Policia rajonale e Komunikacionit rrugor, mbrëmë rreth orës 20:56, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush të Ferizajit, njofton se ka ndaluar një shofer të moshës 24 vjeçare, i cili bëri tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50km/h ka zhvilluar shpejtësi 129km/h.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit, njofton policia.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e policisë.