Vrasje në tentativë, ndalohen pesë persona pas ngjarjes në Lupç të Podujevës

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Deri tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti.

Policia e konfirmon: Katër të plagosur në Lupç – tre me armë zjarri, një nga arma e ftohtë