Është arrestuar i dyshuari me inicialet S.I., 49-vjeç, për vjedhje të rëndë në një shtëpi në Greme të Ferizajt.
Policia njofton se me datën 18.03.2023 rreth orës 04:00 në një shtëpi banimi në fshatin Greme të Ferizajt, persona të panjohur kishin depërtuar me forcë dhe nga aty dyshohet se kishin vjedhur para në vlerë prej 40 mijë euro, stoli ari në vlerë prej 25 mijë euro, dy armë zjarri (pistoleta) me leje dhe sasi të municionit.
Pas këtij rasti, Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishte marr të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet.
Policia njofton se hetuesit rajonal pas një punëve intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe mbrëmë rreth orës 19:30 kanë arrestuar të dyshuarin S.I (M/K) i moshës 49 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë.
Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“I dyshuari S.I është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.