Në vizitën dy ditore të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shqipëri gjatë kësaj jave, në agjendën e saj ajo do ta ketë edhe një takim me shkrimtarin me nam botëror, Ismail Kadare, të cilit ceremonialisht do t’ia dorëzojë vetë dekretin e nënshtetësisë kosovare, ka njoftuar Zyra e Presidencës.