Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka thirrur në takim liderët e Ballkanit Perëndimor të enjten e javës së ardhshme.
Këtë e ka thënë zëdhënësi i KE-së Eric Mamer, ku ka bërë të ditur se liderët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë, janë të ftuar në takim.
Sipas N1 ende nuk dihet se kush do t’i përfaqësojë shtetet.