, të cilëve iu drejtua me “ju keni probleme mjaftueshëm në vendet e juaja…mos u ngatërroni me punët e Serbisë dhe të shtireni kinse jeni të mençur”.