Avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka thënë se se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin në ndërmjetësimin e Borrell dhe Lajçak.
Ai ka thënë se Borrell e lë fajtore Kosovës dhe kjo nuk do duhej të ndodhte.
Sipas tij, Kurti është dashur në takim t’ia thotë Vuçiqit kërkesat e tij të paraqitura.
“Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin, sepse nga Borrell u tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme. Dialogu ka kuptim vetëm nëse është për normalizimin e raporteve dhe nëse përfundon me një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje finale pa njohje reciproke”, ka thënë ai në Tëvë 1.