Von Cramon: Dëshiroj të shoh progres në Kosovë para se BE të shkojë në zgjedhje

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku takuar udhëheqësit e shtetit, liderët opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Von Cramon në një konferencë për media ka folur për vizitën e saj, derisa tha se ka qenë gjithëpërfshirëse.

Në fillim të konferencës, raportuesja uroi qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Uroj që më në fund Kosova mori liberalizimin e vizave, të gjithë kemi luftuar shumë për këtë. Të gjithë kemi pasur përshtypjen se ka qenë situatë diskriminuese, ku të gjitha shtetet e rajonit kanë mundur të udhëtojnë, përveç Kosovës, për këtë uroj të gjithë”, tha ajo.