Vjosa Osmani thërret liderët e partive për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar liderët e partive politike për takim për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Paparaci ka mësuar se liderët do të shkojnë në presidencë të hënën në ora 14:00.

Ajo ka propozuar edhe datat në të cilat mund të mbahen zgjedhjet, duke përkufizuar intervalin mes 26 janarit dhe 16 shkurtit 2025.

“Takimi mbahet ditën e hënë, 31 korrik në ora 14. Do të diskutohet data e zgjedhjeve që do të mbahen mes 26 janarit dhe 16 shkurtit 2025”, i ka thënë ky burim.

Tutje, gazeta kuptoi se opsionet për zgjedhje janë datat 25 janar dhe 2, 9 e 16 shkurt.