Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi krimi në Tiranë. Një grua nënë e dy fëmijëve, mbeti e vrarë me armë zjarri nga kunati i saj, Roland Sinani (vëllai i burrit) i cili më pas ka vrarë edhe veten.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë.
Mësohet 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në dhomën e gjumit kur është vrarë dhe ka pasur pranë njërin nga fëmijët e mitur 2-vjeç, ndërsa fëmija tjetër ka qenë me gjyshërit.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij krimi të rëndë, dhe sipas të dhënave paraprake ka dyshime se vuante nga depresioni.