Dy persona dyshohet se derisa ishin në një dyqan të telefonave kanë vjedhur telefon “Iphone 14 pro max”.
Policia në Prizren njofton se janë duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje.”
Në njoftim bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 10.02.2023 në rrugën “Ekrem Rexha“, në Prizren, saktësisht në dyqanin “MI Store“ që gjendet në QT “Abi Qarshia“.
“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij.
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale”, thuhet në raport.